Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anėtarėsuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Serbia blen tokat e shqiptarėve

    Shterpcė - Banorė tė disa fshatėrave tė kėsaj komune thanė se sė fundi ėshtė rritur interesimi i serbėve pėr t'ua blerė pronat e patundshme shqiptarėve, sidomos nė lokalitete me popullatė tė pėrzier, madje edhe atje ku asnjėherė nuk jetuan.
    Interesimi i serbėve pėr tė blerė tokat e shqiptarėve ėshtė shprehur mė sė shumti nė fshatin Bitijė e Epėrme, sidomos ato prona qė shtrihen nė perimetrin e kishės ortodokse, objekt ky i vėnė nėn pėrkujdesje edhe me dokumentin e Ahtisarit.
    Burime nga ky fshat qė nuk deshėn tė identifikohen, thanė se aty tashmė disa prona tė shqiptarėve janė shitur me "ēmime mjaft tė majme". Gjithashtu, disa nga shqiptarėt "nė fshehtėsi" tė fqinjėve bashkombės u kanė shitur pronat serbėve edhe nė lokalitete tė tjera nė komunėn e Shtėrpcės, si Bitijė e Poshtme dhe Viēaj.
    Serbėt madje kanė blerė njė parcelė toke edhe nė fshatin Kashtanjevė, lokalitet i banuar gjithmonė vetėm nga shqiptarėt dhe qė shtrihet nė njė zonė krejt tė izoluar malore, pa rrugė dhe infrastrukturė bazike.
    Shqiptarėt qė kanė alarmuar pėr kėto zhvillime, druajnė se prapa kėtyre blerjeve nė heshtje tė pronave: "banorėt serbė lokalė janė vetėm me letra pėrderisa pronarėt e vėrtetė janė shteti i Serbisė dhe Kisha Ortodokse Serbe", sepse sipas tyre, ēmimet e tokave nė kėtė anė, sidomos nė afėrsi tė kishave janė fryrė pėr dhjetė fish mė shumė sesa kostoja reale.
    Tė kujtojmė se gjatė luftės sė fundit, ishte komuna e Shtėrpcės, qė dėboi edhe shqiptarin e fundit, vatrave tė veta, duke i plaēkitur e djegur dhe rrafshuar me themel tė gjitha shtėpitė e tyre, ashtu si objektet ekonomike, pėrderisa fondi blektoral ishte vjedhur nė tėrėsi.
    Pavarėsisht qė njė numėr i familjeve shqiptare pas luftės u kthyen nė pronat e tyre, duke i rindėrtuar me mund shtėpitė, pėr mungesė tė kushteve elementare pėr jetė, infrastrukturė, punėsim, ata sėrish kanė migruar nė vende tjera.
    Bitija e Epėrme, Bitija e Poshtme, Shushiqi, Kashtanjeva, Izhanci, kanė mbetur me krejt pak banorė. Ėshtė momenti i fundit qė Qeveria e Kosovės duhet tė investojė pėr ndėrtim tė rrugėve dhe nevoja tė tjera tė kėtyre lokaliteteve, nė tė kundėrtėn ato do tė braktisen tėrėsisht nga shqiptarėt. Si shembulli i Kashtanjevės, qė nė fillim tė shekullit XX ka qenė njėri nga fshatėrat mė tė mėdha tė Kosovės, ndėrsa tash ka mbetur nė vetėm 7-8 shtėpi. /Zėri/

  2. #2
    New York Maska e mario_kingu
    Anėtarėsuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    si ndalon dot kush kan lek blejn spo i marin me lufte
    pastaj edhe nese i blejn tokat jan pronar toke ne Kosove kjo nuk dmth qe jan toke serbe
    se pastaj i bie edhe ne qe kemi pasuri ne vende te tjera bote edhe atije eshte shqiperi:P
    Partizoni

  3. #3
    Citim Postuar mė parė nga mario_kingu Lexo Postimin
    si ndalon dot kush kan lek blejn spo i marin me lufte
    pastaj edhe nese i blejn tokat jan pronar toke ne Kosove kjo nuk dmth qe jan toke serbe
    se pastaj i bie edhe ne qe kemi pasuri ne vende te tjera bote edhe atije eshte shqiperi:P
    Ashtu si duan te bejne serbet ne Kosove , kan ber hebrejt me tokat ne palestine duke jua blere pothuajse nje pjese sa eshte Tirana dhe ne fund ju bashkuan izraelit
    Revolution 1848

  4. #4
    New York Maska e mario_kingu
    Anėtarėsuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    eurostar pershendetje
    Rendesi ka te jetojm ne paqe me njeri tjetrin edhe jo me vrasje
    atehere mos ti shesi njeri tokat edhe sblen dot kush
    Partizoni

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •