Bukuria e nje lajmi te tille eshte qe disa te rinj te zones, kane marre kete inisiative ne koken e tyre. Ne kohen e diktatures, per te ndertuar ato parrulla ne male, viheshin ne levizje te gjitha strukturat e shtetit diktatorial, qe nga njerezit e Byrose Politike, njerezit e sigurimit, komitetit te partise se rrethit, Fronti Popullor, e deri tek drejtoret e mesuesit e shkollave qe duhet tu jepnin urdher nxenesve te tyre qe te ndermernin me pune vullnetare "vepra" te tilla.
Pa harruar edhe aspektin tjeter te ndertimit te ketyre parrullave neper male: "Enver Hoxha na rrofsh sa malet!" Parrullat neper male kishin per qellim qe te projektonin ne trurin e shqiptareve idene se "diktatura eshte e perjetshme" dhe "diktatori nuk vdes kurre", arri rron sa malet. Por ja qe diktatori nuk rrojti sa malet, ai vdiq ne 1985 dhe 6 vjet me vone vdiq edhe rregjimi komunist qe e mbajti ate ne kembe.
E kam thene disa here ne forum por vlen te perseritet. Kur shikoni nje 21 vjecar shqiptar sot, shikoni brezin e pare te lire te shqiptareve. Ky brez, nuk e lidh asgje me komunizmin pasi nuk ka jetuar qofte edhe nje dite te vetme nen ate rrregjim famekeq. Lidhja e vetme e ketij brezi me ate rregjim eshte lidhja qe ata kane me dy brezat para tyre, qe u linden e thinjen nen ate rregjim, baballaret e gjysherit e tyre.
Brezi i ri shkaterron simbolet e frikshme te brezit te vjeter.
Albo
Krijoni Kontakt