Nuk e përballoi dot ndarjen me të dashurin, vetëvritet me armën e të atit studentja 21-vjeçare. Brinjola Lami, studente e vitit të dytë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, dega e Frëngjishtes në Tiranë, qëlloi veten dje me një plumb në kokë. Mësohet se arma me të cilën u vetëflijua 21-vjeçarja ishte e babait të saj, punonjës i Policisë Kufitare në Kapshticë. Ngjarja ndodhi në mesditë në lagjen Nr.4 të Korçës. Viktima është ndodhur e vetme në banesë, pasi prindërit e saj kishin shkuar në spital për të vizituar një të afërmin e sëmurë, ndërsa i vëllai më i vogël kishte dalë me shokët e tij. Bazuar në hetimet paraprake të Policisë, 21-vjeçarja ishte kthyer në shtëpi rreth një javë më parë. Sipas dëshmisë së nënës së saj, dhënë në polici pas ngjarjes, e bija kishte pësuar tronditje të fortë psikologjike pas ndarjes nga i dashuri. Ajo e kishte parë djalin me të cilin kishte disa kohë që ishte lidhur në afrimitet intim më një vajzë tjetër. E zhgënjyer nga i dashuri i saj, ajo kishte marrë vendim për t’u ndarë prej tij, por një javë më pas, nuk e ka përballuar dot ndarjen duke marrë vendimin ekstrem për t’u vetëvrarë. Ajo ka marrë armën e të atit që ndodhej në një komedinë në dhomën e gjumit e më pas e ka përdorur atë për t’u vetëflijuar. Disa momente më pas, prindërit e saj janë larguar nga spitali. Siç mësohet, i ati është ndaluar në një nga kafet e qytetit për të pirë një kafe me disa miq të tij, ndërsa e ëma është kthyer në banesë. Ajo e ka gjetur derën të mbyllur, ndërsa thirrjes për ta hapur nuk i është përgjigjur askush.
E ndodhur në një situatë të tillë, gruaja ka kërkuar ndihmën e fqinjëve, të cilët kanë munduar ta hapin derën dhe të gjejnë vajzën pa jetë në mes të pellgut me gjak. Pas sinjalizimit, në banesë mbërriti me të shpejtë babai i saj, e më pas edhe policia. Grupi hetimor përjashtoi pistën e një vrasjeje të mundshme nga babai i viktimës. Kjo pasi të dy bashkëshortët kanë dhënë të njëjtën dëshmi për sa i përket vendit ku kanë qenë, dëshmi e cila është mbështetur edhe nga fqinjët, si dhe nga personat që janë ndodhur në spital. Policia gjeti në vendin e ngjarjes tri gëzhoja, çka solli dyshimet paraprake se autor i mundshëm mund të ishte vetë babai i viktimës. Por, pas hetimeve të kryera, një pistë e tillë hetimi ra dhe të dy bashkëshortët Lami u lanë të lirë pasi u morën në pyetje për ngjarjen. Dyshohet se 21–vjeçarja, pasi është gjendur e vetme në shtëpi, rreth orës 13:00, ka marrë armën e të atit dhe ka qëlluar dy herë në ajër për të kuptuar sesi përdorej ajo. Më tej, ajo e ka vendosur pistoletën në kokë dhe e ka shkrepur atë duke u vetëflijuar.
Hetimi, 21-vjeçarja i rrëfeu së ëmës zhgënjimin
Sipas dëshmisë së nënës së viktimës, dhënë në polici, vajza 21- vjeçare ishte kthyer mjaft e tronditur nga Tirana si pasojë e tradhtisë së të dashurit të saj, mësohet se nënë e bijë kishin marrëdhënie mjaft të afërta. 21-vjeçarja ia kishte rrëfyer të ëmës që në fillim lidhjen e saj, e madje së fundmi i kishte treguar edhe për ndarjen për shkak se e kishte parë të dashurin ta tradhtonte me një vajzë tjetër.
http://www.panorama.com.al/wp-conten...-vetevrare.jpg
/panorama
Krijoni Kontakt