Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Drejtoria e Higjienës: Patate me myk në 200 fast-food




    TIRANE- Patatet e gatshme, të ngrira në qese, ë përdoren nëpër fast-food-et e Tiranës kanë rezultuar me ngarkesë të lartë bakteriale. Kontrolli është bërë në muajin maj në 200 subjekte që tregtojnë ushqim të shpejtë nga drejtoria e Higjienës së kryeqytetit dhe patatet kanë rezultuar me myk e stafilokok, një mikrob jo vetëm i rrezikshëm për shëndetin e njeriut, por madje edhe rezistent ndaj antibiotikëve.

    “Në fast fond-et që ne kontrolluam dhe u bëmë analizat doli që lënda e parë që i furnizonte ishte me ngarkesë të lartë bakteriale. U bë gjithë hetimi ynë epidemiologjik nga rezultoi se infeksioni vinte nga patatet që prodhoheshin në kushte jo standarde. Në patatet e ngrira në qese u gjet një ngarkesë e lartë bakteriale siç është e.coli apo stafilokoku që padiskutim pastaj bëhen shkak për çregullime gastro-intesinale, por edhe për sëmundje të tjera që ndonjëherë kanë të bëjnë me shpërthime epidemike.

    Është bërë ndërhyrja jonë e menjëhershme për bllokimin e të gjithë kësaj sasie të patates”, - ka shpjeguar Mhill Gecaj, kreu i drejtorisë së Shëndetit Publik për Tiranën. Drejtuesit e Shëndetit Publik kanë kërkuar ndërhyrjen e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për të mos licencuar të tilla produkte pa kaluar më parë në analiza laboratorike. Vaji i përdorur në fast food-e është gjithashtu një tjetër problem, pasi ai ciklohet me dhjetëra herë, ndërkohë qe masa e lejuar është jo më shumë se tre here. Sipas specialisteve, përdorimi tej normave i vajit i shton atij përmbajtjen kancerogjene.
    (ek/sg/shqiptarja.com)
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Bukur shume,(IRONI) fut sa me shume,MC Donalds
    ne Shqiperi,te fillojne dhe te trashen mileti,fillojne
    me vone diabeti,semundje zemre,hipertension,
    kolesterol,kancer etc....
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-06-2012
    Postime
    1
    Eshte nje fatkeqesi qe te degjojme njerez jo ekspert dhe te painformuar ne lidhje situatat epidemiologjike qe ndodhin ne vendin tone per sa i perket E. coli dhe stafilokokeve.
    Prononcimet e Z. Mhill Gecaj jane te pabazuara per sa i perket stafilokokeve pasi nuk egziston ndonje e dhene shkencore qe lidh pataten me bakteriet e stafilokokeve. Ndodh qe patatet e qeruara te kontaminohen nga E.coli nepermjet tokes, ndotjes njerezore ose ujit jo cilesor. Uroj qe ne te ardhmen institucionet pergjegjese te kontrollit te ushqimeve te fortesohen profesionalisht.

  4. #4
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Mire t'ju behet, nuk bleni patate ne Divjake, i doni patate Egjypti !
    T'ju ngeci streptokoku ne gryke !
    Cdo gje eshte relative...

  5. #5
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Te gjitha ushqimet e pregatitura edhe te ngrira e kane ket problem. Edhe ketu ne usa qe gjoja kane rregulla te forta perseri e njejta gje ndodh. E vetmja menyre eshte per konsumatorin mos te blej ushqime te tilla. Shmanguni fastfood sepse askush nuk mund te kontrolloj si duhet plus qe fast food perdorin vajin per dite me radhe, ligji eshte qe vaji vetem nje here duhet perdorur ndryshe eshte kanceroz. Te hash jashte eshte e lehte edhe e shishme por vjen me shume rrezik te madh duke filluar nga pastertia, cilesia etc.
    I LOVE GOD

    j&g

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Hamburgerat/Cheese Burgerat i bejne me mish te grire te presuar,qe jane
    me shume rrezik per helmime dhe infeksione myk ,salmonela,
    stafilokok,streptokok,esherik jakoli etc.
    Vlera ushqimore s'kane fare,ushqim mizerje xhank me
    shume yndyre,shume kalorike dhe me pasoja per
    dhjamosje,ne trup,kancer,diabet etc
    Kurre mos ha ushqim ne MC Donalds..
    MCDonals/Burger King/Takobell/IHop/Wendy/
    Checkers/Boston Market/White Castle
    hiqi vizen,mos shko atje.
    Vetem dyqanet Subway dhe Friendly kane ushqim te mire
    me zarzavate/peshk tuna
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 05-07-2012 më 00:08
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •