Close

Rezultati i Sondazhit: A do ta mari statusin Shqiperia ne muajin Tetor ?

Votues
28. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po

    9 32.14%
  • Jo

    19 67.86%
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    shqiperine duhet ta izolosh edhe nje here si ne kohen e dulles. nuk futesh ne evrope me te vjedhe, me te lype, me te mashtruar, me te mbyllur syte.

  2. #22

    Kuvend, miratohet Reforma Zgjedhore

    Votohet me konsensus Reforma Zgjedhore, njė nga 12 prioritetet e vendosura nga Bashkimi Evropian pėr Shqipėrinė, nė rrugėn e saj drejt integrimit. Ligji pėr Kodin Zgjedhor mori 127 vota pro, dy kundėr dhe tre abstenim.

    "Puna e bėrė pėr Reformėn Zgjedhore ka qenė e gjithanshme dhe shumė e mirė", tha kryeparlamentarja Jozefina Topalli, nė fjalėn e saj.

    Kryeministri Sali Berisha e konsideroi seancėn e sotme plenare, si njė ditė tė veēante, pasi votohet me konsensus Reforma Zgjedhore, sipas tij, fryt i njė pune shumė tė mirė tė ekspertėve.

    "Ky ligj u jep pėrgjigje njė seri problemesh tė evidentuara nė testimin e ligjit tė mėparshėm, i cili ishte 100 pėr qind konsensual, por qė nė dy provat e mėdha, atė tė zgjedhjeve tė pėrgjithshme dhe zgjedhjeve lokale, u evidentuan problematika qė duheshin adresuar pėr t'u pėrsosur", tha Berisha.

    Sipas Kryeministrit, ky proces mund tė ishte kryer edhe dy vite mė parė, por gjithėsesi ai vlerėsoi edhe kėtė moment pėr arritjen e kėtij kompromisi, qė sipas Berishės nuk ka tė humbur.

    Nė fjalėn e tij, Kryeministri ftoi opozitėn qė me kėtė frymė kompromisi tė votojė edhe pėr heqjen e imunitetit.

    "Tė ngrihemi nė lartėsinė e pėrgjegjėsive tona dhe ta votojmė kėtė ligj tė rėndėsishėm brenda muajit korrik. Parimi themelor pėr shoqėrinė ėshtė parimi themelor pėr barazinė para ligjit", tha Berisha.

    Ndėrkohė Berisha iu drejtua edhe aleatit tė tij nė qeveri, Fatmir Mediu, duke i garantuar 'besnikėrinė e tij tė palėkundur".

    Mė herėt bashkėkryetari i Partisė Socialiste pėr Reformėn Zgjedhore Damian Gjiknuri u shpreh nė emėr tė grupit se shteti duhet tė luajė njė rol neutral nė procesin e zgjedhjeve.

    "Nuk do tė lejojmė abuzime. Kėrkohet vullneti i tė gjitha partive politike pėr zgjedhje tė ndershme", tha Gjiknuri.

    Kryetari i PBDNJ-it Vangjel Dule deklaroi votėn e tij pro Kodit tė ri Zgjedhor, nė seancėn plenare tė sė enjtes.

    Dule theksoi se marrėveshje PD-PS pėr reformėn zgjedhore ėshtė larg standardeve tė zgjedhjeve tė lira dhe tė barabarta.

    "Unė do tė votoj pro Reformės Zgjedhore, por kujtoj se marrėveshja mes PD dhe PS pėr kėtė ēėshtje ėshtė njė pakt mes palėve", u shpreh Dule.

    Menjėherė pas tij ishte ministri i Mjedisit, kryetari i Partisė Republikane Fatmir Mediu, i cili ashtu sikurse pritej shprehu votėn e tij kundėr kėtij Kodi, pasi saj tij nuk garanton barazinė e votės sė cdo qytetari.

    "Kjo Reformė Zgjedhore duhet tė garantojė barazinė e votės, larg monopolit. Reforma Zgjedhore ėshtė cėshtja jonė, jo e ndėrkombėtarėve ndaj duhet t'i japim vlerėn qė i takon", tha Mediu.

    Nishani pėrshėndet konsensusin

    Presidenti i zgjedhur i Republikės zoti Bujar Nishani pėrshėndet sinqerisht votimin nga Kuvendi i Shqipėrisė dhe miratimin konsensual tė Kodit tė ri tė Zgjedhjeve.

    Me ane te nje deklarate presidenti i ri thote se ky akt i pėrgjegjshmėrisė dhe pjekurisė sė klasės politike, si produkt i frymės sė bashkėpunimit konsensual parlamentar ėshtė njė garanci e shtuar nė shėrbim tė njė prej proceseve themelore tė demokracisė funksionale, qė janė zgjedhjet e lira dhe tė ndershme.

    Presidenti i zgjedhur i Republikės shpreh besimin e tij tė plotė pėr vijimin dhe konsolidimin e kėsaj fryme mirėbesimi dhe bashkėpunimi midis maxhorancės dhe opozitės dhe nė ēėshtje tė tjera tė rėndėsishme tė reformave tė kėrkuara.

    Trojka: Vijoni me reformat

    Trojka e ambasadorėve ka pėrshėndetur votimin me konsensus tė Reformės Zgjedhore. Tre ambasadorėt, ai i SHBA-sė Aleksandėr Arvizu, i BE-sė Ettore Sequi dhe i OSBE-sė Eugen Wollfarth kanė theksuar se i njėjti vullnet politik duhet tė vijojė edhe pėr dy ēėshtjet e tjera si reforma parlamentare dhe heqja e imunitetit.

    Nė njė prononcim pėr mediat menjėherė pasi Kuvendi miratoi me konsensus ndryshimet nė kodin zgjedhor, ambasadori Arvizu u shpreh i suprizuar pasi nuk e priste. “Kur flasim pėr mungesėn e besimit ėshtė fakt i trishtueshėm, por do jem i sinqertė me ju, nuk e kisha menduar se do e miratonin reformėn zgjedhore. Hapi tjetėr nė Kuvend tė jetė heqja e imuniteteve. Palėt duhet tė jenė nėn njė zė pėr heqjen e imunitetit” deklaroi Arvizu.

    Ndėrsa ambasadori i BE-sė Ettore Sequi pėrgėzoi tė dyja palėt pėr pėrfundimin e reformės zgjedhore duke theksuar se miratimi i kodit ėshtė njė hap pėrpara drejt integrimit. Ai gjithashtu ka theksuar se si heqja e imunitetit ashtu edhe reforma parlamentare janė dy ēėshtje me rėndėsi pėr integrimin e vendit nė Bashkimin Europian.

    Gjithashtu edhe Kryetari i Prezencės sė OSBE-sė mirėpret miratimin nga Kuvendi tė Kodit tė Ri Zgjedhor tė Shqipėrisė dhe bėn thirrje pėr trajtimin e ēėshtjes sė imunitetit

    "Miratimi i Kodit tė ri Zgjedhor pas njė procesi gjithėpėrfshirės negociatash, pėrbėn njė hap tė madh pėr Shqipėrinė drejt demokratizimit tė mėtejshėm tė vendit", tha Wollfarth.
    Revolution 1848

  3. #23

    Imuniteti ekstraligjor qė sfidon Kushtetutėn



    Paradokset nuk ndalen. Kryeministri Sali Berisha deklaroi vetėm tri ditė mė parė, se siē ka fituar zgjedhjet nė vitin 2005 dhe 2009 me premtimin pėr luftė ndaj korrupsionit, do tė bėjė tė njėjtėn gjė edhe nė vitin 2013. Njė deklaratė qė e injoron krejtėsisht perceptimin popullor dhe raportet ndėrkombėtare, tė cilat konstatojnė se korrupsioni mbetet njė problem veēanėrisht shqetėsues dhe se kėrkohet shumė angazhim pėr ta luftuar.

    Heqja e imuniteteve kushtetuese duket se synon mbi tė gjitha krijimin e klimės pėr tė vėnė komunitetin ndėrkombėtar para “detyrave tė plotėsuara”, qė do tė ēonin nė dhėnien e statusit kandidat nė vjeshtėn e ardhshme.

    Me qėndrimet e tyre publike, ambasadorėt e akredituar nė Tiranė kanė lėnė tė kuptohet se preferojnė tė mbyllin sytė para imunitetit politik faktik qė tė jep Kryeministri. Duke i mėshuar vetėm idesė sė heqjes sė imunitetit kushtetues, duket se mė sė shumti ata kėrkojnė njė proces ligjor, pėr tė cilin tė marrin meritat se negociuan dhe ndėrmjetėsuan me sukses mes palėve. Ngjan se nuk duan ta kuptojnė se do duhet tė kishin nisur presionin sė pari tek eliminimi i imunitetit faktik tė shumicės dhe mė pas tek ai ligjor i Kushtetutės.

    Mė tutje se kaq, heqja e imuniteteve qė zyrtarėve u jep Kushtetuta nuk do tė mund tė jetė efektive pėr aq kohė sa tė ekzistojė vullneti pėr tė imunizuar nė mėnyrė ekstraligjore politikanėt e akuzuar nga drejtėsia. Me njė gjyqėsor tė varur dhe tė ndikueshėm nga mazhorancat qeverisėse, gjithnjė imuniteti faktik do tė triumfojė pėrtej imunitetit tė Kushtetutės. Pėrdorja e heqjes sė imunitetit si njė kalė i ri beteje pėr luftėn antikorrupsion ėshtė njė tentativė e dėshtuar qė nė nisje, pasi kali nė kėtė rast ėshtė i ngordhur.

    Gazeta "Shqip"
    Revolution 1848

  4. #24
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    06-07-2012
    Postime
    109
    edhe kjo bela na duhet ne si shqiptar .e shtypte treni ate politikan qe ben kerkes per antarsim ne BE

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •