-
Anglia do të mbyllë kufijtë ndaj qytetarëve grekë
Ministri i Jashtem Dhimitris Avramopoulos ka thirrur urgjentisht nepermjet sekretarit te pergjithshem te ketij dikasteri ne mbremjen e se merkures, ambasadorin britanik ne Athine David Lanchman dhe i ka shprehur reagimet e pales greke, se deklaratat e Cameron mund te shkaktojne pershtypje te gabuara,duke perkeqesuar perpjekjet per permiresimin e klimes se besimit qe eshte e domosdoshme per perballimin e krizes.
Nga ana e tij edhe kryesocialisti Evangjelos Venizellos i ka bere thirrje kreut te konservatoreve britanike t'i pergenjeshtroje ose t'i terheqe deklaratat e tij, te cilat jane teper fyese dhe shkaktojne nervozizem tek tregjet financiare.
Sipas britanikes "The Guardian" dy dite me pare kryeministri Cameron eshte shprehur para deputeteve britanike se ministra te kabinetit te tij kane shqyrtuar parametrat ligjore qe do te lejonin Britanine te privoje greket nga e drejta e tyre themelore per te qarkulluar te lire ne BE, nese kriza e Eurozones çon drejt presioneve dhe pengesave te ndryshme. Jane gati plane per te gjitha rastet e mundeshme -ka thene ai- dhe sidomos ne se Greqia braktis euron dhe mijera greke do te dyndeshin drejt Mbreterise se Bashkuar.Shpresojme te mos arrije puna deri atje -eshte shprehur Cameron - perndryshe do te gjej mundesine dhe ligjet "per te mbyllur deren" ne nje rast ekstrem. Deklaratat e tij jane komentuar ashper pervec se nga shtypi grek, edhe nga opozita britanike, qe ka theksuar se Cameron harron qe ne se Londra u ndalon grekeve levizjen drejt saj, te njejten gje mund te beje edhe Athina per britaniket dhe kjo nuk eshte aspak e mire ne prag te pushimeve.
Nderkohe ne rrjetet sociale mijera perdorues kane publikuar fotografine e grekes se pare qe do te duhet te deboje Cameron, e cila nuk eshte gje tjeter vecse nje kariatidha, nje prej gjashte kolonave te mermerit me trajta femerore te Akropolit, e vjedhur nga lordi anglez Elgin ne shekullin e 19, bashke me skulptura te tjera mermeri nga Partenona, te cilat nuk i jane kthyer ende Greqise.
Kroi
-
-
i/e regjistruar
Me këtë deklaratë Cameron duket se kërkon të pregatitë opinionin për daljen e Britanisë së Madhe nga BE; sipas kushtetutës së BE, askush nuk mund të ndalojë qytetarët e saj të lëvizin apo të vendosen dhe të punësohen brenda shteteve të BE. Shumë emigrantë shqiptar të paisur me nënshtetësi greke dhe që kanë humbur punën në Greqi janë vendosur dhe punësuar pa asnjë problem në vende të tjera të BE, edhe në Britaninë e Cameron-it.
-
-
per mendimin tim nuk ka per te ndodhur kurre nje gje e tille. e paimagjinueshme.
levizja e lire e te gjithe qytetareve te shteteve anetare te BE-se eshte nje e drejte qe nuk do preket...
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt