-
i/e regjistruar
Ata prapséprap e etikojn"islamin si té dhunshem"
Ata prapëseprapë e etiketojnë Islamin si “të
dhunshëm”
Fragmente të shkëputura nga libri “50 Righteous and Humane Concepts Brought by Muhammad, the Prophet of Mercy” (50 Koncepte te Drejta dhe Humane që i Solli Muhamedi, Profeti i Mëshirës) (fq. 136-148 ) i autorit Xhelal Ebuelrub
Dhiata e Vjetër, mes shumë shembujve tjerë, përmend edhe
numrin e të vrarëve gjatë betejave të cilat i zhvilluan gjoja se
profetët e kohërave të lashta.
I pari: “24. Kështu, pra, pasi u vranë të gjithë banorët e Hajit, që e
kishin ndjekur Izraelin që po ikte në drejtim të shkretëtirës, dhe pasi
aty i prenë me shpatë, atëherë bijtë e Izraelit u kthyen në qytet dhe
me tehun e shpatës i prenë të gjithë ata që ndodheshin në qytet. 25.
Të vrarët e asaj dite, burra e gra, ishin dymbëdhjetëmijë njerëz - të
gjithë prej qytetit të Hajit. 26. Jozuehu nuk e uli dorën, të cilën e pat
ngritur duke shtrënguar heshtën, derisa u vranë të gjithë banorët e
Hajit.” (Jozuehu, 8:24-26)
Numri i të vrarëve: 12,000
I dyti: “Erdhën edhe sirianët e Damaskut për t’i ndihmuar
Adadezerit, mbretit të Sobës, dhe Davidi vrau njëzetedymijë vetë
prej sirianëve.” (2 i Samuelit, 8:5)
Numri i të vrarëve: 22,000
I treti: “Por sirët ikën para Izraelit. Davidi i vrau shtatëqind kuaj të
mbrehur dhe dyzetmijë këmbësorë. E vrau edhe Sobakun, prijësin e
ushtrisë, që mbeti vdekur në fushën e përleshjes.” (2 i Samuelit,
10:18)
Numri i të vrarëve: 40,701 (Nëse në çdo karrocë lufte ishte vetëm
nga një luftëtar)
I katërti: “28. Një njeri i Hyjit u afrua te mbreti i Izraelit e i tha:
“Kështu thotë Zoti: ‘Pasi sirianët thanë: Zoti është Hyji i maleve e jo
Page 2
2 MBUROJA.net
edhe i rrafshinave. Gjithë këtë mori të madhe do ta lëshoj në duart
tua e kështu do ta dini se unë jam Zoti”. 29. Për shtatë ditë qëndruan
të fushuar njëri përballë tjetrit. Të shtatën ditë, plasi luftimi. Bijtë e
Izraelit i vranë në një ditë njëqindmijë këmbësorë sirianë.” (1 i
Mbretërve, 20:28-29)
Numri i të vrarëve brenda një dite: 100,000
I pesti: “1. Pastaj Abijahu pushoi bashkë me etërit e tij…Në vend të
tij mbretëroi i biri, Asa. … 2. Asa bëri atë që ishte e mirë dhe e
pëlqyeshme para syve të Zotit, Hyjit të vet. 3. I zhduki altarët e
hyjnive të huaja dhe lartësirat, i theu shtyllat dhe i preu banirët. ... 8.
Asa pati edhe një ushtri të armatosur me shqyte e me heshta:
treqind mijë prej Judës, kurse ushtria që e kishte prej Beniaminit
ishte e armatosur me shqyte e me shigjeta dhe ishin
dyqindetetëdhjetë mijë: të gjithë këta trima të fortë.9. Zara nga
Etiopia u sul kundër tyre me një ushtri prej një milionë ushtarësh e
me treqind karroca lufte dhe arriti deri në Maresë. 10. Po edhe Asa
vrapoi t’i dalë përpara dhe e rreshtoi ushtrinë për luftë në luginën e
Tsefathahut, që është në veri të Maresës. ... 12. Kështu, Zoti goditi
Etiopasit përpara Asas dhe përpara Judës, dhe Etiopasit ua mbathën
këmbëve. 13. Atëherë, Asa dhe njerëzit që ishin me të i ndoqën deri
në Gherar, prandaj Etiopasit u mundën dhe prej tyre nuk mbeti
asnjë i gjallë, sepse ata u shkatërruan përpara Zotit dhe ushtrisë së
tij. Dhe ata morën një plaçkë shumë të madhe.” (2 i Kronikave, 14:1-
13)
Numri i ushtarëve në armatën e Izraelit: 300,000 nga Juda dhe
280,000 nga Beniamini, gjithsej 580,000 trima. Numri i armiqve të
vrarë: 1,000,000.
I gjashti: “1. Akazi ishte njëzetvjeçar, kur u bë mbret, e mbretëroi në
Jerusalem gjashtëmbëdhjetë vjet. Nuk bëri atë që është e drejtë në
sytë e Zotit si kishte bërë Davidi, i ati i tij. ... 5. Zoti, Hyji i tij, e lëshoi
në duar të mbretit të Sirisë, i cili e theu, zuri një numër të madh
robërish dhe i çoi në Damask. Edhe ky qe lëshuar në duar të mbretit
të Izraelit, i cili i shkaktoi një humbje të tmerrshme. 6. Faceu, biri i
Romelisë, vrau në një ditë të vetme njëqindenjëzet mijë judenj, të
gjithë trima luftëtarë, sepse e kishin mënjanuar Zotin, Hyjin e të
parëve të tyre. 7. Po aso kohe, Zekriu, trim i fortë nga Efraimi, vrau
Page 3
3 MBUROJA.net
birin e mbretit Maasinë, përgjegjësin e oborrit mbretëror, Ezrikën,
dhe Elkanën, njeriun e dytë pas mbretit. 8. Bijtë e Izraelit morën prej
vëllezërve të vet si pre lufte dyqind mijë gra, djem e vajza dhe pre të
tjetër të pamasë dhe e çuan në Samari.” (2 i Kronikave, 28:1-8)
Numri i izraelitëve të vrarë nga duart e vëllezërve të tyre: 120,000
Numri i izraelitëve të zënë robër nga duart e vëllezërve të tyre:
200,000
Dhiata e Re nuk i kritikoi këto pasazhe biblike e as nuk i
konsideroi ato si të liga dhe vepra johumane
Gjersa predikuesit ungjillorë botës ua predikojnë Ungjillin e ‘Princit
të Paqes’, ata me mjeshtri i shmangen recitimit të këtyre pasazheve
biblike nga ‘Fjala e Drejtpërdrejtë e Zotit’ në tubime publike, sikurse
ato të mos kenë fare të bëjnë me ta apo të mos ekzistojnë fare. E
vërteta është se këto pasazhe gjithsesi që ekzistojnë. Madje, ato kanë
pasur ndikim të thellë në mendjet dhe sjelljet e atyre të cilët i lexojnë
të Dy Dhiatat dhe i besojnë ato të jenë ‘Fjalë të Zotit’. Të krishterët
madje i jetësuan me efikasitet këto urdhra të dhunshme të ‘Fjalës së
Zotit’ të tyre kundër njëri-tjetrit dhe kundër popujve tjerë të botës.
Ja disa shembuj të tillë:
I pari: Bilanci i të vrarëve gjatë luftërave fetare brenda të krishterëve
në mesjetë kap shifra milionëshe. Ky bilanc madje mund të duket i
vogël, dhe atë për dy arsye. E para, të krishterët evropianë gjatë
mesjetës kishin zhvilluar luftëra të shumta kundër njëri-tjetrit dhe
kundër popujve tjerë. Këto luftëra ishin pjesërisht me motive fetare.
E dyta, vetëm Thirty-Years War (Lufta Tridhjetë Vjeçe) mes
katolikëve dhe protestantëve, e cila zgjati prej vitit 1618-1648,
shkaktoi humbje të tmerrshme jetësh dhe pasurish.
The Encyclopedia of World History (Enciklopedia e Historisë Botërore)
vlerëson se numri i të vrarëve nga Thirty-Years War (Lufta Tridhjetë
Vjeçare) arrin në shifrën e tetë milionëshit1
1 Stearns, P.N. (Botim i Gjashtë, 2001). The Encyclopedia of World History (Enciklopedia e Historisë Botërore) (Fq. 304).
. Enciklopeditë tjera, siç
është ajo The Encyclopedia Britannica (Enciklopedia Britanika), na
Page 4
4 MBUROJA.net
ofrojnë të dhëna më të detajuara rreth kësaj lufte, duke nënvizuar
atë se e tëra filloi si një konflikt fetar, kur mbreti katolik roman u
përpoq ta impononte modelin e tij të krishterimit në tërë territorin e
tij. Paria nga fisnikët protestantë të Bohemisë dhe Austrisë u çuan
në kryengritje dhe e filluan luftën, fundi i së cilës do ta ndryshonte
hartën politike të Evropës.2 The Columbia Encyclopedia (Enciklopedia
Kolumbia) thotë se kjo luftë shkaktoi “…rënie marramendëse në
numrin e popullatës gjermane.”3
I dyti: Bilanci i të vdekurve pas hedhjes së bombës atomike në
Nagasaki: 75,000; më shumë se një e treta e qytetit u shkatërrua
tërësisht. Vlen të përmendet se Nagasaki ishte “për një kohë të gjatë
qendër e krishterimit. Ky qytet deri në vitin 1945 kishte katedralen
më të madhe katolike romane në Japoni.”4
I treti: Totali i viktimave pas hedhjes së bombës së parë atomike në
Hiroshima: 130,000, qyteti pothuajse i tëri u shkretua.5
1. Nëse dikush e zbret këtë shifër, mund të përfundojë me
burgim në disa vende të Evropës perëndimore, të cilat
ndryshe njihen edhe si “bastione të lirisë.”
I katërti: Bilanci i viktimave të çifutëve nga Holokausti: 6,000,000.
Këtu nuk kemi nevojë për ndonjë referencë! Ky numër duhet të
mbahet rreptësishtë dhe besnikërisht i tillë dhe assesi të përmendet
ndonjë shifër më e vogël, për shembull 5,999,999, në të kundërtën...
2. Ose mund të akuzohet për anti-semitizëm, edhe nëse vetë i
përket grupit më të madh të semitëve, arabëve, siç pajtohet
më këtë edhe Philip Hitti, historiani i mirënjohur arabo-
kristian.6
2 The New Encyclopedia Britannica (Enciklopedia e Re Britanike) (Vëll. XI, fq. 711) (2003).
3 Legasse, P. (Red.) (2000). The Columbia Encyclopedia (Enciklopedia Kolumbia) (Fq. 2831).
4 Ibid. (Fq. 1942). 5 Ibid. (Fq. 1294). 6 Abualrub, Jalal (2002). Holy Wars, Crusades, Jihad (Luftërat e Shenjta, Kryqëzatat, Xhihadi) (Fq. 192-193, poshtëshënimi nr. 576).
Page 5
5 MBUROJA.net
Gjashtë milionë, pra, është shifra e viktimave të çifutëve të
shkaktuara nga duart e gjermanëve, italianëve, francezëve,
rumunëve, hungarezëve, austriakëve, zviceranëve ‘neutralë dhe të
artë’ të Evropës krishtere në bashkëpunim dhe koordinim - ose së
paku heshtje - të Vatikanit, për të cilat ata vetëm së fundi kërkuan
falje.7
Shumë muslimanë nuk e pranojnë këtë numër duke vënë në pah
faktin se çifutët i shfrytëzuan kujtimet e Holokaustit për të fituar
simpati dhe krijuar fonde në Perëndim të cilat më pas i përdorën për
ta okupuar Palestinën dhe për të kryer holokaust mbi vetë popullin
e tyre. Kjo është e vërtetë dhe s’ka fije dyshimi. Megjithatë, “...le të
mbetet shifra në gjashtë milionë ose afër gjashtë milionëshit, në
mënyrë që ta faktojmë trashëgiminë dhe historinë e përgjaktë të
Evropës krishtere.”8
Ky libër, në radhë të parë, u drejtohet atyre të cilët e akuzojnë
pandërprerë Islamin duke përdorur rrenën, mashtrimin dhe
hipokrizinë si mjet për ta sulmuar këtë fe të cilën ata, siç duket, ende
Kohëve të fundit, shumë të krishterëve u është bërë shprehi ta
etiketojnë Islamin të dhunshëm dhe t’i krahasojnë disa tiranë
muslimanë me Hitlerin, mirëpo bota nuk bën ta lejojë këtë
qesëndisje dhe hipokrizi që ata po e vjellin kundër muslimanëve. Po
të mbahej ndonjë garë ku secili popull do ta sillte kriminelin e tyre
më të madh, garën pa dyshim se do ta fitonte ai popull që do ta
sillte Hitlerin si kriminelin e tyre më të madh.
Kuptohet, jo të gjithë të krishterët veprojnë kësisoj. Jo të gjithë të
krishterët i mbyllin sytë pranë dhunës së pafundme, ndonëse Dhiata
e Vjetër i urdhëron ata në një gjë të tillë. Jo të gjithë të krishterët janë
të kënaqur me ekseset që i bëjnë disa bashkëfetarë të tyre. Jo të
gjithë të krishterët kanë pikëpamje negative për Islamin; shumë prej
tyre nuk e pëlqejnë dhe nuk pajtohen aspak me këtë furi mbarë-
botërore anti-islame.
7 Abualrub, Jalal (2002). Holy Wars, Crusades, Jihad (Luftërat e Shenjta, Kryqëzatat, Xhihadi) (Fq. 249-250, poshtëshënimi i 2-të).
8 Ibid.
Page 6
6 MBUROJA.net
nuk kanë filluar ta kuptojnë. Qëllimi i këtij libri është t’i njoftojë
njerëzit për Muhamedin (ﻡﻟﺳ ﻭ ﮫﯾﻟﻋ ﷲﺍ ﯽﻟﺻ).
“Tani jam, si edhe më parë, katolik dhe përgjithmonë do të mbetem
i tillë!”
I pesti: Hitleri nuk ishte musliman. Ai nuk citonte nga Kurani për t’i
justifikuar veprat e tij. Por, ai e shprehte besimin e tij prej të krishteri
dhe citonte nga Bibla. Kjo më së miri dokumentohet nga citatet e
mëposhtme:
1. “Prandaj, sot besoj se jam duke vepruar në përputhje me
vullnetin e Krijuesit të Plotfuqishëm. Duke e mbrojtur veten
prej çifutit, unë po luftoj për kauzën e Zotit.”8F 9
2. “Karakterizimi më i mirë sigurohet përmes frytit të këtij
edukimi fetar, pra, vetë çifutit. Jeta e tij është vetëm e kësaj
bote, kurse shpirti i tij së brendshmi është i huaj për
krishterimin e vërtetë, siç ishte edhe ai i themeluesit të kësaj
doktrine dymijë vite më parë. Natyrisht, ky i fundit nuk e
mbante të fshehtë qëndrimin e tij karshi çifutëve dhe, kur
paraqitej nevoja, ai madje merrte kamxhikun që ta shporrte
këtë armik të mbarë njerëzimit prej tempullit të Zotit, një
armik i cili nuk e sheh fenë si asgjë tjetër pos si mjet për
ekzistencën e biznesit të tij. Si shpagim i kësaj, Krishti u
gozhdua në kryq, ndërsa të krishterët e sodit, anëtarët e
partisë sonë, iu përulen votuesve çifutë gjatë zgjedhjeve e më
vonë thurin zhvatje politike me partitë ateiste-çifute, dhe atë
kundër vetë popullit të tyre.”9F 10
3. “Ndjenjat e mia si i krishterë më shpijnë tek Zoti dhe
Shpëtimtari im si një luftëtar; më shpijnë tek një njeri i cili
njëherë në vetmi, i rrethuar vetëm me ca ithtarë, i njohu këta
çifutë ashtu siç ishin dhe u bëri thirrje njerëzve të luftonin
kundër tyre, dhe i cili, për Zotin!, ishte i madh jo si një i
vuajtur, por si një luftëtar. Me dashurinë e thellë si i krishterë
9 Adolf Hitler (Ralph Menheim, red., 1999). Mein Kampf (Lufta Ime) (Fq. 65). 10 Ibid (Fq. 307).
Page 7
7 MBUROJA.net
dhe si njeri lexoja pasazhet të cilat tregonin se si Hyji u ngrit
në fuqinë e Tij dhe rroku fshikullin që ta shporrte nga
Tempulli pjellën e nepërkave dhe gjarpërinjve. Sa e
tmerrshme ishte lufta e Tij për njerëzimin kundër helmit
çifut. Sot, dy mijë vjet më vonë, me një ndjenjë të thellë e
pranoj më shumë se kurrë faktin se ishte pikërisht për këtë
shkak që Atij iu desh ta derdhte gjakun e Tij në Kryq. Si i
krishterë, e kam për detyrë që të mos ia lejoj vetes të
mashtrohem; e kam për detyrë të jem luftëtar i drejtësisë dhe
i së vërtetës. Si njeri, e kam për detyrë të shoh që shoqëria
njerëzore të mos përjetojë kolapsin katastrofal ashtu siç e
përjetoi civilizimi i botës antike dy mijë vite më parë,
civilizim ky i cili u shty buzë greminës nëpërmjet po këtyre
çifutëve. ...Si i krishterë, e kam gjithashtu një detyrë ndaj
popullit tim. Kur shikoj në popullin tim, tek ai shoh fuqinë
punëtore për punë të rënda fizike, punë rraskapitëse, të cilat
në fund të javës atyre u sjellin si pagë skamje dhe mjerim.
Kur dal jashtë në mëngjes dhe i shoh këta burra duke pritur
në rreshta, dhe kur shikoj fytyrat e tyre plot halle, atëherë
besoj se do të isha një dreq e jo i krishterë po të mos ndjeja
keqardhje për ta sikurse ndjeu Hyji ynë, kur dy mijë vite më
parë u kthye kundër atyre prej të cilëve sot këta varfanjakë
plaçkiten dhe manipulohen.”11
4. Hitleri ndonjëherë do ta përmbyllte fjalimin e tij me lutje
krishtere:“Në këtë orë, e kam vetëm një lutje për Zotin, Hyjin:
që, sikurse edhe në të kaluarën, edhe në vitet që do të vijnë të
na Bekojë punën dhe veprën tonë, gjykimin dhe
vendosmërinë tonë, të na mbrojë nga krenaria e rrejshme dhe
nga servilizmi qyqar, të na udhëzojë në rrugën të drejtë të
cilën Ai e ka caktuar për popullin gjerman.”12
5. Hitleri ishte i krishterë. U lind në Austrinë krishtere dhe
udhëhoqi Gjermaninë krishtere mu në zemër të Evropës. Ai e
persekutoi po atë popull të cilin Evropa e krishtere e
persekutoi për gati dy mileniume. Hitleri u përpoq ta
11 Baynes, N.H. (Red.) (1942). The Speeches of Adolf Hitler, April 1922-August 1939 (Fjalimet e Adolf Hitlerit, Prill 1922 – Gusht 1939) (Vëll. 1, Faqe 19-20). 12 Ibid (fq. 410).
Page 8
8 MBUROJA.net
shfaroste të njëjtin popull të cilët të krishterët u përpoqën ta
shfarosnin gjatë dy mijë viteve. Ai përdorte pretekst të njëjtë
sikurse të krishterët - kryqëzimi i Jezu Krishtit nga ana e
çifutëve.
6. Muslimanët nuk patën gisht këtu. Çifutët jetuan në mesin e
muslimanëve me shekuj. Muslimanët kurrë nuk tentuan t’i
shfarosnin ata dhe nuk i detyruan ata të bëheshin muslimanë.
I gjashti: Bilanci i viktimave nga radhët e civilëve gjatë tërë Luftës
së Dytë Botërore: 54,000,000.13
I shtati: Bilanci i viktimave nga radhët e ushtarakëve gjatë Luftës së
Dytë Botërore: 77,000,000.13F 14
Muhamedi (ﻡﻟﺳ ﻭ ﮫﯾﻟﻋ ﷲﺍ ﯽﻟﺻ), Profeti i Mëshirës, themeloi
shtetin islamik për muslimanët dhe i bashkoi ata rreth
Islamit me shumë më pak dhunë sesa pohojnë pasaktësish
armiqtë e Islamit
Pasi u detyrua të largohej nga vendlindja e tij, Meka, Profeti ( ﷲﺍ ﯽﻟﺻ
ﻡﻟﺳ ﻭ ﮫﯾﻟﻋ) qëndroi në Medine për dhjetë vite. Gjatë kësaj kohe, ai
vendosi ritet e adhurimit islam, marrëdhëniet reciproke, kodin e
sjelljes dhe sistemin politik, ekonomik, social dhe edukativ Islam.
Në këtë periudhe kohore, u themelua edhe Shteti Islamik si entitet
politik.
Gjatë procesit të shtet-formimit Islam, ngjanë diku rreth
shtatëdhjetekatër (74) beteja, të cilat i zhvilloi Profeti ( ﻭ ﮫﯾﻟﻋ ﷲﺍ ﯽﻟﺻ
ﻡﻟﺳ) dhe shokët e tij kundër armiqve idhujtarë mekasë, idhujtarëve
tjerë arabë dhe çifutëve arabë të Medinës dhe Hajberit. Prej këtyre
shtatëdhjetekatër betejave, Profeti (ﻡﻟﺳ ﻭ ﮫﯾﻟﻋ ﷲﺍ ﯽﻟﺻ) udhëhoqi
ushtrinë e tij në njëzeteshtatë (27) sosh, së këndejmi edhe termi
Gazauat, shumësi i fjalës Gazauah. Muslimanët luftuan vetëm në
nëntë (9) beteja, nga gjithsej njëzet e shtatë (27) sosh. Dyzetë e shtatë
13 Lee, L.E. (1999). World War II (Lufta e II-të Botërore) (Fq. 204). 14 Ibid.
Page 9
9 MBUROJA.net
(47) beteja tjera quhen Saraja, shumësi i Sarijeh. U quajtën kështu,
për shkak se Profeti (ﻡﻟﺳ ﻭ ﮫﯾﻟﻋ ﷲﺍ ﯽﻟﺻ) nuk i udhëhoqi ato
personalisht.
Shumica e këtyre betejave ishin defensive, por disa sosh ishin edhe
ofensive. Qëllimi i betejave ofensive ishte zmbrapsja e tradhtisë dhe
komploteve djallëzore të armiqve të armatosur, të cilët përpiqeshin
t’u shkaktonin dëme Islamit dhe muslimanëve. Idhujtarët mekasë
dhe çifutët arabë të Medinës dhe Hajberit bashkëpunonin ngushtë
në nxitjen e luftërave të përhershme kundër Islamit dhe
muslimanëve. Muslimanët në këtë vorbull ishin një minoritet i
vogël, të cilët u ballafaquan me Arabinë armike dhe qindra fise
luftarake të saj.
Dëshmi se Islami është “i dhunshëm”
Këtu po jua sjellim bilancin e të vdekurve nga më shumë se
shtatëdhjetë beteja që Profeti (ﻡﻟﺳ ﻭ ﮫﯾﻟﻋ ﷲﺍ ﯽﻟﺻ) dhe shokët e tij i
zhvilluan kundër armiqve të tyre brenda dhjetë viteve. Ky bilanc
përfshinë numrin total të të vrarëve, ushtarakëve dhe civilëve,
muslimanëve dhe jomuslimanëve. Totali i të vrarëve është më pak
se katërmijë (4000).
Këto të dhëna janë marrë nga shënimet historike të historianëve të
famshëm muslimanë: Muhamed ibn Is’haku, Abdul Melik ibn
Hishami, Muhamed ibn Xherir et Taberiu dhe Ibn Kajim el
Xheuzijeh.
Së pari, Gazauat, betejat që i udhëhoqi Profeti ( ﮫﯾﻟﻋ ﷲﺍ ﯽﻟﺻ ﻭ
ﻡﻟﺳ):
Duke kalkuluar numrin më të madh të viktimave nga radhët e
ushtarëve jomuslimanë, të raportuara nga të gjitha betejat e Profetit
(ﻡﻟﺳ ﻭ ﮫﯾﻟﻋ ﷲﺍ ﯽﻟﺻ) -njëzeteshtatë (27) Gazauat të cilat i udhëhoqi ai -,
arrijmë në shifrën njëmijedyqindetridhjetenëntë (1239).
Page 10
10 MBUROJA.net
Duke kalkuluar numrin e viktimave nga radhët e luftëtarëve
muslimanë, të raportuara nga të gjitha Gazauat e Profetit ( ﮫﯾﻟﻋ ﷲﺍ ﯽﻟﺻ
ﻡﻟﺳ ﻭ), arrijmë në shifrën njëqindetridhjetenjë (131).
Një (1) grua civile jomuslimane dhe katër (4) burra civilë muslimanë
janë raportuar të vrarë gjatë këtyre betejave (Gazuat).
Së dyti, Saraja, betejat që nuk i udhëhoqi Profeti ( ﻭ ﮫﯾﻟﻋ ﷲﺍ ﯽﻟﺻ
ﻡﻟﺳ):
Dymijenjëqindenëntë (2109) është numri i ushtarëve jomuslimanë të
vrarë, kurse asnjë (0) i vrarë nga radhët e civilëve jomuslimanë gjatë
gjithë dyzeteshtatë (47) betejave të quajtura Saraja.
Dyzetetre (43) ushtarë muslimanë dhe njëqindenjëzetekatër (124)
civilë muslimanë u vranë në këto beteja (Saraja).
Së treti, numri i të gjithë të vrarëve gjatë dhjetë viteve sa
Profeti (ﻡﻟﺳ ﻭ ﮫﯾﻟﻋ ﷲﺍ ﯽﻟﺻ) i kaloi në Medine para se të ndërronte
jetë:
Duke ia shtuar numrin total të ushtarëve armiq të vrarë gjatë
njëzeteshtatë betejave të Profetit (Gazauat), numrit të të gjithë
ushtarëve armiq të vrarë gjatë betejave që i udhëhoqën shokët e
Profetit (Saraja), arrijmë në një shifër që është diç më e vogël se
katërmijë (4000), më saktë, tremijetreqindedyzetetetë (3348). Në këto
beteja, u vranë njëqindeshtatëdhjetekatër (174) ushtarë muslimanë.
Pra, kemi gjithsej tremijepesëqindenjëzetedy (3522) ushtarë të vrarë,
muslimanë dhe jomuslimanë, në shtatëdhjetekatër beteja.
Ky numër ngrihet në tremijegjashtëqindepesëdhjetenjë (3651), nëse
kësaj shifre ia shtojmë edhe civilët e vrarë; një (1) grua civile
jomuslimane dhe njëqindenjëzetetetë (128) civilë muslimanë.
Së katërti, beteja e Mu’tes:
Page 11
11 MBUROJA.net
Nuk ka shënime të besueshme rreth numrit të të vrarëve romakë
dhe të krishterëve arabë gjatë betejës (Sarajeh) së Mu’tes, të cilën e
udhëhoqi Zeid Ibn Haritheh ( ﻲﺿﺭﷲﺍﮫﻧﻋ ). Numri më i madh dhe më
i fryrë i ushtarakëve romakë dhe të krishterëve arabë të vrarë gjatë
betejës se Mu’tes që përmendet në disa shënime të mugëta historike
është 2,000. Por, autori i këtij libri nuk mund të thotë saktë se cila
referencë përmban këtë shifër të fryrë, por e sjell këtë si pikë të
rëndësishme që tregon numrin minimal të viktimave gjatë
themelimit të shtetit islamik. Nuk ka shënime të besueshme se sa
ushtarë romakë dhe arabë të krishterë u vranë gjatë betejës së
Mu’tes. Ata të cilët thonë se numri i tyre ishte dyqind (200) apo diç
më pak se dyqind, nuk sollën ndonjë zinxhir të besueshëm të
transmetimeve për t’i vërtetuar thëniet e tyre. Cilado të jetë shifra,
madje edhe nëse e marrim parasysh atë që është përzgjedhur për
këtë libër, dymijë (2000), e vërteta është se, ndonëse muslimanët dhe
armiqtë e tyre të armatosur luftuan kundër njëri-tjetrit në
shtatëdhjetë e katër (74) beteja, pasi Profeti emigroi në Medine dhe
dhjetë vite më pas deri në vdekjen e tij, numri i të vrarëve është
shumë më i vogël sesa ai i betejave tjera që janë zhvilluar gjatë gjithë
historisë njerëzore.
E ku tjetër mund të gjesh numrin minimal të të vrarëve gjatë
dhjetëra fushatave ushtarake pos nën udhëheqjen e drejtë të
Muhamedit (ﻡﻟﺳ ﻭ ﮫﯾﻟﻋ ﷲﺍ ﯽﻟﺻ), Profetit të Mëshirës! Lexuesit ia bëjmë
me dije se asnjë luftë nuk ngjau mes muslimanëve dhe
jomuslimanëve para emigrimit të Profetit në Medine. Përkundrazi,
muslimanët gjatë periudhës mekase ishin cak i shtypjeve dhe
persekutimeve mizore. Muslimanët nuk u kundërpërgjigjen me
luftë, sepse Muhamedi (ﻡﻟﺳ ﻭ ﮫﯾﻟﻋ ﷲﺍ ﯽﻟﺻ) nuk i urdhëroi ata të
vepronin ashtu.
Mu’teh: Në këtë betejë të paprecedentë, një ushtri e muslimanëve e
përbërë prej 3,000 ushtarëve u ballafaqua me ushtrinë e romakëve
dhe arabëve të krishterë që përbëhej prej 200,000 ushtarëve. Këta të
fundit nuk ia dolën t’i mposhtnin ushtarët muslimanë gjatë ditëve të
betejave më të ashpra. Historianët perëndimorë në masë të madhe e
injoruan këtë betejë, ndoshta për faktin se një ushtri aq e madhe dhe
e lavdishme e krishtere nuk ia doli të siguronte një fitore kundër një
ushtrie shumë më të vogël numerikisht të muslimanëve. Do të ishte
telendi të thuhej se romakët e fituan këtë betejë e lëre më të
Page 12
12 MBUROJA.net
përmendet fakti se ata ia mbathën nga mejdani si pasojë e humbjeve
që i pësuan gjatë natës.
Së pesti: Mesatarja e të vrarëve për betejë:
Pesëdhjetë (50) është mesatarja e ushtarakëve dhe civilëve të vrarëve
në çdo betejë nga gjithsej shtatëdhjetekatër (74) betejat e njohura si
Gazauat dhe Saraja.
Së gjashti: Shumë më pak civilë të vrarë gjatë gjithë këtyre
betejave tok.
Këtu llogariten edhe të vrarët gabimisht, të vrarët nga shokët e
Profetit, pasi e kishin deklaruar besimin islamik, dhe një grua të
cilën Profeti i Mëshirës e gjeti të vrarë në njërën prej këtyre betejave.
Pejgamberi (ﻡﻟﺳ ﻭ ﮫﯾﻟﻋ ﷲﺍ ﯽﻟﺻ) u hidhërua në disa shokë të tij të cilët,
gjersa ishin në betejë, kishin vrarë disa ushtarakë pasi ata kishin
deklaruar se ishin bërë muslimanë (Buhariu [3935] dhe Muslimi
[141]). Ky, në fakt, është zbatim praktik i deklaratës së Profetit:
“Jam urdhëruar t’i luftoj njerëzit, derisa të dëshmojnë se La ilahe
Il-laAllah (nuk meriton të adhurohet askush me të drejtë pos
Allahut)’. Kushdo që e bën këtë, e ka të mbrojtur prej meje gjakun
dhe pasurinë e tij, përveç kur e kërkon e drejta islame (të
ndëshkohet për krime të ndryshme), kurse llogaria e veprave të
tij do të jetë tek Allahu” (Buhariu [1312], dhe Muslimi [29]).
Profeti (ﻡﻟﺳ ﻭ ﮫﯾﻟﻋ ﷲﺍ ﯽﻟﺻ) e qortoi Usameh Ibn Zeidin, për shkak se ai
e vrau në betejë një njeri i cili e pranoi Islamin. Pejgamberi ( ﷲﺍ ﯽﻟﺻ
ﻡﻟﺳ ﻭ ﮫﯾﻟﻋ) i tha Usames:
“O Usameh! A e vrave atë pasi ai tha La Ilahe Ila-Allah?’” (Buhariu
[3935] dhe Muslimi [141]).
Page 13
13 MBUROJA.net
Sa i përket një gruaje civile të vrarë në njërën prej këtyre betejave,
Profeti i Mëshirës (ﻡﻟﺳ ﻭ ﮫﯾﻟﻋ ﷲﺍ ﯽﻟﺻ) urdhëroi të mos vriteshin fëmijët
dhe gratë (Buhariu [2792] dhe Muslimi [3280]).
Së shtati: Bijtë e Izraelit, trima sypatrembur!
Vetëm dy trimave izraelitë u shkoi për dore, mes këtyre dyve, që
secili të sulmonte vetëm njëherë me nga një heshtë dhe t’i vriste
treqind (300), përkatësisht tetëqind (800) ushtarë. Ndryshe nga
këta14F *, Muhamedit (ﻡﻟﺳ ﻭ ﮫﯾﻟﻋ ﷲﺍ ﯽﻟﺻ), Profetit të Mëshirës, dhe
ushtrisë së tij iu deshën plotë dhjetë (10) vite dhe më shumë se
shtatëdhjetë (70) beteja për t’i vrarë tremijetreqindedyzetetetë
(3348) ushtarë armiq.
1. “Ja, lista e trimave të Davidit: Jesbaami, biri i Hakamonit, djalë i Hakamonajve, prijës ndër të Tridhjetët: ky e lartësoi heshtën
e vet mbi treqind (300) vetë dhe i vrau njëherësh.” (1 i
Kronikave, 11:11).
*(Sh.p) Autori në pjesë të ndryshme të këtij libri e qartëson atë se Islami e pastron imazhin e Profetëve të lashtë, të cilët në pasazhe të ndryshme biblike përshkruhen t’i kenë kryer këto vepra çnjerëzore. Ai, pasi fakton sajesat dhe falsifikimet e futura në të dy Dhiatat, thotë: “Kurani, që iu shpall Profetit Muhamed (ﻡﻟﺳ ﻭ ﮫﯾﻟﻋ ﷲﺍ ﯽﻟﺻ) proklamon se Allahu (ﯽﻟﺎﻌﺗ ﻭ ﮫﻧﺎﺣﺑﺳ) zgjodhi nga gjiri i njerëzimit njerëzit më të drejtë dhe i dërgoi ata te njerëzimi për t’ua kumtuar atyre Fenë dhe Premtimet e Tij dhe t’i paralajmëronte ata kundër Hidhërimit të Tij. Për dallim nga kjo, të Dy Dhiatat do të donin që njerëzimi të besojë se të Dërguarit dhe Profetët ishin gënjeshtarë, mashtrues, vrisnin gra, fëmijë, madje edhe foshnje gjiri, kishin bërë kurvëri dhe incest, dhe kishin vdekur si adhurues idhujsh. Nëse të Dërguarit dhe Profetët kishin pësuar luhatje në besimin e tyre dhe kishin dështuar për t’iu shmangur rënies në mëkate të mëdha dhe në mosbesim të qartë, atëherë si do të ngrihet dëshmia e Allahut kundër mosbesimit? Ku është shembulli i mirë që tregon se si duhej qenë adhurues i denjë i Krijuesit të botëve, se si duhej jetuar jetën dhe kryer obligimet fetare?” (Abualrub, Jalal (2007). 50 Rightous and Humane Concepts Brought by Muhammad, the Prophet of Mercy (50 Koncepte te Drejta dhe Humane që i Solli Muhamedi, Profeti i Mëshirës) (fq. 102).
Page 14
14 MBUROJA.net
2. “Këta janë emrat e trimave të Davidit: Jesbaal Hakamonasi, prijësi ndër të Tre. Ky ngriti heshtën e vet kundër tetëqind
(800) vetëve dhe i vrau në një sulm.” (1 i Samuelit, 23:8).
Përktheu: Visar ZEKA
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt