Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Agjentja greke tërbon turqit, u vjedh planet e luftës

    Një super skandal ka plasur në Turqi!

    Pasi është bërë e ditur vjedhja e dokumenteve top-secret, nga një agjente greke, autoritetet ushtarake në Turqi, janë tërbuar dhe nuk dinë se si të menaxhojnë situatën.

    Lajmi është publikuar dhe nga gazeten “Star”, e cila bënë fjalë për “vjedhje dokumentesh për plane lufte Turqi – Greqi, nga një super agjente greke”.

    Sipas reportazhit të gazetës “Star”, citon alb-observer.com, agjentja greke është regjistruar nga kamerat e sigurisë, në momentin kur ajo po vidhte dokumentet. Gjithashtu referohet se vjedhja u krye në bazën ushtarake turke, Marmaris ndërsa brenda në skicat e vjedhura, përfshihen stërvitje ushtarake të rëndësisë së lartë, plane për luftë, si dhe skicograme të hartës ku janë vendosur kamera të fshehta në çdo bazë ushtarake turke.

    Duke vijuar më tej në artikullin e saj gazeta “Star”, referon se autoritete turke, pas bërjes publike të lajmit, ka avancuar në 49 arrestime, ku 45 prej të cilëve janë ushtarak aktiv, pa u bërë e njohur grada e tyre. Në përfundim të reportazhit, theksohet se agjentja greke tashmë gjendet në Greqi, edhe pse autoritete ushtarake hetuan rrufe 9-të qytete të Turqisë, ku dhe u bë i mundur grumbullim i “pasur” materiali dhe të dhënash, si dhe shumë regjistrime kamerash të fshehta, të instaluara në kuadër të sigurisë kombëtare…
    /alb-osberver.
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    eshte bere me hije greqia.
    eshte shtet artificial, nuk duhet te ekzistoje.

  3. #3
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    duket si 007-ta..ndoshta eshte nje plan i kurdisur mire per te arrestuar gjenerale dhe oficere te larte te ushtrise..ushtria ka qene mjaft problematike ne maredheniet me shtetin ne cdo kohe ne turqi..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  4. #4
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    duket si 007-ta..ndoshta eshte nje plan i kurdisur mire per te arrestuar gjenerale dhe oficere te larte te ushtrise..ushtria ka qene mjaft problematike ne maredheniet me shtetin ne cdo kohe ne turqi..
    Ndoshta malësor. Nuk dihet se çfarë luhet mbas. Zakonisht veprimet e agjenturave nuk dalin në skenë kështu që....

    Janë kohëra të trazuara këto kohërat e të tashmes
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  5. #5
    Pash Zotin, nga i gjeni keto lajme tipike per gazetat shqiptare?!
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  6. #6
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ruju Greqi se tu ... nona, kshu i vjen po tishte i vërtet një lajm i tillë
    Sui generis

  7. #7
    Edhe turku po perdorka taktika Amerikane

    E paska gjet sebebin me ja ngul vllezerve tane Grek
    Revolution 1848

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •