Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Skandali i provimit të maturës

    Matura Shtetërore ka përfunduar, por pas ka lënë gjurmë të errëta. Provimi me zgjedhje ka përfunduar me arrestimin e katër mësuesve në Kamëz, të cilët kanë kërkuar 25 deri në 50 mijë lekë për të ofruar përgjigjet e pyetjeve.
    Ministria e Arsimit sqaron se ndëshkimi do të jetë individual dhe nxënësit që kanë kopjuar do të vlerësohen sipas rregullave të Maturës Shtetërore.

    “Ndëshkimi kurrë nuk është kolektiv që do të thotë mosnjohje e provimit apo mosnjohje e pikëve për ata që kanë kopjuar”, shprehet Alfons Harizaj, drejtori i përgjithshëm në vlerësimin e Maturës Shtetërore.

    Por, veç arrestimit, ditën e zhvillimit të provimit të fundit me zgjedhje, Parlamenti Rinor bëri publike faqet në Facebook ku jepeshin përgjigjet e testit. Ministria e Arsimit nuk jep shpjegime se përse lejohen nxënësit të futen në provim me telefona celularë, ndërsa thekson se ky ishte një incident i vogël në krahasim me gjithë procesin.

    “Këto janë njolla të vogla në krahasim me procesin në tërësi që është i pacenuar. Dyshimet për kopje hetohen nga komisionet tona të ngritura për këto raste”, shton Harizaj, transmeton TCH.

    Ministria e Arsimit lajmëroi se pasditen e së dielës do të jepen dhe përgjigjet e matematikës. Pwr ta ky proces ka qenë i rregullt dhe niveli i përgjithshëm i testeve ka qenë mesatar. Kjo sipas tyre tregohet edhe me nivelin më të lartë të notave këtë vit. /Telegrafi/
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #2
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    E dini sa ka si keto mesueset? Eshte me e thjeshte te numerosh ato qe nuk jane sesa ato qe jane po si nuk po dalin ato skandalet e lekeve qe jepen per te kaluar lenden? Na rrofte shkolla per ato qe rrjedhin trut ne libra, kur ato qe kane lekun te thyejne koken
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Mire e bejne qe kopjojne,
    jo per gje po nuk mund te bazosh hyrjen ne universitet mbi bazen e mesatares se gjimnazit kombinuar me notat e provimeve te matures, eshte jashte çdo llogjike, pa asnje lidhje.
    Hyn tjetri ne inxhinieri vetem se ka marre letersine note te mire?
    Sistemi arsimor ne shqiperi eshte bere kaos total.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Prangoset pedagogu*i Ekonomikut, merrte para për provime

    SHQIPERI

    Prangoset pedagogu*i Ekonomikut, merrte para për provime

    ELBASAN-Një pedagog i Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’ është vënë nën pranga nga policia, ndërsa vijojnë hetimet për 2 pedagogë të tjerë të po këtij universiteti. Pedagoget akuzohen se kane shperdoruar detyren duke marre ryshfete ne kembim te dhenies se notes kaluese ne provime.

    Policia e Elbasanit vuri në pranga sot rreth ores 15:00,*pedagogun e Fakultetit Ekonomik të Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’, shtetasin, Pëllumb Kllogjeri, 54 vjec nën akuzën e shpërdorimti të deytrës. Policia siguroi prova të forta se Kllogjeri ka marrë para në këmbim të dhënies së notës kaluese për provim. Arrestimi u bë pas denoncimit të disa studentëve të Fakultetit Ekonomik. Blute e Elbasanit kapen ne flagrance pedagogun teksa merrte ryshfetin.

    Hetimet se në këtë skemë janë përfshirë dhe 2 pedagogë të tjerë janë në vijim.

    (d.b/BalkanWeb)

  5. #5
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Provimet e matures jane kote pa pike kuptimi. Me duket si nje menyre per profesoret te rrjepin nxenesit.
    I LOVE GOD

    j&g

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •