Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2

Tema: Bruna Smulja

  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet nė Bllog
    22

    Bruna Smulja

    Intervista/ Flet Bruna, modelja & kėngėtarja e mirėnjohur shqiptare

    Deshirat fėminore & ėndrrat i kam kthyer nė realitet ...

    Albert ZHOLI

    Quhet Bruna Smulja, por nė fakt do tė evidentohet me emrin artistik, thjesht BRUNA. Njė vajzė e re qė pėr ēdo ditė i ngjit me kėmbngulje shkallėt e profesionit tė kėngėtares. Talenti i saj u zbulua rasėsisht, por ajo mbas kėtij momenti ansjehrė s’ju nda kėngės. Nė shoqėri ėshtė e sinqertė dhe dashuria pėr tė ėshtė njė ndjejnė e bukur qė duhet tė respektohet.

    Pėr tė gjithė ata qė e kanė dėgjuar kėtė emėr tė bukur por qė s`dinė shumė, do tė mund tė na prezantoheni sadopak ?
    Pėrshėndetje tė gjithėve, pra une jam Bruna. Dikur Modele, sot kėngėtare. Bruna ėshtė njė vajzė 23 vjeēe por me shumė synime dhe objektiva. Ėndrrat e mia kanė qenė tė pafundme por sot, falė punės time janė kthyer nė realitet.

    Si dhe kur ka nisur karriera juaj si kėngėtare ?
    Karriera ime si kėngėtare ka nisur para 7 vitesh . Qė e vogėl mė pėlqente tė kėndoja dhe kėndoja nėpėr shtėpi. Mė pas, njė natė teksa kisha dalė me familjen shkuam nė njė lokal me muzikė live dhe aty kėndova pėr herė tė parė. Pashė qė u mirėprita nga njėrezit dhe aty kuptova se duhej tė merresha me muzikė.

    Kėnga pėr ju ėshtė pasion, profesion apo biznes ?
    Tė gjitha nga pak. Sot problemet janė tė shumta ndaj dhe profesionet duhet tė jenė tė shumta.

    Me ēfarė po merreni aktualisht ?
    Tashmė sapo kam pėrfunduar klipet e mia te cilat transmetohen nė BBF Televizion dhe sė shpejti del dhe albumi im i parė.

    Si nis dita pėr Brunėn ?
    Fillon shumė vonė, pasi jam gjumashe…. ahahhaha. Sa hap sytė dua kafe turke qė tė mė dalė gjumi, e mė pas angazhimet ditore.

    Na tregoni diēka pėr jetėn tuaj sentimentale. A jeni e dashuruar ?
    Sigurisht, zemra ime i pėrket dikujt. Dashuria tė jep forcė pėr shumė gjėra, madje tė jep frymėzim dhe nė momentin mė tė keq. Kjo ėshtė magjia e saj.

    Si ėshtė mashkulli ideal pėr Brunėn dhe c'farė cilėsish duhet tė pėrmbushi Ai ?
    Pikė sė pari duhet tė mė kuptojė e mbėshtesi nga tė gjitha anėt dhe sigurisht, i kulturuar, modern dhe njėēik i bukur. Pra jo deomos tė jetė perefkt nė bukuri, por dhe i shėmtuar jo. Pėr mua primare ėshtė inteligjenca. Tė tillė besoj e kam.

    Dimė qė ti ke ushtruar dhe profesionin e Modeles, Ku ndihet mė mirė Bruna ?
    Nė fakt tek tė dyja, por modelingu ėshtė njė profesion jo fitimprurės prandaj jam fokusuar me shumė tek muzika. Tė qėnit fotomodele nė Shqipėri mė shumė ėshtė hobi se sa profesion, ndaj i jam pėrkushtuar mė shumė muzikės sepse ėshtė njė profesion mė popullor, mė i lėvruar, mė dinamik.

    Cila ėshtė kėnga juaj e preferuar dhe pse ?
    Ėshtė kėnga ime e fundit e cila ėshtė sė bashku me nje klip, titullohet “I love u baby”. Ka diēka shumė humane pėrbrenda, ka ndjesinė e tė qėnit shumė delikate. I pėlqej tekstet me natyrė tė ndjeshme njerėzore sepse kanė mė shumė natyrshmėrti, mė shumė efekt tek spektatorėt.

    Sa rėndėsi i kushtoni pamjes tuaj ?
    Sigurisht qė shume. Eshtė profesioni i tillė. Duhet tė respekktoj veten por edhe spektatorin. Skena ėshtė e madhe dhe kėrkon performacė absolute.

    Sot flitet shumė pėr kirurgjinė plastike. Jeni pro apo kundėr?
    Unė jam pro pėr ēdo gjė qė ėshtė nė interes tė njeriut. Pėrderisa diēka egziston s’ka pėrse tė mos e pėlqesh. Kėtu s’ka detyrime por preference. Unė jam pro pa asnjė hezitim.


    Njė debat i madh pėr martesat gay ?
    E thashė dhe mė lart, pėrderisa vendet mė tė zhvilluara me demokraci tė vėrtetė e pranojnė, pėrderisa ka njerėz qė e dėshirojnė diēka tė tillė, s’ka arsye pėrse tė ndalohet.

    Cili ėshtė mesazhi juaj pėr tė rinjtė qė aspirojnė tė futen nė botėn e muzikės ?
    Mbi tė gjitha ėshtė talenti por kryesorja dashuria pėr muzikėn. Nė muzikė s’ka miqėsi, as karshillėk, por ka talent dhe punė. Muzika nuk tė fal, ajo ose tė ofron me tė gjithė forcėn ose tė largon pėr tė mos e takuar mė kurrė.

    Kur flitet pėr modėn. A e ndiqni rregullisht dhe kush prej personazheve model ju pėlqen nė veshje?
    Unė e ndjek rregullisht modėn. Harxhoj shumė pėr veshjen, pasi e kėrkon profesioni im. Por dua tė them qė sot ka shumė kėngėtare qė vishen biukur, po ashtu dhe meshkuj, ku ndėr ta veēoj Hermes Nikaj, balerin & modelin e njohur. Po bėhet njė pėrpjekje ndėr tė rinjtė qė tė evidentohen nė fushėn e modės. Kjo ėshtė njė diēka e mirė pėr rininė shqiptare. Tė vishesh bukur ėshtė kulturė.

    Ku do ti bėni pushimet?
    Nė verė ne kemi shumė punė. Kur tė kem kohė do pushoj nė bregdet. Nuk po bėj programime.

    Jeni e lidhur me librin?
    Ah, libri. Ka kohė qė mė mungon. Kam qenė shumė e lidhur dhe e ndjej se mė mungon shumė. Libri tė hap shumė dritare nė jetė. Pa tė jeta duket pa ngjyrė.

    Ēfarė konsumoni mė shumė nė verė?
    Pije feskuese dhe fruta. Pa to tryeza mė duket bosh, shumė e varfėr.
    Ēfarė pėlqeni tek miqtė e tu?
    Inteligjencėn dhe mirėnjohjen. Kėto janė baza mbi tė cilėn lidh miqėsi. Kėshtu lidhen dhe miqėsitė e forta.

    Vetė gatuani?
    Besoj se gatuaj mirė, por nuk kam kohė.
    Kur inatoseni mė shumė?
    Kur mė gėnjejnė sy mė sy. Eshtė bela e madhe kjo gėnjeshtėr.

    Me se merreni nė kohėn e lirė?
    Dėgjoj muzikė dhe merrem me veten time. Jeta ėshtė shumė dinamike.

    Jeni penduar qė jeni bėrė kėngėtare?
    Asnjėherė jo. Eshtė zėri i zemrės qė mė ka thirrur tė jem e tillė.

    Femrat janė mė xheloze se meshkujt, ju jeni e tillė?
    Se besoj. Xhelozia lind kur nuk njeh aftėsitė e tua dhe nuk ke gjetur rrugėn e duhur.

    Motua nga e cila udhėhiqeni nė jetė?
    Guxo, studjo, vepro dhe kurrė mos nėnvleftėso.

  2. #2
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Nuk e di ne eshte per te qeshur apo per te qare kjo teme?
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •