Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Dj_katro16 Maska e Vasien
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    KORCE
    Postime
    8

    Dosja e korrupsionit ne sistemin e arsimit shqiptar

    UNE BESOJ SE TE GJITHVE JU JU KA NDODHUR QE TE SHKONI TE BENI KURS ME MESUESIN E LENDES P.SH MATEMATIKE ,FIZIKE ETJ.
    KJO PER MUA NDODH SEPSE NE NE ATE LENDE NUK MUND TE JEMI AQ TE ZOTE SE TEK LENDET E TJERA DHE KJO NA DETYRAN QE TE SHKOJME TE BEJME KURS ME MUSUESIN E LENDES DHE QE TE NE VEJE NJE NOTE KALUESE.
    POR KORUPTIMI I MESUESVE NUK NDODH VETEM PER KETE SHKAK POR KA DHE SHUME TE TJERE SI P.SH MUSUSESI TE DETYRON DHE TE THOTE JE I NGLELUR NE LENDEN TIME DHE TI DETYROHESH QE TE SHKOSH DHE TE BESH KURS ME TE POR KJO NDODH SIPAS MEJE SEPSE TE GJITHE MESUESIT E KANE ROGEN SHUME TE ULET DHE PER TE FITUAR PARA BEJNE KURSE.
    UNE KTE TEME E HAPA QE TE GJITHE JU TE JEPNI MENDIMIN TUAJ PER KETE TEME DHE BESOJ SE ESHTE INTERESANTE.


    TE BISEDOJME:

  2. #2
    Perjashtuar Maska e x-boy
    Anėtarėsuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    ne xhunglen e athines
    Postime
    22
    Ne kete dite qe ka ardhur sot nuk mund te kesh as edhe nje sherbim nese nuk e paguan. Dhe keshtu varferia dhe nevoja per jetese te detyron te veprosh me cdo menyre eshte e mundur qe te kesh te ardhura. pervec ketyre ekziston dhe problemi i mospagimit nga te gjiiiiithe elementet shoqerore.
    Gjerat ose korrupsioni jane te hapura-dukura por kur nuk merr masat ai qe duhet nuk ka per tu bere asgje. E c'zgjidhje te na japin ata qe jane vendosur ne pushtet kur s'kane kohe per pune, sepse kane edhe per te rrjepur popullin. Pastaj me qe erdhi rasti nga ti'a nisesh qe ta bitisesh.

    Kurajo!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Bledi05
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    ITALI
    Postime
    4

    Pse korruptohen mesuesit?

    Pershendetje te gjitheve ne veēanti iniziatorit te kesaj teme!
    Une per mendimin tim them se ekzistojne disa faktor te cilet ēojne ne korrupsion, nder te tjera po mundohem te permend disa:
    1. Kur eshte "i ati" i korruptuar, zor te dale i "biri" jo i tille.
    2. "Dhent" nuk kane ēoban per kete bejne ēte duan.
    3. Bashkangjitem me mendimin tuaj se e kane rrogen e ulet.
    4. Gjithashtu varet se ēfare njeriut eshte, ēfare karakterit ka.
    Por nje gje po ju them te gjithe mesuesve se te kene kujdes kur te ju hasin sharra ne goshde se prishet.
    Tani do ju tregoj nje shembull i cili i nodhi nje miku tim te afert: Me 11 Shkurt 2004 profesori i fizikes mbeti vetem me nxenesin te cilit i duhej vetem 0.5 pike per te kaluar, edhe megjithese nxenesi i tregoj te vertenten per te gjitha rrethanat te cilat e kane ēuar ne ate gjendje edhe megjithese nxenesi i propozoi disa variante* per tia dhene ate gjysme pike dhe per ta kaluar, mesuesi nuk pranoi ne asnjefare menyre. Tani rrezultatet nxirrni vete dhe thoni se ēfare mesuesi eshte.
    Ju uroj gjithe te mirat dhe e kalofshi mire.
    Bledi Padova Itali.
    JU FALEMINDERIT!!!

  4. #4
    Shkodrani Maska e fiso
    Anėtarėsuar
    31-10-2003
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    187
    Per mendimin tim mesuesat qe korruptohen nuk kane pike dinjiteti e skane aspak karakter.Nuk eshte rroga e vetmja arsye qe te detyrojne per te bere kurs pasi ajo rroge te del boll per te jetuar por eshte paftyrsia qe kerkon te beje pasuri me paret e nxensve.

    Te besh pasuri me paret e nxenesve eshte nje krim.

  5. #5
    Shpirt Dardani Maska e agiimi
    Anėtarėsuar
    08-03-2004
    Vendndodhja
    Egzistoj diku!.
    Postime
    25
    Ti brari po mundohesh qe ta permisosh dike ne bised , e ti nuk e din qe se pari duhesh ta permisosh veten, (pe Korce )

    Ndersa sa ju perket mesuesve te koruptuar qe jan ne arsim , nuk po e dije se ku po i gjen keta ky BRARI , asnje profesor nuk te detyron qe te shkojsh tek aje qe ta ndjekesh kursin e tinaj , kjo eshte me vullnet te nxenesit ne qofte se don ta pervetesoj ate lend me shum , qofte se nuk e ka pervetesuar ate ne oret mesimore ku i ka pasur pa pages atehere nese don letepaguaj per keete .
    Dhe nuk eshte ky faji i profesorave qe nuk e pervetsojn nxenesit kete gjat oreve mesimore qe i kan pas ne shkoll , pra ju lutem mos i komplikoni gjerat.
    pershendetje
    tradhetari i kombit te vet ,
    edhe qlirimtarin e therret terrorist ,
    po ashtu si diktatori.

  6. #6
    Ne elbasan nxenesit bene kallezim penal per nje profesorin e tyre i cili "ne mes te dites" dergonte ndermjetesit te kerkonin 5000 leke per te kaluar

    mjek dhe profesor e shitet kaq thjesht

    po sikur ai te kete nje dite ne dore jeten e dikujt qe une kam inat, per sa para do t'a lere te vdese??????????????

    Nese pagesa e profesorit nuk te pelqen hap rrugen se ka te tjere sa te duash qe do te ishin mjaft te kenaqur te kishin nje mundesi te tille.

    demi eshte teper i madh per te ardhmen e vendit
    Me mire me pak te diplomuar por me nje diplome qe vlen dicka sesa shume qe kalojne "me shkelma"
    me mire pak e sakte se shume e per lume

  7. #7
    goa master Maska e ēapkeni
    Anėtarėsuar
    23-11-2003
    Vendndodhja
    torino
    Postime
    78
    O NJEREZ NUK E KUPTONI QE NE SHQIPERI KORRUPSIONI KA PUSHTUAR TE GJITHE ADMINISTRATEN SHTETERORE
    NUK JANE VETEM MESUESIT POR DHE POLICET, DOKTORET, DERI TE FUNKSIONARET E LARTE TE SHTETIT
    Jeni shume miopa dhe te pandergjegjshem qe shani mesuesit sepse nuk e kuptoni qe shqiperine e ka pushtuar varferia
    dhe ketu nuk behet fjale per vlera morale por per kushtet e veshtira qe po kalon vendi yne
    LE TE SHAJE DHE TE OFENDOJ VETEM AI QE NE FAMILJEN E TIJE NUK KA KORRUPTUAR OSE PERFITUAR NGA KJO SITUATE KAOTIKE E VENDIT TONE
    Jam i sigurt qe asnjeri nga ju nuk e ka ndergjegjen e kulluar
    MOS FLISNI PER GJERA QE QENDROJNE MBI JU
    pershendetje o njerez te vobekte
    From ēapkeni

  8. #8
    nga t'a kapesh kete postim capkeno?!

    po perpiqem

    1- nga kaosi kumbasin te gjithe e perfitojne vetem ata pak vete qe kane pushtetin te ruajne interesat e tyre

    2- nuk eshte kusht i nevojshem "virgjeria" e familjes per te kritikuar korrupsionin ne arsimdhenie ... (nuk po flasim per krishtin e biblen ketu) megjithate mendoj se ka plot shqipetare qe jane krejtesisht te pakorruptuar qe meritojne te kerkojne DREJTESI - THEKSOJ SE KY NUK ESHTE NJE KUSHT I NEVOJSHEM PER TE DHENE MENDIM.

    3- fakti qe policet jane te korruptuar nuk justifikon aspak korrupsionin e mesuesve (dhe te askujt tjeter) dhe anasjelltas

    4- Profesoret po EDUKOJNE brezin e ri shqipetar dhe ne kete aspekt jane shume me teper fajtor se te tjeret sepse po SHKATERROJNE PERFUNDIMISHT cdo shprese ne te ardhmen e vendit (po i edukojne studentet ne korrupsion).

    5- Vertet nuk di nga t'a kap diskutimin tend - eshte si te perpiqem t'i pergjigjem nje pyetje te tipit - PSE MACJA I BEN VEZET NATEN??????

    Mbase duhet te perpiqesh te ndryshosh pak menyren e koncpetimit te jetes shoqerore.
    Une lexova VETEM kete shkrim tendin dhe nuk besoj qe gjithe te tjeret te jene ne te njejten fryme.

    Cdo i korrupuar eshte shume fajtor dhe mban pergjegjesi (morale e ligjore) per ate qe ben - pavaresisht nese te tjere bejne te njejten gje apo jo
    Profesoret nuk kane as "justifikimin" e injorances

    Pershendetje edhe Ty

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Korrupsioni ka pllakosur edhe arsimin shqiptar

    Krahas supervjedhjeve ne Kesh e Telekom plasi kto dite dhe skandali i Burgjeve ku jan vjedhur miliona e jane falcifikuar letrat e Shtetit nga militantet socialiste qe punojne ne sistemin e drejtesise e qe prej kesaj qindra kriminele vrases te njohur jane liruar nga birucat e shetisin te lire rrugeve te Atdhut.. sipas kenges..rruget eatdheut me therrasin..
    Mjer populli..
    Ja dhe ne Arsim doli tani vepra e Memushit ..Scarit te filmit Lijon king..lol.



    gazeta shekulli shkruan:

    -------

    Vetėm nė njė vit. Pa folur kėtu pėr dėmet nga skualifikimet e padrejta, mungesat e datave, tė njoftimeve apo lidhjet e kontratave para shpalljes sė fituesit

    Vjedhja nė arsim, 600 milionė


    Elda Spaho

    Fillojnė me ato qė s’ta mbushin syrin (abuzime njėqindmijė apo dyqindmijė lekėshe) dhe pėrfundojnė nė shuma marramendėse. Siē ishin rastet e rikonstruksionit tė Universitetit “Fan Noli” nė Korēė apo shkollės sė mesme tregtare nė Vlorė. Tė fituara nga e njėjta firmė, secili prej kėtyre dy tenderave i shkaktuan buxhetit tė vjetshėm shqiptar, as mė shumė e as mė pak, humbje prej mė shumė se 100 milionė lekėsh tė vjetra. Tė tilla shkelje, bėrė nga Ministria e Arsimit gjatė tenderimeve tė vitit tė kaluar, u gjetėn me dhjetėra nė njė projektraport sekret tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit. I bėrė gati jo pėr t’u publikuar, por pėr t’iu dėrguar vetėm zyrtarėve mė tė lartė tė shtetit, ky dokument pėr fat tė mirė ra edhe nė duart e “Shekulli”-t. Dhe gjeti vend nė faqet e tij pėr 10 ditė. Ishte njė dosje tejet interesante, por njėkohėsisht trishtuese kjo e KLSH-sė, qė dėshmonte pėr shkelje nga mė tė paimagjinueshmet, tė bėra vitin e kaluar nga institucioni shqiptar i dijes.

    ***
    Tė parat ishin shkollat. Viti i kaluar ka qenė i mbushur me rikonstruksione dhe ndėrtime, por kujt i shkonte nė mendje se rreth 600 milionė lekė tė vjetra, tė hequra mėnjanė nga buxheti i shtetit pėr to, do tė humbisnin? Njė shifėr e madhe, qė tė alarmon edhe mė shumė kur kujton se u humb nė jo mė shumė se 21 tendera. Nė Tiranė, nė Korēė, nė Shkodėr, Durrės e Vlorė deri nė fshatrat mė tė humbura tė Shqipėrisė, nė Rajcė tė Librazhdit, Braēanj tė Devollit etj., kėto para u shpėrdoruan gjithandej, pa kufi. Nė forma nga mė tė ndryshmet, ku mė flagrantet, sipas KLSh-sė kanė qenė korrigjimet e gabuara tė vetė komisionit tė vlerėsimit tė ofertave nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės, anėtarėt e tė cilit kanė rritur me dhjetėra e disa qindra milionė ofertat. Listės sė shkeljeve i shtohen llogaritjet e gabuara tė njėsisė sė prokurimit nė preventivat e paraqitura nė tender, ndryshimet e ēmimeve, tė bėra me korrektor, si nėpėr fletore tė zakonshme nxėnėsish. Buxheti i shtetit ka humbur dhjetėra milionė mė shumė pėr rikonstruksionin e shkollave edhe pėr shkak tė skualifikimeve tė padrejta tė konkurrentėve, tė cilėt kėrkonin mė pak para pėr tė kryer punimet. Nė njė nga rastet mė tipike, tenderit tė shkollės sė mesme tregtare nė Vlorė, njėri nga konkurrentėt, “Derveni” ėshtė skualifikuar nga komisioni i vlerėsimit nė Ministrinė e Arsimit, vetėm sepse i mungonte grafiku i punimeve. Ky konkurrent ofronte disa milionė lekė mė pak pėr tė bėrė punimet, por komisioni ka shpallur fituese njė firmė tjetėr, e cila gjithashtu kishte diēka mangut nė dokumentacion: i mungonte akti i kolaudimit. Raste tė tilla u publikuan plot gjatė dy javėve tė fundit nė faqet e ‘Shekullit’.

    ***
    Pas shkollave, tenderat e librave. Tė pėrfolur dhe tė lakmuar, tė dyshuar dhe njėkohėsisht tė dėshiruar fort prej botuesve shqiptarė, kėta tendera do tė vazhdojnė tė jenė edhe pėr dy vjet tė paktėn, pronė e Ministrisė sė Arsimit. E cila, sipas KLSh-sė, vitin e kaluar i ka zhvilluar disa prej tyre sa pėr sy e faqe (“fiktivisht” ishte fjala e pėrdorur nė raport). ‘Shekulli’ kujton kėtu edhe njėherė tenderin pėr shtypjen dhe shpėrndarjen e fletėve dhe fletoreve tė punės pėr arsimin 8-vjeēar, vitin e kaluar. Kontrata me fituesin ishte lidhur dhe firmosur nga drejtoresha e drejtorisė ekonomike nė Ministrinė e Arsimit, njė javė para se fituesi tė shpallej zyrtarisht, me udhėzim tė ministrit. “Formulari i kontratės dhe kontrata janė nėnshkruar nga Eneida Hoxha me detyrė drejtore e drejtorisė ekonomike, nė datėn 10.06.2003. Kjo tregon se kontrata ėshtė nėnshkruar 7 ditė mė pėrpara se tė shpallet konkurrenti fitues nga titullari i entit prokurues”, thuhet fjalė pėr fjalė nė projektraport.




    24/05/2004


    ----------



    Koment..

    Une i besoj keto hatara te qeverisjes socialiste edhe nisur thjesht nga nje fakt qe sillte ketu ne Forum nje djal i mire nga Tepelena.
    Ai tregonte per nipin e Luan Memushit i cili edhe pse therri me thike dhe e la te vdekur nje gjimnazist te urte.. te Shkolles Asim Zeneli .. vazhdon bredh i lire sokaqeve te tepelen Memaliajt..ne sherbim te Partise se Memush-Gjolek rucave..
    Ka nje lidhje genetike mes hajdutve socialiste e Krimineleve..
    Ata jane NJŹ..
    Kur do shpetoje Vlore Tepelena nga Diktatura bolshevike hajdute qe ata vete e votojne tash 60 vjet?

    Ca kokrra hajdutesh nga tepelen-Vlora qe jane bere Bosa hotel-Bordellosh me ndihme te Ruc Malajve.. ne Breg det e Tirane e Durres e kudo.. nuk kane si te jene ASPIRATA e Realizuar e nje populli te tere fisnik..

    Hotel bordellot e ca tepeleno-Vlonjatve te lidhur me Malo Ruc Gjoleken e 97-tes.. nuk e shpetojne nga varferia krahinen e Vjos Shushices.. ato vec perlyejne nje popull te tere qe duke bere sehir e duke votuar per banditet me Benza.. felliq vetvehten pergjithmone..

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ardian Klosi qendis nje karte..

    shekulli

    ----
    Letėr z. Fatos Nano


    Ardian Klosi

    I nderuar zoti kryeministėr

    Mė falni qė ju marr pak kohė, por nė mungesė tė ministrit tuaj tė Arsimit detyrohem t’ju drejtohem juve.
    Pyetja ime ėshtė e thjeshtė: Ėshtė aty ministri i Arsimit tė RSH, zoti Luan Memushi? E keni gjė ju midis Jush? Sepse ne midis nesh nuk e kemi: u bė kaq kohė qė si gazetarė e bashkėpunėtorė tė jashtėm tė “Shekullit” e kėrkojmė dhe s’e gjejmė. Bėj pyetje, shkruaj artikuj, prit pėrgjigje pėr skandalet e ministrisė sė tij. Ai hiē. Boto dokumenta, fakte, opinione. Ai po hiē.
    Nė tė vėrtetė mė pati lindur njė dyshim se ministri juaj i Arsimit Memushi nuk ekziston qysh nja dy vjet mė parė, kur i pata bėrė zotėrisė nė fjalė disa letra tė hapura pėr punė tekste shkollash. Kėrkova edhe me Goggle e Yahoo. There is no minister with such a name. Es gibt ihn nicht. Il n’y’a pas un Luan. Il ministro non c’č. O Memushi dhen iparqi. Pasi e thėrrita nė disa gjuhė, si e kėrkova nė faqe gazetash, studio televizive, konferenca dhe nė eter, hoqa dorė nga epistolari im, sepse u binda qė ishte mė e udhės t’ia drejtoja murit ankesat pėr tekstet e historisė e tė letėrsisė qė marrin nė duar vocėrrakėt shqiptarė sesa mosgjėsė. Muri e bėn sė paku njė zhurmė kur ti pėrplas pas tij nė zemėrim e sipėr bie fjala, “Historinė 5”, kurse ministri i Arsimit tė RSH nuk nxirrte asnjė zhurmė. Fėmija vajtonin se nuk donin tė mėsonin histori me luftė dhe vjersha skematike, ai nuk pipėtinte. Kėshtu e mblodha se personi qė shfaqej nė kronika lajmesh me maskė dhe parrukė nuk ishte i vėrtetė, se mbrapa trajtave tė rrumbullta flegmatike nuk fshihej asgjė, ose fshihej vetėm njė klan i caktuar jugor i Partisė Socialiste. E ngaqė nuk mė jepet shumė pėr parapsikologji dhe komunikim me shpirtra pa mish, hoqa dorė nga identifikime tė mėtejshme dhe e shpėrndava trishtimin tim nė biseda me miq.
    Kėto ditė, duke ndjekur shkrimet e pėrditshme tė “Shekullit” pėr tenderat e Mashės (mezi e kuptova qė prapa kėsaj mashe misterioze fshihej Ministria e Arsimit Shqiptar), dyshimi im pėr mosekzistencėn e ministrit tė Mashės u kthye nė bindje. Javė tė tėra pa asnjė reagim, miliona qė ulėrinin se ishin vjedhur, heshtje. Tek bleja gazetėn pėrditė, shpresoja se mė nė fund do tė vinte shpjegimi: jo, asgjė: “Krushqit mbeten tė ngrirė”, si nė novelėn e Kadaresė. Ose, thashė, ka pėsuar ndonjė paralizė mendore nga shoku dhe, pas do kohe, do tė shpėrthejė (i ndodhi dikur nė vitet ’70 njė aktori tė Teatrit Popullor: tek qeshte me tė madhe pėsoi paralizė faciale, e pas disa ditėsh kurim, u ēlirua dhe mbaroi tė qeshurėn nė shtratin e spitalit: hehehe). Nishta.
    Mbetej edhe njė mundėsi: “Shekulli” ndodh qė tė ketė ndonjė prapamendim politik me kėtė fushatė kundėr z. Luan Memushi, thashė, faktet janė fryrė ndoshta, e dini si mund tė manipulohen shifrat te ne, me dėm tė munguar etj. Vajta atėherė tė njihesha vetė me materialin e Kontrollit tė Lartė tė Shtetit pėr tenderat e Mashės.
    E kam tani kėtė dosje nė dorė dhe mundohem tė qesh, thėrres nė mėndje anekdota tė viteve ’70 e ’80, flas me shpirtin e ministrit tė Arsimit, i bėj tė gjitha kėto sepse nuk dua tė qaj. Kolazhi qė ka bėrė KoLaSh-i pėr Mashėn ėshtė njė ulėrimė e vėrtetė. Dhe kam nė duar vetėm njė fragment, nga f. 86 nė f. 130. Njė fragment ku milionat e arkės sė shtetit vrapojnė andej e kėndej nga “Bregu” te “Avduli”, nga “Spartaku” te “Murati”, nga “Mobesi” te “Albesi”, nė qese firmash qė fryjnė preventiva, ndryshojnė sipėrfaqe suvatimi duke i shumėzuar me 10, u pjell njė tebeshir njėqind tė tjerė, rendin milionat e ēoroditur nė xhepa pa astar, si e si t’u shpėtojnė godinave pėr nxėnėsit shqiptarė, konvikteve pėr studentėt e mardhur, mencave pėr fėmijtė e uritur tė provincės. Dėmi nga tenderi pėr Universitetin Fan Noli 11 milionė lekė, dėmi nga tenderi pėr Gjuhėt e huaja, po nė Korēė 12 milionė lekė, dėmi nė rikonstruksionin e shkollės sė muzikės nė Elbasan 7,25 milionė lekė, dėmi nga shkolla tetėvjeēare Mark Lekaj Lezhė 6,7 milionė lekė, dėmi nga ndėrtimi i shkollės “10 korriku” 3,9 milionė lekė, dėmi te qendra kulturore e fėmijėve Vlorė 1 milionė lekė e kėshtu pa fund, njė grabitje sistematike e kėtij shtetit tonė tė varfėr, njė varfėrim i pandalur i mė tė varfėrve nxėnės tė kontinentit. Dhe, a e di lexuesi se Masha thith 22% tė buxhetit tė shtetit shqiptar? se konkretisht mė 2004 ka pasur nė dispozicion pėr ndėrtim e rregullim shkollash, pėr blerje shkumėsash dhe epruvetash, pėr prodhim e shpėrndarje tekstesh 5 miliard e 348 milionė lekė? se nga kjo shumė 1, 75 miliardė jepen nga donatorėt e huaj, ata qė ende pandehin se ky shtet mendon pėr fėmijėt dhe rininė e vet?
    Personat nė komisionet e vlerėsimit tė ofertave dhe nė njėsinė e prokurimit po ata, po ai kryetar, po ata juristė, pa dyshim njerėzit mė tė besuar tė ministrit pėrderisa ai as i ndėrron as i ndėshkon.
    Mėnyrat e tė vjedhurit janė aq banale sa edhe shkrimtarėt mė skematikė tė letėrsisė mė skematike policore do e qesėndisnin me pėrbuzje amatorizmin qė karakterizon nė ēdo veprim anėtarėt e komisioneve tė tenderimit e prokurimit bashkė me firmat e tyre tė preferuara. Futen, e zėmė (mėnyra mė e rėndomtė e grabitjes) si punime ndėrtimi blerja e kaldajave, elektropompave dhe matėsve tė ndryshėm, duke vėnė pastaj mbi to 10% taksė fitimi, 5% fond rezervė, 2% ngritje kantieri e gjithė shpikjet e tjera, sikur elektropompa tė prodhohej me llaē, dhe sahati i elektrikut me kollė e tulla. Mashtrimi mė i rėndomtė, ėshtė fshirja e shifrave fillestare me korrektor dhe shtimi i tyre mė pas, pasi ėshtė caktuar fituesi i tenderit. Njė tjetėr mashtrim i shpeshtė ėshtė ngritja e shifrave tė firmės qė nuk duhet tė fitojė. Anėtarėt e komisionit duhet t’i pėrfytyroni tė gjithė me nga njė “Tip-ex” e me nga njė furēė tė vockėl nė xhep, tek kthehen nė mbrėmje nė ministri, hapin kasafortėn dhe nisin nga pikturat e tyre tė bardha mbi shifra, pėr tė zezėn e gjithė pjesėtarėve tė sistemit tonė arsimor. Nganjėherė, kur u ėshtė mbaruar boja e bardhė, ose thjesht kanė pėrtuar tė pikturojnė, u shtojnė shifrave tė preventivit shifra tė ndryshme. Kėshtu e zėmė janė shtuar zero, njėsha, dysha virtualė. Nė f. 95 tė raportit lexojmė: “Pėr godinėn e universitetit “Fan Noli” nė Korēė... transport dherash me vlerė 248.000 lekė (620 m3 x 400) ėshtė bėrė me vlerė 868.000 lekė (620 m3 x 1400); pėr shkollėn “Gramėz” nė Krujė, f. 112 ēmimi i hekur betonit nga 65 lekė bėhet 165 lekė pėr kg; nė f. 118 “Qendra kulturore e fėmijėve Vlorė”... suvatimi i jashtėm ēmimi ka qenė 500 lekė dhe ėshtė bėrė 1500 lekė, duke shtuar njė 1 pėrpara, pra 760 m2 x 1500). Ose bėhen 0-t 6, 8 ose 9, meqė 0 ėshtė shifėr e kollajtė pėr t’u spėrdredhur, por edhe 1-shat bėhen kollaj 4 ose 7. Falsifikatorėt janė aq tė paturpshėm sa i bėjnė edhe 2-shat 4 dhe 5-t 9, sadoqė kėto shifra ngjajnė me njėra-tjetrėn aq pak sa ministri juaj Memushi me ministrin Ruka ose tė tjerė paraardhės.
    Si pastrojnė furēat e tyre mėkatare, i pėrfytyroj falsifikatorėt tek zėnė e ledhatojnė me to faqet e ministrit qė s’ėshtė, se disi do ta shprehin edhe ata gėzimin pėr kėtė Eldorado qė u ka lėnė tė shijnė ministri juaj metafizik.
    I dashur zoti kryeministėr. Arsimi publik, bashkė me shėndetin publik dhe sistemin juridik janė fytyra e shtetit tuaj. Nga to do tė gjykojnė punėn tuaj: shėnoni sa tė doni suksese nė diplomaci, integrim, qarkullim rrugor, njerėzit do tė kėrkojnė gjithmonė shėndetin pėr trupin dhe shkollėn pėr mendjen, si dhe drejtėsi qė tė funksionojnė dy tė parat. Fytyra e arsimit tuaj aktualisht ėshtė pėr sa i takon titullarit, - tė themi atė mė tė paktėn - e mosqenė (pa fytyrė), ndėrsa nė nivelin qė vjen menjėherė pas tij sipas raportit tė fundit tė KLSH ėshtė e korruptuar, grabitėse, shkapėrderdhėse e miliardave tė shtetit tonė varfanjak dhe tė donatorėve tė huaj. Sistemi juaj arsimor na detyron t’i ēojmė fėmijėt duke gėrryer kursimet e fundit nė institucione private, dhe i shtrėngon njėkohėsisht kėto tė pėrdorin vetėm tekstet qė miraton mediokriteti i tij.
    Por kėto, zoti kryeministėr, janė probleme tė thella e tė koklavitura qė nuk mund t’i pėrmbledhė njė letėr si kjo. Qėllimi i saj kryesor mbetet pyetja e fillimit: Ėshtė ministri juaj aty? (Dėgjoj si nė vjershėn e Arapit tė Zi korin e antarėve tė komisionit tenderues: Po po po). Apo ka ngrirė pėrjetėsisht, krushku i tenderave dhe prokurimeve skandaloze? Nė qoftė kėshtu, dikush duhet t’i dalė zot.
    Ishte kjo njė mėnyrė paksa elegante pėr tė mos folur nė vetėn e dytė, zoti kryeministėr.

    Me nderime

    A. Klosi



    nga shekulli

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  2. Mbi konfliktin nė Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  3. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  4. Rreth emrit shqiptar?
    Nga Xhemis nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-10-2004, 06:24
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •