Selimi: e rraha Laten, Kamishi: u vetëmbrojta
PRISHTINË –Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka pranuar se pas provokimit verbal që sipas tij i ishte bërë nga deputeti i PDK-së Latif Gashi-Lata e ka sulmuar atë fizikisht, ndërsa e ka quajtur atë gangster.
“Nuk jemi rrahur por e kam rrahur”, ka deklaruar Selimi për media teksa në qafën e tij vërehej një gërvishtje jo e vogël si pasojë e përleshjes fizike me Latën.
Ai tha se disa deputetë duke aluduar në ata strukturave të SHIK-ut nuk e kanë vendin në Kuvendin e Kosovës.
Nga ana tjetër, deputeti Bekim Haxhiu- Kamishi, i ka quajtur rrugacë deputëtet e VV-së duke theksuar se ka qenë i sulmuar nga mëse 10 persona ku ishin edhe deputetët, Florim Krasniqi, Visar Ymeri dhe truprojat e tyre dhe se ka reaguar ne vetëmbrojtje.
Haxhiu tha se kjo është një hakmarrje direkte e VV-së për disfatat e tyre politike, ndërsa ka përjashtuar mundësinë e “pajtimit” sipas zakoneve duke theksuar se janë pjesë e institucioneve dhe do të ndjëk rrugën institucionale.
Edhe Kamishi si pasojë e përleshjes kishte disa shenja në fytyrë./KosovaOnline/
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Pasojat e SHIK-ut në Kuvend
28 QERSHOR 2012 - E Enjte 08:01
Qe një kohë, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka kërkuar në mënyra të ndryshme hetimin mbi veprimtarinë e Shërbimit Informativ të Kosovës, që ka qenë dhe mbetet shërbim sekret partiak, që nuk i është përgjigjur asnjë institucioni të Republikës së Kosovës, nuk i ka dhënë llogari askujt, si dhe nuk ka shpalosur asnjë nga aktivitetet që ka bërë dhe bënë ndër vite. Populli i Kosovës ka të drejtën ta dijë se kush po i përgjon, kush po i shantazhon dhe kush po i frikëson qytetarët me agjentë.
Në funksion të tentimit për të legalizuar një organizatë të tillë ilegale, qeveria dhe SHIK-u kanë orkestruar vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve dhe po tentojnë që nëpërmjet funksioneve publike të legjitimojnë agjentë të SHIK-u me të kaluar kriminale. Sot këta agjentë janë në qeveri, e fatkeqesisht janë edhe në Kuvendin e Kosovës, të ardhur aty me vota të vjedhura.
Thirrjeve tona për hetime parlamentare për këtë organizatë, ata u janë përgjigjur me më shumë panikë, shantazhe e kërcënime të ndryshme për deputetë, për të mos nënshkruar iniciativën për inicimin e komisionit parlamentar për SHIK-un.
Kohëve të fundit kanë filluar të kërcënojnë edhe gazetarë e fytyra publike, për të mos folur për SHIK-un. Sa më shumë ata mundohen ta mbajnë të mbyllur dosjen e SHIK-ut, aq më shumë shtohet nevoja për të ditur të kaluarën e saj.
Sot, pa provokimin më të vogël, deputeti Latif Gashi është munduar ta kërcënojë deputetin Rexhep Selimi që të mos flasë për SHIK-un gjatë një prononcimi për media. Ndoshta përvoja e z. Gashi nga SHIK-u e bën të mendojë se ai mund t’i ndalë të tjerët të mos flasin, e bën të mendojë se mund t’i kërcënojë të tjerët. Z. Gashi duhet ta dijë se Lëvizja VETËVENDOSJE! është e vendosur në qëllimin e vet për të zbuluar të vërtetën, për të zbardhur krimet ndaj popullit të Kosovës, sepse populli i Kosovës meriton të dijë.
Fatkeqësisht, provokimi i z. Gashi dhe tentativa e tij për të ngulfatur fjalën e lirë të deputetëve, dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës, ka eskaluar në një përleshje fizike, për të cilën Lëvizja VETËVENDOSJE! shpreh keqardhje. Në atë moment, në përleshjen fizike është përfshirë edhe agjenti tjetër i SHIK-ut në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili e ka përsëritur provokimin e Gashit.
Lëvizja VETËVENDOSJE! do të vazhdojë e palëkundur në rrugën e saj për të krijuar një shoqëri të zhvilluar demorkatike e mbi të gjitha transparente.
Lëvizja VETËVENDOSJE!
http://www.vetevendosje.org/?cid=1,2,4754&author=0
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
i nderuar provokatoret dihen hapur keta jan rrugaqet e vetfundosjes
kur policija e Kosoves arriti qe ti deboi e mos ti la te futen ne Republiken e Kosoves dhe qe nuk i lejuan serbet ta kallin piken kufitare
grupe radikale serbe
dhe ne ket perleshje u plagosen rreth 30 polic te Kosoves
e kjo siq duket i terboi argatet e serbis qe tani i kemi ne kuvendin e Kosoves
e qe jan grubullue ne partin (qenefin vetfundosje)
dhe keta trim ne vend qe te jen ne perkrahje te policis ton
keta filluen ti sulmoin deputetet tan shqiptar e sidomos keta qe kan qen ne UÇK e SHIK
keta pra jan trimat e albin-donqiqit
------------------------------------------------------------
Kamishi: Më sulmoi Rexha me truprojat
Pas përleshjes mes disa deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të PDK-së, Bekim Haxhiu me nofkën Kamishi, ka thënë se ka qenë i sulmuar nga Rexhep Selimi me truprojat e tij, të Florin Krasniqit dhe Visar Ymeri në parkingun e Kuvendit të Kosovës.
Haxhiu para mediave ka thënë se ka ndodh një konflikt verbal mes Latif Gashit edhe Rexhep Selimit, duke shtuar se ai nuk ka qenë i involvuar në këtë rast.
Por, sipas tij, pas pesë minutave kanë ardhur në parking afër makinës së tij, Rexhep Selimi, Florin Krasniqin dhe Visar Ymeri që të tre me truprojat e tyre.
Ai ka thënë se kjo është një hakmarrje e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj tij.
“Është një hakmarrje e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj meje për gjithë atë disfatën politike që është duke bërë dhe demaskimin që e kam bërë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje si parti e rrugëve dhe rrugaçëve dhe atë dhunën që janë duke u ushtruar për ditë në rrugë është një tentativë e tyre për të ushtruar në Kuvend. Unë kam pas do plasime në media. Unë nuk kam pas një konflikt me Florin Krasniqi. Rexhep Selim, pabesisht, me truprojat e tij, më ka sulmuar në hapësirën e parkingut të Kuvendit.”, ka theksuar Haxhiu.
I pyetur se a është sulmuar nga deputeti Krasniqi, Haxhiu ka thënë se nuk është në dijeni që të jetë i involuar drejtpërdrejt në sulm Florin Krasniqi.
“Unë jam i bindur plotësisht në atë çka po e them se janë edhe video incizimet e kamerave të sigurisë të Kuvendit të Kosovës. E them publikisht që 8 persona të sigurimit të Rexhep Selimit, Florin Krasniqit ka qenë për fat të keq në këtë ngjarje edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymer”, ka thënë ai.
Sipas burimeve të Kosovapress-it, policia e Kosovës ka marrë në pyetje, deputetët e involvuar në këtë incident si dhe një truproje të Rexhep Selimit. /kosovapress/
He Lepuri i But ( Alias - Pika Kufi 1 dhe 31 & Llapi) a u ktheve ne forum me propaganden tende te zakonshme!
Kot e keni, kot fare e keni, se i gjithe populli e din se cfare dhe cilet jane deputet e SHIKUT ne Kuvend te Kosoves.
Deputet e Kuvendit (Popullit) te Kosoves nuk ishin ata qe provokuan, por pikerisht deputet e SHIKUT (PDK-se - Lata e Kamishi ) ishin ata te cilet filluan zenken e tyre, pasiqe Rexhep Selimi fliste per SHIKUN me gazetaret.
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
ARIANI_TB
ju edhe e kini trashigim nga e kaluara
qe te perpiqeni ti zbuloni shqiptaret
qe ishin kunder vllaznim bashkimit me shkie
e juve edhe sot ju ka mbet ne gjak kjo pun e lig
por tregom ti mua perse nuk shkuat sot ne merdar e me ju ndihmue policis ton
por u ndihmuat serbve
e ata ne merdare u perpoqen ta kallin kufinin
e ju te fetfundosjes sulmuat ne prishtin ushtaret e UÇK-se
pra perse ju nuk ishi sot me i ndalue serbet por i sulmoni shqiptaret hajde tregoni
a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.
Krijoni Kontakt