Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    Leonard Seiti Maska e ArushPeshkatari
    Anëtarësuar
    27-04-2012
    Vendndodhja
    500 Miles away from home
    Postime
    22

    Kur kazmën e ngulën në gjoks!!!

    "Luten gjith sa qelbin në erë hipokrizie t'i qëndrojnë larg temës"


    Kur kuptuam se ç’ish metafora
    Ja ngulëm gishtat në sy
    Se ujk ishte uria jonë!

    E bukur ësht’e panjohura
    Ç’s’kuptojmë është mrekulli

    Vajtuan sorrat mbi varrin e bretkocës
    Kur bretkoca i dëgjoi tha: Çudi!

    Qeshi me të madhe langoi buzë bregut
    Me lepurin zu’ miqësi
    Lëpinë të dy djersën e shelgut
    Hija kurrë s’i pa me mërzi

    Puthen gjethet para se të bien
    Pse puthen unë s’mundem ta di

    Asfaltiti nxehet kur kurvat lëpihen
    Në pasqyrat e syve të mi

    Kock’e fortë jam çirret katundari
    Ç’bëj unë s’e bën dot njeri

    Le të ngrihet Shekspiri nga varri
    Pleshtat të më marr dhe ai

    Kur kazmën e ngulën në gjoks
    Florinjë do nxjerrim më thanë

    Por koka ime po dhemb
    Prej pluhrit që ngreh ky katran

    Dje malit i’a futa me grusht,
    Me grusht më qëlloi dhe ai
    Oi
    Ç’më bëre Migjen vëllai
    Ç’t’i hedh unë stomakut tani!?
    Ndryshuar për herë të fundit nga ArushPeshkatari : 22-05-2012 më 20:15

  2. #2
    Leonard Seiti Maska e ArushPeshkatari
    Anëtarësuar
    27-04-2012
    Vendndodhja
    500 Miles away from home
    Postime
    22
    Lakuriqe ësht’ nata mbi rrugë
    Ja grisa dhe fustanin e ri
    Kjo plakë matufe, e shurdhë
    S’pranon t’humbas virgjëri!

    Dredhira nuk di, që ta josh’
    E mendjen t’ia kthej, të pranoj
    Le të mbetet sërish shtrati bosh
    As sot e askurrë nuk do shkoj!

    Se ç’kam një marrane ide
    S’i ngjan as puthjes, as prekjes
    Një dolli me verë të ngreh
    Në ditën e varrimit të vdekjes!

  3. #3
    Leonard Seiti Maska e ArushPeshkatari
    Anëtarësuar
    27-04-2012
    Vendndodhja
    500 Miles away from home
    Postime
    22
    Lamë me ujë e lamë me lotë
    Lamë me verë e helm të fortë
    Lamë me borë e lamë me gjak
    Lamë me hije, e lamë me flakë…

    Lyem me blozë e lyem me dheh
    Lyem me gjethe t’kalbura, pleh
    Lyem me heshtje, qefin të ftohtë
    Lyem me vdekje, nuk vdes, më kot!

  4. #4
    Leonard Seiti Maska e ArushPeshkatari
    Anëtarësuar
    27-04-2012
    Vendndodhja
    500 Miles away from home
    Postime
    22
    Qafir arrnaut më tha turku
    Bela e shkuar belasë
    Pastaj m’u lëshua si ujku
    Me dhembët e hekurt t’më vrasë

    Mallkuar qoft Shega tha greku
    Tek ngrinte kryqin më lartë
    Dhe luste zotin e vetë
    Që djepi t’më mbetej i thatë

    Në zjarr m'i dogji serbi
    Foshnjën, djep, e shtëpi
    E prapë se prapë t’i jetove
    E vuajtura nënë Shqipëri

    Veç bijtë moj nëna ime
    K’ta bij kryeneç s’të dëgjojnë
    Ti i rrite me vuajtj’e mundime
    Ata gjakun ç’do dit ta helmojnë

  5. #5
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Vetem kur e shkruan shqipen shkelqyeshem,lexuesi te merr seriozisht. Pasi ta redaktosh do kthehem te te lexoj ,o nevriku I forumit.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #6
    Leonard Seiti Maska e ArushPeshkatari
    Anëtarësuar
    27-04-2012
    Vendndodhja
    500 Miles away from home
    Postime
    22
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON Lexo Postimin
    Vetem kur e shkruan shqipen shkelqyeshem,lexuesi te merr seriozisht. Pasi ta redaktosh do kthehem te te lexoj ,o nevriku I forumit.
    S'lexove ti dhe mua më plasi, apo si!?
    Nuk isha i qartë me këtë:
    "Luten gjith sa qelbin në erë hipokrizie t'i qëndrojnë larg temës"

  7. #7
    Leonard Seiti Maska e ArushPeshkatari
    Anëtarësuar
    27-04-2012
    Vendndodhja
    500 Miles away from home
    Postime
    22
    Mëngjes
    Kafenë e pi qetë-qetë
    Provoj ritmin zemrës t’ia ndal
    Duke mbushur mushkritë me zjarr
    Kanceri im ka uri
    I jap të pi,
    E zezë, si kafeja je ti!

    Mesditë
    Venat premtojnë stinë dhimbjesh
    Veshur është qielli në gri
    Të shoh mbas xhamit tek zhvishesh
    Prej petkut të larë në mërzi
    E humbe një jetë përsëri

    Mbrëmje
    Kocka bluan stomaku
    Ti mbretin e vrave dhe sot
    Errësira ëndrrat i plaku
    Këmbë, mijra këmbë bredhin kot,
    Zemra që gjurmë nuk lënë dot
    Në lëkurën e vdekjes së ftohtë !

  8. #8
    Leonard Seiti Maska e ArushPeshkatari
    Anëtarësuar
    27-04-2012
    Vendndodhja
    500 Miles away from home
    Postime
    22
    Në buzën e kuqe, mike, ç’më fsheh?
    Urinë e heshtur, a një qiell pa re!?
    Mbas hapit tënd sa shpirtra kanë rendur!?
    Në cilën zemër statuja ke gdhendur !?

    Prej dorës sime gryk’e natës rrjedh gjak
    Për gjith padrejtsitë, dhe për ty, mora hak
    Se shpirti më mbeti ndanë rrugës si pemë
    Ti dritat rindez, mua gjethet më bien!

  9. #9
    Leonard Seiti Maska e ArushPeshkatari
    Anëtarësuar
    27-04-2012
    Vendndodhja
    500 Miles away from home
    Postime
    22
    Dyshoj se ardhja isht’ çmenduri
    Unë isha prej ngjyrave n’memorje ngrirë
    Sa herë gratë në shtratet e akullta kanë shtrirë
    Çarçafin e virgjër që ende s’njeh dashuri !

    Për mua, shkohet dhe në qytetin e djegur
    Për mua, shkohet dhe në dhimbjen e shenjtë
    Për mua, shkohet drejt vdekjes së shtrenjtë
    Që vjen për të gjith sa dor’e diellit ka prekur

    Një karvan të gjatë humanësh shoh në hije
    Në rrjedhën e drejtësisë që t’padenjët ç’nderon
    Në mëshirën e shpirtrave, në lutjen që s’guxonë
    Të kërkoj zemrën e paçelur q’e humbi mërzie

  10. #10
    Leonard Seiti Maska e ArushPeshkatari
    Anëtarësuar
    27-04-2012
    Vendndodhja
    500 Miles away from home
    Postime
    22
    Lëreni k’të udhë e kthehuni sa s’ësht’ vonë
    Udha që unë ndjek s’ësht’ shkelur më parë
    Një motër që kishte në hënë, i’a kanë vrarë

    Dy sy të vegjël që pëshpërijnë e më thonë
    Fjalë të panjohura për veshët e një humani,
    Ndaj kthehuni nga erdhët e fjalën ma ruani

    Jo në memorje, por si shishe vere, në qilar
    Ku s’bie rreze dielli, ku mbyt myku, lagështia
    Si shenjën e fundit që lanë mbas buzët e mia

    Mbi lëkurën e një trupi t’pikturuar në Ar
    Nga qerpikët e vjeshtës, ku brodh’ lot’i ftohtë
    Dhe preku fundshpirtin, se vdekja s’prek kot

    Kështu e pata fatin, që përball meje të vinte
    Me kokën kryeneçe e me sy prej pafundësie
    T’më tregonte shtigje t’panjohura largësie

    E denjë, t’ishte e besueshme dhe shëndrinte
    Jo dritë humane, por një rreze sa mistike
    Po aq të mëndafsht sa s’më ngjalli ndjenjë frike

    Në thellësinë e zërit i fluturojnë mijra zgjime
    Lindje monstruoze, si mes dhimbjesh dhe gjaku
    Fytyra foshnjërore që s’marin kurrë thinja plaku

    Krijesa që s’lundrojnë të zhgënjyer n’ëndërrime
    Mbi varkën e shpresës që ndërtuan duar zemre
    Mbylli portat e shpirtit u shpreh qartë një zë femre

    Mos ki dert për mua zonj’e mirë, s’është vdekja
    Ndërsa hapat më rrodhën me vrullin e një rrëkeje
    Ndieva gjakun t’kalëronte e t’hingëllinte ndër deje

    Dhe u largova pa mundur duart e njoma t’ia prekja
    Veç një puthje prej së largu i dërgova i shpenguar
    Si një zemër brënda letrës që jep shpirt nëpër duar

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •