-
i/e regjistruar
Muaj SHaban
Muaji Shaban
Shaban ėshtė emri i muajit tė tetė, dhe quhet kėshtu ngaqė nė kėtė muaj arabėt kishin zakon tė
shpėrndaheshin [teshaaba] nė kėrkim tė ujit, apo ėshtė thėnė qė ata shpėrndaheshin pėr tė
kryer inkursione dhe bastisje. Apo, ėshtė thėnė se quhet kėshtu ngaqė ai shaaba [zgjerohet apo
shfaqet], dmth ai shfaqet mes muajit Rexheb dhe Ramazan. Format e shumėsit tė fjalės Shaban
janė Shabanat dhe Sheabin.
Agjėrimi nė Shaban
Aisha [Allahu qoftė i kėnaqur me tė] ka thėnė:I dėrguari [paqja dhe bekimet e Allahut qofshin
mbi tė] agjėronte, derisa mendonim se kurrė sdo ta ndėrpriste atė, dhe nuk agjėronte, derisa
mendonim se kurrė mė sdo tė agjėronte. Kurrė nuk kam parė tė dėrguarin e Allahut tė agjėrojė
pėr njė muaj tė tėrė, pėrveē nė Ramazan, dhe kurrė nuk kam para atė qė tė agjėrojė mė shumė se
nė Shaban. [Transmetuar nga Buhari, nr.1833; Muslim, nr.1956]
Sipas njė rrėfimi tė transmetuar nga Muslimi [nr.1957]:Ai e agjėronte tėrė Ramazanin dhe e
agjėronte gati tėrė Shabanin.
Njė grup dijetarėsh, pėrfshirė ibn el-Mubarekun dhe tė tjerėt, menduan se pejgamberi [paqja
dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė] nuk e ka agjėruar tėrė Shabanin, por e agjėronte
shumicėn e tij. Kjo mbėshtetet nga njė rrėfim nė Sahi Muslim [nr.1954] tė transmetuar nga
Aisha [Allahu qoftė i kėnaqur me tė], e cila tha:Smė ėshtė e njohur se ai dmth pejgamberi
ka agjėruar pėr njė muaj tė tėrė prej kohės kur erdhi nė Medine, veē Ramazanit.
Ėshtė transmetuar nė dy Sahitė [Buhari & Muslim] se Ibn Abas ka thėnė:I dėrguari i Allahut
[paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė] nuk e ka agjėruar ndonjė muaj tė tėrė, veē
Ramazanit. [Transmetuar nga Buhari, nr.1971; Muslim, nr.1157].
Ibn Abas e konsideronte mekruh [tė urryer] qė tė agjėrohej ndonjė muaj pandėrprerė, veē
Ramazanit.
Ibn Haxher [Allahu qoftė i kėnaqur me tė] ka thėnė:Ai agjėronte vullnetarisht nė muajin
Shaban mė shumė se nė ēdo muaj tjetėr, dhe ai e agjėronte shumicėn e Shabanit.
Usame ibn Zejd [Allahu qoftė i kėnaqur me tė dytė] ka thėnė:
- O i dėrguar i Allahut, spo shoh se po agjėron nė ndonjė muaj tjetėr siē po agjėron nė Shaban.
Page 2
2 MBUROJA.net
- Ky ėshtė njė muaj mes Rexhebit dhe Ramazanit, tė cilit njerėzit nuk i kushtojnė vėmendje, dhe
ėshtė njė muaj nė tė cilin veprat ngrihen deri tek Zoti i botėve. Unė dua qė veprat e mia tė
ngrihen ndėrsa agjėroj - tha ai. [Transmetuar nga en-Nesai. Shiko Sahih et-Terghib uel-Terhib,
faqe 425].
Sipas njė rrėfimi tė transmetuar nga Ebu Daud [nr.2076], ajo ka thėnė:Muaji mė i dashur pėr tė
agjėruar tek i dėrguari i Allahut [paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė] ishte muaji
Shaban, dhe agjėrimi qė ai bėnte nė Shaban ishte i vazhdueshėm me agjėrimin e tij nė
Ramazan. [I cilėsuar si sahi nga el-Albani. Shiko Sunen Ebi Daud, nr.2/461].
Ibn Rexheb [Allahu pastė mėshirė ndaj tij] ka thėnė:Agjėrimi nė Shaban ėshtė mė i mirė se
agjėrimi nė muajt e shenjtė, dhe agjėrimet mė tė mira vullnetare janė ato qė kryhen mė afėr
Ramazanit, para dhe pas. Pozita e kėtyre agjėrimeve ėshtė sikur ajo e es-Sunen el-Reuatib, tė
cilat kryhen para dhe pas namazeve tė detyrueshme dhe tė cilat plotėsojnė numrin e namazeve
tė detyrueshme. E njėjta vlen pėr agjėrimet qė kryhen para dhe pas Ramazanit. Mu ashtu siē es-
Sunen er-Reuatib janė mė tė mira se namazet tjera vullnetare, edhe agjėrimet qė bėhen [nė
muajt] para dhe pas Ramazanit janė mė tė mira se agjėrimet herėve tjera.
Fraza 'Shabani ėshtė njė muaj mes Rexhebit dhe Ramazanit, tė cilit njerėzit nuk i kushtojnė
vėmendje,' tregon qė, pėr shkak se bie mes dy muajve tė rėndėsishėm, muajit tė shenjtė tė
Rexhebit dhe muajit tė agjėrimit, njerėzit janė tė preokupuar me kėta dy muaj dhe nuk i
kushtojnė vėmendje Shabanit. Shumė njerėz mendojnė qė agjėrimi nė muajin Rexheb ėshtė mė i
mirė se nė muajin Shaban, ngaqė Rexhebi ėshtė njė nga muajt e shenjtė, por kėshtu nuk qėndron
puna.
Nė hadithin e lartpėrmendur, na del se, ndonėse disa kohė tė caktuara, vende dhe njerėz
mendohet tė posedojnė ndonjė dobi tė veēantė, mund tė ketė tė tjerė[a] qė janė mė tė mira se
ato.
Kjo, po ashtu tregon, se ėshtė mustehab [e rekomandueshme] tė shfrytėzohen kohėt kur njerėzit
zakonisht janė neglizhentė, duke bėrė akte adhurimi. Njė grup Selefėsh e mbushnin kohėn mes
Akshamit dhe Jacisė me namaz, duke thėnė se kjo ishte kohė kur shumė njerėz janė neglizhentė.
Njė tjetėr shembull ėshtė pėrkujtimi i Allahut [dhikri] nė pazar, ngaqė kjo do tė thotė se njeriu e
pėrkujton Atė nė njė vend ku njerėzit zakonisht janė neglizhentė dhe midis atyre qė janė
neglizhentė. Ka njė numėr dobish qė vijnė nga shfrytėzimi i mirė i kohės kur njerėzit shpesh
janė neglizhentė, dhe shfrytėzimi i kėtyre kohėrave pėr adhurim pėrfshin kėtė qė vijon:
Kjo ėshtė fshehje e punėve tė mira, dhe fshehja e akteve vullnetare [nafil] ėshtė mė mirė,
veēanėrisht agjėrimin, ngaqė kjo ėshtė sekret mes robit dhe Zotit. Qė kėtej, ėshtė thėnė se s'ka
elemente tė hipokrizisė nė agjėrim. Njė nga selefėt agjėronte pėr vite tė tėra pa ditur ndokush
Page 3
3 MBUROJA.net
pėr kėtė. Ai shkonte nga shtėpia e tij nė pazar, duke mbartur copa buke tė cilat i jepte si sadaka
ndėrsa ishte agjėrueshėm. Familja e tij mendonte qė ai e hėngri bukėn, kurse njerėzit nė pazar
mendonin qė ai kishte ngrėnė nė shtėpi. Selefi mendonin se ėshtė mustehab qė personi i cili
agjėron, tė bėjė gjėra qė do ta fshihnin faktin qė ai po agjėron. Ėshtė transmetuar se Ibn Mes'ud
ka thėnė:"Kur tė ngriheni nė mėngjes dhe jeni agjėrueshėm, vėni parfum". Katadeh ka
thėnė:"Ėshtė mustehab pėr njeriun qė agjėron tė vejė parfum, nė mėnyrė qė tė mos ketė shenja
se ai po agjėron".
Nė mėnyrė tė njėjtė, bėrja e veprave tė mira, kur njerėzit janė tė pavėmendshėm, ėshtė mė
vėshtirė. Njė nga treguesit se sa e dobishme ėshtė njė vepėr, ėshtė vėshtirėsia e bėrjes sė saj: nėse
ēdonjėri e bėn njė vepėr tė caktuar, ajo ėshtė e lehtė; nėse shumica e njerėzve janė neglizhentė,
kjo e bėn kėtė edhe mė tė vėshtirė pėr ata qė pėrkujtojnė Allahun".
Muslimi transmetoi nga hadithi i Ma'kil ibn Jessar:"Pejgamberi [paqja dhe bekimet e Allahut
qofshin mbi tė] ka thėnė:'Adhurimi nė kohėrat e ērregullta [fitneh], ėshtė sikurse hixhra
[migrimi] tek unė'". Fraza 'adhurimi nė kohėrat e ērregullta' i referohet kohėrave tė trazirave
dhe sprovave, kur njerėzit ndjekin dėshirat e tyre, dhe ata qė kapėn pėr Islamin, bėjnė njė gjė tė
vėshtirė".
Dijetarėt janė dalluar nė mendime pėr shkakun pse pejgamberi [paqja dhe bekimet e Allahut
qofshin mbi tė] agjėronte aq shumė nė muajin Shaban. Opinionet e tyre tė ndryshme janė siē
vijon:
Se ai s'kishte mundėsi tė agjėronte tre ditė pėr ēdo muaj, ngaqė udhėtonte apo pėr shkaqe tjera,
kėshtu qė i kompensonte tė gjitha nė muajin Shaban. Kur pejgamberi [paqja dhe bekimet e
Allahut qofshin mbi tė] fillonte tė bėnte disa akte vullnetare [nafil], ai ngulmonte nė tė dhe, nėse
i humbiste ato, ai e kompensonte mė vonė.
Ėshtė thėnė qė gratė e tij i kompensonin ditėt e humbura tė Ramazanit nė Shaban, kėshtu qė ai
agjėronte pėr kėtė shkak. Kjo ėshtė e kundėrta e asaj ēfarė ėshtė transmetuar nga A'isha se ajo e
vononte kompensimin e ditėve qė i humbiste nė Ramazan, deri nė Shaban, ngaqė ishte tepėr e
zėnė me tė dėrguarin e Allahut [paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė] pėr tė agjėruar.
Ėshtė thėnė qė kjo ishte pėr shkak se ky ėshtė njė muaj tė cilit njerėzit nuk i kushtojnė vėmendje.
Ky ėshtė opinioni mė i saktė, pėr shkak tė hadithit tė Usames tė cituar mė lart, ku ai thotė:"Se ai
ėshtė njė muaj mes Rexhebit dhe Ramazanit, tė cilit njerėzit nuk i kushtojnė vėmendje".
[Transmetuar nga en-Nesa'i. Shiko Sahih et-Terghib uel-Terhib, faqe 425]
Kur fillonte Shabani, pejgamberi [paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė] ende kishte
agjėrime vullnetare tė vonuara, tė cilat nuk i kishte agjėruar, dhe ai i kompenzonte ato gjatė
Page 4
4 MBUROJA.net
Shabanit nė mėnyrėn qė agjėrimet vullnetare tė tij plotėsoheshin para se tė vinte Ramazani.
Ngjashėm, nėse ai kishte humbur namazet sunet apo i ikte namazi i natės [kijam el-lejl], ai i
kompensonte ato. A'isha e shfrytėzonte kėtė rast pėr tė kompensuar ndonjė agjėrim tė
detyrueshėm tė Ramazanit qė ajo kishte humbur, pėr shkak tė menstruacioneve. Gjatė muajve
tė tjerė, ajo ishte tepėr e zėnė me pejgamberin [paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė] pėr
tė agjėruar. Ne, po ashtu, duhet tė pėrmendim se, kushdo qė ka pėr tė kompensuar ndonjė
agjėrim tė humbur, duhet t'i kompensojė ato para se tė vijė Ramazani. S'ėshtė e lejueshme tė
vonohet kjo deri pas Ramazanit tė radhės, pėrveē nė raste domosdoshmėrie [siē ėshtė arsyetimi
i vlefshėm qė vazhdon mes dy Ramazaneve]. Kushdo qė ka mundėsi t'i kompensojė ato para
Ramazanit tė dytė dhe nuk e bėn kėtė, ai duhet t'i kompensojė pas Ramazani tė dytė dhe, veē
kėsaj, ai duhet tė pendohet dhe ta ushqejė njė tė varfėr pėr ēdo ditė qė ai ka humbur. Ky ėshtė
opinioni i Malik, esh-Shafi'i dhe Ahmed.
Njė tjetėr dobi e tė agjėruarit nė Shaban ėshtė se kjo paraqet njė lloj pėrgatitjeje pėr agjėrimin e
Ramazanit, po qė se personit i vjen vėshtirė tė agjėrojė kur tė fillojė Ramazani. Shabani ėshtė
sikur njė hyrje pėr nė Ramazanin dhe ka disa gjėra tė pėrbashkėta me Ramazanin, siē ėshtė
agjėrimi, leximi i Kur'anit dhe dhėnia e sadakasė. Selemeh Ibn Suhejl thoshte:"Muaji Shaban
ėshtė muaj i recituesve [tė Kur'anit]". Habib bin Ebi Thebit thoshte, kur vinte Shabani:"Ky ėshtė
muaj i recituesve [tė Kur'anit]". Kur vinte Shabani, Amr bin Kejs el-Mala'i e mbyllte shitoren e tij
dhe i pėrkushtohej leximit tė Kur'anit".
Agjėrimi nė fund tė Shabanit
Ėshtė transmetuar nė Dy Sahitė nga Imran ibn Husejn [Allahu qoftė i kėnaqur me tė] se
pejgamberi [paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė] i ka thėnė njė njeriut:
- A ke agjėruar diēka nga sirar i kėtij muaji?
- Jo - tha ai.
- Nėse s'ke agjėruar, atėherė agjėro dy ditė - i tha pejgamberi.
Sipas njė rrėfimi tė transmetuar nga Buhari:'Mendoj se ai ka menduar nė Ramazanin'. Sipas njė
rrėfimi tė transmetuar nga Muslim, pejgamberi ka thėnė:"A ke agjėruar diēka nga sirar i
Shabanit?" [Transmetuar nga Buhari, 4/2000; Muslim, nr.1161]
Ka pasur kundėrshtime pėr domethėnien e fjalės sirar. Opinioni mė i mirėnjohur ėshtė se kjo i
referohet fundit tė muajit. Fundi i kėtij muaji quhet sirar, ngaqė hėna ėshtė e fshehur [istisrar] nė
atė kohė. Ndokush mund tė potencojė se ėshtė transmetuar nė Dy Sahitė nga Ebu Hurejre
Page 5
5 MBUROJA.net
[Allahu qoftė i kėnaqur me tė] se pejgamberi [paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė] ka
thėnė:"Mos agjėroni njė apo dy ditė para Ramazanit, pėrveē ata qė agjėrojnė rregullisht, me
ē'rast ju mund tė agjėroni". [Transmetuar nga Buhari, nr.1983; Muslim, nr.1082].
Si mund tė bashkėrendojmė hadithin qė inkurajon agjėrimin nė kėtė kohė me hadithin ku
qėndron qė tė mos agjėrojmė nė kėtė kohė? Pėrgjigja ėshtė: shumė nga dijetarėt dhe shumica e
atyre qė kanė komentuar kėtė hadith, kanė thėnė: Ky njeri, tė cilit pejgamberi ia adresoi kėtė
pyetje, ishte i njohur se agjėronte rregullisht apo se ai ishte zotuar, kėshtu qė pejgamberi [paqja
dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė] e urdhėroi atė tė kompensonte agjėrimin e tij. Po ashtu,
ka edhe tė tjera opinione mbi kėtė ēėshtje. Shkurtimisht, mund tė themi se ka tre raste pėr tė
agjėruar nė fund tė Shabanit:
- Rasti i parė ėshtė kur personi agjėron nė fund tė Shabanit, me qėllim pėr tė qenė i sigurt se s'do
ta humbasė ditėn e parė tė Ramazanit. Kjo ėshtė e ndaluar.
- Rasti i dytė ėshtė kur personi agjėron me qėllim tė pėrmbushjes sė njė zotimi apo pėr tė
pėrmbushur njė ditė tė Ramazanit qė e ka humbur, apo si akt shlyerjeje [kefaret], etj. Kjo ėshtė e
lejueshme, sipas shumicės sė dijetarėve.
- Rasti i tretė ėshtė kur kjo ėshtė krejtėsisht agjėrim vullnetar. Kjo konsiderohet mekruh nga ata
qė thanė se ne duhet tė bėjmė dallim mes Shabanit dhe Ramazanit duke mos agjėruar pėr njė
kohė. Midis atyre qė e thanė kėtė, ishte edhe el-Hasan. Nėse ndodh qė kjo tė pėrkojė me ditėn
kur personi zakonisht agjėron, Malik dhe ata qė u pajtuan me tė e lejuan kėtė, por esh-Shafi'i, el-
Auzai, Ahmed dhe tė tjerėt bėnė dallim mes rasteve kur kjo ėshtė agjėrim tė cilin personi
rėndom e kryen apo ndryshe.
Si pėrfundim, hadithi i Ebu Hurejres qė u citua mė lart, ėshtė ajo qė duhet ndjekur sipas
shumicės sė dijetarėve. Ėshtė mekruh [e urryer] tė agjėrohet vullnetarisht njė apo dy ditė para
Ramazanit pėr ata qė nuk agjėrojnė zakonisht dhe tė cilėt nuk kanė agjėruar pėrpara fundit tė
Shabanit. Mund tė thuhet: pėrse ėshtė mekruh tė agjėrohet pak para Ramazanit [pėr ata qė se
kanė si rregull tė mėparshėm agjėrimin]? Pra, siē ėshtė:
Sė pari: qė tė mos i shtohen ditė tjera agjėrimit tė Ramazanit, tė cilat s'janė pjesė e tij. Agjėrimi
nė ditėn e Bajramit, ėshtė i ndaluar pėr tė njėjtėn arsye: qė mos tė biem nė kurthin e njėjtė si tė
Njerėzve tė Librit pėr sa i pėrket agjėrimit, meqė ata e shtuan agjėrimin e tyre sipas tekave dhe
dėshirave tė tyre.
Pėr tė njėjtėn arsye ėshtė ndaluar agjėrimi nė 'ditėn e dyshimit'. Ammari ka thėnė: "Kushdo qė
agjėron nė kėtė ditė, e ka kundėrshtuar Ebul-Kasimin [paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi
tė]".
Page 6
6 MBUROJA.net
'Dita e dyshimit' ėshtė njė ditė kur njerėzit s'janė tė sigurt nėse ėshtė Ramazan apo jo, kur lajmi
pėr pamjen e hėnės sė re vjen nga dikush, fjala e tė cilit s'mund tė pranohet. Pėr sa i pėrket ditės
sė vrerėt, disa nga dijetarėt kanė thėnė qė kjo, po ashtu, ėshtė 'ditė dyshimi', dhe thanė qė
agjėrimi s'ėshtė i lejuar nė kėtė ditė. Ky ėshtė opinioni i shumicės.
Sė dyti: tė bėhet dallim mes agjėrimit farz [tė detyrueshėm] dhe nafile [vullnetar], sepse tė bėrit
dallim mes punėve farz dhe punėve nafile ėshtė ligjėruar nė Islam. Qė kėtej, ėshtė haram tė
agjėrohet nė ditėn e Bajramit, dhe pejgamberi [paqja dhe bekimet e Allahu qofshin mbi tė] e ka
ndaluar tė vijohet namazi i detyrueshėm menjėherė me njė tjetėr namaz, po qė se ato nuk
ndahen duke thėnė selam apo duke folur, veēanėrisht nė rastin e namazit sunet, qė bėhet pak
para Sabahut. Pra, ėshtė ligjėruar tė bėhet ndarja e qartė mes kėtij namazi dhe namazeve tė
detyrueshme. Prej kėtu, ėshtė ligjėruar tė falet ky namaz nė shtėpi dhe tė shtrihemi mė pas.
Kur pejgamberi [paqja dhe bekimet qofshin mbi tė] pa njė njeri qė po falej nė kohėn kur ikameti
ishte thirrur pėr namazin e Sabahut, ai i tha atij:"Sabahu ėshtė katėr rekate?!" [Transmetuar nga
Buhari, nr.663]
Disa tė paditur mund tė mendojnė se arsyeja pėrse nuk agjėrojmė pak para Ramazanit ėshtė qė
tė hamė sa mė shumė dhe t'i pėrmbushim dėshirat tona para se tė bėjmė vetėmohim duke
agjėruar. Ky ėshtė gabim nga ana e atyre qė mendojnė kėshtu. Dhe Allahu e di mė sė miri.
Referenca:
Lata'if el-Meraif fima li Meuesim el-Am min el-Ueza'if i Ibn Rexheb
El-Ilman bi Shejh min Ahkam es-Sijam i Abd el-Aziz
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt