-
Kosova - as e pavarur e as e mbikėqyrur
Aty ku ėshtė dashur ta „mbikėqyrte“ Kosovėn, bashkėsia ndėrkombėtare nuk e ka bėrė kėtė dhe ka lejuar qė tė ketė njė degradim kaq tė madh tė demokracisė dhe sundimit tė ligjit. Por faktori ndėrkombėtar nė Kosovė ka marrė vendimet kyē politike duke i shndėrruar politikanėt vendorė vetėm nė vegėl tė tyre. Nė kėto 4 vjet „pavarėsie tė mbikėqyrur“ Kosova nuk ka krijuar as kulturėn e pavarėsisė. Kjo nuk do tė ndryshojė as pas vjeshtės, nėse formalisht vendoset „pavarėsia e plotė“ apo „e pa mbikėqyrur“ e Kosovės
Augustin Palokaj
Ishte viti 2003, diku pranverė e hershme, moti me diell, por bėnte ftohtė. Rrugėt e Sarajevės dukeshin bosh, kafeteritė edhe mė tė zbrazėta. Ishin mbushur plot 8 vjet qė nga fundi i luftės nė Bosnjė-Hercegovinė. Isha pėr vizitė me Kėshillin e Pėrhershėm tė NATO-s nė Sarajevė pėr tė parė se sa ka arritur ky shtet nė tejkalimin e pasojave tė luftės dhe nė ndėrtimin e shtetit. Sarajeva dukej e lodhur, vrimat e plumbave ende shiheshin nėpėr muret e disa ndėrtesave, ndėrsa vendėsit thoshin se ėshtė ndryshuar shumė edhe struktura e popullatės sė kryeqytetit. Ajo qė dukej ndryshim i madh ishte edhe prania jashtėzakonisht e vogėl e „ndėrkombėtarėve“. Sarajevėn e kisha parė pėr herė tė fundit para nisjes sė luftės nė Kosovė. Nė atė kohė numri i ushtarėve tė NATO-s, pjesėtarėve tė misionit tė OSBE-sė, Zyrės sė pėrfaqėsuesit tė lartė ndėrkombėtar dhe pjesėtarėve tė tjerė tė huaj ishte me dhjetėra e mijėra. Largimi i madh i tyre dhe zvogėlimi i numrit paraqitej si dėshmi e suksesit dhe se tash janė vendorėt ata qė duhet tė marrin pėrgjegjėsinė pėr vete. Thuhej se duhej qė lokalėt tė merrnin „nė pronėsi“ apo pėrgjegjėsi tė ardhmen, apo siē thoshin nė anglishte duhej mė shumė „local ownership“. Njė numėr i mirė i „ndėrkombėtarėve“ nga Bosnja ishte shpėrngulur nė Kosovė nė mėnyrė qė tash t’i ndihmonin Kosovės qė tė pėrballej me pasojat e luftės dhe tė ndėrtonte njė shoqėri demokratike. Dukej e habitshme se si ata qė kėrkonin punė nė Kosovė nė biografitė e tyre shkruanin pėrvojėn nga Bosnjė-Hercegovina si pėrparėsi, ndėrsa politika ndėrkombėtare ishte qė tė mos lejohej tė pėrsėriteshin tė njėjtat gabime qė kjo bashkėsi ndėrkombėtare i kishte bėrė nė Bosnjė- Hercegovinė. Kėshtu, nė kohėn kur nė Kosovė ishte njė numėr i madh i zyrtarėve ndėrkombėtarė, ēmimet e qirasė sė banesave nė Prishtinė kushtonin mė shtrenjtė se nė Bruksel, me mijėra tė rinj gjetėn punė si pėrkthyes, shoferė, mekanikė. Restorantet edhe kafeteritė pėrfitonin nga prania e madhe e njerėzve me rroga tė mėdha. Krejt kjo kishte filluar t’i mungonte Sarajevės, dhe si shkas njė numėr biznesesh ishin shuar, shumė pėrthyes kishin humbur vendet e punės, ndėrsa shteti i Bosnjė- Hercegovinės kalonte e vendimet prapė i merrte „pėrfaqėsuesi i lartė“ ndėrkombėtar. Njė pronar i njė lokali nė Sarajevė mė pyeste se „si po kaloni ju nė Kosovė me kėta tė huajt?“.
Kur i thashė se popullata e Kosovės ėshtė mikpritėse dhe e gėzuar se ka ndihmėn e tyre, sidomos me praninė e NATO-s, ai mė tha se „sė shpejti do ta kuptojnė atė qė kuptuan boshnjakėt“ . „E ēka kanė kuptuar boshnjakėt?“ e pyeta. „A e dini atė kėngėn e kėngėtarit Dino Merlin me titull: Teško meni sa tobom-A još teže bez tebe. E titulli i kėsaj kėnge ėshtė mėsimi dhe e vėrteta. Nuk ėshtė lehtė me ta, nuk ka shumė hair prej tyre, por pa ta do ta keni edhe mė vėshtirė“ thoshte ai.
Sot kur e shoh situatėn nė Kosovė nuk mund tė heq nga mendja atė vizitėn nė Sarajevė nė vitin 2003. Sot nė Kosovė ka shumė mė pak tė huaj. Qiraja pėr banesa nė Prishtinė ėshtė shumė mė e vogėl, por shumė tė rinj qė gjeten punė duke pėrfituar nga prania ndėrkombėtare kanė mbetur pa punė. Kosova nuk e ka ndėrtuar shtetin si duhet, demokracia nuk ėshtė duke funksionuar si duhet, populli ėshtė i varfėr, ndėrsa ėshtė krijuar njė shtresė tipike qė nxjerr njė shoqėri nė transicion e njerėzve qė duken mė tė pasur sesa nė Perėndim.
Mund tė gjendet ndonjė shembull ku gjėrat nė Kosovė janė bėrė mė mirė se nė Bosnje pas luftės. Rindėrtimi i shtėpive, pėr shembull, ėshtė bėrė shumė mė shpejt. „Ju dini tė mbaroni shtėpi, por nuk dini tė bėni shtet“ pati thėnė njė diplomat i lartė ndėrkombėtar pas largimit nga Kosova. Kosovarėt sot janė tė pakėnaqur me situatėn nė vendin e tyre. Pėr kėtė fajėsojnė edhe politikanėt vendorė, por edhe tė huajt, sepse Kosova ėshtė ende pėrgjegjėsi e pėrbashkėt. Kosovarėt i janė falėnderues bashkėsisė ndėrkombėtare pėr ndihmėn qė ka dhėnė nė ēlirimin e saj dhe pėr pavarėsimin. Por nuk mund tė pajtohen se nuk ka qenė e mundur tė bėhej mė shumė, sidomos nė parandalimin e krimit tė organizuar dhe korrupsionit, nė ndėrtimin e pėrgjegjėsisė politike dhe standardeve demokratike. Kjo pakėnaqėsi me ndėrkombėtarėt nuk do tė thotė se kosovarėt janė kundėr pranisė ndėrkombėtare. Atyre nuk u pėlqen se ata nuk e kanė bėrė si duhet punėn pėr tė cilėn kanė ardhur nė Kosovė. Prandaj kėnga „vėshtirė me ty, por edhe mė rėndė pa ty“ mund tė jetė refren i cili pėrshkruan edhe pėrshtypjen e shumė kosovarėve sot pėr bashkėsinė ndėrkombėtare nė Kosovė.
Pavarėsia e Kosovės posa ėshtė shpallur, ka pasur edhe prapashtesėn „e mbikėqyrur“. Kjo mbikėqyrje ėshtė dashur tė ishte njė lloj korrektuesi i ndėrkombėtarėve ndaj gabimeve tė pushtetit vendor. Kėshtu sė paku ishte shitur para shpalljes sė pavarėsisė dhe kjo ka qenė edhe arsyeja pse njė pjesė e madhe e popullatės ishte e pajtimit qė tė jetė kėshtu.
Aty ku ėshtė dashur ta „mbikėqyrte“ Kosovėn bashkėsia ndėrkombėtare nuk e ka bėrė kėtė dhe ka lejuar qė tė ketė njė degradim kaq tė madh tė demokracisė dhe sundimit tė ligjit. Kanė toleruar mashtrimet nė zgjedhje dhe madje, sipas disa diplomatėve, kanė ndikuar nganjėherė edhe qė pėr shkaqe politike tė ndalen hetimet pėr krim tė organizuar dhe korrupsion. Kanė folur shpesh pėr „lirinė e medieve“, por nuk kanė bėrė asgjė pėr tė ndihmuar mediet. Nuk kanė bėrė asgjė edhe pėr tė parandaluar ndarjen e Kosovės.
Por faktori ndėrkombėtar nė Kosovė ka marrė vendimet kyē politike duke u shndėrruar politikanėt vendorė vetėm nė vegėl tė tyre.
- Nuk u ka penguar manipulimi i zgjedhjeve tė vetme tė pėrgjithshme, tė cilat i kanė organizuar vetė kosovarėt vetėm pėr shkak se institucionet e dala nga to kanė pranuar tė bėjnė kompromise me Serbinė.
- Nė vend qė t’ia imponojnė Kosovės njė demokraci ēfarė kanė shtetet perėndimore, pra ku Qeveria u pėrgjigjet tė zgjedhurve tė popullit nė Parlament, „ndėrkombėtarėt“ nė Kosovė kanė bėrė ēmos qė Parlamenti tė jetė vetėm njė vegėl e tyre dhe e Qeverisė dhe si njė lloj dekori i demokracisė.
-Vendimet kyē pėr vendin si dialogu me Serbinė, marrėveshjet me Beogradin, qė vėnė nė dyshim identitetin shtetėror tė Kosovės nė takimet ndėrkombėtare dhe rajonale, e edhe zgjedhja e presidentit, liderėve tė institucioneve tė tjera shtetėrore e deri tek guvernatorėt e bankave dhe krerėt e institucioneve gjyqėsore e akademike, edhe tenderėt pėr rrugė dhe shitje tė ndėrmarrjeve publike, janė bėrė jashtė institucioneve, shpesh nėpėr shtėpi private apo restorante.
- Nė kėto 4 vjet „pavarėsie tė mbikėqyrur“, Kosova nuk ka krijuar as kulturėn e pavarėsisė. Kjo nuk do tė ndryshojė as pas vjeshtės nėse formalisht vendoset „pavarėsia e plotė“ apo „e pambikėqyrur“ e Kosovės.
Edhe pas asaj kohe kosovarėt nuk do tė vendosin pėr veten.
Ata pėr ēfarėdo veprimi tė tyre do tė kėrkojnė lejen e „miqve ndėrkombėtarė“. Do ta bėjnė kėtė kur duhet e edhe kur nuk duhet. Nganjėherė do ta bėjnė kėtė nga nevoja dhe vetėdija se pa ndihmėn ndėrkombėtare Kosova mund ta pėsojė rėndė, por shpesh do ta bėjnė nga pasiguria dhe mungesa e vetėbesimit. Nė kushte tė tilla, duke i shtuar kėsaj edhe faktin se nė Kosovė do tė ketė prani tė huaj ushtarake, gjykatės, policė dhe hetues tė huaj tė cilėt nuk do t’u pėrgjigjen ligjeve tė Kosovės e nė tė njėjtėn kohė do tė kenė pavarėsi nė punėn e tyre nga institucionet kosovare, Kosova nuk mund tė jetė tėrėsisht e pavarur.
Nė fund duhet thėnė se vendimi i atij qė quhet „Grup Drejtues Ndėrkombėtarė“ qė t’i jepet fund asaj qė quhet „pavarėsi e mbikėqyrur“ ėshtė mė shumė rezultat i dėshirės sė tyre qė sa mė pak tė merren me Kosovėn, sesa qė reflekton ndonjė pėrparim tė Kosovės nė ndėrtimin e shtetit dhe zhvillimin e demokracisė.
Nė kohėn kur Kosovės po i thuhet se „do tė ketė pavarėsi tė plotė“, Kosova nuk do tė ketė kontroll tė territorit tė saj, nuk do tė jetė anėtare e asnjė organizate kyē ndėrkombėtare dhe nuk do tė ketė raporte kontraktuale as me BE-nė e as rrugė formale tė integrimit nė NATO, ndėrkohė qė nuk ėshtė e njohur nga gjysma e shteteve tė botės.
Ajo qė ėshtė edhe mė e rėndė,
Kosova do tė ketė njė Parlament kukull, me deputetė tė papėrgjegjshėm, tė shantazhuar dhe shantazhues, do tė ketė njė spektėr politik, ku secili mund tė bėjė koalicion me secilin nėse u pėrpiqen interesat materiale. E tė huajt do tė merren me Kosovės aq sa ėshtė e domosdoshme nė pėrshkrimin e vendeve tė tyre tė punės, jo pse e duan Kosovėn, por pėr shkak se marrin rrogė pėr njė gjė tė tillė.
E edhe numri i tyre do tė jetė gjithnjė e mė i vogėl. Kosova do tė jetė e pavarur vetėm atėherė kur kosovarėt tė vendosin qė vėrtet tė jenė tė tillė, por kur tė vendosin se vetė duan tė marrin pėrgjegjėsinė. Kjo ėshtė si duket pėr klasėn politike tė Kosovės mė e vėshtirė sesa pėr gjithēka tė pyesin ambasadorin e Amerikės apo diplomatėt tjerė, sepse e kanė mė lehtė qė nga kritikat tė mbrohen duke u thirrur nė „obligimet ndėrkombėtare“. Kėshtu edhe pėr dialogun me Beogradin, i cili Serbisė ia solli statusin e vendit kandidat me BE-nė e Kosovės fusnotėn si njollė nė emrin e saj, na u tha se „ishte obligim ndėrkombėtar“ dhe kundėrshtarėve u dha epitetit si „antievropianė dhe antiamerikanė“.
Epitetet edhe ashtu pėrdoren nė mėnyrė banale kur s’ka argumente. Mbikėqyrja e tillė ēfarė e pati Kosova deri me sot nuk i solli asnjė tė mirė. Ajo qė ėshtė pėr keqardhje ėshtė se kjo „mbikėqyrje“ nuk i dha Kosovės madje as njė mėsim tė vetmin qė do t’i shėrbente tė ndėrtonte pavarėsinė e plotė, tė pambikėqyrur, njė ditė.
http://www.koha.net/?page=1,9,107751
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt