Close
Faqja 0 prej 21 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 207
  1. #1

    Ish kreu i PS Nano: Konkurroj per postin e presidentit

    http://panorama.com.al/panorama/imag...fatosnano1.jpg INTERVISTA/ Ish-kryeministri socialist, Fatos Nano, ka rikonfirmuar dje ambicien e tij pėr postin e Presidentit tė Republikės. Nano tha se ishte i gatshėm tė konkurronte me epėrsi platformash dhe jo me pazare pushtetesh pėr kėtė pozicion. Ish-kreu i PS akuzoi Edi Ramėn se e ka kthyer partinė nė kazermė, madje sipas tij e ka G99-izuar PS-nė: “Nuk mund tė votoj njė parti kazermė, njė parti qė mashtron zgjedhėsit me iluzionin se mund tė fitojė e vetme pėrballė tė djathtės sė bashkuar. Pėrēarja e sė majtės mban nė pushtet Berishėn”. Kryesia e PS thėrret Asamblenė mė 12 nėntor, pėr tė vendosur pėr protestat pas heqjes sė vizave

    Si do kontribuoni ju nė politikėn shqiptare duke ndenjur nė 12 muaj, 8-9 muaj jashtė? Si do kontribuoni kur nė pjesėn mė tė madhe tė daljeve publike keni qenė shumė i ashpėr me partinė qė keni drejtuar pėr 15 vjet?
    Mė lejoni tė theksoj qė do tė ishte humbje e madhe kohe pėr njerėzit, pėr njeriun e thjeshtė, pėr numrin e madh tė njerėzve qė nuk po gjejnė hapėsirė pėr tė marrė pjesė nė politikė pėrveēse si zgjedhės nė zgjedhje, qė kontestohen apo si mbushės radhėsh mitingjesh kur protestohet, nėpėrmjet trilleve apo telenovelave tė tilla, qė edhe ju e dini pse qarkullojnė. Unė vazhdoj tė jem i vėmendshėm ndaj tė gjitha zhvillimeve nė vend. Kėtė nuk e bėj duke qėndruar vetėm 3 muaj nė vend. Kėtu ka moskuptime edhe pėr statistikat zyrtare, pale pėr kėto qė pėrcillen nga disa korridore partish, nga disa njerėz qė po specializohen pėr tė hedhur nė treg tė pavėrteta, tė cilat e errėsojnė vėmendjen e politikės dhe njerėzve, pamundėsojnė komunikimin mes tyre pėr tė vėrtetat e mėdha dhe shqetėsuese.
    Ju po e quani strategji kėtė?
    Ėshtė paaftėsi politike dhe njė dominim interesash tė tjera nga ato qė politika u kėrkon pėrfaqėsuesve tė zgjedhur nga populli. Unė e kam kritikuar partinė time mė shumė se cilido udhėheqės tjetėr partie nė Shqipėri. Unė e kam kritikuar qeverinė time mė hapur se cilido kryeministėr tjetėr nė Shqipėri dhe kjo ėshtė pjesė e filozofisė sė misionarit tė pajtimit, tė kontributeve, tė interesave, tė ambicieve pozitive, tė pėrfaqėsuesve tė shtresave tė ndryshme, tė moshave tė ndryshme, nė njė proces me shumė tė panjohura dhe tė mospajtimit me tė kėqijat qė nė njė proces tranzicioni e rrethojnė politikėn, hutojnė politikanėt, veēanėrisht kur janė tė rinj pa eksperiencė dhe qė ka ndodhur.
    Kur? Si?
    Nė periudha tė ndryshme tė qeverisjeve tė majta dhe tė djathta nė 20 vjet, qė kanė sjellė nė fazėn e parė njė krizė tė rėndė, e cila rrezikoi tė shembet shteti pėrveē krizės sė rėndė ekonomike dhe financiare apo pėrplasje me dhunė tė klasifikuara, tashmė si grushte shteti tė dėshtuara tė 1998 apo vonesa tė mėdha nė kryerjen nė kohė tė reformave tė mėdha, tė cilat njerėzit, partnerėt dhe koha i kėrkonin nga politika.
    A jeni penduar? A keni thėnė ndonjėherė me vete ē’mu desh pėr dorėheqjen nė 2005?
    Kjo pėrbėn njė nga standardet e moralit tė politikės nė demokracitė e zhvilluara. Unė po them qė nuk jam bėrė pishman qė jam larguar, sepse ėshtė pjesė e filozofisė sime politike, e jetės sime politike.
    Keni njė plan konkret, apo thjesht ide tė mira pėr tė zgjidhur krizėn?
    Patjetėr qė kjo vazhdon tė jetė platforma ime politike.
    Me njė plan konkret tė shoqėruar?
    Padyshim.
    Me njė angazhim konkret?
    Me tė gjitha energjitė, me tė gjithė vėmendjen dhe me tė gjithė eksperiencėn qė do tė kėrkonte nėpėrmjet dialogut dhe jo luftės, nėpėrmjet negociatave dhe jo likuidimit tė palėve, njė zgjidhje qė unė mendoj dhe nė veprimtarinė time tė deritanishme kam arritur tė kuptoj se vlerėsohet si vizion, si platformė, i shėrben i vendit.
    Po mė thoni qė po luani interlokutorin mes Berishės dhe Ramės?
    Pse jo, dhe pse vetėm kaq? Sepse mė nxisni tė sjell nė vėmendje...
    Qarkullojnė zėra se ju po ngrini njė listė “Nano” pėr t’u paraqitur nė zgjedhjet lokale apo tė pėrgjithshme. A ėshtė pjesė e planeve tuaja njė angazhim i tillė?
    Jo, sapo thashė se unė s’mund tė ndėrmarr iniciativa kaq tė vogla, qė do dėmtonin jo vetėm partinė ku jam rritur si politikan dhe do ta rėndonin akoma mė tej klimėn e sotme tė pėrjashtimit tė palėve nga njėra-tjetra, apo tė vetėpėrjashtimit tė PS nga vendimmarrjet politike dhe historike nė kėtė vend.
    Do ktheheni tė jeni aktiv nė PS?
    Nė rast se pjesa mė e madhe e aktorėve tė politikės sė sotme do ta refuzojnė kėtė kontribut, do tė arsyetoj ndryshe nga ē’po flas. S’mė rezulton qė pjesa dėrrmuese e aktorėve dhe faktorėve politikė tė Shqipėrisė sė sotme, tė krijuar nė 20 vjet apo nė muajt e fundit, tė jetė e painteresuar pėr kėto qė po flas.
    Gjithė kėtė analizė qė bėni, pse nuk shkoni ta thoni nė forumet e PS, pse nuk shkoni t’ia thoni kryetarit tė Partisė Socialiste?
    Kėto qė ju pėrmendėt kanė qenė, janė dhe do tė mbeten pjesė e veprimtarisė sime politike, pavarėsisht se nuk shfaqen nė javėn qė ju bėni emisionin e radhės. Si njė profesionist i politikės sė dialogut, unė kam respektuar jo vetėm zgjedhėsit qė mė kanė mbėshtetur pėr tė drejtuar PS-nė 15 vjet dhe pėr ta bėrė forcėn qeverisėse tė gjysmės sė tranzicionit, por edhe tė respektoj forume qė nė ditėn e parė dhe nė javėn e parė apo vitet e para tė transformimit tė PP, nė PS mungonin. Tė gjitha kėto qė pėrmendėt janė krijuar nga socialistėt nė vitet e drejtimit tė partisė prej meje.
    Por ata qė janė sot, ndoshta nuk ju njohin...
    Asambletė, statutet, pjesėmarrja e gjerė e militantėve dhe e tė zgjedhurve nė gjithė territorin, nė vendimmarrjen politike tė partisė, janė krijuar nė vite, por pėr fat tė keq janė zhbėrė nė pak vitet e fundit. PS ka qenė deri para pak kohėsh partia mė e madhe demokratike nė Shqipėri dhe kjo u arrit me shumė vėshtirėsi, me konflikte tė brendshme gjithashtu, qė larguan nga standardet e PP. Partia e sotme socialiste nuk ėshtė mė demokratike dhe unė s’mund tė flas me institucione qė janė likuiduar. Unė s’jam njeri formal. S’mund tė flas me autoritete false, s’mund tė flas pa i kapėrcyer, me zgjedhėsit dhe masėn e madhe tė anėtarėve tė PS-sė nėpėrmjet dhe vetėm zyrave apo mėnyrave tė komunikimit tė njė partie qė ėshtė kthyer nė kazermė, ėshtė getoizuar, apo ėshtė G 99- izuar. Nė qoftė se unė mungoj nė mbledhjen e grupit tė sotėm parlamentar, mė lejoni t’ju kujtoj qė unė s’jam deputet dhe s’mund tė shkoj tė dhunoj mė shumė se ē’janė tė dhunuar anėtarėt e grupit tė sotėm parlamentar tė PS-sė.
    Nuk u dhunuan tani, e gjitha karriera politike e tillė ka qenė...
    Hera e parė pranohet. Fillojnė dhe ankohen kur pėrdhunohen pėr herė tė tretė dhe tė katėrt. Tė jemi tė qetė dhe tė mos krahasojmė humbjen e ēdo rregulli tė funksionimit demokratik tė PS sot, prishjen e tė gjithė mekanizmave tė kontrollit mbi drejtuesit nė pak vite, nė raport me mbretėrinė e lirisė qė ka pas ekzistuar deri nė vitin 2005.
    Sot kryetari zgjidhet me parimin “njė anėtar njė votė”...
    Jeni i sigurt?
    Po, u zgjodh shtatorin e kaluar...
    Ka pasur edhe kontestime pėr kėtė gjė, pėr tė cilat askush nuk lejon PS-nė tė bėhen greva urie pėr saktėsinė e kryetarit me njė anėtar njė votė. Ju lutem, tė jemi tė vėrtetė. Nė mbretėrinė e lirisė qė pėrfaqėsonte partia mė demokratike dhe mė e madhe nė Shqipėri deri nė 2005, PS-ja, janė afishuar jo vetėm nė nivele politike, por edhe qeverisėse me dhjetėra individualitete dhe personalitete qė pėrbėjnė pasurinė e sė majtės demokratike nė Shqipėri. Unė po pyes, ku janė sot Pandeli Majko apo Arben Malaj?
    Shumė i gėzuar pėr martesėn e fundit tė kryetarit zoti Majko, meqė pyetėt...
    Besoj se ky qė po flasim nuk ėshtė orar ahengu apo dasme. Flasim dhe pėr atė, po mbarojmė kėtė punėn serioze. Pse nuk ėshtė sot Ilir Meta nė PS?
    Sepse u largua prej jush...
    Po kėtė s’e thotė as Ilir Meta.
    Ai ju nxorri nė opozitė...
    Ju pasqyrat e respektuara mediatike, qė jeni rritur bashkė me politikanėt nė Shqipėri, i keni hutuar edhe ata kaq shumė me lojėn e pasqyrave, sa nuk dinė derėn nga kanė hyrė, pale se ku do dalin, nė qoftė se ju vazhdoni kėtė lojė. Unė po pyes pse nuk ėshtė sot Ilir Meta nė PS dhe nuk ėshtė kaq e thjeshtė pėrgjigjja sa thoni ju. Ku ėshtė sot Rexhep Mejdani, ku ėshtė sot Kastriot Islami, ku ėshtė sot ministrja e suksesshme socialiste e Integrimit dhe e fazės sė parė MSA, Ermelinda Meksi?
    Ėshtė deputete nė Parlament...
    Nuk ėshtė kjo pėrgjigjja qė presin njerėzit, nuk ėshtė kjo pėrgjigjja qė unė po pyes. Ishin njė numėr i madh personalitetesh qė sot heshtin, qė sot kanė humbur zėrin, qė sot mungojnė me kontributet ndaj duelit tė madh tė bajlozėve, sa nuk guxojnė tė flasin pėr shkak se kryetari i tyre u ka kėrkuar ndjesė shqiptarėve pėr qeverisjen e mbrapshtė tė partisė sė tyre pėr 8 vjet nė Shqipėri.
    Po, ndjesė publike nė Shkodėr...
    Shpresoj ta ketė bėrė edhe pėr pjesėn e tij tė qeverisjes bashkė me ne, si njė nga administratorėt mė tė mbėshtetur dhe mė tė suksesshėm madje tė socialistėve nė ato 8 vjet, tashmė 12 pėr tė. Mė duhet tė ritheksoj se mua mė dhemb dhe vazhdoj ta ndaj kėtė shqetėsim edhe me socialistėt, edhe me personalitetet e krijuara nė vite, qė PS e sotme ėshtė si njė pemė, qė pasi i kanė rėnė lulet, po i bien dhe gjethet.
    Thatė qė nėse nuk e marrin nė konsideratė platformėn time do e rishoh vendimin. Ē’duhet tė bėjė PS qė ju tė mos bėni njė organizim tjetėr politik, t’u ofrojė postin e Presidentit?
    Jo, nuk ėshtė njė nga premisat qė unė ngre platforma apo angazhime politike, tė cilat mė karakterizojnė dhe vazhdoj t’i ritheksoj. S’dua tė pėrgjigjem nė tė njėjtėn mėnyrė foshnjore dhe flas pėr sėmundjen foshnjore tė politikės, kur pėrmbajtja e saj zėvendėsohet me deklamime si ai i djeshmi, kur njė shkėndije tė munguar, tė papritur pėr shkak tė konflikteve tė acaruara nė skenėn politike, siē ishte propozimi i maxhorancės pėr t’i dhėnė njė nga institucionet kushtetuese tė drejtėn opozitės pėr ta propozuar dhe votuar, iu pėrgjigjėn nė mėnyrė foshnjarake qė nuk bėjnė pazare me pushtetin. Nuk dua tė rikujtoj logjika tė tilla, qė ju po mi sillni nė ballafaqim me atė qė po u shtroj si kontribut. Nuk po flas pėr pazare me pushtetin dhe me asnjė nga postet pėr tė cilat kam qenė dhe mbetem i gatshėm tė konkurroj me epėrsi platformash dhe jo pazaresh apo kapitalesh tė vjetruara.
    Qė do tė thotė se do paraqiteni sėrish nė zgjedhjet presidenciale tė vitit 2012?
    Nuk e kam pėrjashtuar asnjėherė kėtė gjė dhe mė lejoni ta rikonfirmoj.
    Po nė kėtė studio keni thėnė se nuk votoj PS nė 2009, me ē’kredo morale do trokisni nė PS, apo si djali plėngprishės qė gjithsesi i hapin derėn?
    Ju nuk mund tė quani babėn djalė plangprishės. Unė kam thėnė se karriera politike nuk kalon vetėm nga zyrat e PS; kam thėnė se unė i ndjek me shumė vėmendje e dashuri dhe me shumė dhimbje shqetėsimet e masės sė madhe tė socialistėve nė mbarė vendin nėpėrmjet kontakteve, tė cilat nuk i nxė asnjė komunikim elektronik. Unė nuk mund tė votoj njė parti kazermė, i dashur Blendi, nuk mund tė votoj njė parti qė mashtron zgjedhėsit dhe opinionin publik me iluzionin se mund tė fitojė e vetme pėrballė tė djathtės sė bashkuar, nėse PS, nė kohė jemi ende, nuk investohet me tė gjithė potencialin e saj pėr tė rikrijuar tė majtėn e madhe, pėrēarja e sė cilės qė ėshtė vepėr e kryetarit tė radhės dhe unė nuk e votoj kėtė politikė, mban nė pushtet Sali Berishėn, kėtė mjeshtėr qė arriti tė bashkojė mė tė pabashkueshmit nė koalicionin e sė djathtės nė 2005, qė arrin edhe me vėshtirėsitė e dynjasė t’i mbajė sė bashku, qė tė riiintegrojė ata qė dhe kazani i Berishės i dejonizoi pėr vite me radhė, pėrballė sė cilės e majta ėshtė e copėzuar dhe ėshtė fiktivisht solidare.
    Niseni ju zoti Nano, ftojeni zotin Rama pėr njė kafe qė tė flisni..
    Unė nuk thashė se nuk po e bėj kėtė gjė dhe nuk thashė kaq pak sa theksoni ju se mund tė bėhet kjo gjė. Nuk bėhet nė kushte kazerme. Bashkimi i tė majtės nuk bėhet nė kushte kazerme, nuk bėhet dot pa rikthyer komunikimin e drejtuesve me masėn e socialistėve. Unė ndjej me shumė shqetėsim dyzimin, dyshimin dhe mosbesimin e anėtarėsisė socialiste tek udhėheqja e sotme, tek kursi politik i saj, tek piruetat e pakuptueshme tė saj, qė herė- herė pėr fat tė mirė shpėrthejnė dhe nė grupin parlamentar.
    Si ajo e djeshmja?
    Nuk ėshtė vetėm ajo e djeshmja. E di ēfarė ka ndodhur dje? Po u rikthehet kurajoja tė komunikojnė me median.
    A jeni penduar qė e ftuat zotin Rama nė PS dhe jua mori atė parti?
    Ma mori?! Kjo ėshtė njėlloj si ajo historia qė unė kisha shitur Kosovėn, kur unė nė Kosovė nuk kisha asnjė pasuri tė luajtshme apo tė paluajtshme! Partia nuk ėshtė e imja, por ėshtė e tė gjithė socialistėve, tė cilėn e rritėm dhe e pasuruam me demokraci dhe diversitet. Nuk jam penduar qė e kam futur nė politikė, e kam lanēuar madje dhe e kam bėrė kėtė gjė me dashuri politike dhe jo me urrejtje.
    Do ta bėnit po tė ishit nė kėto kushte?
    Do ta bėja siē po e bėj, shoqėruar me qėndrime politike, sepse zoti Rama s’ka ardhur nė PS pėr ndonjė gjė tjetėr, pėrveē marrjes me politikė. Karrierat e mėparshme apo tė hershme zoti Rama i la dhe kėtu ka ardhur pėr politikė. Unė po them qė tė mbėshtesėsh talente tė reja nga shoqėria civile, nga sipėrmarrja dhe tė pėrpiqesh tė integrosh edhe duke i kritikuar apo duke mos u pajtuar me shfaqje tė kohėpaskohshme qė sjellin dėmtim pėr forcėn politike, nuk do tė thotė tė jesh bėrė pishman. Nuk jam bėrė pishman, sepse nuk ėshtė produkti im i gjithė Edi Rama me tėrė kompleksitetin e vet. Unė kam mbėshtetur dhe lanēuar me dhjetėra produkte tė tjera nė PS, nė mos tė vlefshme, mė pak tė stigmatizuara negativisht dhe aq mė pak tė dėshtuara.
    Meqė ju e hapėt serinė e martesave tė kryetarėve tė partive, pse nuk ishit i pranishėm nė dasmėn e zotit Rama?
    Nuk mė kishte ftuar.
    E uruat?
    E urova publikisht. Tjetrin ftoje nė dasmė, vėre nė listė dhe kandidoje pėr deputet dhe lėrja tjetrit qė tė mos vijė nė dasmė apo tė refuzojė kandidaturėn. Por zoti Rama nuk di t’i bėjė kėto.
    Marre nga gazeta `PANORAMA`
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Pėr ēfar duhet te behet Nano, President ???!!!

    Per "nderin" qe i beri Shqiperise, duke sjell nga Parisi endacakun thonjpaprer Edi Rama ne krye te se majtes shqiptare ???!!!

    Nano le te perzėr "gjeneralin" psikopat nga kazerma socialiste, pastaj ka goje qe te kerkoj vendin e Presidentit.

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga Antimafia Lexo Postimin
    Pėr ēfar duhet te behet Nano, President ???!!!

    Per "nderin" qe i beri Shqiperise, duke sjell nga Parisi endacakun thonjpaprer Edi Rama ne krye te se majtes shqiptare ???!!!

    ...
    po sikur ta kene thirrur shoki ramiz me shokin sali, qfare do te thoshnit juvej?

    jane te holla ato pune ...

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Qobani pris i shqiptarve...mjerim per ata qe e quajn veten shqiptar e lejojn qe Shqiperin ta shendrrojn poligon te hajduterve c'jo vetem nuk e duan Shqiperin pore ushqejn me urrejtje per te.,I till esht Fatos nanos dhe klika e tij sociliste e PASOKUT.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,752
    Pse nuk zgjedhin Nexhmien o Ramizin,e te bin rehat.Dora e atyre jane si PS e si PD..

  6. #6
    Ka ca gjėra qė nuk mė pėlqejnė te Fatos Nano, ndėrkaq sa pėr politikė i heq kapelėn. Nuk besoj tė ketė nė Ballkan politikanė mė tė zhdėrvjelltė se Fatos Nano.
    E tjetėr gjė ėshtė sa e pėrdor nė tė mirė tė vendit! ( Megjithėkėtė di shumė mė shumė persona qė i kanė sjellė Shqipėrisė dhe ēėshtjes shqiptare nė pėrgjithėsi dėme me pasoja katastrofike sesa Nano )
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga projekti21_dk : 05-11-2010 mė 13:47
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  7. #7
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    Po tė kishte halla k*oqe do ti thonim xhaxha (thotė populli)
    Edhe puna e Nanos kėshtu ėshtė, Nanua do bėhet President kur tė bėhet halla xhaxha.

  8. #8
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Asnjehere s'i lexoj intervistat e ketij tipit - shume te gjata i ka zakonisht.
    Edhe ne TV kur e shoh mezi e degjoj sepse po perdor do fjale qe - o Zot - duket sikur s'flet shqip...
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  9. #9
    Une mendoj se ZOTI Fatos Nano eshte politikani ideal per te qen presidenti i Shqiperise.Nuk ka asnje politikan me te afte e me strateg se ai.Per momentin aktual qe po kalon Shqiperia Nono do do ti duheshe shume.Une uroj qe Z.Nano te behet sa me shpejt presidenti yne.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  10. #10
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Nuk e kuptoj sesi mund te quhet politikan strateg nje njeri pijanec?!!
    Sesi mund te quhet politikan nje njeri fund e krye i koruptuar,nje njeri ordiner.Nese Nano votohet si President i Shqiperise,atehere Kombi Shqiptar ka per te shkuar ne kufinjte e ekzistences.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

Faqja 0 prej 21 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •