Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 45
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Postime
    71

    Nacionalizmi "i Bukur" Shqiptar!

    NACIONALIZMI "I BUKUR" SHQIPTAR!


    (“Nacionalizmi shqiptar ėshtė i ‘bukur’, i dėshirueshėm, i detyrueshėm, i padebatueshėm”- Koēo Danaj)

    Asgjė tė keqe nuk ka nga nacionalizmi shqiptar. Ai ėshtė vlerė, ėshtė virtyt, energji e shėndosh kolektive qė ka mirėmbajtur dhe ende po mirėmban ekzistencėn etno-gjenetike tė kėtij populli visar nė kėto hapėsira pėrherė tė trazuara ballkanike. Ėshtė traditė gjenetike brezash, e gravuar nė substancėn e shpirtit kolektiv si veprim. Ėshtė fenomen i besimit nė tri religjione dhe shumė sekte, por qė betohet nė kombėtari. Apo, ashtu sikur nė mėnyrė edhe mė origjinale shprehet Koēo Danaj: “Nacionalizmi shqiptar ėshtė i ‘bukur’, i dėshirueshėm, i detyrueshėm, i padebatueshėm”.

    Ta duash veten si popull, tė ndjehesh krenar pėr atė ēka je dhe tė angazhohesh nė drejtim tė realizimit tė synimeve kolektive tė etnitetit tėnd, nė asnjė mėnyrė nuk nėnkupton urrejtjen ndaj tė tjerėve, por, pėrkundrazi, ėshtė cytje e natyrshme nė drejtim tė ngritjes sė vetes kah e lartėsuara e pėrgjithshme gjithėnjerėzore. Nderimi i vetvetes pėrherė rrezaton siguri dhe sinqeritet, dhe kjo gjendje regjistrohet qartė edhe si shprehje e respektit ndaj tė tjerėve. Pa ushtruar ta dashurosh veten, si mund tė dish t’i duash tė tjerėt? Mė thoni, a nuk ėshtė e vėrtetė kjo?

    Nacionalizmi shqiptar nuk ėshtė shovinizėm i sėmurė, qė nxit e ndez armiqėsinė, grindjet, urrejtjen dhe nėnēmimin paranoik ndėrmjet kombeve e racave tė ndryshme, por ėshtė vetėrespekt, vetėdashje e kulluar instiktive e instaluar me shekuj si mekanizėm i natyrshėm nė drejtim tė mbrojtjes sė qenėsisė vetjake, e cila, e kuptuar nė raport me tė tjerėt, detyrimisht na shfaqet nė formė tė filantropisė grupore sikur: evropianizim, internacionalizėm, kozmopolitizėm... Pra, ėshtė dashuri e ushtruar dhe e mėsuar mirė sė pari nė vete, pėr tu reflektuar mė vonė si karizėm edhe nė raport ndaj tė tjerėve.

    Nacionalizmi shqiptar ėshtė etnocentrik qė nėnkupton ndjenjėn e tė dashuruarit kolektiv nė grupin vetjak etnik; ndjenjėn e kėnaqėsisė dhe krenarisė pėr specifikat e veta si vlera kulturore, sikurse janė: ritet popullore, muzika, veshjet tradicionale, doket dhe zakonet, ushqimi... Duke u udhėhequr gjithnjė nga parimi se edhe tė tjerėt natyrshėm duhet tė kanė njė ndjesi tė ngjashėm pėr veten e tyre, nacionalizmi shqiptar ka njė qasje tolerante ndaj etniteteve, grupeve dhe pakicave tjera kulturore- nacionale. Nė bashkėjetesė shekullore me ta, ky nacionalizėm fare nuk insiston nė mbivlerėn e vet megalomane, por nė njė hapėsirė territoriale ku ėshtė dominuese si shumicė, absolutisht nuk lejon favorizimin artificial imponues tė vlerave tė etnive dhe pakicave tjera, nė dėm tė atyre vetjake.

    Po ashtu, nacionalizmi shqiptar si dukuri nuk ėshtė as kallėp, sikur mendojnė disa teoricienė dhe publicist tanė vendor, i cili, si pėrvojė e pėrgjithshme praktike, mund tė krahasohet ose baras/vlerėsohet me standardet dhe teoritė tjera ekzistuese politike-filozofike tė kėsaj natyre. Nuk mundet, sepse, ėshtė i tillė! Mėvetėsi, autenticitet, determinizėm i kushtėzuar gjeografik qė vetėm me veten si vetja mund tė kuptohet.

    Nacionalizmi shqiptar e do Kosovėn si shtet, por paralelisht kėtė realitet e nėnkupton si tranzicion drejt realizimit tė synimit tė vetė nacional historik, tė bashkimit kombėtar.

    Nė krahasim me tė tjerėt, nga aspekti kėrkesave tė veta politike, nacionalizmi shqiptar ėshtė human, aspak megaloman dhe tepėr racional, sepse, edhe pse meriton tė dėshiroj shumė e mė shumė mė tepėr, ajo nė kėrkesat dhe synimet e saja tė unifikimit hapėsinor- territorial nuk shkon aq larg nė thellėsira tė historisė, por e do veten ashtu tė bashkuar mu sikurse ėshtė gjendja reale e shtrirjes sė popullimit tė saj nė terren. Mu sikur popuj tė tjerė tė botės qė janė njė komb dhe jetojnė nė njė shtet.

    Njė gjuhė, njė komb, njė shtet, njė flamur! I haptė me gjithė tė tjerėt, por nė bashkėjetesė nė njė hapėsirė unike me vetveten. Ky ėshtė synimi! Ky ėshtė qėllimi etno -politik i nacionalizmit shqiptar! Andaj, pse mos tė krenohemi se jemi nacionalist...

    Jo shovinist, po nacionalist shqiptar?

    Adnan Abrashi

  2. #2
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Dihet ajo pune: njeriu ndihmon veten me veprat e tij e me pas ndricon ose zbeh edhe idene e vendit te tij. Jam pro nacionalizmit, por jo te tepruar, sepse nganjehere nacionalizmi perdoret nga injorante qe nuk dine si ta shprehin. Me ka rastisur shpesh ne Itali shprehja:

    Jemi shqipetar ne prandaj jemi keshtu... Jemi shqipetare ne prandaj bejme keshtu... Jemi shqipetare ne... edhe pa pike lidhje, edhe kur nuk ka asgje per te thene e per te treguar nxjerr ne pah te qenit shqipetar.

    Shqiperia eshte fjale e madhe e duhet pasur me te vertete nje pasterti, nje ndjenje e nje deshire per te punuar e kerkuar me shume, qe te perdoresh shprehjen e me siperme e te jesh krenar per te qenit shqipetar.

    Jo cdo lloj morri... mund ta perdore.
    La vita č bella...

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    06-07-2012
    Postime
    109
    nacionalizimi eshte semundje psiqike

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anėtarėsuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    sėmundje qė dėmton gjithė shoqėrinė

  5. #5
    Gjak Shqiptari Maska e Illyri
    Anėtarėsuar
    05-05-2011
    Vendndodhja
    Nė tokėn shqiptare Dardani
    Postime
    145
    Nuk ka asgje te keqe te jesh atedhetar (nacionalist) veq sa e forcon shtetin, i bene me te bashkuar !!!

  6. #6
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Nacionalizmi eshte nje nder mjetet qe e zhvesh njeriun nga te qenurit njeri. Sot pas gati nje shekulli, nacionalizmi levrohet vec nga kompleksi i rrenjosur i inferioritetit, si levizje per t'iu kundervene realitetit te hidhur, dhe masturbimi ideologjik eshte opiumi ideal per te deformuar kornizat e realitetit e per ti perceptuar ne nje dimension te manipuluar. Nacionalizmi shqiptar nuk eshte i semure dhe shovinist dhe shqiptaret nuk kane ndezur konflikte pasi shqiptaret nuk kane qene ndonjehere nacionaliste. Nuk ka nacionalizem te bukur apo te shemtuar, por ka vec nacionalizem. Nuk ka nacionalizem te tepruar apo kyrsyer por perseri ka vec nacionalizem. Eshte ky qe e kthen afeksionin ndaj atdheut ne urrejtje ndaj te tjerve ku etaloni dashurise ndaj atdheut eshte ne perpjesetim te drejte me etalonin e urrejtjes. Nuk ka gje me abstrakte dhe te marre se sa te pretendosh se X komb eshte me i mire se Y komb, dhe ta ngreshe ate edhe mbi vlerat dhe virtytet humane, ku harrohet se separi jemi te gjithe qenie njerezore, e jo krijesa sociale sic jane kombet.
    relata refero

  7. #7
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Nacionalizmi eshte ushqim per shpirtin! Dashamiresi per te ruajtur vlerat kombetare, trashegimi te kultures dhe traditave. Nuk ka te bej urrejtja ndaj te tjereve. Cdo vend, cdo popull ka kulturen dhe traditat e tyre, qe njerezit e lindur mund te identifikojne veten e tyre. Qe linda nga prinder Shqiptare kjo nuk ishte zgjidhja ime, ashtu qelloi, por fakti qe identifikohem si Shqiptare me krenari e dashamiresi per popullin tim, kjo e fundit eshte zgjedhje qe e bej me vetedije te plote! Te jesh nacionaliste nuk do te thote qe s'mund te kritikosh gjerat qe sheh gabim tek vendi yt, qe te ndjekesh verberisht cdo kend qe troket gjoksin e thote jam patriot, sdo te thote qe mos te kritikosh qeverine, sdo te thote ekstrimista qe i duket vetja superior, me te mire se cdokend e cdokush (E. Hoxha). Nacionalism do te thote dashamirese per njerezit e thjeshte qe punojne dhe jetojne jeten me ndershmeri. Nacionalizmi Shqiptar me jep identitetin tim dhe ndjenjen e bukur qe i perkas vendit dhe popullit Shqiptar.

    Me kenaqesi lexoj shumicen e shqiptareve nga Kosova per dashamiresine dhe krenarine qe kane. Dua te vecoj nje nga shkrimet me te bukura qe kam lexuar ne forum: Foleja - "I vetmi shperblim qe do te kerkoja une nga femiu im eshte respekti , arsimimi dhe vetedija e larte kombetare (kudo ne bote qe te jete te mos harroj identitetin e vet dhe gjuhen e nenes)." Burimi i citatit.

    Ta perfundoj me mendimin e fundit. Ka shume shqiptare qe jetojne nder vite jashte, diaspora, po ashtu ka edhe shqiptare qe jane te martuar me te huaj. Keto fakte nuk do te thojne qe s'mund te jene krenare e nacionalista per te qenurit shqiptare sepse eshte identiteti i tyre qe nuk fshihet.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    ku ka nacionalizem ne shqiperi. atje ha njeriu njeriun.
    nacionalistet ne greqi i duan greket e tjere, po ashtu ne france, gjermani ; ndersa ne shqiperi nacionalistet jane ata qe kane bere ndonje grusht parash me droge dhe ata pereseri mund te shesin atdheun e vet per para.

  9. #9
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anėtarėsuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816
    Citim Postuar mė parė nga Uriel Lexo Postimin
    Nacionalizmi eshte nje nder mjetet qe e zhvesh njeriun nga te qenurit njeri. Sot pas gati nje shekulli, nacionalizmi levrohet vec nga kompleksi i rrenjosur i inferioritetit, si levizje per t'iu kundervene realitetit te hidhur, dhe masturbimi ideologjik eshte opiumi ideal per te deformuar kornizat e realitetit e per ti perceptuar ne nje dimension te manipuluar. Nacionalizmi shqiptar nuk eshte i semure dhe shovinist dhe shqiptaret nuk kane ndezur konflikte pasi shqiptaret nuk kane qene ndonjehere nacionaliste. Nuk ka nacionalizem te bukur apo te shemtuar, por ka vec nacionalizem. Nuk ka nacionalizem te tepruar apo kyrsyer por perseri ka vec nacionalizem. Eshte ky qe e kthen afeksionin ndaj atdheut ne urrejtje ndaj te tjerve ku etaloni dashurise ndaj atdheut eshte ne perpjesetim te drejte me etalonin e urrejtjes. Nuk ka gje me abstrakte dhe te marre se sa te pretendosh se X komb eshte me i mire se Y komb, dhe ta ngreshe ate edhe mbi vlerat dhe virtytet humane, ku harrohet se separi jemi te gjithe qenie njerezore, e jo krijesa sociale sic jane kombet.
    Ti nuk pershkruan nacionalizmin por shovenizmin,ksenofobin.E paraqet nacionalizmin sikur te jete faj,madje i jep edhe nota psikijatrike...ke mbajt kurs te Lubonja ?
    Cfardo perkufizime jepi "nacionalizmit",por duhesh pranuar qe ai kombit shqiptar i ka munguar.Shqiptaret jane denuar gjate historise ne mungese te saje.
    Ata qe perdorin retorik antinacionaliste jane ne tentim te kote te ikin nga vetvetja,dhe si "zezakeri" qe jane mendojne qe zbarrdhen duke u bere perbotist,internacionalist e ne te vertet jane naiv ne palce.
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  10. #10
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anėtarėsuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816
    QEMAL VELIJA,Gazeta Flamuri - 2005.

    Nacionalizmi ose vullneti pėr tė dashur vetveten

    Po ti hedhim njė vėshtrim retrospektiv historisė sė shqiptarėve nė raport me tė tjerėt pėrreth nesh, me pak pėrjashtime, do tė gjendemi pėrballė njė dukurie tė pandryshueshme. Ngjarjet (luftėra, aneksime, kompensime, armėpushime, marrėveshje, spastrime etnike, masakra, bashkėjetesė e pėrdhuntė, etj.), janė zhvilluar brenda territoreve shqiptare dhe pėr territoret e shqiptarėve (dhe jo vetėm pėr to).
    Pėrfundimi nxirret qartas, shqiptarėt janė karakterizuar (nė rastin mė tė mir&euml nga njė frymė instinktive e nacionalizmit nė fazėn mė tė ulėt tė tij (vetėmbrojtjes sė detyruar), ndėrsa tė tjerė (sllavė e grek&euml kanė zotėruar nė mėnyrė institucionale nacionalizmin nė fazat e tij tė kapėrcyera (ekspansion, uzurpim territoresh tė spastruara, agresivitet dhe armiqėsi ndaj tė tjerėve).
    Nga ky raport i paparimtė, dhe prej rrjedhojės se arena kanė qenė vetėm territoret e shqiptarėve dhe jo anasjelltas, tė humburit nė ēdo rast kanė qenė vetėm shqiptarėt. Ata kanė humbur territore, pasuri tė pamata, potenciale njerėzore, e pėr mė tepėr kanė krijuar nė mjedisIn ndėrkombėtar imazhin e njė kombi pa mision organik, pėrderisa nuk ėshtė i aftė tė ndėrtojė institucionet e tij kombėtare, strategjinė e tij afatgjatė pavarėsisht realiteteve koniukturale, tė ngrejė qėllimet dhe vullnetin e tij vetjak mbi ēdo gjė tjetėr jashtėkombėtare.
    Nga kjo, ka rezultuar se prej faktorėve ndėrkombėtarė, shqiptarėt nė vijimėsi kanė marrė mbi vehte shpėrfilljen, mosrespektin, pėrēmimin, e pse jo dhe pėrtalljen, duke u konsideruar thjeshtė si njė lėndė e volitshme pėr eksperimentet e allishverishet e politikės rajonale, dhe kurrsesi si njė faktor kombėtar i pėrfillshėm qė do tė kushtėzonte lėvizjet e tyre mbi to.
    Mungesa e institucionalizuar e kėsaj fryme, pra e nacionalizmit nė kuptimin e mirėfilltė e tė plotė nė tė tė gjithė parametrat e tij organikė, ka prodhuar njė mendim politik e intelektual qė i projektuar mė pas nė praktikė, ka sjellė edhe pėrshtatjet disfatiste me zhvillimet qė janė luajtur nė kurriz tė shqiptarėve. Ky mendim dhe praktikė politike ka arritur deri atje sa ti nėnshtrohet mė pas edhe njė logjike mercenarizmi nė raport me tė tjerėt.
    Pasqyrimin real tė kėsaj gjendjeje e kemi para syve edhe nė ditėt tona, nė zhvillimet e sotme, kur veprohet mbi shqiptarėt dhe marrėdhėniet tyre tė gjithanshme me gadishullorėt e tjerė, apo edhe me faktorėt ndėrkombėtarė nė pėrgjithėsi.

    Reagim i detyruar ekzistencial

    Nė zhvillimet e viteve tė fundmė nė Gadishull (Kosovė, Maqedoni, Preshev&euml duket se shqiptarėt pėrparuan mjaft nė ēėshtjen e tyre kombėtare tė pazgjidhur. Vlerėsimet kanė qenė tė shumta nė drejtim tė njė zgjimi tė nacionalizmit shqiptar. Nė tė vėrtetė, nėse do tė analizonim ngjarjet me logjikė tė ftohtė, do tė vėrenim se nė pėrputhje me interesat e faktorėve mbisundues ndėrkombėtarė dhe me lojėrat gjeopolitike tė Fuqive, kemi pasur vetėm njė reagim tė detyruar ekzistencial tė vetėdijes tek shqiptarėt, dhe jo ndonjė kthim tė qartė drejt nacionalizmit.
    Pavarėsisht retorikės, propagandės, fanfarave festive, nė realitet shqiptarėt nė Kosovė, Maqedoni, Preshevė, kanė vepruar si njėsi tė veēuara nė kundėrpėrgjigje tė shkeljes sė tė drejtės mė elementare, asaj tė ekzistencės njerėzore e komunitare, dhe jo se janė udhėhequr nga ndonjė mekanizėm institucional politik e intelektual nė frymėn e nacionalizmit.
    Me ndalimin apo tėrheqjen taktike tė represionit (serb, sllavomaqedonas) ėshtė vėnė re edhe njė dėshirė e madhe e shqiptarėve pėr tu paqtuar, ende pa arritur objektivat finalė qė do tė kėrkonte nė tė vėrtetė nacionalizmi i institucionlaizuar. Kjo sepse, siē thamė, janė mėnjanuar taktikisht shkaqet pėr reagim instinktiv.
    Institucionet politike apo edhe ato shoqėrore, ndjehen me kėtė rast tė ēliruara (kjo duket edhe nga shpejtimi i tyre pėr tu deklaruar kundėr tezave tė “Shqipėrisė sė Madhe”, bashkimit Kosovė-Shqipėri, ndarjes sė Maqedonisė mbi baza etnike, etj.) prej barrės pėr tė drejtuar me pėrdhuni shqiptarėt nė reagimin e tyre. Kjo edhe pse objektivat e supozuara kombėtare tė shqiptarėve kanė mbetur nė tė gjitha njėsitė nė mes tė rrugės.
    Filozofinė e kėtyre institucioneve duket se na e ka dhėnė njėri prej liderėve tė politikės nė Shqipėrinė Lindore (Maqedoni), Arbėr Xhaferri, kur thotė se nacionalizmi i shqiptarėve vjen vetėm si pasojė e nacionalizmave tė tė tjerėve. Pra, jo se kėto institucione e ndjejnė si obligim veprimin e arsyeshėm e legjitim tė ēuarjes pėrpara tė ēėshtjes unike shqiptare, por se nė kėto veprime spontane, tė fraksionuara apo gjysmake, i detyrojnė apo i shtyjnė tė tjerėt me ekstremizmat e tyre.
    Logjikėn dhe linjėn e mendimit intelektual nė kėtė drejtim e ka shprehur edhe njėri prej mė tė spikaturve tė elitės zyrtare, Kadareja, i cili vlerėson si njė shenjė tė mirė se shqiptarėt janė tė vetmit nė Ballkan qė janė duke ikur (apo kanė ikur) prej nacionalizmit.
    Pra, nė dallim me akademikėt, shkrimtarėt, intelektualėt nė pėrgjithėsi nė vendet fqinje, tė cilėt punojnė intensivisht pėr tė gdhendur nė shpirtėrat e bashkėkombasve tė tyre apo pėr tė orientuar politikat nė shtetet e tyre nė njė frymė tė thekur nacionalizmi (edhe ekspansiv e agresiv), nė elitėn intelektuale shqiptare i gėzohen ikjes prej nacionalizmit, qė do tė thotė ikjes nga vetvetja.
    Ėshtė e njėjta linjė qė e gjejmė qė herėt, kur nė memorandumet, notat e protestės, etj., qė me Lidhjen e Prizrenit e kėndej, kur ka pasur zhvillime dramatike me kufijtė apo nė gjendjen politike tė shqiptarėve, - pėrshkohet e njėjta frymė e vetėmbrojtes sė detyruar ekzistenciale.

    Po pėr ku ikin shqiptarėt?!

    Nėse ikin prej nacionalizmit, domethėnė prej aspiratės pėr prosperimin e vetvetes, nė cilat udhė vozisin tė ēorientuar?
    Konceptin mė tė mirė pėr kėtė na e ka dhėnė njė shprehje e ish-kryeministrit Fatos Nano “Ju konfirmoj vendimin tonė tė pėrbashkėt pėr tė mos lėshuar insiativėn qė Shqipėria dhe shqiptarėt kudo qė jetojnė nė Ballkan tė jenė nė krye tė reformave europianizuese”.
    Kuptohet se nė kėtė rast nuk kemi aspak qėllim tė kontestojmė linjėn europianizuese tė shprehur nė tė, por diēka mė tej, nė mėnyrėn e tė konceptuarit. Dhe duhet nėnvizuar se kjo mėnyrė e tė konceptuarit vepron edhe tek politikanėt e tjerė, mjafton tė vėresh me kujdes kahjen e ligjėrimit dhe retorikės sė tyre.
    Flitet gjithherėt pėr atė ē’ka dėshirohet prej tė tjerėve, pėr atė ē’ka pėrbėn modėn e politikės, kahjen e zgjedhur prej saj nė vorbullėn e madhe ndėrkombėtare, dhe nuk artikulohet priroriteti themelor qė duhet tė kenė shqiptarėt nė gadishull. Ēka ėshtė integrimi kombėtar (pavarėsisht modaliteteve e mjeteve pėr realizim), pėrballimi i njėsuar me tė gjitha mjetet i sfidave tė nacionalizmit tė tė tjerėve, apo kthimi i koniukturave globale nė interes tė shqiptarėve si komb.
    Jemi mėsuar deri mė tash me kėto delire modelesh ndėrkombėtare tė politikanėve tanė, edhe kur kanė trumbetuar rrugėn e revolucionit proletar botėror, edhe kur kanė punuar me vetėmohim pėr teorinė e “bashkim-vėllazėrimit”, edhe kur kanė tundur flamujt e orientalizmit, edhe kur mė pas kanė ngritur flamujt e oksidentalizmit.
    Logjika tė ēon nė tė njėjtin pėrfundim. Konformitet i institucioneve tė copėzuara shqiptare ndaj faktorėve madhorė (apo dhe jomadhor&euml ndėrkombėtarė, edhe duke anashkaluar apo braktisur interesat madhore organike dhe parimet bazė tė kuptimit ekzistencial tė njė kombi.

    Shpėrfillja si pasojė e mungesės sė nacionalizmit

    Zhvillimet progresive tė problemeve shqiptare, si kthesa e realitetit nė Kosovė, apo disa tė drejta elementare tė fituara nė Maqedoni, apo evidentimi i problemit nė Luginėn e Preshevės, nuk mund tė pėrbėjnė argument mohues pėr shpėrfilljen ndaj interesave apo institucioneve kombėtare shqiptare prej ndėrkombėtarėve. Kėtu nuk duhen fajėsuar kėta tė fundit pėr dy arsye:
    Sė pari, sepse politikėn globale e udhėheqin dhe e pėrpunojnė ato lloj Fuqish qė nuk e kanė pėrjashtuar asnjėherė nga vetja nė historinė e tyre elementin e pushtimit (apo ekspansionit tė ēfarėdollojshėm), si njė nga elementėt e arsyes sė evoluimit tė njė populli a kombi.
    Historia ka pasur dhe do tė ketė si protagonistė kombet dhe shtetet e fuqishėm, ata qė dijnė tė zgjerohen, tė diktohen, tė aspirojnė pėr mbisundim mbi tė tjerėt (kėtu nuk paragjykojmė e as diferencojmė mjetet, pasi ato mund tė jenė tė dhunės ushtarake, diplomatike, ekonomike, ideologjike, kulturore, etj.).
    Edhe pėr ngjarjet nė Gadishull, diferencimi ka qenė i dukshėm pėrsa i pėrket pėrkrahjes dhe pėrfilljes pėr elementėt e ndryshėm etnikė. Nuk pėrjashtojmė arsyet e tjera nė kėtė drejtim, por njė arsye e qėnėsishme ėshtė se tek serbėt, grekėt, bullgarėt, apo deri dhe tek malazezėt, ata kanė gjetur pikėrisht atė element qė nuk e kanė gjetur tek shqiptarėt: aspiratėn pėr ekspansion (pavarėsisht mundėsive dhe koniukturave gjepolitike).
    Serbėt, edhe kur kishin veēse 34 mijė km katrorė (deri nė vitin 1878), synonin Durrėsin e Shkodrėn; grekėt, edhe kur ishin nė bėrthamė ende pa marrė Thesalinė, Trakinė, Maqedoninė Jugperėndimore dhe Epirin, synonin tė gllabėronin jugun shqiptar apo territore tė Azisė sė Vogėl.
    Ndėrsa shqiptarėt, edhe duke qenė disafish mė tė mėdhenj se ata, ankoheshin dhe siguronin Fuqitė e mėdha tė kohės se kėrkonin veēse atė qė iu takonte, si dhe bashkėpunimin dhe bashkėjetesėn miqėsore me fqinjėt.
    Natyrisht, mėshira dhe lypja, nuk tė bėjnė tė pasur dhe as tė fuqishėm, pavarėsisht se mund tė tė garantojnė njė ekzistencė dhe mbijetesė tė vobektė e mjerane.
    Sė dyti, nė politikat e tė tjerėve ballkanikė ndjehet gjatė gjithė kohės agresiviteti, arroganca, strategjitė dhe taktikat pėr tė forcuar nacionalizmat e tyre, pėrpjekjet pėr ekspansion tė tė gjithė llojeve mbi shqiptarėt, pavarėsisht zhvillimeve tė fundme. Ndėrsa nė qėndrimin e institucioneve zyrtare tė politikės e intelektualizmės shqiptare ndjehet pėrsėri njė frymė pasiviteti, inferioriteti, konformizmi, jargavitjeje e deri mercenarizmi ndaj tė tjerėve.
    Kėto padyshim qė, prej vetė natyrės njerėzore, janė tė pėrdorshme, tė shfrytėzueshme prej tė tjerėve, por jo edhe tė respektueshme apo tė pėrfillshme e tė vlerėsueshme. Askush nuk merr mundimin apo nuk pėlqen tė bėjė partnerė mjeranė apo mohues tė vetvetes e tė interesave vetjake. Ata gjithherėt do tė fitojnė shpėrfilljen, edhe pse nė momente koniukturale mund tė duket se pėrfitojnė favore.
    Nė kanceleritė e fuqive tė mėdha bėhen pėrllogaritje sesi tė mėrzisin sa mė pak apo si tė paqėtojnė sa tė jetė e mundur serbėt, grekėt, sllavomaqedonėt, dhe nuk i ha meraku se ēfarė i dėmton apo hidhėron shqiptarėt. Pėrsėri nuk mund tė fajėsohen, kur prej institucioneve shqiptare dėgjojnė deri nė mėrzi refrene papagajsh me frazeologji demagogjike qė ata vetė i kanė hartuar pėr konsum publik.
    Nė kalkulimet kancelerike ngrejnė peshė interesat dhe kėrkesat, ndėrsa politikanėt dhe intelektualėt shqiptarė shkojnė duke recituar si nė “format e edukimit tė masave” zbėrthimin apo konspektimin e tezave teorike tė demokracisė, globalizmit, integrimit, bashkėjetesės, multietnicitetit, etj.
    Pra, shqiptarėt, qoftė kur barabiten luftėtarėt e UĒK me gjeneralėt serbė, qoftė kur iu shkelen agresivisht kufijtė, qoftė kur iu bėhet diversion i hapur dhe arrogant nė territorin e shtetit tė tyre, qoftė kur iu pėrvehtėsohen apo grabiten ekonomitė, qoftė kur iu vriten apo iu keqtrajtohen qytetarėt, qoftė kur i vėnė nė shėrbim tė pakicave diversioniste greke e serbe, qoftė kur i ēarmatosin, qoftė kur mbi ta kalkulohen gjithfarė pazarllėqesh koniukturale apo stratregjike mbi kurriz, veēse paguajnė haraēin pėr mungesėn e nacionalizmit tė institucionalizuar si frymė apo si aspiratė politike.
    Haraē qė do tė vazhdojmė ta paguajmė pafundėsisht, nė mėnyrė mjerane, deri sa tė zgjohemi e tė ngrejmė vetėdijen kombėtare nė frymė tė pėrgjithshme mbizotėruese (tė vullnetshme, e jo tė detyruar nga rrethanat), deri kur tė reformojmė institucionet e politikės e ato publike nė shtratin e parimeve tė nacionalzmit, deri sa nacionalizmi i jonė tė veprojė si njė koncept organik i njėsuar dhe jo si njė reagim i detyruar ekzistencial.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga qeveriablu : 07-07-2012 mė 22:37
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •