Close
Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 110
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    po shof rezultatet e deri tanishme ne champions lig
    skuadra leshit dikur tani jane ba te forta e nuk rrihen lehte
    vec ne marrim nje mal me gola
    pfff
    me gjithe zemer uroj qe skenderbeu te na nderoje sot
    JO SEKS PARA MARTESE

  2. #22
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Une e pash te gjithe ndeshjen dhe Skenderbeu luajti shume mire. Jo vetem qe fitoj por meritoj te fitonte me me shume gola. Bravo...Skenderbeu

    Tani te shohim Tiranen....
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Ujqerit "marrin gjak" te paret... Hungarezet me 'fat' nuk pesojne me teper se nje gol... kualifikimi eshte krejt i hapur.

    Skenderbeu "serish" ne histori...


    Super Plaku,
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  4. #24
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Skenderbeu duhet te kishte fituar minimumi me dy gola diference. Ne qofte se do shkonin ne ndeshjen e kthimit me dy gola diference atehere shanci per kuaklifikim do te ishte shume i madh. Mendoj se Skenderbeu nuk do te rezistoje dot presionit ne Hungari dhe kam frike se do pesojne shume gola. Shpresoj qe te jem gabim.

  5. #25
    Luajten shume mire dje dhe kishin raste plot. 1-0 ama eshte shume pak dhe si dihet nese kane pasur skuadren e plote hungarezet apo jo. Ka ndodhur shume here qe skuadrat shqiptare fitojne me 1 gol ne Shqiperi dhe pastaj shkatarrohen jashte. Po nese kjo ishte skaudra e plote e Debrecenit atehere Skenderbeu kalon pa frike.

  6. #26
    1-0, Plaku i jep fitoren Skenderbeut (Video)

    Skenderbeu ka marre nje fitore 1-0 sot ne raundin e dyte te Champions League kunder hungarezeve te Debrecenit fale golit te Sebino Plakut qe ka gjetur rrjeten ne minuten e 65-te te ndeshjes. Korcaret marrin keshtu fitoren e pare ne historine e tyre ne Champions League dhe gjithashtu shenojne edhe golin e pare ne Europe.

    Nje fitore e rendesishme, por qe duke pare rrjedhen e lojes mund te kishte qene edhe me e thelle. Miqte nuk kane treguar kualitetin qe i coi deri ne fazen e grupeve ne Champions, dhe kane qene korcaret qe jane treguar superiore duke goditur edhe traversen por edhe duke krijuar disa raste te mira shenimi. Fakti qe Skenderbeu nuk pesoi gol eshte i rendesishem, po avantazhi 1-0 le cdo gje te hapur per ndeshjen e kthimit.

    Trajneri Stanislav Levi ka hedhur një formacion të ekuilibruar mes reparteve, edhe pse duket qartë qasja ofensive e kuqebardhëve. Sidomos reparti i mesfushës është i përbërë nga lojtarë që shtyjnë përpara nga të dy krahët (Muzaka dhe Vucaj), ndërsa dyshja e qendrës, Orelesi-Allmuca, përvecse duhet të bëjnë rolin e “digës” për sulmet e kundërshtarit që në nisje, kanë si mision edhe të godasin nga distanca, pas krahëve, në drejtim të portës së Debrecenit, dhe të asistojnë nga afër dyshen e sulmit, Plaku-D.Xhafaj. Para portierit Orges Shehi, që në këtë ndeshje mban edhe shiritin e kapitenit, në mungesë të Bledi Shkëmbit të dëmtuar, rreshtohen katër mbrojtës në vijë të drejtë. Arapi dhe Gvozdenovic, dy kolonat e qendrës së prapavijës kuqebardhë, do të kenë në mbështetje nga krahët Radas dhe Fagun. Të dy këta lojtarë duhet të zhvendosen në mesfushë kur sulmohet drejt gjysmëfushës së hungarezëve, sepse duhet të zënë pozicionet e Vucajt dhe Muzakës, teksa këta dy të fundit shndërrohen në sulmues “shtesë”. E kundërta ndodh kur Skënderbeu gjendet në pozita difensive. Një skemë, që në letër duhet të prodhojë një skuadër kompakte, e cila të funksionojë si “fizarmonikë”. Kuptohet, aq sa mund ta lejojë kundërshtari, i cili ka marrë masat e veta kundërvepruese, edhe në planin taktik. Problem mbetet “kulla e regjisë” së lojës së korcarëve, aty ku mungon fantazisti Bledi Shëmbi, ndërkohë që në fushën e lojës, ndaj Debrecenit, nuk spikat ndonjë tjetër futbollist me karakteristikat e tij. Edhe shkodrani i Lacit, Erjon Vucaj, i marrë si përforcim për Ligën e Kampioneve në këtë funksion, është i pozicionuar në të majtë të mesfushës juglindore, ndërkohë që Orelesi dhe Allmuca janë dy shkatërruesit e mirëfilltë, por që nuk shquhen shumë në fazën ndërtuese. Ata po bëjnë lidhjen mes dy reparteve, mbrojtjes dhe sulmit të Skënderbeut.

    Pesë minutat e para janë të rrufeshme për korcarët, që e godasin disa herë portën kundërshtare. Në një rast grushton me vështirësi portiere Novakovic, pas një predhë nga distance të Vucajt, por aty tregohet i pavëmendshëm Plaku, që ka të gjitha mundësitë për të konkluduar. Më pas tenton edhe Xhafaj me Allmucën, por mungon shënjestra e duhur. Erjon Vucaj është tepër aktiv për kuqebardhët, topat që nisen nga mbrojtja kalojnë të gjithë nga këmbët e tij, përpunohen dhe pastaj shndërrohen në asiste për dy sulmuesit, Xhafaj e Plaku, por këta dy të fundit nuk shfaqen sa duhet të rrezikshëm. Vetëm pas dhjetë minutash lojë, Debreceni arrin të orientohet në fushë, pasi ka amortizuar me mjaft vështirësi presingun asfiksues të Skënderbeut. Në dy raste, kur ka dalë shtruar dhe me mjaft pasime, skuadra hungareze rrezikon seriozisht portën e Shehit. Bie në sy njëfarë moskordance mes mbrojtësve korcarë, që i japin mundësi kundërshtarit të godasin e të rrezikojnë seriozisht.

    Hungarezët, me kalimin e minutave, arrijnë të organizohen në mesfushë, qarkullojnë dendur topin, duke arritur ta ulin ritmin e Skënderbeut. Levi, duke pikasur vështirësinë në ndërtimin e lojës nga qendra e mesfushës, i udhëzon të tijtë ta bazojnë lojën tek dy krahët, Vucaj dhe Muzaka. Nëse shkodrani është mjaft i lëvizshëm e problematik në të majtë, Muzaka mbetet në hije në kahun tjetër. Reagimi i hungarezëve, edhe pse ka ardhur shpejt, mbetet i paorganizuar dhe flegmatik, më së shumti orientohet në vonesat e lojës, si për të acaruar kuqebardhët e për t’i nxjerrë ata nga “shinat”.

    Dhjetë minutat vijuese janë sërish nën komandën e plotë të Skënderbeut. Në harkun kohor 30’-40’, kuqebardhët e Levit kanë tri mundësi mjaft të volitshme për të shënuar. Fillimisht Plaku godet traun e portës së Debrecenit, pastaj Xhafaj shpërdoron një mundësi ideale për ta dërguar topin në rrjetë, i vetëm me “gardianin” mik, ndërsa më vonë i vjen radha Allmucës, për të kompletuar morinë e dështimeve para katërkëndorit hungarez. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe, përvecse bardhësia e shifrave, e fillimit të lojës, të mbetet e pandryshuar, duke i dërguar skuadrat në barazpeshë të plotë rezultative, por jo në pozita të tilla sa i përket lojës së zhvilluar. Korcarët janë “mbretër” të mundësive të krijuara, por fatkeqësisht të shpërdoruara, ndërsa hungarezët fare pak bënë në pjesën e parë, duke u pajtuar me dominimin vendas, por pa “bereqet”. Cka shkoi dhe e ndihmoi Debrecenin ta mbante të paprekur rrjetën e tij në 45 minutat e para.

    Ka nisur pa ndryshime në formacionet e të dyja skuadrave. Natyrisht, hungarezët janë Brenda misionit të tyre, për të mos pësuar në këtë transfertë, për ta pasur më të lehtë në kthim për t’u kualifikuar në turin tjetër, ndaj trajneri Elemer vijon t’i besojë 11-shes bazë, të cilën e hodhi në fushë nga fillimi. Nuk lëviz në këtë drejtim as trajneri Levi, që ka pasur mjaft raste për të parë me sytë e vet se konkludimi është pika më e dobët e të tijve. Megjithatë, në nxehje tashmë është kavajasi Bekim Kuli, që duket se do të bëhet gati për t’i dhënë një “dorë” Skënderbeut në drejtim të daljes te goli. Ka nisur e vijon me të njëjtën “muzikë” edhe ky fraksion i ndeshjes, me Skënderbeun këmbëngulës në gjysmëfushën mike, por që vuan shumë në fazën finalizuese. EI tillë ishte minuta e 53-të, kur Allmuca bën më të vështirën, teksa gjendet i vetëm me portën mike. Mesfushori kuqebardhë godet me forcë, tokazi, por topi tund rrjetën e jashtme të portës së Debrecenit. Xhafaj dhe Plaku vazhdojnë të mos sinkronizohen si duhet me njëri-tjetrin edhe në këtë pjesë loje, ashtu sikurse nuk arrijnë të përkthejnë të paktën në një gol tërë atë furi sulmes, nga të dyja krahët, të vendësve. Janë minuta kur Debreceni mbrohet me më tepër forca, i tërhequr në thellësi të gjysmëfushës së tij, por kjo lloj rezistence nuk do ta shpërblente më tej minutës së 65-të, sepse Sebino Plaku më në fund ka konkluduar me finesë e zgjuarsi një top të goditur nga Xhafaj. Dorëzohet portieri Novakovic, që detyrohet ta nxjerrë topin nga rrjeta e tij, ndërsa shpërthen në delir e ovacione të fuqishmë stadium “Skënderbeu” i mbushur plot e përplot nga tifozët korcarë.

    Pavarësisht kësaj, rastet për ta thelluar epërsinë i kanë pasur juglindorët, që me anë të Xhafajt, në vecanti, mund dhe duhej t’i kishin dyfishuar shifrat, më së paku. Në përfundim të 90 minutave lojë, Skënderbeu ka arritur të dalë me një fitore minimale. Ata e kane mbajtur fjalen se do te fitojne ne Korce por tani do te tentojne kualifikimin.

    Në prani të rreth 10 mijë tifozëve, të besuarit e Stanislav Levit kanë qenë tërë lojës në kërkim të suksesit në shtëpi. Goli i Plakut u mundëson atyre të besojnë ende te realizimi i ëndrrës, që është kalimi i një turi në këtë kompeticion kaq madhor për klubet europiane.

    Skenderbeu - Debreceni 1-0

    Golat: Plaku 65’
    Skënderbeu: Shehi – Gvozdenovics, Radas, Arapi, Fagu – Muzaka, Orelesi, Vucaj, Allmuca – Xhafaj (Kuli 83′), Plaku (Bicaj 93′).
    Trajner: Stanislav Levi
    Debrecen: N. Novakovic – Šimac, Meszaros (Mate 92′), Nagy, Korhut – Kulcsár (Ramos 72’), Rezes, Szakály, Varga – Bodi, Coulibaly
    Trajner: Kondás Elemér
    Gjyqtarë: Nikolaj Jordanov, Ventsziszlav Gavrilov, Ivajlo Milkov (Bullgari)
    Kartonë të verdhë: Radas 58′, Plaku 65’, Orelesi 68’, Vucaj 73′, Muzaka 85′ / Bódi 6’, Coulibaly 30’, Varga 87′

    http://futbollishqiptar.net/


  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-08-2011
    Postime
    145
    Bravo skenderbeu luajten si burrat.

  8. #28
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Gjynaf qe nuk perfundoj kjo ndeshje 4 me 0. Mendoj se Skenderbeu do te kaoj ne gjiron tjeter.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Sot, e enjte ( 19/07/2012 ) ora 17:30 në stadiumin e Bashkimit të Kumanovës zhvillohet ndeshja e parë në raundin e dytë të paraeliminatorëve në Europa League.

    Renova - Gomel





    Hajt ishalla fitojme, dhe kualifikohemi ne raundin tjeter.
    Ajmooo RENOVA







    RENOVA KËRKON FITORE PA GOL TË PRANUAR

    http://alsat-m.tv/sports/index.php?news=26039
    #VamosArgentina

  10. #30
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    xhafa eshte i mbarum fare,habitem si nuk ka gjet nje sulmues te mire Korca me gjithe ato para qe ka investuar.

Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •