Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Nafta në det i jepet një tregtari ndërkombëtar armësh

    Gazeta "Shqiptarja.com" zbulon sot se pas marrëveshjes me kompaninë izraelite “Emanuelle Adriatic”, për dhënien me konçension të 3 blloqeve të kërkimit dhe shfrytëzimit të naftës dhe gazit natyror në detin Adriatik është një figurë kyç e spiunazhit ndërkombëtar dhe tregtar i njohur armësh, Jakov Nimrodi

    Marrëveshja është lidhur mes qeverisë dhe kompanisë "Emanuelle Adriatic Energy Ltd", që zotërohet me paketë kontrolluese, në masën 51 për qind të aksioneve, nga kompania energjetike izraelite, Israel Land Development Energy. Për më tepër kjo kompani nuk është regjistruar në Qipro dhe në Shqipëri.

    Marrëveshja u miratua nga Këshilli i Ministrave më 6 qershor të ketij viti dhe hyri në fuqi më 14 qershor, ditën e botimit të saj në Fletoren Zyrtare të
    VKM nr. 383.
    http://24-ore.com/thumbnail.php?file...article_medium
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #2
    Tregtar nderkombetar armesh nuk eshte ndonje problem i madh, po a ja dham ne apo Greket dhe a fusim ne si shtet ne xhep ndonje kacidhe kjo me intereson mua
    Revolution 1848

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne fakt.. berisha..deri tash nuk qe ne gjendje te afroje ne shqiperi kompani serioze qe i njeh bota prej kohesh..
    ose ata nuk duan te vijn ose qy nuk ka car menderen ti ftoje..

    kte le ta zgjidhin keta zhapiket e opozites qe kan njerzit e tyre ne cdo zyr te berishes.. e ja dine dhe paswordat cdo ministri e din cka brenda cdo sirtar i tyre.. se un as te muri nuku afrohem dot..

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Gazeta "Shqiptarja.com" zbulon sot se pas marrëveshjes me kompaninë izraelite “Emanuelle Adriatic”, për dhënien me konçension të 3 blloqeve të kërkimit dhe shfrytëzimit të naftës dhe gazit natyror në detin Adriatik është një figurë kyç e spiunazhit ndërkombëtar dhe tregtar i njohur armësh, Jakov Nimrodi

    Marrëveshja është lidhur mes qeverisë dhe kompanisë "Emanuelle Adriatic Energy Ltd", që zotërohet me paketë kontrolluese, në masën 51 për qind të aksioneve, nga kompania energjetike izraelite, Israel Land Development Energy. Për më tepër kjo kompani nuk është regjistruar në Qipro dhe në Shqipëri.

    Marrëveshja u miratua nga Këshilli i Ministrave më 6 qershor të ketij viti dhe hyri në fuqi më 14 qershor, ditën e botimit të saj në Fletoren Zyrtare të
    VKM nr. 383.
    http://24-ore.com/thumbnail.php?file...article_medium
    Cili na qenka problemi? Sepse eshte kompani Izraelite?
    Mos eshte me mire arabe apo turke apo greke apo sllave?
    Tregetia e armeve eshte nje biznes i ligjshem dhe i ndershem perderisa ka budallenj qe duan ti perdorin per te vrare vellezrit e tyre qe nuk ndajne te njejtin opinion.

  5. #5
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Nuk e shoh si gje pozitive kete tregtine me arme ,jo per shkak te perdorimit negativ te armeve ,por me duket shume negative efekti dhe efishienca e armeve pasi qe ne kohen moderne duhen nje avancim ...

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,178
    Postimet në Bllog
    22
    VENDIM
    Nr. 383, datë 6.6.2012


    PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES ME NDARJE PRODHIMI PËR KËRKIMIN, ZHVILLIMIN DHE PRODHIMIN E HIDROKARBUREVE NË DET NË SHQIPËRI, BLLOQET 2, 3 DHE 4 TË ADRIATIKUT, NDËRMJET "ALBPETROL", SHA-SË, DHE SHOQËRISË "EMANUELLE ADRIATIC ENERGY LIMITED"

    Në mbështetje të pikës 2 të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 13 të ligjit nr. 7746, datë 28.7.1993 "Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)", të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

    VENDOSI:

    1. Miratimin e marrëveshjes me ndarje prodhimi për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në det në Shqipëri, blloqet 2, 3 dhe 4 të Adriatikut, ndërmjet "Albpetrol", sh.a.-së dhe shoqërisë "Emanuelle Adriatic Energy Limited", sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
    2. Ngarkohet Minstria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

    KRYEMINISTRI
    Sali Berisha

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,178
    Postimet në Bllog
    22
    Eksplorimi i naftes ne det eshte nje proces sa i kushtueshem, por edhe nje investim me risk te larte. Qeveria shqiptare beri shume mire qe nenshkruajti kete mareveshje, duke sjelle nje firme te dyte te eksploroje ne det, pasi a) qeveria shqiptare nuk ka $$$ te teperta te investoje vete ne keto gjera b) qeveria apo ekonomia private shqiptare nuk ka eksperience ne kete fushe. Firma ne fjale ka te drejte kerkimi per 7 vjet, dhe gjithe investimi qe do te behet per kerkim eshte investim i dale nga firma izraelite. Vetem nese gjejne nafte nen det, ata do te mund te rekuperojne investimin e bere dhe te nxjerrin nje fitim, qe do te ndahet me shtetin shqiptar.

    Rruga e koncensioneve eshte rruga e duhur per te zhvillimin e shpejte te vendit ku shteti krijon nje partneritet me biznesin privat sidomos ne fushen e energjitikes ku potenciali i Shqiperise eshte i madh.

    Albo

  8. #8
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Ndaj edhe nderkombetaret e mbeshtesin salijevin te qendroje ne pusht-et, sepse u jep konçensione te lira dhe te favorshme ... sepse ka shume borxhe per te lare ... me interes te larte ...

    kjo eshte piramida e dyte masive qe do ta rrenoje Shqiperine si ne '97, mbase edhe me keq ...

    dhe autori mbetet i njejti, salijevi ...

  9. #9
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Ndaj edhe nderkombetaret e mbeshtesin salijevin te qendroje ne pusht-et, sepse u jep konçensione te lira dhe te favorshme ... sepse ka shume borxhe per te lare ... me interes te larte ...

    kjo eshte piramida e dyte masive qe do ta rrenoje Shqiperine si ne '97, mbase edhe me keq ...

    dhe autori mbetet i njejti, salijevi ...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •