Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Shtet rremuje. Thote gjykata kthe tjetrin ne pune se kthen njeri. Thote gjykata arresto filanin, s'te le shteti ta arrestosh.
    Eshte nje pisllik i papare me keto kthimet ne vendin e punes vertete i papare. I largojne njerezit nga vendi i punes pa asnje motiv, ato fitojne ne te gjitha shkallet gjyqesore, e ne fund maksimumi do marin nje demshperblim (nese dhe kur ta marrin)....kthimin ne pune harroje.

    Nejse, forca INA!

  2. #12
    Ka pasur raste hd eme pare me punonjes te shtetit qe jane shkarkuar pa te drejte dhe kane fituar gjyqet dhe si ka perfillur njeri vendimet e gjykatave.

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Ina Rama paditet per shperdorim detyre

    Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, eshte paditur penalisht ne Prokurorine e Rrethit Tirane, per akuzen e shperdorim te detyres dhe pengimit te ekzekutimit te vendimit te gjykates ne bashkepunim. Padia eshte bere nga Tom Dedaj, ish-prokuror ne Kurbin, i cili eshte shkarkuar nga detyra ne vitin 2009. Pas shkarkimit, Doda ka bere padi ne Gjykaten e Larte per vendimin dhe gjykata e ka cilesuar masen e marre si shkelje ligjore. Dodaj eshte liruar nga detyra me dekretin nr. 6227 date 02.09.2009 te Presidentit te Republikes, Bamir Topi. Largimi i tij nga detyra e prokurorit ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Kurbin bazohej ne nje inspektim ne Prokurorine e Rrethit Kurbin per periudhen 2006-2008. Pas shkarkimit, Dodaj ka bere padi ne Gjykaten e Larte, e cila ka cmuar se edhe pse nga ana e Keshillit te Prokuroreve, ne materialin e derguar Prokurorit te Pergjithshem, shkeljet e konstatuara nuk ishin vleresuar ne kategorine perkatese per shkarkim nga detyra, por qe parashikohen me mase disiplinore me te lehte per Dedajn. Ne kete menyre, Gjykata e Larte vendosi ne daten 3 nentor te vitit te kaluar me vendim te formes se prere per "Shfuqizimin e Dekretit nr.6227, date 02.09.2009 te Presidentit te Republikes se Shqiperise. Por megjithese Dedaj ka marre vendimin e Gjykates qe e cilesonte shkarkimin e tij te parregullt, serish nga Prokuroria, nuk eshte zbatuar. Pavaresisht se gjykata ne te gjitha rastet eshte shprehur qe prokuroret te kthehen ne detyre, kryeprokurorja duket se nuk merr parasysh vendimet e asnje prej gjykatave. Ky ka qene motivi i kallezimit penal te depozituar dy dite me pare nga ish-prokurori Tom Dedaj. "Objekti i kallezimit penal eshte shperdorim detyre per Prokuroren e Pergjithshme dhe pengim te ekzekutimit te gjykates. Qe ne daten 3 nentor 2011 kemi nje vendim gjykate, lidhur me shfuqizimin e vendimit te ish-presidentit Bamir Topi, per lirimi tim nga detyra. Gjykata ka vendosur shfuqizimin e dekretit, si te pabazuar ne ligj, kthimin tim ne detyren e meparshme, ne Prokurorine e Rrethit Kurbin dhe qe nga data 3 nentor kam nisur procedurat per ekzekutimin e vendimit", tha dje Dedaj per "ABC News". Ai shton se prej gati nje viti jane bere te gjitha procedurat ligjore. "Permbaruesi i ka derguar kerkesen per ekzekutimin vullnetar te vendimit, nuk eshte ekzekutuar. Ka kaluar ne ekzekutim te detyrueshem, perseri nuk eshte ekzekutuar, ka kaluar ne bllokimin e buxhetit, serish s'eshte ekzekutuar. I ka vendosur gjobe Prokurorise se Pergjithshme, 50 mije leke dhe prape e njejta situate. Nuk eshte justifikim pretendimi qe s'ka vend. Vendimi eshte i formes se prere", shprehet Dedaj. Ai shton se ndersa Prokuroria thote se nuk ka vende per emerim, gjate nje viti ka bere rreth 18 emerime te reja. Vendimi i Gjykates detyronte prokurorine qe te kthente ne detyren e meparshme te Prokurorit ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Kurbin, si dhe dhenien paditesit Tom Dedaj te pages se prokurorit nga data 22.05.2009 deri ne kthimin e tij ne detyre. Ky nuk eshte rasti i pare qe Prokurorja e Pergjithshme paditet per moszbatimin e vendimit te gjykatave. Disa muaj me pare, Prokurori Tome Dodaj, Bardhyl Shehu dhe Rita Gjati i derguan nje leter Komisionit te Ligjeve per moszbatimin e vendimeve te gjykatave nga Prokurorja e Pergjithshem. Te tre prokuroret kane fituar gjyqet, ndersa Bardhyl Shehu ka dhe nje vendim te Gjykates Kushtetuese, qe e cileson si shkelje shkarkimin e tij nga detyra.



    Prokuroret

    Prokuroret Tome Dodaj, Bardhyl Shehu dhe Rita Gjati jane shkarkuar nga detyra nga Prokuroria e Pergjithshme disa muaj me pare. Nderkohe qe vendimet e gjykatave u kane dhene te drejte atyre per t'u kthyer ne vendet e punes, vendime te cilat nuk jane zbatuar nga Prokuroria e Pergjithshme.

    KJ

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Dy prokurorë fitojnë gjyqin, nuk i kthejnë në punë

    Tom Dedaj dhe Bardhyl Shehu janë dy prokurorët që i janë drejtuar prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë për të paditur ish-shefen e tyre, Ina Ramën. I pari është emri proverbial i “kryqëzimit” nga inspektimet e kryera në prokurorinë e Kurbinit për periudhën 2006-2008, ndërsa u largua nga puna një vit më vonë. Mirëpo dy prokurorët e kanë përpiluar kërkesën e padisë për numrin një të akuzës në vend për shpërdorim të detyrës në bashkëpunim si dhe pengimit të ekzekutimit të vendimit të gjykatës, po në bashkëpunim.

    Kështu mësohet se prokurorët që e kanë paditur shefen e akuzës, pretendojnë se nuk ka zbatuar vendimet e gjykatës për t`i kthyer në punë. Prokurori Bardhyl Shehu pretendon se një vlerësim i tillë është dhënë, përveç shkallëve të tjera të gjykatës edhe nga Gjykata Kushtetuese. Pavarësisht se gjykata në të gjitha rastet është shprehur që prokurorët të kthehen në detyrë, kryeprokurorja, sipas paditësve, nuk merr parasysh vendimet e asnjë prej gjykatave. Ky ka qenë motivi i kallëzimit penal të depozituar nga një prej prokurorëve të shkarkuar Tom Dedaj. Peripecitë për Dedajn, në kohën e shkarkimit prokuror në rrethin Kurbin, kanë nisur me Dekretin nr.6227 datë 02.09.2009 të Presidentit të Republikës, për shkarkimin Tom Dedaj nga detyra e prokurorit dhe bazohej në një kontroll (inspektim) në Prokurorinë e Rrethit Kurbin për periudhën 2006-2008.

    Gjykata e Lartë ka çmuar se edhe pse nga ana e Këshillit të Prokurorëve, në materialin e dërguar Prokurorit të Përgjithshëm, shkeljet e konstatuara nuk ishin vlerësuar në kategorinë përkatëse për shkarkim nga detyra, por që parashikohen me masë disiplinore më te lehtë për Dedajn. Kështu gjykata e Lartë ka vendosur në datën 3 nëntor të vitit të kaluar me vendim të formës së prerë për “Shfuqizimin e Dekretit” të Presidentit të Republikës. Kthimin e paditësit në detyrën e mëparshme të Prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin si dhe dhënien paditësit Tom Dedaj të pagës së prokurorit nga data 22.05.2009 deri në kthimin e tij në detyrë.

    Nikoleta Kovaçi

    Shekulli

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •