-
Nuk ka biletë falas për në BE
http://www.telegrafi.com/fo/shqiperi...00738233_m.jpg
Ministri danez i Çështjeve Evropiane, Nicolai Wammen, vendi i të cilit përmbyll presidencën 6-mujore të unionit, deklaron se nuk ka biletë falas për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndaj vendi duhet të realizojë reformat dhe të bëjë progres.
Në një intervistë për “Top Channel”, ai i bën thirrje klasës politike që të bashkëpunojë për të plotësuar rekomandimet.
“Ne duam që të bëhet progres dhe që të bëhen reformat. Me këtë mesazh unë vizitova dhe Shqipërinë. Ne e mirëpresim vendin në rrugën evropiane por nuk ka bileta falas për anëtarësimin në BE dhe në Shqipëri ka shumë punë që duhen bërë. Ky ka qenë mesazhi i dhënë që nga dita e parë, dhe ky mesazh mbetet në fuqi edhe në ditën e fundit të Presidencës daneze”, ka thënë Wammen.
Ai duke folur për zgjedhjen e presidentit, theksoi se u zgjodh sipas rregullave të Kushtetutës shqiptare, por në të njëjtën kohë ai u votua nga një shumicë tepër e ngushtë.
“Për këtë arsye është ekstremisht e rëndësishme që Presidenti, por edhe në përgjithësi lidershipi i Shqipërisë, të zgjedhin rrugën e bashkimit të palëve përbërëse të jetës politike në vend, që Shqipëria të bashkohet e të përparojë. Kjo është një përgjegjësi e madhe për të gjitha palët e përfshira dhe ky është gjithashtu mesazhi i radhës nga Presidenca daneze”, u shpreh Wammen.
Se a pret që Shqipërisë t’i jepet statusi kandidat para vitit 2013, ministri danez theksoi se që kjo gjë të ndodhë, është me të vërtetë shumë në dorën e Shqipërisë për të dëshmuar progresin që kërkohet. /Telegrafi/
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt