Bufi eshte i afte te rrotulloje koken ne 270 grade ne cdo drejtim, ndersa bufi dhe huti (ang: vulture, gjer: geier) nuk jane e njejta gje; keto qendrojne ne tekstet e biologjise se klases se peste fillore. Te paret jane shpende pa qafe, shikues te mire ne erresire, e cila perben dhe hapesiren e tyre te preferuar kohore per te gjuajtur, ndersa hutat jane shpende me qafe te perthyeshme dhe sqep te gjate, te cilat kryesisht ushqehen me kerrma te ngordhura dhe me mbeturina ushqimesh qe braktisin gjahtare te tjere, si hijenat, ndaj cilesohen edhe si zogj kerrmash. Nuk dua te diskutoj rreth domethenies se hutave nder kultura te ndryshme, ku edhe nje femije i vogel e njeh negativitetin e figures se tyre.
Vetem roli i ekspertit te kulturave te ndryshme europiane kishte ngelur pa u ushtruar. Bufi ne kulturen shqiptare eshte figure negative dhe kete se luan as topi. Ndoshta ndonje bari ne ndonje kullote bjeshkesh e cileson bufin ne imagjinaten e tij si alien, por kjo nuk eshte e rendesishme per te pergjithsuar domethenien e tij tek folklori popullor, ku ai ceket si ogur vdekjeje. Por se si perceptohet figura e tij tek shqiptaret nuk eshte e rendesishme, pasi po flasim per nje kolone romake dhe ajo cka na intereson, eshte domethenia e tij tek vete romaket. Poezite jane pasqyrim i nje kulture te caktuar rreth perceptimit te nje fenomeni te caktuar dhe shembulli me oren e vdekjes eshte sa i trashe, po aq edhe imbecil. Ora eshte nje mates kohe dhe aq me teper nje objekt jofrymor, ndersa bufi lajmetar vdekjeje, krijese erresire; nese dhjete apo me shume vdekje shoqerohen nga figura e bufit, nuk eshte e veshtire per te dalur ne perfundim tek lidhja me vdekjen dhe fatkeqesite. Vajtimi i bufit tek romaket paralajmeronte vdekje. Vdekja e Cezarit, Augustit, Aurelianit dhe Agripes u paraprine te gjitha nga nje buf. Ushtrise romake qe pesoi nje disfate ne fushaten ushtarake te Tigrit dhe Eufratit, i parapriu rrugen perseri nje buf. Sipas Artemidorusit, te enderroje nje buf, paralajmeronte fakteqesi gjate udhetimeve, ku mund te vriteshe ose vidheshe. Nje besytni tjeter romake ishte shnderrimi i shtrigave ne bufa, te cilat ushqeheshin me gjakun dhe trupin e te miturve. Ketu merr jete dhe legjenda e perbindeshit te nates Strigae (lat: strix), e cila ishte nje vrasese gjakpirese dhe ku origjinen e kishte pikerisht nga bufi. Nga ketu rrjedh me tej edhe figura e shtriges, si nga ana etimologjike po ashtu edhe nga ana negative kuptimore. Ne mitologjine romake, Ascalpusi u shnderrua ne nje buf si denim per telashet qe kishte shkatuar; ''ne nje buf me vajtim te ngadate, ne nje zog te shpifur''.
Eshte e pamundur per te dale ne perfundim se cfare shpendi ndodhej ne maje te kolones per dy arsye: per qendrimin relativisht te shkurter dhe mungesen e pershkrimeve te kohes. Burimet moderne jane kontradiktore, sic jane ato antike te fragmentizuara ne monedha. Iovanet dhe herkulianet studjoi dhe analizoi gjithe diten me foto te huazuara nga wikipedia, ndoshta gjen edhe ndonje disk fluturues aty. Dija ime qenka nga wiki, ndersa fantazia jote me djerse? Vete kjo teme e ka zanafillen nga wiki, qysh nga foto e pare hapese; mjafton te ndiqet si link drejtues. Autoret e cituar qe i gjykon me imagjinate ''retarde'' jane figura te njohura te historise se antikitetit, e mbi te gjithe Conrad Cichorius, ku vepra e tij e botuar ne Leipzig mbi motivet e kolones, eshte edhe baza e studimit modern mbi forumin e Trajanit. Ndaj, sigurisht qe ia kane idene rreth asaj qe flasin, ndersa ti je nje hic per ti gjykuar dhe kontestuar. Rrjedhimisht opinioni yt personal nuk gezon ndonje vlere.
Krijoni Kontakt