Shume njeri i veçantë-video
on Shtator 3, 2011 8:51 pm



Njeri apo kompjuter? – Edhe pse ka kryer vetëm pese vjet shkolle, ai është i afte qe te kryeje te gjitha llogaritjet matematikore ne te dhjetën e sekondës. Aftësitë e jashtëzakonshme te Fatmir Rrokajt prej vitesh kane habitur banoret e fshatit Varibop ne komunën cakran te rrethit Fier. Asnjeri nga fshataret, madje dhe as vete 41-vjeçari nuk e mban mend fillimin e “shpërthimit” te çuditshme ne fushën e matematikes. Kureshtare, fqinjët dhe banoret e këtij fshati i kane përdorur si argëtim aftësie e rralla ne llogaritje te Rrokajt. Te vetmit qe rastësisht kane “shfrytëzuar” trurin elektronik te Fatmir Rrokajt kane qene disa brigadiere dhe përgjegjës sektori te kooperativës se Varibopit para viteve 1990, te cilët e vinin atë ne pune duke i kërkuar qe t’u bënte bilancet për çdo fund viti. Ndërkohe, çudia e kësaj historie te rralle deri me sot ka ngelur e mbërthyer ne kufijtë e fshatit Varibop apo te disa fshatrave fqinj me te. Askush nuk është interesuar qe dhuntitë e këtij njeriu te mbyllur ne vetvete te gjenin mbështetje te specializuar.


http://<iframe class="restrain" titl...="0"></iframe>

video clip mundë ta shikoni edhe

Talenti – Shume vite me pare Fatmir Rrokaj shikohej si një fëmije i zakonshëm fshati. Vetëm pas klasës se peste, kur ai braktisi shkollën, të afërmit dhe banoret e fshatit Varibop vunë re se Fatmiri ishte shume i sakte ne llogaritje. “Nuk e mbaj mend mire, por them se Fatmiri kishte lëne shkollën kur nisi te bënte shume llogari, te cilat ne fillimisht i mendonim si hamendje fëmije. Por me kohe ndërruam mendim”, – pohon Gjyshua një bashkëfshatare i tij rrethe te 55 –tave. Te çuditur ne i thonim qe te bënte mbledhje, shumëzim, zbritje ose pjesëtim ne shifra marramendëse dhe ai ne dhjetën e sekondës na jepte një përgjigje te sakte. Te befasuar dhe mosbesues ne i bënim edhe njëherë llogaritjet dhe na rezultonte shifra e sakte”, thotë Kujtimi një bashkëfshatar tjetër i njeriut kompjuter i cili para viteve 90 ka punuar edhe ekonomist ne kooperative. Bashkëmoshatar te 45-vjecarit pohojnë se Fatmirit nuk i bënin përshtypje aftësitë e tij. Ata shprehen se gjeniut te matematikes ne fshatin e tyre nuk iu be asnjë oferte nga ndonjë institut i specializuar. Selam Lulaj, pronari i lokalit qe ndodhet ne qendër te fshatit, shprehet se Fatmiri është llogaritari i tij. “Nëse unë do te filloja te beja inventarin apo dhe te merresha me letrat e furnizimeve apo blerjeve, do te me duheshin jo ore por dite te tera, ndërsa Fatmiri m’i nxjerr ato për 3 minuta. ‘Kompjuteri’ i tij është shume i sakte”, thotë Lulaj.

Shkolla – Fatmir Rrokaj ka mbaruar vetëm pesë vite shkolle. Te afërm te tij deklarojnë se familja Rrokaj nuk kishte mundësi ekonomike qe ai te vazhdonte shkollën. Aktualisht 41-vjecari banon me vëllezërit në fshatin Varibon. Fatmiri është i papune, i pamartuar dhe ka vite qe nuk ka dale jashtë fshatit te tij.Ai jeton vetëm me 50 mije leke te vjetra qe i japin si ndihme ekonomike , invalid. Sipas banoreve te këtij fshati, Fatmiri është një tip i heshtur dhe nuk ka dëshirë te shoqërohet me te tjerë. “…është paksa e vështire qe te bisedosh me te. Por kur i kërkojmë qe te na beje ndonjë përllogaritje, ai i përgjigjet kërkesave tona”, – pohon Selam Lulaj. Kujtim Hilaj i cili ka mbaruar për matematike dhe ka qene shefi i bilancit te kooperativës Varibop tregon për gazetën se: Veprimet e shumëzimit me tre shifra unë ja kam mësuar Fatmirit. Ka qene shume i zgjuar. Tashme ai kryen veprimin e shumëzimit me 6 dhe nënte shifra. Shumëzon me miliona dhe te jep përgjigjen me te dhjetat e sekondës. Unë Fatmirin do ta rendisja pas Shanjatura Devi, vajzës 12 vjeçare indiane e cila ka kryer numrin 73 faktorial ku po te shtrihen shifrat e mbështjellin ekuatorin e tokës për dy here e gjysme. Këtë kuriozitet , pohon Kujtimi e kam lexuar ne revistën Shkenca dhe Jeta te vitit 1969. Qe te kryesh shumëzimin e një numri nëntë shifror me një tjetër nëntë shifror dhe përgjigja e sakte te jepet për te dhjetën e sekondës duhet te jesh gjeni, dhe fatmiri është. Fatmirin e trajtuan keq para viteve ’90. Ne vend qe ta merrnin dhe te interesoheshin për njohuritë e tij matematikore ata, pushtetarët e atëhershme, e dërguan në çmendine dhe i bene injeksione se ishte i luajtur mendsh, për të atëhershmit. Sot, ndërsa sot Fatmiri shkon te shtunave dhe te dielave neper fshatar ku kryen veprime matematikore për te fituar disa te holla qe te ushqehet.

Dy udhëtimet e tij drejt Tiranes – Fatmiri ne jetën e tij ka udhëtuar vetëm dy here jashtë komunës Cakranit dhe te dyja herët ka udhëtuar drejt Tiranes. Para viteve 90, tregon Kujtimi bashkëfshatar i tij, Fatmirin erdhën dhe e morën për ta punësuar ne Tiranë ne një institut. Ai i shoqëruar nga te afërm te tij si dhe drejtues te asaj kohe ndenji vetëm tre dite ne Tirane. Nuk duroi dot me shume dhe u kërkoi titullarëve të asaj kohe qe ta risillnin përsëri ne fshatin e tij te lindjes ne Varibop. Hera e dy te qe udhëtoi drejt Tiranes ka qene viti 2006 kur mori pjese ne një spektakël televiziv i ftuar nga një televizion. Tashme Fatmiri e ka shume te vështire qe te lëvizi jashtë fshatit. Duhen jo vetëm makine por edhe njerëz qe te ketë ne dispozicion. Megjithatë edhe pse vitet kalojnë, Fatmiri përsëri është i gatshëm qe te ndihmoje bashkëfshatarët e tij sa here qe ata e duan ndihmën e tij qofte edhe për te bere një shaka me ta. Te veçanta njeriun kompjuter e gjen fare thjeshte nga e hëna ne te premte ne qendër te fshatit Varibop. Ai hyn e del neper lokale pa bezdisur askënd. Rri ne tavoline me bashkëfshatarët e tij por nuk do askënd qe ta bezdise. Bashkëfshatarët e tij tregojnë se : Para viteve ’90 financieri i kooperativës kish një makine llogaritëse amerikane. Kur ai kryente veprimet me te ende pa shtypur butonin OK, Fatmiri i kish dhënë përfundimin. Por Fatmiri ka një organizëm te pa pare sikur e ka prej ingranazhesh metalike. Ai ka ngrëne edhe gozhde apo copa xhami jo një apo dy por me grushte. Dhe ja ku është se ka gjetur absolutisht asgjë. Fatmiri të ndërton edhe ekuacioni te gradës dyte me dy e tre te panjohura dhe kur ti je duke e zgjidhur atë, në qoftë se mundesh, ai e ka zgjidhur dhe te nxjerr dhe përfundimin. Ka qene talent por nuk është shfrytëzuar, pohojnë bashkëfshatarët e Fatmir Rrokajt.

Fieri.com / Xhemil Beharaj

huazuar nga kosovalbaner.com