Po ta citoj vetëm këtë pjesë të shkrimit që bëre dhe do të jap një koncept sa më të përmbledhur.
Pretendimet e tilla me anë të vendimeve gjyqësore për të parandaluar një nga të drejtat kryesore të njeriut të parapara në konventën më të rëndësishme të botës atë të "Të drejtave dhe lirive të njeriut" janë të kota. Një vendim i tillë gjyqësorë shumë lehtë mund të shpallet i pavlefshëm dhe në kundërshtim me nenet që mbrohen nga organizatat ndërkombëtare që mbrojnë dhe zbatojnë rregulloren e konventës të ratifikuar dhe në mënyrë kontraktuale të pranuar nga ana e shumë shteteve (një nga ata është edhe Gjermania).
Një vendim i tillë në aspektin ligjor është i "jashtligjshëm" në mënyrën se si ka ardhur deri tek vendimi i gjykatës dhe me cilin preteks është ndërmarë një veprim i tillë. Nëpër mediat gjermane ndëgjova që priten ankesa nga organizata të ndryshme hebraike dhe muslimane brenda Gjermanisë deri tek institucionet më të larta të shtetit Gjerman dhe në rast dështimi edhe tek organet e larta ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat bazë të një individi.
Krijoni Kontakt