Close
Faqja 18 prej 26 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 259
  1. #171
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    O Albo per cfar te drejtash na flet dhe ti tani........???????
    A nuk shkelen te drejat edhe kur e merni nje femije dhe e zhysni ne nje kazan me uje e me pas i prisni floket dhe mbuloni duke e lyer me vaje etj etj .Apo ne rastin konkret i prisni bilen qe ne fund te fundit sipas asaj qe ti predikon dhe beson ishte po ky zot qe e krijoi dhe ne te <> duhet tja heqim.
    Ti behesh merak se ligji po detyron prinderit te mesojne si te risin femijet.........atehere albo nese e pranon shtetin duhet edhe ti bindesh ligjeve te tij...dhe nese eshte i domosdoshem nje ligj i tille le te zbatohet.
    Ka edhe shume sekte fetare te tjera Albo qe arrijne deri ne berje kurban njerezish sipas teje duhet ti pranojme se po u shkelim te drejtat.............!!!!!!!!!!!!!!
    Albo po flet per te drejten e prindit qe ju mohoet per te drejtuar femijen e tije qe ne vogeli sipas kultures, fese, traditave qe jane rritur ata vete. Ne fakt edhe une jam pro te drejtave te prindit mbi femijet derisa ai te rritet dhe te mari vendime vete si adult. Nuk mendoj qe ne ditet e sotme i don kush te keqen femijes se tije ( me perjashtim te disa pseudoprinderve qe nuk perbejne shoqerine e sotme ) Femijet e marin drejtimin e jetes qe ne vogeli. Kam pare nga ata "prinder" qe i tatuojne dhe ju rruajne koken femijeve ne lloj lloj modelesh te shpifura, i mesojne fjale te dhe xheste te ndyra. Ne rastin konkret si per synet apo pagezime, une nuk shoh asgje te keqe ne kete mes, perkundrazi, nese nuk rriten nen nje ndikim religjoz extrem ata do te jen nder personat qe ne te ardhmen do tu sherbejne shoqerise.

    E perseris edhe nje here per te len menjane keqkuptimet

    Ata prinder besimtar qe i edukojne femijet ne miresi JO ata prinder ekstremiste qe i ushqejne me rracizem fetar etj si keto
    Revolution 1848

  2. #172
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Mgjth te kundershtosh dicka meqe je anti-religjioz duke u kapur tek lirite e foshnjes, eshte paska absurde si alibi.
    Femija eshte krijese e prizonuar derisa behet conscious si qenie.
    Une e shikoj teper barbare shkaktimin e dhimbjeve nje femije qe ende nuk eshte i ndergjegjshem. Shume kultura te ndryshme kane edhe tradita te ndryshme. Ndonje fis afrikan, nga ata qe i detyrojne femrat qe ne vegjeli te mbajne disqe tek buzet, apo rruaza ne qafe, ne menyre qe ti zgjatet qafa, ne Gjermani do te cilesoheshin si abuzim me te miturit. Cte keqe ka nese te berit synet ose jo, te lihet ne dore te femijes kur te arrije moshen e vendimmarrjes? Nuk eshte thjesht problemi tek anti-religjioziteti, kur kjo praktike nuk eshte as obligim fetar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 05-07-2012 më 11:59
    relata refero

  3. #173
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Une e shikoj teper barbare shkaktimin e dhimbjeve nje femije qe ende nuk eshte i ndergjegjshem. Shume kultura te ndryshme kane edhe tradita te ndryshme. Ndonje fis afrikan, nga ata qe i detyrojne femrat qe ne vegjeli te mbajne disqe tek buzet, apo rruaza ne qafe, ne menyre qe ti zgjatet qafa, ne Gjermani do te cilesoheshin si abuzim me te miturit. Cte keqe ka nese te berit synet ose jo, te lihet ne dore te femijes kur te arrije moshen e vendimarrjes? Nuk eshte thjesht problemi tek anti-religjioziteti, madje kur kjo praktike nuk eshte as obligim fetar.
    po pergjigjem edhe pse nuk mu drejtove mua.
    sepse eshte e keshillueshme qe nje nderhyrje e tille te kryhet qe ne moshe te re (sidomos perpara se te fillohet aktiviteti seksual).
    Vasudhaiva Kutumbakam

  4. #174
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Per kete ceshtje, po flet edhe CNN international dhe po ben buje ne mbare boten. Dhe buja nuk ka lidhje me "bilen" apo "synetin" por ka lidhje me aktivizmin gjyqesor te nje gjykatesi te vetem, qe shkel me te dyja kembet lirite e qytetareve gjermane.
    Pikerisht ti, qe llap aq shume kunder "lirise" martesore per homoseksualet, kunder "lirise" se abortimit, kunder "lirise" se qytetareve per te mos pare me sy kisha e xhamija e per te mos degjuar pellitje myezinesh e kembana kobpercjellese,ke pacipesine te flasesh per nje gjykates gjerman, te cilin jo vetem qe nuk e njeh, por s'ke as kompetencen e duhur per te analizuar sadopak vendimin e tij!!!
    Ne cilen pjese te botes se qyteteruar, femija na qenka prone e prindit, zoti gdhendes??!
    Ne cilen pjese te botes se qyteteruar, prindi mund te vendose per skllaverimin, keqperdorimin, mosedukimin,mosmjekimin, etj, te femise se vet??!!
    Ne cilen pjese te Bibles shkruhet se femija eshte prone e prindit?!
    Hajt, zoti gdhendes, na gdhend pakez me "diturine" tende te pafund!!!
    Dhe ajo qe cudit dhe shqeteson pjesen tjeter te botes jo-gjermane, nuk ka lidhje shume me synetin, por me mosrespektimin e lirise se prinderve per te rritur femijet e tyre ashtu si a ata e gjykojne me drejt e me mire.
    Pra, zoti gdhendes, ne te njejten menyre duhet te te çudise edhe detyrueshmeria e arsimimit, pasi na bjerkerka ndesh me "lirine" e zotrise tende per te "edukuar" apo mosedukuar femite e tu, sipas "gjykimit" tend!!!
    Pra ceshtja ka te beje me shtetin e gjykatat qe te diktojne ty si prind me forcen e ligjit se si te rrisesh femijet e tu.
    Patjeter qe te diktojne, ne baze te kushtetutes se miratuar nga perfaqesia e popullit!!
    Eshte pikerisht ky, ndryshimi midis republikes demokratike dhe asaj teokratike!! Qarte, zoti gdhendes?!
    Ata qe jane shprehur me lart nuk duan te lejojne shtetin qe t'iu diktojne si te rrisin femijet e tyre. Ty me sa duket nuk te ben shume pershtypje.

    Albo
    Ata qe jane "shprehur" me lart, jane thjesht dele, si puna jote e, shkojne atje ku i çojne çobanet, te hane bar!!Delet nuk e fusin trurin ne pune se besojne verberisht ne barine e tyre, i cili si shperblim, u zhvat qumeshtin, u zhvat qingjat e sapolindur, u zhvat leshin e si çmim te fundit,i
    ben tave kosi e kukurec!! More vesh, zonja dele-gdhendese?!
    Jarigas

  5. #175
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Jarigas shume ekstremiste je. Dele, te berit synet nuk eshte abuzim. Por zgjedhje. Kush do e Ben per femijen e vet. Me deshire sigurisht. E kush nuk do nuk e Ben, me deshire. P.s. Femija cne eshte prone e shtetit. lol

  6. #176
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857
    Citim Postuar më parë nga Scion Lexo Postimin
    KÖLN - Një gjykatë në Köln të Gjermanisë vendosi që syneti i fëmijëve për arsye fetare duhet të trajtohet si shkaktim i plagëve të rënda trupore dhe se si i tillë mund të jetë vepër penale.

    Duke marrë parasysh se ky vendim në të ardhmen do të mund të konsiderohej si precedent, ai shkaktoi reagime të ashpra, fillimisht të bashkësisë hebraike, e cila e konsideron këtë si sulm ndaj lirisë fetare.

    Në arsyetimin e vendimit pohohet se me synet, trupi i fëmijës ndryshon përgjithmonë dhe shtohet se një ndryshim i tillë është në kundërshtim me interesat e fëmijës, i cili privohet nga mundësia që më vonë vetë të përcaktohet për përkatësi fetare dhe çdo gjëje tjetër që ka të bëjë me këtë.

    Në vendimin e gjykatës shkruhet se vendimi nuk i referohet synetit për arsye mjekësore. Bashkësia hebraike, por edhe ajo myslimane në Gjermani njoftoi se vendimi i gjykatës në Köln paraqet formën më serioze të përzierjes në të drejtat e bashkësive fetare.



    (er.nu/koha/BalkanWeb)

    Hajt me shnet! Ne rruge te mbare ...
    Arsyetimi i Vendimit te Gjykates se Koelnit, eshte qesharake. "...Privimi nga Mundesia, qe me vone, vete femija te percaktohet per perkatesi fetar edhe cdo gjeje tjeter qe ka te beje me Fene, per shkak te berit synet", nuk eshte gje tjeter, pervec se nje Forme qesharake e Shprehjes Antireligjioze, e Gjykates/-it ne fjale.

    Une do te shtroja pyetjen: Tani, qe une jam i bere synet, qenkam i privuar nga Mundesia, qe ta nderroje perkatesine fetare?

    Pastaj me poshte thuhet se;"...Referenca e Vendimit per ta bere femijen synet, nuk ishte per Arsye Mjeksore..."...edhe me qesharake...

    Perseri shtrohet Pyetja: Po sikur te kishte thene Prindi apo Mbrojtesi (Advokati) i tij, "...per Arsye Mjeksore...", atehere...cka?

    Keto Fakte deshmojne qarte, per ate qka shkruajta me larte: "...Antireligjion..."


    P.S. Scion, Urimi i yte me poshte, per nje "rruge te mbare e me shendet", tregon mbeshtetjen tende ndaj ketij "Vendim qesharak", nderkohe edhe Mosrespektin, Jotolerancen dhe Urrejtjen tende kundrejt Religjioneve.

  7. #177
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22
    Pikerisht ti, qe llap aq shume kunder "lirise" martesore per homoseksualet, kunder "lirise" se abortimit, kunder "lirise" se qytetareve per te mos pare me sy kisha e xhamija e per te mos degjuar pellitje myezinesh e kembana kobpercjellese,ke pacipesine te flasesh per nje gjykates gjerman, te cilin jo vetem qe nuk e njeh, por s'ke as kompetencen e duhur per te analizuar sadopak vendimin e tij!!!
    Ne cilen pjese te botes se qyteteruar, femija na qenka prone e prindit, zoti gdhendes??!
    Ne cilen pjese te botes se qyteteruar, prindi mund te vendose per skllaverimin, keqperdorimin, mosedukimin,mosmjekimin, etj, te femise se vet??!!
    Ne cilen pjese te Bibles shkruhet se femija eshte prone e prindit?!
    Hajt, zoti gdhendes, na gdhend pakez me "diturine" tende te pafund!!!
    Hape e lexoje kushtetuten e nje vendi te qyteteruar, zgjidhe vete, e kerko se mos gjesh ne ate kushtetute te flasi per "lirine e marteses se homoseksualeve", apo per "lirine e gruas per te bere abort", apo "per lirine e ateistit per te mos pare kisha e xhami me sy". Po i gjete na i sill ketu ne forum qe t'i lexojme edhe ne. Po nuk i gjete, mbylle sqepin e mos na derdellis shume. Liria e besimit jo vetem qe renditet si nje nga lirite kryesore te njeriut ne cdo kushtetute te botes por njihet edhe si nje nga lirite universale te njeriut. Kurse liria e prindit per te rritur femijet e tyre, se bashku me martesen, jane guret e themelit te cdo shoqerie te qyteteruar. Nese nuk do te jetosh ne nje vend te tille me kushtetuta te tilla, shko e jeto ose ne ndonje pyll te thelle ose ne xhungel. Vetem atje nuk do te shohi syri kisha e xhami.

    Femija nuk eshte "prone e prindit", eshte dhurate e Perendise e mish i mishit te prinderve, e gjak i gjakut te prinderve. Nuk t'i kane mesuar keto gjera mami me babin? Ti meson Albo ne forum, mos u merzit. Sipas ligjit kushtetues, gardiani ligjor i femijes qe nga lindja e deri ne moshen madhore eshte prindi. Kushtetuta ia njeh kete privilegj dhe pergjegjesi vetem dy prinderve te atij femije.

    Pra, zoti gdhendes, ne te njejten menyre duhet te te çudise edhe detyrueshmeria e arsimimit, pasi na bjerkerka ndesh me "lirine" e zotrise tende per te "edukuar" apo mosedukuar femite e tu, sipas "gjykimit" tend!!!
    Kushtetuta perseri ben me pergjigjesi prindin per arsimimin e femijes. Eshte prindi pergjegjes para ligjit kushtetues qe te edukoje e arsimoje femijen e tij, ashtu si ai e mendon me mire. Ligji penalizon prindin nese ai e le femijen e vete pa shkolle. Nese e dergon ne nje shkolle publike, private apo fetare, apo e meson vete ne shtepi, kjo eshte perseri pergjegjesi e prindit. Kushtetuta ben me pergjegjesi shtetin qe te ofroje sherbimin e arsimimit publik ne cdo cep te vendit. Pra detyra e shtetit eshte qe te hapi shkolla publike per arsimimin e femijes ne cdo qytet e fshat te vendit. Shume kolopuce si puna tende qe nuk i kuptojne sic duhet gjerat, kujtojne se eshte shteti ai qe detyron prinderit qe ti dergojne femijet ne shkolle. Ligji nuk ia njeh kete privilegj shtetit, i njeh vetem prindit.

    Nese arsimi 9 vjecar ne Shqiperi eshte i detyrueshem me ligj, kjo do te thote qe prinderit jane te detyruar qe te arsimojne femijet e tyre me dije deri ne ate shkolle. Nese nuk e bejne kete gje, shteti mund te gjobisi prindin qe e le pa shkolle femijen, por nuk mund ta detyroje ate me force qe ta dergoje femijen ne shkolle.

    Patjeter qe te diktojne, ne baze te kushtetutes se miratuar nga perfaqesia e popullit!!
    Eshte pikerisht ky, ndryshimi midis republikes demokratike dhe asaj teokratike!! Qarte, zoti gdhendes?!
    Kur te behesh ti baba, mblidhe zonen tende elektorale ku banon, e thuaju: Hajde votojme qe te vendosim se si duhet te rrisim femijet tane? Shko e voto edhe ti, dhe ne fund numeroni votat. Une them se vetem nje budalla do te dali te votoje, e ai do te jesh ti, pasi vetem ti beson se shoqeria mund te rrisi femijet e tu me mire se sa vete ti.

    Si ia benin ata te paret tane kur nuk kish as shtet e as kushtetute, si i rrisnin valle ata keta femije?!

    Ata qe jane "shprehur" me lart, jane thjesht dele, si puna jote e, shkojne atje ku i çojne çobanet, te hane bar!!Delet nuk e fusin trurin ne pune se besojne verberisht ne barine e tyre, i cili si shperblim, u zhvat qumeshtin, u zhvat qingjat e sapolindur, u zhvat leshin e si çmim te fundit,i
    ben tave kosi e kukurec!! More vesh, zonja dele-gdhendese?!
    Une qe mbroj te drejten time per te rritur femijet e mi ashtu si e gjykoj une si prind, jam dele, kurse ti qe pret qe shteti e gjykatesit te te diktojne se si te jetosh jeten tende e te rrisesh femijet e tu, nuk je dele por je...

    Do te te gdhendi xhaxhi Albo e do te te beje njeri... mos u merzit.

    Albo

  8. #178
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Une e shikoj teper barbare shkaktimin e dhimbjeve nje femije qe ende nuk eshte i ndergjegjshem. Shume kultura te ndryshme kane edhe tradita te ndryshme. Ndonje fis afrikan, nga ata qe i detyrojne femrat qe ne vegjeli te mbajne disqe tek buzet, apo rruaza ne qafe, ne menyre qe ti zgjatet qafa, ne Gjermani do te cilesoheshin si abuzim me te miturit. Cte keqe ka nese te berit synet ose jo, te lihet ne dore te femijes kur te arrije moshen e vendimmarrjes? Nuk eshte thjesht problemi tek anti-religjioziteti, kur kjo praktike nuk eshte as obligim fetar.
    - C'te keqe ka nese shteti nxjerr nje ligj qe vajzat e tua nuk duhet t'i cpojne veshet kur jane minorene, por vetem kur te arrijne moshen madhore?

    - C'te keqe ka nese shteti nxjerr nje ligj qe femijet e vegjel nuk duhet te shkojne e pagezohen ne Kishe, por ta bejne kete gje vetem kur arrijne moshen madhore?

    - C'te keqe ka nese shteti nxjerr nje ligj qe femijet minorene nuk duhet te jetojne me prinder te martuar, por duhet ta leme ne doren e femijes kur ai te arrije moshen madhore nese duhet te martohet apo jo?

    - C'te keqe ka nese shteti nxjerr nje ligj qe femijet minorene nuk duhet te hane mish por vetem perime, por duhet ta leme ne doren e femijes kur ai te arrije moshen madhore nese duhet te haje mish apo jo?

    E keqja eshte se sa here qe nje gjykates apo shteti nxjerr ligje te tille, ai uzurpon lirine time individuale dhe me dikton mua se si te jetoj jeten time dhe si te rris femijet e mi. Une si njeri i lire e vleresoj lirine time si te shenjte, dhe nuk lejoj as shtetin e asnjeri te me diktoje se si te jetoj jeten time dhe si te rris femijet e mi. Ti mund te zgjedhesh qe te pranosh diktatin e shtetit mbi jeten tende, bile mund ti lesh femijet e tu te marrin vete vendimet kur te arrijne moshen madhore.

    E keqja e madhe fare fare eshte se nese qytetaret e lire nuk ngrejne zerin qe te mbrojne lirine e tyre, ai gjykatesi e ai shteti do te vazhdoje dalengadale qe t'iu diktoje cdo aspekt te jetes suaj. Nuk eshte vetem detyra e ligjit e shtetit te mbrojne lirine e te drejtat e qytetareve, eshte pergjegjesia jone si qytetare te lire.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-07-2012 më 11:57

  9. #179
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Vendimi i nje gjykatesi ne nje gjykate qyteti eshte nje vendim per nje ceshtje te caktuar duke bere nje interpretim i ligjeve ne fuqi e mund te hidhet poshte ne nje shkalle tjeter gjykimi. S'ka lidhje as me ligjet e as me kushtetuten.
    Gjermania ne kete rast dhe demokracite perendimore ne pergjithesi kane qene e jane gjithnje ne mbrojtje te mireqenies se femijeve.

  10. #180
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    E mire o popull mos u merzisni. Kush preferon synetin, dhe do te veje ne Gjermani, te mos iki pa bere femijet synet, ose kur iken me pushime ne Shqiperi le ti beje atje femijet synet. lol. Ata qe s'duan ne rregull jane. U zgjidh dhe ky problem. Ca t'u bejme problemeve qe nuk gjejne zgjidhje, pa keto. ...
    Feelings change - memories don't.

Faqja 18 prej 26 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •