Scion,
sipas mendimit tim kjo eshte vetem nje menyre tjeter e paraqitjes se shperndarjes se materjes ne univers edhe me heret ka patur mendime te tilla per perqendrimin e materjes ne nje lloj forme te rrjeteve neuronale.
Sa i perket pikepamjes se a eshte e perqendruar materja vertete ne menyren fraktale, nuk mjafton te vrojtohet gjithe kozmosi nga nje pikeqendrim. Perderisa vrojtimet ne galaksite me nje diameter deri ne disa qindra mijera vite te drites perrreth tokes, mbase do te pershkruanin nje frakture deri diku aktuale nese marrim parasysh jetegjatesine e planeteve dhe yjeve.
Galaksite qe gjinden jashte ketij diametri me miliona apo miliarde vite te drites larg tokes, nuk mund te sistemohen ne kete menyre sepse vrojtimi i sotem i nje planeti apo galaksie qe gjindet psh. 1 miliarde vite drite larg tokes pasqyron pamjen e atij objekti para 1 miliarde vitesh, do te thote qe ajo galaksi mund te ndodh qe aktualisht nuk ekziston fare, por kete mund ta verifikojme me siguri pas 1 miliarde vitesh.
Sipas menjes sime te varfer eee, duket se perberja e kozmoseve ngjan si nje vorbull uji me ligje te njejta, perderisa perdrejte mikrokozmoseve ngjan nje aktivitet i shpejte me kohezgjatje te shkurte, drejte makrokozmoseve ngjajne te njejtat aktivitete por me kohezgjatje me te madhe.![]()
Krijoni Kontakt