Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Postime
    71

    21 dhjetori 2012.Vertete do ndodhe Apokaipsi?

    VITI I RI 2012 DHE NJĖ BOTĖ E RE QĖ PO FILLON


    Ashtu sikurse ėshtė karakteristikė kudo nė botė, ditėve tė fundit tė vitit qė po e lamė pas, hapėsira jonė mediale ishte e dominuar me lajme nga konferencat pėrmbyllėse pėr shtyp tė institucioneve shtetėrore dhe udhėheqėsve tanė tė lartė politik. Duke u ngopur me lėvdatat e tyre shabllonistike dhe boshe pėr sukseset e arritura gjatė vitit, nė fund, qeshesha ėmbėl nė vete dhe ēdo herė spontanisht nga goja mė dilte ajo pyetja e ime alegorike si shprehi: “Allahile, ēka jeni nė horoskop”?
    Vėrtet, ky gjest nga dikush mund tė merret si njė ves infantil fėmijėror, por ai pėr mua kishte njė domethėnie tė prejardhjes. Gjithmonė kur nė rrethin e shoqėrisė sime tė ngushtė, ndonjėri fillonte tė teproj me krekosje dhe lėvdata pėr vete, pėr ta ndėrprerė tė vazhdoj mė tej me kėtė avaz, paralajmėrimi i bėhej duke e pyetur me ndėrhyrje: “Ēka je bre ti nė horoskop”?!. Kjo formė e shprehisė sė ndėrprerjes ndaj dikujt qė flet dokrra, kohėn e fundit mė ishte instaluar si njė ves i keq, andaj kėtė mėnyrė pak sa tė pahijshme, e praktikoja edhe nė vende dhe situata tė tjera jo aq intime. Ēuditėrisht, me kohė, ky ves i reagimit tė kėtillė, nuk mė shfaqej vetėm kur dikush ishte aty pėr aty prezent, por instinktivisht e thoja atė nė vete edhe gjatė leximit tė ndonjė artikulli nė gazetė, apo, kur dėgjoja ndonjė lajm alla dokrra dhe kopalla nė televizion.
    Sipas njė llogarie time tė bėrė si bilanc, kėtė pyetje ironike nė vete, gjatė vitit qė po e lėmė pas, mė sė shumti ia kam bėrė politikanėve tanė, dhe atė: Hashim Thaēit, Hajredin Kuqit, Edita Tahirit, Behxhet Pacollit, Mimoza Kusarit …
    Sido qė tė jetė, jeta vazhdon! Fundviti para-festiv i ndarjes sė dy mot-moteve nuk ėshtė vetėm rast i pėrshtatshėm pėr prezantimin e tė arriturave njėvjeēare nė njė fushė apo sektor tė caktuar, por edhe mundėsi e parashikimit tė aktiviteteve dhe ngjarjeve tė ardhshme qė mund tė na ndodhin nė vitin qė po vjen. Dhe... sipas tė gjitha gjasave, si nė planin global, ashtu edhe shoqėroro-politik nė vend, viti 2012, do tė jetė njė vit i bujshėm nė ēdo aspekt....

    Apokalipsi 2012?!


    Mbėshtetur njė disa informata tė pėrhapura mė parė nė publicistikėn botėrore, tė cilat tek shumica e njerėzve me karakter supersticioz veē kanė shkaktuar frikė, panik dhe ankth tė panevojshėm, se, 21 dhjetori 2012, do tė jetė viti i apokalipsit tė botės, kataklizėm kjo qė mendohet se ėshtė parashikuar sipas njė kalendari parathėnės tė vlerėsuar si tejet tė saktė tė civilizimit tė lashtė botėror - MAJA. E pėrmenda jo rastėsisht kėtė ngjarje, sepse, mu kjo besėtytni aq e pėrhapur si shqetėsim kolektiv, mendoj se gjatė gjithė vitit 2012, detyrimisht do tė jetė temė boshte e preokupimit edhe mė tė fuqishėm mediatik nė tėrė botėn.
    Nė tė vėrtetė, civilizimi i hershėm MAJA, i cili ka ekzistuar qė nga 500 p.e.s , ndėrsa kulmimin e zhvillimit tė vetė e ka arritur nė vitet 250 - 900 e.s., ka qenė i shtrirė nė njė hapėsirė gjeografike tė kontinentit tė sotėm tė Amerikės Qendrore (nė mes tė Guatemalės, Belizesė, Hondurasit dhe Salvadorit tė sotėm). Me njė forme tė pėrsosur tė organizimit shtetėror - administrativ, MAJAT, pėr kohėn e vetė, kanė qenė njė popull tepėr i zhvilluar dhe shumė i pėrparuar nė ēdo aspekt tė dijes: ishin njohės tė mirė tė matematikės, astronomisė, arkitekturės, e mbi tė gjitha, sot mė sė shumti pėrmenden si pėrpilues tė njė kalendari qė sipas kohėzgjatjes parashikuese pėrfshinė njė periodė prej 26 mijė vjet. Nė tė, nė mes tė shumė ngjarjeve saktėsisht tė parapara, disa deshifrues tė tij pretendojnė se ky civilizim i lashtė, pikėrisht nė ditėn e 21 dhjetorit 2012, ka parashikuar se do tė ndodh shkatėrrimi i botės (apokalipsi). E vėrteta ėshtė se, me kėtė datė, ky kalendar e pėrfundon ciklin e vet tė gjatė parashikues 26 mijė vjeēar, por aty askund nuk figuron se fundi i saj, njėkohėsisht nėnkupton edhe shkatėrrimin material tė botės. Nė fakt, aq ėshtė manipuluar me kėtė kalendar nė opinion, saqė, sot me tė nuk merret vetėm publicistika senzacionaliste botėrore, por rreth interpretimit tė saj, me tė madhe ėshtė sfiduar edhe shkenca e jonė reputative oficiale.
    Shikuar realisht, vėrtetė deri mė 21 dhjetor 2012 diēka do tė ndodh nė botė. Diēka si shkatėrrim, transformim dhe zhdukje, por jo nė aspektin fizik- material sikurse komentohet, por kjo rilindje do tė jetė pikėrisht nė shpirtin kolektiv tė njerėzimit.
    Civilizimi i lashtė MAJA ka qenė njė etnitet i lashtė me mentalitet tėrėsisht intuitiv dhe jo/materialist. Ata, tė gjitha ngjarjet qė ngjanin nė realitetin tonė objektiv, i kanė konsideruar si trysni tė proceseve tė ndodhura nė planin tjetėr paradoksal jo/material tė esencės tonė objektive (shpirtit), andaj, sado qė tė jetė e saktė kjo profeci e tyre, NE detyrimisht asaj duhet t’i qasemi nga njė kėndvėshtrim metafizik (jo/material).
    Gjegjėsisht, edhe nėse aty ka diēka tė vėrtetė, kalendarin nė fjalė duhet ta interpretojmė si zhdukje dhe shkatėrrim, PO, por tė njėmendėsisė tonė tė gjertanishme tė gabuar kolektive mbi botėn dhe realitetin e saj; si ringjallje, ardhje e kohės sė duhur pėr veprim tė pėrbashkėt kundėr sundimit tė pakicės tejet tė pasur, nga njėra anė, dhe shumicės e cila dita mė ditė varfėrohet nė botė, nga ana tjetėr... Pra, sipas kėtij kalendari parashikues, viti 2012 mund tė jetė njė vit i kulmimit tė rebelimit kolektiv drejtė njė emancipimi revolucionar shpirtėror tė gjithė njerėzimit... E, nėse realitetin e tashėm global e vėshtrojmė ndryshe dhe nga njė kėndvėshtrim tjetėr, do tė shohim se ky ndryshim kolektiv kuantitativ dhe kualitativ shpirtėror, veē ka nis tė ndodhi kudo nė botė. Vetėm shikoni: “Pranverėn arabe”, lėvizjen “Occupy Wall Street”, qė shpejt morri pėrmasa globale, kriza e madhe financiare qė e ka kapluar kohėn e fundit eurozonėn dhe e cila me shpejtėsi tė madhe po reflektohet edhe nė shtetet tjera tė kėtij kontinenti nė dukje me stabilitet tė qėndrueshėm financiar (Itali, Spanjė, Portugali...), nisja e protestave masive kundėr manipulimit me zgjedhje nė Rusi...etj.

    E nė Kosovė...?

    E nė Kosovė sikur bota nuk sillet fare si gjetiu?! Por, si duket, nė vitin 2012, edhe tek ne ajo do tė filloj tė sillet. Edhe pse disa herė tė shpallur si popull tė durueshėm dhe mė optimist, nė vitin 2012, as ne nuk do tė jemi indiferent kundrejt kėtyre lėvizjeve populliste qė veē kanė filluar tė kaplojnė tėrė botėn. Pra, as ne gjatė vitit vijues nuk do tė kursehemi nga “ndodhja e popullit”.
    Edhe pse, ndoshta i ndikuar nga njė trend botėror nė rritje, shprehja kolektive e pakėnaqėsisė pėrmes kėsaj forme, pėr ne kosovarėt do tė vijė nė njė teren tė gatshėm dhe tė parapėrgatitur mirė me kohė, sikurse ėshtė: papunėsia e madhe, varfėria, korrupsioni, hajnia, nepotizmi, mediokriteti dhe servilizmi pushtetar, morali i degraduar tej mase tė shoqėrisė nė pėrgjithėsi…Tė gjitha kėto dukuri shoqėrore negative nė rritje, dita-ditės po e demaskojnė fytyrėn e vėrtetė tė kėsaj politike dhe tė kėtij koalicioni nė pushtet.
    E kjo rrėnje graduale e kredibilitetit tė saj, nė vitin 2012, do tė vazhdoj me njė ritėm edhe mė tė shpejtuar. Andaj, pėrballė gjithė kėsaj tė keqeje qė na ka kapluar si shoqėri, ndjenja e ardhjes sė njė stuhie tė madhe tė pakėnaqėsisė kaherė tė akumuluar sociale, po rritet me njė masė tė progresioni matematikor nė Kosovė. Tashmė po vėrehet qartė se, tek shumica e qytetarėve, “barku i zbrazėt” ka filluar tė ndikoj nė ndryshimin e mendimit dhe bindjeve tė tyre pėr kėtė elitė politike dhe pėr mėnyrėn e saj tė gjertanishme tė politikėbėrjes nė vend.

    Zgjedhjet nacionale dhe presidenciale nė vitin 2012?!

    Kur nėn njė trysni tė fuqishme ndėrkombėtare, atėbotė ishte nėnshkruar ajo marrėveshje e famshme nė mes tė 3 liderėve tanė partiak: Thaēi-Mustafa-Pacolli, nga e cila, neve si shpėrblim, na doli presidentja e jonė e tashme prej zarfi, ku konstatohej se zgjedhjet pėr presidentin e Republikės do tė mbahen diku kah muaji maj i vitit 2012, ndėrsa ato tė pėrgjithshme nacionale dhe lokale, kah fundi i vitit 2013, pak kush ka besuar nė realizimin e saj si tė tillė nė praktikė. Sipas rrjedhės sė gjertanishme tė gjėrave, sa i pėrket mbajtjes sė zgjedhjeve, ne, nė tė vėrtetė, do tė kemi njė realitet krejtėsisht tjetėr nė vitin 2012!
    Opozita po forcohet dhe mes tyre po vėrehet njė bashkėpunim i heshtur dhe mė i sinkronizuara i bashkėveprimit ndaj pozitės politike nė pushtet. Ky synim i realizimit tė njė trysnie demokratike mė tė koordinuar opozitare, mė vitin 2012, me lirimin nga tė gjitha aktakuzat pėr krime lufte edhe tė liderit tė AAK-sė, z. Ramush Haradinajt, nga Haga (GJNKL), do tė forcohet edhe mė tepėr.
    Pas njė krize tė mundshme tė shkaktuar qeveritare, kėto dhe shumė rrethana tjera tė zhvillimeve tė nxehta politike qė nė vazhdimėsi do tė ngjajnė gjatė vitit tė bujshėm 2012, ato patjetėr do tė ndikojnė qė diku nė fund tė po kėtij viti, tė shpallen Zgjedhjet presidenciale dhe sė bashku to edhe ato tė pėrgjithshme dhe tė parakohshme nacionale.
    Krejt nė fund, tė gjithė lexuesve tė kėsaj gazete, ua uroj nga zemra: Gėzuar vitin e ri 20012. Nėse dikush nga ta rastėsisht do tė gjykoj se unė me diēka nė kėtė artikull e kam tepruar nga pak, atėherė lirisht mund tė veproj sikur unė me at vesin tim tė pėrshkruar nė fillim, duke ma bėrė edhe mua atė pyetje alegorike: “Adnan, po ti ēka je nė Horoskop?!

    Adnan Abrashi

  2. #2
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.botasot.info/img/31-berisha.jpg


    Berisha i uron shqiptarėve Vitin e Ri 2012

    Kryeministri Sali Berisha, nė prag tė ndėrrimit tė viteve, i ka uruar tė gjithė shqiptarėt, kudo qė ndodhen, pėr Vitin e Ri 2012. Nė mesazhin e tij, Kryeministri Berisha shprehet:

    "Tė dashur qytetare dhe qytetarė shqiptarė, bashkėkombase dhe bashkėkombas tė mij kudo qė gjendeni sot,

    Tė dashur fėmijė, tė moshuar, tė reja e tė rinj,

    Motra dhe vėllezėr,

    Zonja dhe Zotėrinj,

    Para se ora tė shėnojė me akrepat e saj ndėrrimin e viteve unė si familjar, si mik e dashamirės, si qytetar por edhe si Kryeministėr, dua tė vij afėr jush, tė ndaj me ju gezimin e kėsaj nate dhe tė bashkoj mesazhin e urimit tim, tė familjes sime dhe tė qeverisė me mesazhet e shumta qė ju merrni sonte me kartolina, letra, SMS, facebook, twitter, dhe me shumė pėrzemėrsi tė uroj sejcilin prej jush dhe tė gjithė tė dashurit tuaj, tė gjithė shqiptarėt:

    Gėzuar Vitin e Ri 2012, vitin e Flamurit tonė!

    Le tė sjellė viti i 100-vjetorit tė Shqipėrisė sė pavarur, shumė gėzime, shėndet, lumturi dhe suksese pėr ēdo njėrin prej jush, nė ēdo zemėr dhe vatėr shqiptare kudo qė festoni sonte, nė shtėpitė tuaja, lokalet me miq e tė dashur, brenda apo jashtė vendit, nė misione diplomatike, misione paqeruajtėse nė Afganistan, Bosnje apo gjetiu, nė udhėtime, nė spitale, institucione tė vuajtjes sė dėnimit!

    Gėzuar tė gjithėve!

    Por unė, njė urim tė veēantė kam pėr tė gjithė ata qytetarė qė pėrjetuan gjatė vitit qė po kalon, dhimbje, pikėllime shpirtėrore nga skamja, sėmundja apo humbja e njerėzve tė tyre mė tė dashur, duke ndarė me ju dhimbjet e pamerituara ju uroj:
    Njė vit tė ri siē jua do zemra pėr tė gjithė Ju,
    Gėzuar!
    Zonja dhe Zotėrinj,

    Nė njė meditim tė duhur nė kėtė prag tė ndėrrimit tė viteve, do tė gjejmė se, pavarėsisht nga vėshtirėsitė, mundin e ndofta sakrificat dhe dhembjet qė edhe mund tė kemi pėrjetuar, unė jam i bindur se ka njėmijė e njė arsye pėr tė shprehur mirėnjohje tė thellė, nderim dhe krenari pėr vehten dhe njėri-tjetrit, pėr pėrpjekjet dhe sukseset tona gjatė vitit qė lamė pas. Viti 2011 me arritjet e tij, ishte njė vit pėrcaktues nė realizimin e projektit ėndėrr tė shqiptarėve tė tė gjitha kohėrave – Shqipėria vend i zhvilluar!

    Viti 2011 do tė mbahet mend si viti i parė nė tė cilin 450 mijė shqiptarė udhėtuan tė lirė, pa viza, nė mbarė Europėn.

    Viti qė lamė pas, ishte viti qė agjensitė turistike mė prestigjioze nė botė, shpallėn Shqipėrinė “tė bukurėn e dheut”, destinacionin turistik kryesor tė planetit. Nė tė vėrtetė, Shqipėria me bukuritė e saj magjepsėse turistike, priti dhe pėrcolli nė siguri tė plotė kėtė vit, mbi katėr milionė turistė dhe vizitorė, tė cilėt u kthyen nė shtėpitė e tyre me mbresat e bukurive magjepsėse tė brigjeve tona, ngrohtėsisė mė njerėzore tė mikpritjes sonė.

    Viti 2111 ishte viti i krizės mė tė rėndė financiare pėr Europėn dhe fqinjėt tanė. Kjo krizė e pashembullt, shkaktoi rėnie tė madhe prodhimi, ulje tė ndjeshme tė rrogave, pensioneve dhe rritje tė papunėsisė.

    E kundėrta ka ndodhur nė Shqipėri. Modeli ynė ekonomik liberal, bėri qė ekonomia shqiptare, tė shpallet njėra nga dy ekonomitė mė solide nė Europė. Eksporti i mallrave u dyfishua nė krahasim me vitin 2009, investimet e huaja nga 38 milionė dollarė qė ishin mesatarisht nė 8 vitet para vitit 2005, u rritėn njė milliard dollar, pra pothuaj 30 herė. Shqipėria e vitit 2011 renditet ndėr 10 vendet mė tė mira nė regjistrimin e bizneseve dhe pėr administratėn e vogėl. Ne ishim ndėr tė vetmet vende qė falė realizimit tė tė ardhurave buxhetore rritėm si asnjė vend tjetėr rrogat dhe pensionet, kėtė vit tė ardhurat minimale, pensionet nė qytet arritėn 13200 lekė, rrogat e ulta dhe tė mesme u bėnė 120% mė tė larta se nė vitin 2005, kursimet dhe kreditimi patėn rritje dyshifrore. Papunėsia pėsoi rėnie tė ndjeshme.

    Kėtė vit vdekshmėria foshnjore ishte njė-shifrore dhe shqiptarėt lanė prapa nė vdekshmėri amtare dhe tė tė rriturve si dhe nė rritjen e jetėgjatėsisė, disa vende tė zhvilluara.

    Shqipėria dixhitale shėnoi arritjet mė tė mėdha. Nė disa tregues tė moshės dixhitale Shqipėria u rendit e dyta nė botė pėr rritjen e tyre, treguesi i pėrdorimit tė internetit ėshtė mbi 50% dhe po shkon drejt nivelit mesatar tė vendeve tė BE-sė. Mbi dy milionė qytetarė lundruan falas nė internet. Pėrdorimi i telefonise celulare ka njė ndėr nivelet mė tė larta nė Europė, tarifat e tyre kanė pėsuar rėnie tė mėdha. Teknologjia 3G ėshtė shtrirė nė tė gjithė vendin.

    Nė vitin 2011, nga jugu nė veri, nga lindja nė perėndim, u pėrfunduan apo janė nė ndėrtim dhe pėrfundim e sipėr mbi 1350 Km rrugė, autostrada, superstrada, rrugė rurale, dytėsore, tretėsore nė fshatrat dhe qytetet e vendit. Ky vit shėnoi fillin e auostradės Tiranė-Elbasan qė afron pothuaj me njė orė Elbasanin dhe jug-lindjen e Shqipėrisė, por edhe Tetovėn dhe Shkupin me Tiranėn. Po vazhdon ndėrtimi i rrugės sė Arbrit, boshtit tė jugut.

    Ky ishte viti vendimtar pėr pėrfundimin gjatė 2 viteve qė vijnė tė rrjetit rrugor mė tė ri, mė modern nė rajon dhe mė gjėrė, i cili do tė bėjė tė mundur qė shqiptarėt nga ēdo skaj i kėtij vendi pėr 2-2orė e 30 minuta, tė arrijnė nė Tiranė, tė kursejnė mbi 60% tė kohės sė tyre.

    Shndėrrime tė mėdha jėnė arritur nė fushėn e edukimit. Vitin qė kaloi 91.5% e fėmijėve tanė qė mbaruan klasėn e 9-tė, hynė nė shkollėn e mesme. Mbi 70% e maturantėve tanė, ulen nė auditorėt e universiteteve tė vendit. Numri i studentėve nė Shqipėri arrin nė 140 mijė. Shqipėria ka sot rreth 49 studentė pėr 1000 banorė. Ajo tejkaloi pėr herė tė parė mesataren e vendeve tė BE, student pėr 100 banorė.
    Shqipėria hyri nė rrugėn e pakthyeshme tė zhvillimit tė qėndrueshėm jeshil. Dhjetra hidrocentrale nė tė katėr anėt e vendit janė nė ndėrtim e sipėr apo janė ndėrtuar. Ajo po shfaqet para biznesit ndėrkombėtar ēdo ditė e mė shumė si njė Norvegji e vogėl nė gadishullin e Ballkanit.

    Viti qė lamė pas, ishte viti nė tė cilin pasioni i fermerėve tanė pėr tė shndėrruar Shqipėrinė nė kopėshtin e bukur tė Europės juglindore, u bė mė i madh se kurrė. Dy projektet e mėdha kombėtare: i ullirit dhe arrorėve po lėshojnė shtat me shpejtėsi. Me kėto drurė frutorė u mbollėn kėtė vit mbi dy mijė ha. Eksportėt bujqėsore tė shumė zėrave u dy-tre fishuan.

    Gjatė vitit 2011 ne, natyrisht qė nuk ecėm nė njė bulevard apo kopėsht me lule.

    Nė 21 Janar tė kėtij vit, u pėrballėm me tentativėn e pėrmbysjes me dhunė tė institucioneve kushtetuese dhe mė pas, me rrethimin e egėr tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve dhe pėrpjekjen pėr tė ndaluar me forcė numėrimin e votave tė qytetarėve shqiptarė. Por, shqiptarėt gjithashtu provuan funksionimin e shtetit tė tyre ligjor, rendit tė tyre kushtetues demokratik.

    Po kėshtu, statusi i vendit kandidat iu mohua Shqipėrisė, vetėm e vetėm se opozita bllokoj nė parlament miratimin e ligjeve me tre tė pestat dhe zgjedhjen e Avokatit tė Popullit pėr dy vjet me radhė. Mirėpo sot, njė marrėveshje ėshtė arritur, kjo situatė ėshtė kapėrcyer. Ne mbetemi tė vendosur tė bėjmė gjithshka pėr integrimin e vendit nė BE.

    Nė vitin qė lamė pas, ne kaluam me sukses dy procese themelore pėr jetėn e ēdo vendi.

    Nė 8 Maj ne patėm zgjedhjet vendore, pavarėsisht nga klima nė tė cilėn ato u zhvilluan, zgjedhjet e 8 Majit janė zgjedhjet e para nė historinė e vendit qė u vlerėsuan si kompetitive dhe trasperente.

    Nė kėto zgjedhje tė lira, ju dhatė mbi 140 mijė vota mė shumė pėr kandidatėt dhe partitė e koalicionit qeveritar, duke shprehur vlerėsimin tuaj pėr reformat dhe pėrpjekjet e Qeverisė pėr shndėrrimin e Shqipėrisė nė vend tė zhvilluar. Unė ju garantoj ju se, sa herė tė votoni ndėn qeverisjen e kėtij koalicioni, do tė votoni si qytetarė tė njė vendi tė lirė.

    Nė vjeshtėn qė kaloi, u zhvillua censusi i popullsisė dhe banesave tė vendit. Tė dhėnat e para tė tyre, kanė befasuar ēdo shqiptar. Nė fotografinė e tij tė parė tė Shqipėrisė, ky census faktoi se ju, gratė dhe burrat e kėtij vėndi, me lumenjtė e djersės qė keni derdhur dhe insiativėn e lirė keni bėrė qė ne, shqiptarėt, tė cilėt nė agim tė vitit ’90 kishin vetėm 219 banesa pėr njė mijė banorė, tė kemi sot, pas 22 vjetėsh mbi 380 banesa pėr njė mijė banorė, duke lėnė prapa nė kėto tregues kryesorė 4-5 vende anėtare tė OECD dhe BE. Censusi fakton se, ndėrtesat nė qytetet tona janė rritur nga 76 mijė qė ishin nė vitin 1989 arritėn nė 250 mijė nė vitin 2011, pra 340%. Rezultatet e censusit tė vitit 2011 dėshmojnė se, kombi ecėn me shpejtėsi drejt shndėrrimit nė njė komb urban, kusht pėrcaktues ky pėr njė vend tė zhvilluar. Kėshtu sot, rreth 53% e shqiptarėve jetojnė nė qytete, nga vetėm 47% qė jetonin 10 vjet mė parė.
    Zonja dhe Zotėrinj,
    Viti 2012 qė po troket nė dyert dhe zemrat tona, do tė jetė viti i 100-vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Le ta shndėrojmė, ne sė bashku, kėtė vit nė jubileun e njė nderimi tė madh tė tė gjithė atyre qė duke flijuar jetėn dhe atyre qė me mundin, djerėsėn e tyre bėnė tė mundur, qė Shqipėria tė bėhet 100-vjeēare si vend i lirė dhe i pavarur.

    Por, mbi tė gjitha, le ta shndrrojmė nė vitin e Flamurit tonė, nė njė vit pėrcaktues pėr integrimin e Shqipėrisė nė BE, shndrrimin e mėtejshėm tė saj nė njė vend tė zhvilluar.

    Unė mbetem i pėrkushtuar dhe jam i bindur se, sė bashku, do tė realizojmė objektivat tona fisnike, tė shkollimit mė tė mirė, tė punėsimit mė tė madh, tė rritjes sė rrogave dhe pensioneve, tė shėrbimive mė cilėsore pėr ju. Shqipėria po ndryshon, dhe ajo, vitin e ardhshėm, me shpejt do tė ndryshojė.
    Gėzuar Vitin e Ri 2012! Vitin kurorė nė ballin fisnik tė dheut tonė tė dashur, viti i 100 vjetorit tė Pavarėsisė!
    Zoti ju bekoftė Ju, Shqipėrinė, Flamurin dhe miqtė e saj kudo nė botė!
    Gėzuar!"
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  3. #3
    Blanc et noir
    Anėtarėsuar
    28-03-2005
    Postime
    491
    Avash, avash se na mallėngjyet me kėto referate.
    Quand le doigt montre le ciel, l' imbécile regarde le doigt.

  4. #4
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anėtarėsuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    gjithnje pas nje viti fillon nje jete e re

  5. #5
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar mė parė nga Lov! Lexo Postimin
    Avash, avash se na mallėngjyet me kėto referate.
    Sidomos ai referati i dytė, tė mallėngjen mė shumė.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anėtarėsuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520
    Citim Postuar mė parė nga Station Lexo Postimin
    Sidomos ai referati i dytė, tė mallėngjen mė shumė.

    A kundershton arritjet e qeverise ti aaa???

  7. #7
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar mė parė nga Gentian_gr Lexo Postimin
    A kundershton arritjet e qeverise ti aaa???
    Hahaha jo mo ē'ne..

  8. #8
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anėtarėsuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933
    Kte tridhjet here me teper(per esportin) e paska te veten berisha.
    Lexova nje artikull tjeter per krishtlindje ku shpjegonte qe shqiptaret kane ndertu 30 here me teper shtepi se cdo shtet evropian mar ne vecanti 10 vjetet e fundit e per kete ishin me te pasur.
    Po qe sa perqind e ature shpijave apo vilave ishin te emigranteve jasht shtetit se pecaktonte.
    Sbesoj asnje fjale te Berishes.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anėtarėsuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520
    Citim Postuar mė parė nga Station Lexo Postimin
    Hahaha jo mo ē'ne..
    Mendova se do me kundershtosh

  10. #10
    Blanc et noir
    Anėtarėsuar
    28-03-2005
    Postime
    491
    Citim Postuar mė parė nga Station Lexo Postimin
    Sidomos ai referati i dytė, tė mallėngjen mė shumė.
    lol, shiko resmen, stoik, sypetrit, hundshkabė, Klluf

    "Tė dashur qytetare dhe qytetarė shqiptarė, bashkėkombase dhe bashkėkombas tė mij kudo qė gjendeni sot,

    Tė dashur fėmijė, tė moshuar, tė reja e tė rinj,

    Motra dhe vėllezėr,

    Zonja dhe Zotėrinj,

    Quand le doigt montre le ciel, l' imbécile regarde le doigt.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •