https://www.youtube.com/watch?v=2wLt...ayer_embedded#!
degjone me vemendje ju qe me zemr jeni shqiptar
https://www.youtube.com/watch?v=2wLt...ayer_embedded#!
degjone me vemendje ju qe me zemr jeni shqiptar
“Pelegrinët” zhvishen nga simbolika nacionaliste
Publikuar: 29.06.2012 - 08:51
Gazimestan, 29 qershor – Dhjetëra qese bërlloku janë mbushur të enjten në Gazimestan, me simbole nacionaliste të krenarisë serbe. Policia e Kosovës ka zhveshur deri në brekë qytetarët që mbanin të shkruar në bluzat e tyre, slogane nacionaliste e provokuese për komunitetet e tjera të Kosovës. Masat e policisë kanë bërë që gjithçka të kalojë qetë në vendin ku Millosheviq pati shpallur Kosovën pjesë të Serbisë. Por incidentet kanë shpërthyer nëpër rrugët e Kosovës dhe në pikëkalimi kufitar me Serbinë në Merdar. Dhjetëra policë e qytetarë serbë kanë marrë lëndime gjatë incidentit në Merdar ku është sulmuar policia, por edhe në sulmin me koktej molotovi e gurë në Prishtinë ndaj pesë autobusëve që po kthenin pelegrinët serbë nga Gazimestani në Graçanicë.
Kanë ndodhur shumë kacafytje mes pjesëtarëve të policisë dhe pelegrinëve që kanë refuzuar t`u bindeshin urdhrave, por 623-vjetori i Betejës së Kosovës nuk ka shënuar ndonjë viktimë, e as nuk ka sjellë në Kosovë liderë të institucioneve të Serbisë.
Policia e Kosovës ka ndaluar grupet e organizuara ekstremiste ndërkaq që ata që kanë arritur në Gazimestan, i janë nënshtruar një kontrolli të detajuar. Jo vetëm bluzat me mbishkrime nacionaliste, por edhe shapkat e flamujt e tjerë, pos atij shtetëror serb, janë hedhur në bërllok nga Policia e Kosovës.
Serbët e zhveshur nga simbolet e krenarisë kanë thënë se ky është poshtërim, por kanë vazhduar këngët e thirrjet nacionaliste brenda në memorialin e Gazimestanit. Ata duke kërkuar armë, kanë brohoritur dhe u kanë thurur vargje lavdie të akuzuarve serbë të luftës Radovan Karaxhiq e Ratko Mladiq. Një autobus pelegrinësh ku kanë qenë pjesëtarë të grupit ekstremist “Obraz”, kanë mbajtur edhe një flamur gjigant të të akuzuarit tjetër për krime nga Haga, Vojisllav Sheshel, por policia ka ndërhyrë shpejt për të hedhur flamurin në hendekun përskaj autostradës, për të arrestuar përkohësisht disa nga pjesëtarët e këtij grupi e pastaj për t`i bastisur dhe zhveshur ata nga simbolet nacionaliste. Gjatë kontrollit të autobusit policia ka konfiskuar edhe një pushkë.
Më gjerësisht lexon sot në “Koha Ditore”
Nuk kane te ndalur keta more aman... Perse nuk organizohemi dhe ne te provojme e te shkojme per te kerkuar toka ne Serbi, te shohim pastaj c'po ndodh ne....!![]()
o gon mir e ki ti por nese organizohet ndonje gjeh e till hashimi dote versul ter policin ndaj shqiptarve e ke harru kohen e protestave kuder mallrave serbe kur protestuesit marrshuan ne drejtim te merdarit ata u ndaluan ne besian paramendo dhe po kjo polici e pa cip shante dhe ofendonte shqiptar qe besa arrestonte njerz ne per shtepi pra ne ket polici jan njerz qe doren ne zemer ose vet ose babalalaret e tyre ishin argat te millosheviqit ne kohen e okupimit i keni vrejt si sillen me serb shum but dhe qet un spash as nje polic te hashimit qe e kishte ngreh zhag neper osfallt naj serb ne gazimenstan un spash
jo maicat o polic te hashim cubit por kta duhet ti ngrehni zvarr ne osfallt ju koxha trima me vetvendosje kunder vetvendosjes keni perdor gjdo gje te mundshme dhun te shfrenuar e sharje mete ultat qe nje njeri mund ti shpreh kurse tash me shkie para kamerave kishe po jav deshum do maica maica sesht sen presoni ka rendesi ndaj ti duhet te perdoret forca o more bala ju dul boja me kujtohet para 2/3 vjete ne veatat e vidovdanit keni pas per dor dhun ndaj disa shqiptarve ne afersi te gazimestanit kur disa te rinje shiptar kishin dal te protestonin kunder shkijeve ne gazimenstan policia ju versul me dhun ndaj tyre turppppppppp
Ndryshuar për herë të fundit nga beni33 : 29-06-2012 më 11:32 Arsyeja: shiko DALLIMIN SHQIPTARET DHUNOHEN NGA POLICIA
Po si nuk ju vje marre ta perllyni protesten e Vetvendosjes me sjelljen e ktyre rugaqve serb.Policia zbatoj urdhanat ne dy rastet.
Ne ket rast ishin rugaq serb te ardhur enkas per te ber aksidente.
Dhe mos e perllyni policin se si reagoj kunder vetvendoseje dhe kunder serbve.
Se ne e dim gjith se si do reagoj po ju erdhi urdhri do ju shkerdhje nanat ktyre serbve.
Edhe ket vit jav ka shkerdhy.
Pritini let ndryshoj kushtetuta dhe ca ligje dhe do e shihni se si hyn kta legalisht ne Kosov.
Edhe nja policija i kthej serbet si mij cullak per ne serbi do ta shihni vitin tjeter si do zbuten.
Duhet nje fortun kroate dhe kta behen gjith kingja.
un spash as nje shka te shtrir per osfallti dhe nuk pash nga ata rrugaqet civil te policis se kosoves kur i shkelmojshin shqiptart
Dita V
30 Qershor 2012 12:00, Nga Bardh Frangu
Derisa policia jonë po përballje me bandat serbe, madje duke numëruar të plagosurit në radhët e veta, deputetët e VV dhe PDK shkëmbejnë grushte në hapësirat jashtë sallës së Kuvendit të Kosovës. E, kur turpi nuk duket në fytyrat e këtyre tipave të zgjedhur me vullnetin e popullit, sigurisht që duhet gjaku t’i skuqë ato
E enjtja ishte ditë e Vidovdanit dhe e Vetëvendosjes. Serbët, të cilët këtë ditë e lidhin me kuptimin e mitit për Kosovën serbe, u vërsulën si të çartur për të dëshmuar se zgjedhjet e fundit në shtetin e tyre dhe fitorja e forcave më të errëta nacionaliste, që shkaktuan qindra mija viktima në hapësirat e ish Jugosllavisë, mund të ringjallin krenarin e tyre të rrënuar nga jo serbët dhe nga Aleanca Veri-Atlantike. Ata erdhën në Kosovë të trimëruar nga koalicioni i arritur pas zgjedhjeve të fundit serbe ndërmjet forcave të kasapit të ballkanit, Milosheviq, me ato të radikalit serb, Sheshel, i cili ndërseu serbët kundër të tjerëve me teorinë se aty ka edhe vetëm një serb, është tokë serbe. Në këtë mënyrë serbët e ardhur si banda kriminale nga Serbia jo vetëm që vunë në sprovë institucionet e brishta të shtetit të ri të Kosovës, por edhe ato ndërkombëtare, në veçanti vunë në sprovë institucionet e Brukselit, për ta bërë sa më të dukshme idenë se integrimet evropiane nuk i shkëmbejnë me heqjen dorë nga Kosova.
Sigurisht që nga Brukseli dhe Prishtina këto forca mund të shihen si fosile të një politike serbe të dështuar që moti, por nuk është krejt kështu. Kjo edhe për faktin se popujt në hapësirat e Ballkanit edhe për shumë kohë do të zhvillojnë politika në mbështetje të logjikës së miteve dhe legjendave. Në veçanti këtë do të vazhdojnë ta bëjnë serbët, të cilët, mbështetur në këtë logjikë, për një kohë të gjatë kanë ndërtuar një ndjenjë supremacie mbi popujt e këtyre hapësirave. Shikuar figurativisht presidenti aktual serb është një varrtar i cili seriozisht do të përpiqet që të bëhet pengesë e vendosjes së paqes në rajon, duke varrosur kështu përpjekjet për integrime rajonale dhe më gjerë. Ndryshe edhe ne dëshmuam se politikën e kemi të mbërthyer nga logjika e emblemave dhe simboleve. Vërtet ua hoqëm serbëve veshjen mbi brez, por nuk arritëm t’ua heqim lëkurat e mbushura me tatuazhe, ku dëshmonin urrejtjen e tyre patologjike ndaj këtij vendi dhe njerëzve të tij. Për më tepër nuk arritëm t’i zhveshim nga bindjet në kokë dhe nga ndjenjat në zemër.
Në këtë kontekst, përpjekjet për rikthimin e iluzioneve të humbura serbe mbi Kosovën po e ushqen edhe klasa jonë politike kaq e papërgjegjshme. Mbase kjo ishte edhe pjesa më e dukshme e dhembjes së qytetarëve të Kosovës të enjten e mbushur me frikë dhe pasiguri. Në vend se të kishim një strategji mbrojtëse nga këto banda kriminale, si prodhim të bashkërenditjes së ideve dhe koncepteve të të gjitha forcave politike dhe të institucioneve, ne bëmë të kundërtën. Për më keq u gjet kjo ditë që Lëvizja “Vetëvendosje” ta shënojë si ditë të “fitores” së saj mbi partinë në pushtet! Derisa policia jonë po përballje me bandat serbe, madje duke numëruar të plagosurit në radhët e veta, deputetët e VV dhe PDK shkëmbejnë grushte në hapësirat jashtë sallës së Kuvendit të Kosovës. E, kur turpi nuk duket në fytyrat e këtyre tipave të zgjedhur me vullnetin e popullit, sigurisht që duhet gjaku t’i skuq ato. Dhe kështu ndodhi në Ditn V, përkatësisht në ditën e Vetëvendosjes dhe Vidovdanit. Dhe kishte një logjikë që i bënte të ngjashme këto dy ngjarje të mëdha të Ditës V. Bazuar në deklaratat e të përfshirëve në këtë skandal politik, humbja e asnjërit nuk dukej kund!
Ndryshe praktikat parlamentare dëshmojnë se deputetët janë njerëz njësoj si të tjerët dhe si të tillë ndjejnë nevojë biologjike që t’i zgjidhin mosmarrëveshjet edhe fizikisht, por jo përtej hapësirës ku është një foltore, e cila shërben për artikulimin e ideve dhe koncepteve politike, pra jo në parkingun e veturave dhe në rrugë. Nuk është se nuk janë pritur përleshje të tilla, sepse dihet që gjuha është prej tuli, por që eshtra thyen. E gjuha e përdorur në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka qenë dhe mbetet shenjë paralajmëruese për thyerje eshtrash, mbase edhe për më keq. Në fakt, para formimit të kësaj qeverie pata shkruar se është e domosdoshme të kemi një qeveri me bazë të gjerë të formuar nga PDK, LDK dhe AAK, duke theksuar se VV do të jetë më shumë se opozitë. Por kjo nuk ndodhi për fatin tonë të keq, ndaj sot jemi këtu ku jemi me një qeveri të papërgjegjshme dhe me një opozitë të uzurpuar nga VV, e cila shpërfaq në mënyrën më ekstreme të drejtën e vet ekskluzive për gjithçka dhe mbi çdo gjë. Nuk është se dikush mund ta arsyetojë sjelljen e Kamishit dhe të tillëve si ai si dhe frikën e SHIK-ut të shndërruar në gogol, por çështja është se nuk ishte dita as për zhurmë, le më për grushte ndërmjet të zgjedhurve tanë, të cilët kishin obligim dhe përgjegjësi që të ndjenin shqetësim më shumë se ne për situatën e krijuar në vend.
Keq është edhe për faktin se kur konflikti nga salla e Kuvendit bartet në oborr dhe nga oborri në rrugë, atëherë nisë e funksionon logjika e fisit për ruajtjen dhe mbrojtjen e dinjitetit dhe nderit të tij. Në këtë mënyrë konflikti mes të zgjedhurve tanë mund të eskalojë dhe mund të degjenerojë duke ikur nga Kushtetuta në Kanun. Në këtë rast kaq të padëshirueshëm do të harronim reformat zgjedhore si shpresë e vetme për të mundësuar zgjedhjen e parlamentarëve tanë në formë më përfaqësuese dhe më të ngarkuar me përgjegjësi ndaj zgjedhësve e jo ndaj partisë. Do të harronim procesin e integrimeve dhe madje do të harronim edhe faktin se na duhet përkushtim dhe përgjegjësi e shtuar ndaj problemit të pazgjidhur të veriut të Kosovës, i cili në një mënyrë edhe derivon të gjitha problemet tjera. Në këtë rast do të dëshmonim se përpjekjet për bërjen e një shteti normal janë kaq joserioze sa sikur nuk ia vlen angazhimi për të.
Mbi 1 mijë motoristë nga Serbia pritet të arrijnë në veri të Mitrovicës
http://www.kosovaonline.info/?page=1%2C3%2C15439
Krijoni Kontakt