Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Reforma, të veprojmë tani. Shqiptaret nuk do na falin


    Në dy dekadat e fundit Shqipëria ka vuajtur nga mospranimi i rezultatit të zgjedhjeve, një emërues i përbashkët ky për te dyja forcat kryesore politike.


    Mungesa e nje vlerësimi ndërkombëtar se zgjedhjet përmbushën standardet më të larta demokratike është një nga arsyet kryesore përse Këshilli i Europës mban ende nën monitorim Shqipërinë. Ajo qe duhet arritur eshte qe vendi te kete standarde elektorale në lartesine e Kodit të Praktikave të Mira për Çeshtjet Zgjedhore të Komisionit të Venecias. Një dokument të cilit politika shqiptare i referohet sa herë ka probleme me zgjedhjet.
    Dhe sot, kur Shqiperia mban presidencen e Komitetit te Ministrave te Keshillit te Europes, qe perkon edhe me 10-vjetorin e miratimit te ketij dokumenti, reforma e pambyllur zgjedhore ishte pika kryesore e diskutimeve.

    Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth folen qe te dy per domosdoshmerinë e mberritjes ne vijen e finishit, duke i lidhur reformat ende te pambyllura, me te ardhmen europiane te vendit.

    "Në Komisionin e Reformës Zgjedhore është bërë një punë e madhe dhe sigurisht e vlerësueshme. Tani është finishi dhe kjo punë duhet të mbyllet. Nuk ka kohë për të humbur më tej.Shfrytëzoj këtë rast dhe të ftoj njerëzisht që ajo çka ka mbetur, të përfundohet shpejt.Eshtë koha tani. Shqiptarët duan statusin dhe ata e meritojnë. Shqiptaret nuk e falin bllokimin dhe këtë e kane treguar", tha Topalli.

    "Vija e finishit është afër, por vetëm për ata me vullnet politik.Një përfundim në kohë i reformës nevojitet edhe që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ketë kohë të mjaftueshme për të bërë përgatitjet e duhura në mënyrë të efektshme. Përmbushja e kësaj detyre kërkon, mbi të gjitha, që udhëheqësit politikë t'i lënë mënjanë interesat partiake vetjake dhe të vënë në plan të parë vendin e të nderojnë besimin, që u kanë dhënë qytetarët shqiptarë", tha Wollfarth.

    Ajo që ndërkombëtarët presin për permbushjen e standardeve me te larta elektorale eshte vetem se partite politike duhet te tregojne vullnet politik ne zbatimin e ligjit zgjedhor, çka përbën edhe rekomandimin numer një dhe të pandryeshueshëm të OSBE/ODIHR për zgjedhjet.

    "Na mbetet ende të shohim nëse udhëheqësit politikë të këtij vendi do të udhëhiqen nga një ndjenjë më e lartë përgjegjësie kundrejt qytetarëve dhe mirëqenies së tërë vendit. Sa gjatë mund të presë Shqipëria? Unë jam i bindur se qytetarët e këtij vendi janë në gjendje t’i japin përgjigje kësaj pyetjeje", theksoi Wollfarth.

    Por derisa qytetareve t'u vije radha të shprehen me votë në zgjedhje, demokratët dhe socialistët kanë marrë përsipër të reformojnë Kodin Elektoral. Kur kanë mbetur vetëm 10 ditë kohe nga mandati i ri, Komisioni për Reformën Zgjedhore nuk ka dhënë asnjë shenjë kompromisi.

    http://www.dailymotion.com/video/xrw...ews-lajme_news

    Kroi
    Ndryshuar për herë të fundit nga EuroStar1 : 03-07-2012 më 05:57
    Revolution 1848

  2. #2
    Ja si e mendoj une:

    E keni mare vesh qe Nanua po na gezon me pranin e tije ne politike serisht ?

    Nje mosmarveshje mes PD-se dhe PS-se per reformat e kerkuara nga UE-ja dhe braktisja e parlamentit nga PS-ja do sillte si rezultat MOS pranimin e antarsimt te Shqiperise. Pa dyshim qe Politikaneve ju ka ngelur pak kohe per te permbushur kerkesat e kekruara per antarsim.

    Dalja e pashmangshme nga politika e te deshtuarit Edvin Rames, do shoqerohet me debate te ashpra qe " gjoja " ishte faji i tije qe Shqipria nuk u pranua per antarsim. Maja e postit si kryetar PS-je nga Fatos Nano do shihet si zgjidhja e vetme per ecurin e mire te mardhnjeve mes dy forcave me te medha politike dhe per plotesimin e kushteve per antarsim ne BE.....POR jo ne Tetor.... KUR ? Kush e di !!! ???

    Kjo mendoj qe do jete rrjedha e ngjarjeve qe sot e deri ne Tetor ,kur BE do ti thote perseri politkaneve tone ( jo popullit Shqiptar ) nje JO te madhe
    Revolution 1848

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Ja si e mendoj une:

    E keni mare vesh qe Nanua po na gezon me pranin e tije ne politike serisht ?

    Nje mosmarveshje mes PD-se dhe PS-se per reformat e kerkuara nga UE-ja dhe braktisja e parlamentit nga PS-ja do sillte si rezultat MOS pranimin e antarsimt te Shqiperise. Pa dyshim qe Politikaneve ju ka ngelur pak kohe per te permbushur kerkesat e kekruara per antarsim.

    Dalja e pashmangshme nga politika e te deshtuarit Edvin Rames, do shoqerohet me debate te ashpra qe " gjoja " ishte faji i tije qe Shqipria nuk u pranua per antarsim. Maja e postit si kryetar PS-je nga Fatos Nano do shihet si zgjidhja e vetme per ecurin e mire te mardhnjeve mes dy forcave me te medha politike dhe per plotesimin e kushteve per antarsim ne BE.....POR jo ne Tetor.... KUR ? Kush e di !!! ???

    Kjo mendoj qe do jete rrjedha e ngjarjeve qe sot e deri ne Tetor ,kur BE do ti thote perseri politkaneve tone ( jo popullit Shqiptar ) nje JO te madhe
    Pranimi i Shqiperise kandidat per BE do te behet realitet, kete Tetor, sepse:

    * mbahet Shqiperia me ne fre kur eshte kandidat se sa pa status fare (ndaj nuk duan politikuajt tane qe vendi te marre statusin);

    * eshte muaji i ditlindjeve te Enverit, Ramizit dhe klasikut te ... demonkracise, Salise;

    * eshte 100 vjetori i pamvarsimit te Shqiperise;

    * Shqiperia eshte pjese e Ballkanit Perendimor, dhe Europes nuk i intereson nje "vrime e zeze" ...

    * etj

    Mos u merakosni per fatos thanas nanon, apo edverin, sepse ata kane mare e ende do te marin thelat e tyre, sigurisht te monitoruar nga nderkombetaret, veçanerisht Brukseli ... shfaqja do te pasurohet me auto-lavdet e seciles pale per kontrim*tin qe kane dhene per te fituar statusin ... ne kete drejtim salijevi eshte me i zhdervjellet - ka edhe mekanizmat shteterore ne dispozicion per propagande ala-sig-punisto-nomenklaturiste.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •