Per mua personalisht eshte hera e pare qe kam degjuar ose me kujtohet se Qeveria e nje vendi (demokratik) perkatesisht partite e nje koalicioni qeveritar ose shumica parlamentare e bojkotojne Parlamentin per ta penguar ose pamundesuar votimin e nje mocioni parlamentar kunder nje anetari te Qeverise se vendit.
Sipas mendimit tim dhe asja qe kam mesuar deri me tani nga praktikat e sistemeve me satandarde normale demokratike, nje veprim i tille i nje koalicioni qeveritar as qe eshte parapare. Jo pse teoretikisht dhe formalisht nuk do te ishte e mundur dhe "ndoshta" e lejueshme, por sepse nje hap i tille i Qeverise ne cdo vend normal do te ishte i barabarte me deshtimin e saj ose te koalicionit qeveritar.
Shumica parlamentare, e cila zakonisht eshte edhe koalcioni qeveritar, llogaritet si e deshtuar dhe praktikisht inekzistente, nese nuk perballet me te gjitha votimet e mundshme, por i anashkalon te gjitha qe nuk i konvenojne ose druan se do ti humbaste duke keqperdorur "instrumentin" e kuorumit, i cili absolutisht nuk eshte parapare per akte te tilla.
Qellim primar i kuorumit eshte pengimi i votimeve te pakices se perfaqesuesve per ceshtje relevante te vendit dhe shoqerise, jo pengimi i votimeve nga shumica e perfaqesuesve.
Anashkalimi i votimeve permes keqperdorimit te kuorumit nga koalicioni qeveritar ka domethenje tjeter dhe konsekuenca tjera nga veprime te njejta te pakices parlamentare, opozites ose deputeteve te caktuar te Kuvendit. Perderisa te paret mund te pengojne cdo ligj, iniciative dhe aktivitet parlamentar, sepse jane shumice dhe pa ta nuk mund te votohet per asgje, te dytet vetem mund te shprehin pakenaqesine dhe kundershtimin e tyre ndaj ligjeve, iniciativave, votimeve perkatese dhe te pengojne ndryshime kushtetuese. Dhe as Kuvendi dhe institucionet me te larta te shtetit (Qeveria etj.) nuk jane te bllokuara dhe parimisht jofunksionale si ne rastin e keqperdorimit te kuorumit nga koalicioni qeveritar.
Njekohesisht veprimet e tilla te shumices parlamentare (qeveritare) munden dhe duhet te interpretohen si kundershtim i opozites dhe sistemit parlamentar dhe demokratik ne pergjithesi. Sepse shumica parlamentare (dhe qeveria) me keso aktesh te patolerueshme faktikisht e anashkalojne Kuvendin e Kosoves dhe vendosin te vetme dhe vetem per ato ceshtje qe ju interesojne atyre dhe per te cilat kane numrat per te vendosur. Ketu nuk ndryshon asgje fakti qe koalicioni qeveritar (qeveria) e duron prezencen e opozites ne Kuvend, dhe votimet e saj, kur i pershtatet dhe eshte e sigurte per te arritur qellimet e veta. Me rendesi eshte se pozitia (koalicioni qeveritar) opozites ose pakices parlamentare parmisht ia mohon te drejten per te votuar. Nderkohe qe e kunderta nuk mund te ndodhe, sepse shumica e ka gjithmone kuorumin e mjaftueshem. Se paku formalisht.
Sido qe te interpretohet, nje veprim i tille per mua eshte nje nder skandalet me te medha te politikes se "papervoje" kosovare dhe nje akt i pashembullt ne boten demokratike.
Koalicioni qeveritar qe nuk ka guximin te perballet me opoziten ne nje votim normal sipas te gjitha rregullave te lojes eshte koalicion (qeveritar) i deshtuar. Dhe si i tille normalisht nuk guxon te mbetet ne pushtet. Se paku keshtu do te ndodhte ne shtetet normale demokratike. Cka ndodhe ne ish-republika sovjetike etj. , te clat gjithashtu veten e quajne demokratike, eshte teme tjeter. Fjala eshte per demiokraci te standardeve minimale europiane...
...
Gėrbeshi ditė mė parė kishte marrė iniciativėn pėr interpelancė nė Kuvendin e Kosovės, ku ka akuzuar rėndė ministren Kusari- Lila, pavarėsisht se ai ėshtė deputet nga radhėt e “Aleancės Kosova e Re”. Ai kishte thėnė se dyshon se vendimi i ministres pėr importin e ēimentos po shkon nė favor tė ndėrmarrjes “Sharr Cem”.
Sidoqoftė, mungesa e shumicės sė deputetėve tė Partisė Demokratike tė Kosovės, ka ndikuar qė Kuvendi i Kosovės pėr dy ditė rresht tė dėshtojė tė sigurojė kuorumin e nevojshėm pėr tė votuar nė lidhje me mocionin e ngritur ndaj ministres sė Tregtisė dhe Industrisė Mimoza Kusari Lila, pėr tarifėn prej 35 pėr qind nė importin e ēimentos.
Opozita ka kritikuar ashpėr mungesėn e deputetėve tė PDK-sė. Pėrveē opozitės, edhe disa nga deputetėt e partisė mė tė madhe, kritikuan gjendjen nė tė cilėn ka ardhur parlamenti i Kosovės.
http://www.zeri.info/artikulli/1/1/5...min-gerbeshin/
Krijoni Kontakt