Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Kerkohet doreheqja e KryeBashkiakut te Washington, DC

    WUSA, 12-07-2012

    Gjykatesi Federal thote se hetimi per korruptim te zgjedhjeve lokale ne Washington DC perfshin edhe zgjedhjet federale

    Gjykatesi Federal Ronald Machen thote se hetimi i tij ne zgjedhjet e korruptuara te Washington DC kane kalouar pertej kqyrjes se gares per kryetar bashkie te Distriktit te Kolumbias.

    "Ajo nuk nisi me 2010. Qekur kjo skeme ka shkelur ligjet e zgjedhjeve federale e lokale me ane te perdorimit te donatoreve fiktive, shume prej tyre punonjes, miq e familiare te konspiruesve per te bere kontribute te medha financiare qe pastaj te re-imbursoheshin me para vetjake dhe korporatash prej konspiratoreve. Kjo skeme i ka lejuar konspiratoret te anashkalojne kufizimet e fushateave dhe ndalimin e kontributeve te donacioneve te korporatave dhe per te drjetuar jo-ligjerisht mijra dollare per tek kanditatet per poste federale dhe te Distriktit", tha Machen ne nje konference shtypi te Marten.

    "Korruptimi nuk kufizone ne nje parti politike, ndonje race te zyrtareve te zgjedhur apo te ndonje rajoni te veēante te vendit, nderkohe qe Distrikti i Kolumbias ka shume sherbyes publike qe perpiqen shume, gjithashtu kemi mare vesh vitin e kaluar se ne nuk jemi te imunizuar prej forcace te lakmise dhe korruptimit qe kemi pare te ndodhin ne shume ane te tjera te vendit", tha ai.

    "E verteta per ate ēfare ndodhi me 2010 ne ate fushate eshte shqetesuese, dhe eshte shqetesuese sepse njerezit e Washington DC jane perpjekur per shume per te drejten e zgjedhjes se zyrtareve te vet. Ne 2010 ne shkuam tek kutite e zgjedhjeve pa diturr se nje fushate per kryetar bashkie po financonte fshehurazi nje tjeter, dhe se me shume se gjysem milion prej dollareve te parregullt e te pa raportuar nga korporata jane perdorur per te ndikuar ne rezultatin e zgjedhjeve.

    "Ne 2010, fushata per kryetar bashkie eshte komprometuar me pagesa fshehurazi bere ne prapaskena, ashtu dhe levrim parash te pa raportuara.

    "Populli i ketij qyteti meriton me shume. Ata meritojne te marin vesh te verteten", tha Machen nderkohe qe siguroi qe do ta vijonte hetimin.

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shumica e votuesve te anketuar prej Washington Post
    Kryebashkiaku Vincent Gray duhet te jape doreheqjen

    Washington (AP) - Me shume se gjysma e banoreve te Distriktit te Kolumbias thone se kryebashkiaku i kontestuar Vincent Gray duhet te jape doreheqjen.

    Nje anketim i Washington Post te Enjten tregon se 54 perqind e banoreve thone se Gray duhet te lere detyren.

    Tridhjete e shtate perqind thone se nuk duhet dhe 9 perqind nuk japin opinion. Mbeshtetja per kryebashkiakun eshte ne renie ne mesin e bazes se tij politike, me 48 perqind te Amerikaneve Afrikane qe thone se ai duhet te jape doreheqjen.

    Nga ata qe kane votuar per te, kater nga dhjete prej tyre mendojne se ai duhet te ike. Javen e kaluar u mesua prej gjykates federale se zgjedhja e Gray ishte ndihmuar prej fondit te paligjshem te 650 000 dollareve prej nje kontraktori te shquar qeveritar.. Anketimi tregoi gjithashtu se pjesemarresit ne te shfaqen vetem 30 perqind miratim te veprimtarise te Gray.

    Tre keshillare te D. C. kane bere thirrje qe kryebashkiaku te jape doreheqjen. Por mbeshtetesit e Gray thone se ai nuk eshte i akuzuar dhe se nuk duhet te jape doreheqjen nese nuk kishte dijeni per fushaten e paligjshme.

    Gray ka riafirmuar ne menyre te perseritur synimin e tij per te sherbyer per aq kohe sa i ka mbetur si kryebashkiak i Washington, D. C. Ne emisionin NewsTalk me Bruce DePuyt te kanalit 8 haven e kaluar, Gray ka thene se ai kish bere maksimumin ne fushate nderkohe qe ishte kryetar i Keshillit te D. C. me 2010.

    "Njerezve duhet tu kujtohet ... se une isha ai qe kerkova per hetimin". Gray i tha DePuyt.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •