Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1

    Thumbs up Protestë kundër rifillimit të bisedimeve me Serbinë

    Sot, ne protestuam si qytetarë të një vendi të lirë, liria e të cilit po i vendoset në dyshim nga procesi i bisedimeve të imponuara Beograd – Prishtinë.

    Gjatë protestës, ne hodhëm domate të kalbura, së pari, mbi z. Robert Cooper, e pastaj mbi hyrjen e ndërtesës së Qeverisë. Ne besojmë që në aspektin fizik dhe hapësinor, Qeveria nuk duhet të ketë fare oborr: le të punojnë në atë ndërtesë të lartë me pafund zyra që i kanë kurse oborri aty duhet t’i përkasë qytetarëve të cilët edhe ashtu kanë aq pak hapësirë publike. Në anën tjetër, në aspektin politik, e gjithë Kosova duhet të jetë oborr i Qeverisë: në vend se të përgatiten për rifillimin e dialogut me Serbinë, tash për veriun e Kosovës, qeveritarët duhet t’i shërbejnë qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, interes jetik i të cilëve është sovraniteti dhe integriteti territorial. Kosova duhet t‘i ketë kufijtë e mbrojtur e jo ndërtesa e rrethuar me grila e Qeverisë.

    Sot, ne protestuam kundër qëndrimit paternalizues e shtrëngues të përfaqësuesit të BE-së, Robert Cooper, e në të njëjtën kohë kundër qëndrimit servil e të padenjë të qeveritarëve të Kosovës.

    Protestuam sepse bisedimet, në të cilat po na shtyjnë përdhunshëm nuk janë bisedime mes Serbisë dhe Kosovës, po janë bisedime me Serbinë për Kosovën. Protestuam sepse ndërkombëtarët, që supozohet të jenë ndërmjetës në këto bisedime janë duke qeverisur në Kosovë, ndërsa në Serbi jo. Por, mbi të gjitha, ne protestojmë kundër bisedimeve sepse ato janë thelbësisht të padrejta për dhjetë arsye madhore.

    Së pari, Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës. Nuk mund të bisedojmë me një vend që haptazi e pranon pretendimin territorial dhe është agresiv ndaj atdheut tonë.

    Së dyti, Serbia nuk po e ndryshon kushtetutën e saj, ku shkruhet se Kosova është pjesë e Serbisë.

    Së treti, Serbia kurrë nuk ka kërkuar as më të voglën falje për vrasjet e krimet ndaj shqiptarëve përgjatë shekullit XX. E këto bisedime po e shkelin respektin e qytetarëve për ata të vrarë.

    Së katërti, Serbia nuk na i ka dorëzuar kriminelët serbë të luftës.

    Së pesti, Serbia nuk i ka kthyer trupat e 1781 të pagjeturve, dhe refuzon të japë informacion për ta.

    Së gjashti, Serbia nuk ka paguar asnjë zhdëmtim për dëmet materiale që ka shkaktuar gjatë luftës dhe okupimit.

    Së shtati, Serbia ende sot i trajton shqiptarët në Luginën e Preshevës si qytetarë të dorës së dytë, e nuk ua njeh as të drejtat themelore.

    Së teti, Serbia haptazi financon strukturat ilegale shtetërore në Kosovë, duke minuar çdo përpjekje për shtetformim dhe institucionalizim.

    Së nënti, Serbia nuk e ka kthyer fondin pensional, depozitat bankare të qytetarëve të Kosovës, librat kadastralë dhe as artefaktet kulturore që i ka plaçkitur.

    Së dhjeti, në Serbi, sot e kësaj dite enden të lirë e të pacenuar me dhjetëra mijëra kriminelë të luftërave të viteve ’90, gjë që tregon se atje s’ka ndodhur kurrfarë ndryshimi i kursit se lëre më diçka që do t’i përngjante denazifikimit.

    Për këto arsye ne protestuam sot, e do të protestojmë kundër bisedimeve gjer në momentin kur këto arsye të mos jenë më.

    Bisedimet e pabarabarta e të padrejta sjellin edhe më shumë pabarazi, edhe më shumë padrejtësi.

    Lëvizja VETËVENDOSJE!


    http://www.vetevendosje.org/?cid=1,2,4719&author=0
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #3
    'NGA SERBIA NUK KËRKOHET NJOHJA E KOSOVËS'

    Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Wolfram Maas, deklaroi sot se të gjitha kërkesat për fillimin zyrtar të negociatave për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, tashmë janë të njohura dhe të qarta.

    “Nuk kërkojmë nga ju ta njihni Kosovën”, tha Wolfram Maas, siç transmeton Evropa e Lire.

    Më tutje ai u shpjegoi gazetarëve se kërkesat janë paraqitur në samitin e Bashkimit Evropian, në dhjetor të vitit të kaluar, dhe se ato kanë të bëjnë me vazhdimin e procesit të reformave në Serbi dhe çështja e Kosovës.

    Sa i përket Kosovës, ekzistojnë tri gjëra tha Mas dhe shpjegoi se ato janë: realizimi i marrëveshjeve të arritura, vazhdimi i dialogut për çështjet kyçe, siç janë telekomunikacioni dhe energjetika, dhe normalizimi i raporteve.


    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,84480
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #4
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Kjo eshte turp, dhe sic tha kryeministri Thaçi V.V po e demton rend imazhin e Kosoves.

    Kjo levizje vertet sic po verhet e ka vendosur qe PDK-ne me e bere me fitu pa balatozh ne krejt Kosoven.

    V.V e ka inatin me Kaqanikun e tash po e gjuan Brukselin.




    .
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Kjo eshte turp, dhe sic tha kryeministri Thaçi V.V po e demton rend imazhin e Kosoves.

    Kjo levizje vertet sic po verhet e ka vendosur qe PDK-ne me e bere me fitu pa balatozh ne krejt Kosoven.

    V.V e ka inatin me Kaqanikun e tash po e gjuan Brukselin.




    .
    Imazhin e mire qe pate fituar Kosova dhe populli Shqiptar menjeher pas perfundimit te luftes se fundit 1999 e prishen te gjithe ata te cilet vetem vjedhen ne rradhe te pare voten e lire te qytetareve te Kosoves, dhe me pastaj edhe cdo pasuri te qytetareve te Kosoves.

    Ndersa Imazhin me te keq Kosova e ka fituar kryesisht nga qeveria 1 dhe tani qeveria 2 e Thacit, me ane te manipulimeve dhe vjedhjes masive fabrikante te votave ne zgjedhjet qendrore te dhjetorit 2010.

    Imazhin e Kosoves nuk e prishin protestat e drejta dhe demokratike te LVV dhe qytetareve te Kosoves, por pikerisht ket imazh ja prishin ministriat dhe kryetaret e qyteteve te cilet ne krye jane antar te PDK-se. Si ne Ferizaj, e si ne Kacanik qe te dyte kryetar ishin nga rradhet e PDK-se dhe qe te dyte u denuan me fakte per hajni, per korrupcion, per manipulime etj. Dhe ende ka te tjere qe jane nen akuza te tilla dhe shumica jane nga rradhet e PDK-se se Hashim Thacit.

    Imazhi i Kosoves prishet cdo dite e ne cdo aspekt nga keta pushtetar dhe vet kryeministri Hashim Thaci te cilet jane pasuruar ne menyre te paligjshme.

    Ndersa LVV se bashku me Albin Kurtin dhe gjithe aktivistet e saj mundohen ta kthejne dinjitetin dhe imazhin e Kosoves dhe Shqiptareve qe paten fituar ne luften e fundit.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    PDK-se. Si ne Ferizaj, e si ne Kacanik qe te dyte kryetar ishin nga rradhet e PDK-se dhe qe te dyte u denuan me fakte per hajni, .
    Zoteri i nderuare silli faktet qe ata ka qene te denuar per HAJNI,!!! Bajrush Xhemajli, eshte denuar per aksidenti rrugor, Ariani _TB, kjo eshte genjeshtra e pare

    Kryetari i Kaqanikut edhte denuar per arme, pa leje kjo eshte genjeshtra e dyte zoteri.
    Ne demokraci kur i drejtohesh dikujte per hajni duhet te keshe argumente, per ndryshe peson denimi per shepifje
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657

    Unhappy

    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Kjo eshte turp, dhe sic tha kryeministri Thaçi V.V po e demton rend imazhin e Kosoves.
    .

    Zoteri Gogi, ketu nuk pajtohem ase me ty e as me thaqin, per ç'far imazhi po flet , kur serbet po i vrasin ushtaret e kforit, edhe prap EUJA po i merre me te mire shkiet dhe duke ju dhen edhe perparsi !!!! Thaçi, eshte dashtur ti fuse nja 4000 forca te policise, per te bere rendin kushtetues, e jo te formoj zyre dhe shpenzime te pa kuptimta!!! Ne veri duhet dergue njerezit e vet neper komune dhe me i arrestue ata te cilet, po e krecnojne rendin shteterore e jo me bere zyra kur jane komunat ?!!!!!! Une e ftoj Arsim Bajramin qe te largoj nga kushtetuta paragrafin me dy nenshtetesi, atehere shkinia o i duhet te itegrohet o te largohet nga kosova.Me siguri se shkinia ish sjelle ndryshe me ne Mjafte ma me politin nenshteruse
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pa_doreza2 : 21-06-2012 më 18:42
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2011
    Postime
    329
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Kjo eshte turp, dhe sic tha kryeministri Thaçi V.V po e demton rend imazhin e Kosoves.

    Kjo levizje vertet sic po verhet e ka vendosur qe PDK-ne me e bere me fitu pa balatozh ne krejt Kosoven.

    V.V e ka inatin me Kaqanikun e tash po e gjuan Brukselin.




    .

    Imazhi i prishet kosoves kur ju shtrihet dora atyre qe te vrane e masakruan, madje kishin dhe kane plane per shfarosjen tende dhe per ripushtimin e Kosoves!
    Nuk njohin vulnetin e 2 milion njerezve te lire dhe ti ke frige se po te prishet imazhi?

    VV-ja eshte e vetmja organizate qe me mundesite e tyre te vogla i japin dinjitet atij vend dhe atyre njerez!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    vetevendosja duhet te luftoje te fitoje sa me shume vota ne parlamentin kosovar.
    dalnga dal serbia po e njeh kosoven

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Ziti

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    vetevendosja duhet te luftoje te fitoje sa me shume vota ne parlamentin kosovar.
    dalnga dal serbia po e njeh kosoven
    SI mendon dal nga dal serbia poe njef kosoven ose e njeh ose jo ska ndal nga dal ne njohje sikur nje grua ose esht shtatzen ose nuk esht edhe pse gjith ky hargjim kohe se adotna njeh beogradi kosoven

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •