Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1

    Durrës - Oficeri i Policisë sulmohet nga nxënësit e klasës së 9-të pas provimit

    Oficeri i Policisë sulmohet nga nxënësit pas provimit

    23 Qershor 2012

    DURRES – Një oficer policie mbeti i plagosur rëndë, pasi është goditur me mjete të forta nga një grup nxënësish të klasës së 9-të. Ngjarja e pazakontë është zhvilluar në ambientet e gjimnazit “Gjergj Kastrioti” në Durrës dhe ka pasur për protagonist një grup nxënësish dhe oficerin e Policisë, Artan Isufi, 28 vjeç. Ky i fundit ka marrë plagë të rënda në pjesë të ndryshme të trupit dhe është dërguar menjëherë në spital nga kolegët e tij. Mjekët thanë se, përveç të çarave dhe plagëve të shumta të gjetura në trupin e oficerit, u konstatuan edhe thyerje. Mësohet se Isufi ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme dhe, si pasojë, ka thyerje në këmbën e majtë. Gjithçka ka nisur pas përfundimit të provimit të matematikës që klasat e 9-ta zhvillonin gjatë ditës së djeshme. Oficeri u kishte kërkuar një grupi prej 4-5 djemsh të mos bënin zhurmë dhe të dilnin përjashta, në mënyrë që të mos shqetësonin shokët e tyre, por kjo është marrë si ofendim nga djemtë dhe kanë refuzuar. Aty gjakrat janë ndezur dhe nuk ka vonuar të nisë sherri. Përballë oficerit kanë qenë disa adoleshentë, të cilët e kanë sulmuar fizikisht. Pasi ka marrë disa goditje, polici ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga një lartësi e shkallëve, ku dhe pësoi dëmtimin e rëndë. Zhurmat kanë nxjerrë nga sallat nxënësit dhe mësuesit, ndërsa është lajmëruar policia dhe ambulanca për atë që po ndodhte. Autorët nga ana e tyre ikën me shpejtësi, por sipas Policisë janë identifikuar, pasi ishin nxënës të shkollës. Mësohet se provimi ka rinisur pas një ndërprerje në kohë.

    l.m

    panorama

  2. #2
    Mire ja kan bere. Nuk ma mer mendja qe ka qen faji i nxenesve, pasi policet tone bejne si kaubojsa dhe si duket nuk e ka kerkuar me mirsjellje te mbajne qetesi sic i takon nje polici te flase. Me rraf nga nje polic ne 5 min me duket pak vallahi , se police me halabake dhe te paedukate nuk gjen kund. phu far e keqe
    Revolution 1848

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    duhet te egzistoje denimi me vdekje edhe per minorenet.

  4. #4
    Ti priten zaret çunthave dhe tu jepen policave në dorë,të luajnë me kaqola.
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    pse dhe provimet me polici zhvillohen apo kishte shkuar per te gjuajtur polici(se ne shqiperi eshte vend i cudirave)

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    myqo tafaj... as shkollat nuk i mbron dot nga gangsteret as studentet nga aksidento-tmerret..
    ky matuf duhet ta dorzoj postin..

    keta nxenesit.. ne thonjza..por qe jan ne fakt kriminele.. duhen arrestuar e denuar me nga 5 vjet burg.. te pakten..

    dhe duhet lexuar ne cdo klase e shkolle te shqiperise njoftimi se.. kaq nxenes u denuan me 5 vjet burg..pse nuk ju binden policit te shtetit qe kerkoj disiplin e qetesi ..

    dhe ta provojn tjeret..

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    myqo tafaj... as shkollat nuk i mbron dot nga gangsteret as studentet nga aksidento-tmerret..
    ky matuf duhet ta dorzoj postin..

    keta nxenesit.. ne thonjza..por qe jan ne fakt kriminele.. duhen arrestuar e denuar me nga 5 vjet burg.. te pakten..

    dhe duhet lexuar ne cdo klase e shkolle te shqiperise njoftimi se.. kaq nxenes u denuan me 5 vjet burg..pse nuk ju binden policit te shtetit qe kerkoj disiplin e qetesi ..

    dhe ta provojn tjeret..
    respekte brar kur do i qendis fjalet
    mu me ben pershtypje ne dikur flas para 10 vitesh kishim frike dhe pastruesen e shkolles kur na bertiste keto kane guxim te godasin policin?
    JO SEKS PARA MARTESE

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    E keqja eshte se policet nuk kane kulture ne te folur. Nuk tregohet autoriteti me tallje e ironi. Ka mundesi ti kete ofenduar keta adoloshentet gjaknxehte, gjersa kane arrit deri ne ate pike. Po shyqyr qe qe me aq. Ata do e marrin nje mesim te mire kur te kapen. Nuk do shpetojne pa u rrahur ne polici.
    Feelings change - memories don't.

  9. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Ajo qe kane bere eshte krim.
    Te qellosh dhe sulmosh nje polic shkon denimi 5-7 vjet
    Krimi eshte i rende pasi ka lene pasoja fizike,polici eshte ne spital.
    Prokurori ka shkuar ne shkolle me byzylyket dhe me siguri
    u ka vene byzylyket/prangat autoreve.
    Kalamaj idiote,nqs polici perfundon invalid,avokatii policit
    do kerkoje shperblim mujor,pagese mujore nga familjet e studenteve,pa folur per pagesat e qendrimit ne spital/operacione/ilace,analiza etj.
    Kush do i paguaje keto?Te gjitha do i paguajne familjet e studenteve,do paguhet edhe avokati i policit.
    Kalamaj idiote,do perfundojne ne burg.Ai Artani i njeh policat e burgut dhe do marre hak,i njeh edhe te burgosurit....Policat te gjithe e kane marre vesh anyway dhe per kunj do u leshohen me hu....
    Njeri nga studentet e ka qelluar me thike,eshte tentative per vrasje......krim i rende.
    Si lejohen futja e armeve te ftohta ne shkolle.?Ne hyrje te shkolles duhet te kete skanera per objekte te forta,te
    kontrollohen studentet ne hyrje,per droge dhe arme te ftohta.Ne nje shkolle me 800 1400 studente po s'pati kontroll ne hyrje,mund te behen brenda shkolles krime me arme,sic be,dhe shperndarje droge.Drejtori ka ca shpjegime per te bere....lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 23-06-2012 më 21:00
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #10
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    E keqja eshte se policet nuk kane kulture ne te folur. Nuk tregohet autoriteti me tallje e ironi. Ka mundesi ti kete ofenduar keta adoloshentet gjaknxehte, gjersa kane arrit deri ne ate pike. Po shyqyr qe qe me aq. Ata do e marrin nje mesim te mire kur te kapen. Nuk do shpetojne pa u rrahur ne polici.
    Nqs polici ka fol me ironi dhe eshte tallur,polici ka qene bulli
    ,http://en.wikipedia.org/wiki/Bullying eshte fajtor.
    Ka mundesi qe qe polici ti kete share edhe me nene,nuk ka shpjegim tjeter,
    pasi nuk te vjen studenti dhe te fut thiken,nuk shkon aq larg.
    Polici do i kete share ato.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 23-06-2012 më 21:20
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •