Pa titull
--------------------------------------------------------------------------------
Nuk dua ti ve titull kesaj proze.Ndoshta ndihem aq bosh sa as fuqi mendore s'kam per nje cope titull.Kohen jam duke e vrare perpara ketij kompjuteri plot pluhur.Copeza mendimesh me gumezhijne ne koke dhe ndihem i turbulluar.Nuk them se ishte nje dite e keqe per mua sot,por ja qe kur dita i le vendin nates atehere fillon debati i paperfunduar me veten.
C'bej ketu?Edhe sa kohe?Pse? Sikur?Keto pyetje me godasin si nje bresher i eger dhe me duketse reja e Fantocit nuk ka ndermend te me largohet.Nje klient me pyeti sot se nga jam.SHQIPTAR i thashe dhe ai u step pak.S'eshte e vertete me tha.Zoteri i thashe nuk jam ketu si nje etalon per rracen nga vije dhe as objekt eksperimenti per kuriozitetin tend.Krenaria e vendit tim u zgjua ne ato caste dhe me shume edukate i thashe:Veren e mbaruat,deshironi te paguani tani?Me veshtroi me syte e kapsallitur dhe po mundohejte vinte ne vete por medet pija ja kishte marre trurin dhe ja kishte vervitur
ne humbetiren e jetes shabllone.Ndoshta ky njeri po priste nje njeri me bisht para tij sic na quanin nje here e nje kohe perpara.Ai iku me gjithe injorancen te ngjitur mbrapa si nje targe e nje makine rrangalle.E ndoqa me sy kete karakatine njerezore tek zvarritej dhe qeshte me shoket e tij dhe bashke zvarritjen e tyre largohej dhe inati qe me kishte kapur.
E di qe dhe te nesermen te njejten pergjigje do jap dhe ndoshta nga njerez te tjere percmimi do me perplaset ne fytyre si nje grusht.Por nje gje mire e di ,une do zgjas deri ne raundin e fundit.Jam Shqipetar,krenar per varferine e vendit tim,per rruget e qytetit ,eren e detit.E lehte eshte o vendi im,mjaft te vij tek ty dhe sdo kete me percmime te huaja te thena ne anglisht,gjermanisht,italisht,greqisht,do rri me ty aty deri ne fund.Po te lutem me ler dhe ca kohe ti rrezistoje kesaj ndeshje te pabarabarte deri ne gongun e fundit.Dhe mos harro qe do te fitoj.
shkruar me inat kundrejt dobicave te huaj
Pershendetje!!!!!!
Krijoni Kontakt