Close
Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 110
  1. #11
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Skuadrat shqiptare kanë shansin për të bërë miliona…

    Tri skuadrat shqiptare, që në bazë të arritjeve të sezonit të shkuar futbollistik kombëtar kanë fituar të drejtën të marrin pjesë në Kupat e Europës, do të luajnë sot “aktin” e parë në Ligën e Europës. E para që do të ngjitet në “skenë” do të jetë Tirana, fituesja e Kupës së Shqipërisë për sezonin e shkuar, e cila do të sfidojë luksemburgasit e Grevenmakerit në “Qemal Stafa”, duke nisur nga ora 19:00. Në mbrëmje, me startin në orën 20:30, Flamurtari dhe Teuta do të nisin betejat e tyre ndaj kundërshtarëve europianë. Kuqezinjtë e Flamurtarit presin në Vlorë, për herw të parw nwn dritat e projektorwve, Honvedin e Hungarisë, ndërsa “djemtë e detit” do të kenë punë në “Niko Dovana” me gjeorgjianët e Metalurg Rustavit. Në këtë mënyrë, futbolldashësit në vendin tonë, pasi shijuan finalet e “Euro 2012” përmes televizorit, do të fokusohen tashmë te skuadrat shqiptare, pjesëmarrëse në Kupat e Europës. Të gjithë presin rezultatet pozitive nga tanët, edhe për faktin se i luajnë ndeshjet e para në fushën e vet dhe kësisoji duhet të prodhojnë shpresa kualifikimi për në sfidat e kthimit, tw planifikuara pwr pas një jave, në transfertë. Duke iu referuar emrave të kundërshtarëve, më të lehtë duhet ta ketë misionin Tirana e Hulian Rubios, por ky i fundit ka apeluar të tijtë për të bërë kujdes e mos i nënvlerësuar luksemburgasit, pavarësisht se Grevenmakeri është modest në kampionatin e vendit përkatës, jo më në përfaqësimet europiane. Ndryshon puna për durrsakët dhe vlonjatët, sepse shkalla e vështirësisë së ndeshjeve në Ligën e Europës për këtë raund është e konsiderueshme. Në lojë është kualifikimi për në turin tjetër të këtij kompeticioni kontinental, megjithatë për skuadrat tona, buxhetet e të cilave janë të kushtëzuara financiarisht, vlejnë shumë edhe përfitimet që rrjedhin nga UEFA. Një stimul më tepër që Tirana, Flamurtari dhe Teuta të japin maksimumin dhe t’i shohim në turin pauses të Ligës së Europës, me shpresën se përfolja e skuadrave tona kur luajnë në të tilla nivele nuk do të ketë vend kësaj here…

    TIRANA Duke parë mungesën e Sinës, Dushkut dhe Karabecit, trajneri spanjoll i Tiranës, Hulian Rubio, ka bërë disa ndryshime te skuadra e tij për sfidën e parë ndaj Grevenmakerit. Kështu, tekniku pritet të hedhë në fushë nga minuta e parë tri blerjet e reja të Tiranës, Pashaj, Muçollari dhe Çota. Edhe pse në konferencën e djeshme për shtyp tekniku nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me formacionin e ekipit, zgjedhjet që ka në dispozicion janë të pakta. I pyetur nëse Duro do të jetë në fushë që nga minuta e parë, trajneri është shprehur se formacionin do të vazhdojë ta shpallë gjithmonë vetëm përpara ndeshjes.
    S’ka premio Deri në këto momente drejtuesit e Tiranës ende nuk kishin folur për asnjë premio në rast se skuadra e tyre arrinte të kualifikohej për në turin tjetër të Ligës së Evropës. Një gjë të tillë ata e kanë konfirmuar edhe ditën e djeshme, duke u shprehur se nuk është parashikuar asnjë shpërblim për lojtarët në rast kualifikimi. Duke qenë se Grevenmakeri është cilësuar një ekip relativisht i lehtë për bardheblutë, kalimi në turin tjetër do të jetë një detyrë për skuadrën e drejtuar nga Hulian Rubio. Ekipi luksemburgas është cilësuar si modest dhe duket se premiot për kryeqytetasit janë lënë për t’i motivuar ata në takimet e tjera të këtij kompeticioni. Tirana është një nga skuadrat e vetme shqiptare që konsiderohet si e kualifikuar në turin tjetër të Ligës së Evropës, pasi Grevenmakeri nuk shihet si një rival shumë i fortë.

    FLAMURTARI Trajneri Shkëlqim Muça kërkon në ndihmë të ashtuquajturin “lojtari i 12-të” në këtë sfidë. Ai u ka bërë thirrje tifozëve vlonjatë: Ejani në stadium! “Nuk di ç’të them më shumë sesa t’u bëj thirrje tifozëve që të vijnë në stadium për të na mbështetur. Nuk duhet të stepen nga çmimi i biletave, por të vijnë dhe të gëzojnë bashkë me ne”, – tha tekniku. Ndërkohë “Flota Kuqezi” projekton festën. Ajo u bën thirrje sportdashësve dhe anëtarëve të saj që të jenë në stadium sot në orën 18:45. “Ejani të gjithë në stadium në orën 18:45. Jashtë stadiumit kemi organizuar një atmosferë feste me flamuj e fishekzjarrë dhe më pas të gjithë bashkë do të nisemi në drejtim të tribunës D në mbështetje të ekipit tonë të zemrës, Flamurtarit”, – thuhet në lajmërimin e grupimit të tifozëve.
    Titullarët kuqezinj Titullarët e Flamurtarit e shikojnë të vështirë takimin e parë me Honvedin, por sipas tyre janë të gjitha mundësitë për të arritur një rezultat pozitiv. Sulmuesi kroat, Pero Pejiç, thotë se e ka njohur kohët e fundit ekipin në bazë të informacioneve që ka grumbulluar. “Kundërshtari është i fortë. Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet tona. Jam i kënaqur, pasi sulmi do të jetë mjaft i përforcuar dhe cilësor”, – thotë Pejiç. Nga ana tjetër, edhe Franc Veliu e vlerëson mjaft të rëndësishme këtë përballje dhe një rezultat pozitiv sipas tij është një portë e hapur për vazhdimësinë. “Besoj se do të jetë një ndeshje e vështirë. Mund të them se gjendja e ekipit është e mirë edhe pas stërvitjes intensive që kemi bërë në fazën përgatitore në Ohër të Maqedonisë. Do të bëjmë të pamundurën që ta përfundojmë me sukses turin e parë. Kemi një kundërshtar të fortë, por nuk duhet të frikësohemi”, – përfundon Veliu. Ndërsa portieri titullar i Flamurtarit, Enea Koliqi, thotë se kundërshtari ka një traditë të veçantë në futboll. “Kundërshtari është me traditë dhe këtë ne nuk e vëmë në dyshim. Mesa kam dëgjuar është një ekip që po bazohet më tepër tek të rinjtë dhe nuk ka më atë traditën e mëparshme, kështu që mund ta kemi edhe më të lehtë”, – nënvizon Koliqi.
    Premio për kualifikimin Premio në rast fitoreje? Ende zyrtarët e klubit nuk pohojnë në lidhje me ndonjë shpërblim të mundshëm. Por burime pranë presidentit Shpëtim Gjika thonë se premiot nuk do të mungojnë nëse Flamurtari do të paraqitet denjësisht në të dyja takimet dhe në rast të një kualifikimi të mundshëm në turin tjetër. Kuptohet, kualifikimi do mbushte arkën e klubit, ndaj zor se do mungonte edhe premioja në këtë rast. Sakaq duhet theksuar se stadiumit “Flamurtari” nuk do t’i mungojë edhe një infrastrukturë e re për ndeshjen me Honvedit. Ka përfunduar investimi, ku siç dihet për t’i paraprirë kësaj ndeshjeje të parë të Ligës së Evropës janë vendosur në stadium stola të rinj, tapet i ri, është kryer rehabilitimi i ambienteve të brendshme, si dhe është bërë lyerja e stadiumit si brenda dhe jashtë. Madje, punimet u inspektuan edhe nga të dërguarit e UEFA-s, të cilët i vlerësuan pozitivisht kushtet dhe masat e marra.

    TEUTA Skuadra durrsake do të përpiqet që të mos pësojë gol në fushën e saj, sepse në këtë mënyrë ka më shumë shanse që të sigurojë kualifikimin kundër skuadrës gjeorgjiane. Lika pritet të përdorë skemën 4-1-4-1 sot ndaj Metalurgit. Hoxha është vendosur në portë në skuadrën e titullarëve, ndërsa në mbrojtje Sheta, Osmani, Jakupi dhe Da Silva. Përpara mbrojtësve ishte vendosur mesfushori me tipare mbrojtëse A. Hoxha, ndërkohë që mesfusha përbëhej nga katërshja Veliaj, Dosti, Deliallisi dhe Nika, kurse në sulm i vetëm Mancaku. Durrsakët do të kërkojnë t’i kapin në befasi rivalët. Takimin e sotëm do ta drejtojnë tre arbitra irlandezë pa eksperiencë në arenën ndërkombëtare, kryesor do të jetë Padraig Suton ndërsa anësorë Kenet Henesi dhe Dermot Brouijton.
    Hasanbelliu “Do kishim dashur që turin e parë të ishim ndeshur me ndonjë ekip ballkanas, ndonëse edhe Metalurg Rustavi nuk është një alternativë e keqe”. Kështu pati deklaruar pak ditë më parë për “Panorama Sport” numri një i presidencës durrsake, Edmond Hasanbelliu, sa i përket hedhjes së shortit, sipas të cilit skuadra e tij do të përballet me gjeorgjianët. “Shorti na ka vënë përballë një skuadre që për ne është disi e panjohur, siç janë gjeorgjianët, megjithatë do të përpiqemi ta kalojmë me sukses këtë provë. Sapo mësuam se cili do të ishte kundërshtari ynë, u interesuam të dinim diçka më shumë për këtë ekip”. Gjeorgjianët kanë eksperiencë në arenat ndërkombëtare, por kjo nuk e tremb Hasanbelliun, i cili ka besim se skuadra që ai drejton do ta kalojë një tur në Evropë. “Vitin e shkuar Metalurg Rustavi kaloi dy ture në Kupën UEFA, çka do të thotë se është një skuadër shumë e fortë. Por megjithatë ne do të japim maksimumin, për ta kaluar këtë kundërshtar dhe për të vijuar më tej me atë të radhës”, – deklaroi Hasanbelliu.

    Shqiptaret, “lumë” me euro nëse kalojnë turin


    PËRFITIMET
    TIRANA
    1. Nga pjesëmarrja, 90 mijë euro
    2. Kalimi i turit, 90 mijë euro.
    3. E drejta TV, bileta etj., rreth 50-100 mijë euro.
    FLAMURTARI
    1. Nga pjesëmarrja, 90 mijë euro
    2. Kalimi i turit, 90 mijë euro.
    3. E drejta TV, bileta etj., rreth 250-500 mijë euro.
    TEUTA
    1. Nga pjesëmarrja, 90 mijë euro
    2. Kalimi i turit, 90 mijë euro.
    3. E drejta TV, bileta etj., rreth 100-200 mijë euro.

    Asnjë nga skuadrat shqiptare pjesëmarrëse në Kupat e Evropës nuk e sheh të gjatë aventurën në këto kompeticione. Historia e viteve të fundit, edhe pse UEFA e ka modifikuar në maksimum formatin e shortimit, ka treguar se ekipet shqiptare më shumë sesa për të bërë bujë në Kupat e Evropës, shikojnë përfitimin që vjen nga pjesëmarrja në to. Dhe në fakt këto nuk janë aspak të vogla po t’i krahasosh me atë çka harxhojnë drejtuesit e klubeve në Superiore. Fakt është se vetëm nga pjesëmarrja në turin e parë të Ligës së Evropës, si Tirana dhe Flamurtari e Teuta përfitojnë 90 mijë euro nga UEFA. Kjo shumë rritet me dyfish nëse skuadra arrin të kalojë turin, pavarësisht nëse në përballjet e dyta fiton apo jo. Por, nuk është vetëm kjo shumë të ardhurash që bën disi “të lumtur” drejtuesit e këtyre klubeve. Të luajturit në kompeticione të tilla “zgjon” vazhdimisht interesin për shitje të së drejtës televizive dhe sidomos kur përballë ke një skuadër me potencial të mirë ekonomik. Kështu, Flamurtari është një nga ato skuadra që ka më shumë se një motiv për të luajtur, fituar dhe kualifikuar ndaj hungarezëve të Honvedit. Fakt është se në bazë të shortit, në turin e dytë fituesja e këtij çifti do të ndeshet me rusët e Anzhi Makashkala, klub ky në pronësi të një prej njerëzve më të pasur në botë, miliarderit Sulejman Kerimov. Sakaq, kujtojmë se Anzhi drejtohet nga një teknik si Gus Hidink, me drejtor sportiv, Roberto Karlosin dhe ku luan edhe një prej sulmuesve më të mirë në botë si Samuel Eto. Kaq mjafton për të besuar gati verbërisht se klubi vlonjat përveç atmosferës, reklamimit, shitjes së biletave, do të përfitojë shifra të mëdha edhe nga e drejta televizive (mbi 300 mijë euro). Ndonëse jo me përfitime si vlonjatët, por i njëjti arsyetim mund të ndiqet edhe për Tiranën, e cila më pas do ketë shansin të luajë me norvegjezët e Alesund, nëse kalon turin e parë. Ndërsa Teuta, nëse kualifikohet ndaj gjeorgjianëve të Metalurg Rustiav, do mund të luajë me një prej skuadrave më të mira të kohëve të fundit në Çeki, si Viktoria Plzen. Në këtë këndvështrim, trioja e skuadrave shqiptare luan sot më shumë se një ndeshje futbolli; luan për një “thes me parà”. Ndërkohë kujtojmë se ekipet shqiptare kanë marrë pjesë plot 98 herë në kompeticionet evropiane (Champions, Kupë e Kupave, Kupë UEFA, Intertoto dhe Ligë Evrope), nga të cilat ka arritur që të kalojë turin e parë 31 herë. E para skuadër që ka kaluar një tur ka qenë Partizani në 1970/71 kur eliminonte Atvinbergun. Por, gjithsesi, rekordmene edhe Tirana (dikur 17 Nëntori), e cila është skuadra me më shumë ndeshje në takimet ndërkombëtare, 70 të tilla. Ndërkohë që Tomori, Skënderbeu, Albpetroli dhe Laçi kanë luajtur numrin më të vogël, me nga 2 takime. Bardheblutë janë edhe ekipi që ka fituar më shumë ndeshje: 14 në 70 ndeshje të zhvilluara, por dhe që kanë pësuar më shumë; 46, duke pësuar 133 gola. Ndërkohë, ka pak histori me skuadrat e tjera, ku vlen të nënvizohet ajo çfarë ka paraqitur Flamurtari i Vlorës më së shumti në kohën e tij më të artë në vitet ’85-’90. Vlonjatët u bënë e vetmja skuadrës shqiptare e cila shkoi deri në turin e tretë të një kompeticion evropian dhe u eliminuan vetëm kur përballë patën Barcelonën.

    Indrit Fortuzi
    Indrit Fortuzi është golashënuesi më i mirë shqiptar në Kupat e Evropës (duke luajtur për një skuadër shqiptare). Ai ka shënuar 10 gola (Kupa e Kupave, UEFA, Intertoto dhe Champions), si dhe mban një rekord të veçantë, si ish-futbollist i Tiranës në Kupat e Evropës. Ai ka realizuar të vetmen tripletë të një futbollisti shqiptar në kompeticionet evropiane për klubet ndaj Fandok Bobruisk në fitoren 3-0 në Tiranë (1994-1995). Pas tij, si golashënues më të mirë vijnë me radhë ish-sulmuesi i Flamurtarit, Vasil Ruci dhe ish-lojtari i Partizanit, Dorian Bylykbashi, me nga 6 gola secili.
    LEONARD KARAJ :Panorama sport
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  2. #12
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Tirana, një hap drejt turit II, Teuta është me një këmbë jashtë

    6 Korrik 2012

    Flamurtari shokohet në shtëpi dhe komplikon shanset për kualifikim

    Tirana - Tirana fiton 2-0 ndaj modestëve luksemburgas të Grevenmakerit, falë golave të Muçollarit e Ferrajt dhe sheh pranë kualifikimin për më tej

    Teuta - Humbje shokuese ajo e Teutës, 0-3, në shtëpi, ndaj gjeorgjianëve të Metalurg Rustavit. Eliminimi është thuajse i sigurt, por firma pritet në ndeshjen e kthimit

    Flamurtari - Honvedi befason Flamurtarin me një fitore 0-1 në shtëpinë e skuadrës së Muçës në Vlorë, duke ndërlikuar objektivin e kuqezinjve, që synojnë përmbysjen në transfertë

    Altin Manallari

    Tirana e Hulian Rubios ka hedhur një hap të madh drejt kualifikimit për në turin tjetër të Europa League pas fitores së mbrëmjes së djeshme 2-0, ndaj modestëve nga Luksemburgu, Grevenmakerin në ndeshjen e parë të Europa League, e zhvilluar në “Qemal Stafa”. Që në minutat e para të këtij takimi u vërejtën diferencat mes dy ekipeve, ku miqtë ishin pozicionuar me forca të shumta në mbrojtje. Tirana kontrollon topin, aplikon daljet e shpejta nga të dyja krahët, duke e detyruar kundërshtarin të “gozhdohet” i tëri në gjysmëfushën e vet. Gilman Lika shfaqet i papërmbajtshëm me depërtimet e tij nga e majta e sulmit të Tiranës, jep krosime për te sulmuesi Bala, por ky i fundit e ka të vështirë të superojë një mbrojtje me 7-8 lojtarë të miqve, që sikur kanë “parkuar autobusin” para portës së vet. Miqtë duken të pafuqishëm për të vënë në vështirësi portierin Lika. Ndërsa bardheblutë provojnë edhe me disa gjuajtje nga distanca të Gilman Likës. Por, për të shkuar te goli, duhet të presim minutën e 40-të, kur Elton Muçollari, me anë të një gjuajtjeje tokazi, nga e djathta e sulmit kryeqytetas, e dërgon topin në rrjetën e luksemburgasve. Entuziazmi në “Qemal Stafa” është i madh, dhe pas një kombinimi Ahmataj-Ferraj, ky i fundit shënoi golin e dytë për skuadrën, në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, 2-0. Në pjesën e dytë Rubio zbret të njëjtën 11-she. Tirana kontrollon topin në mesfushën e kundërshtarit modest. Rastet e bardhebluve për ta kthyer këtë ndeshje në goleadë nuk munguan, por Tirana nuk arriti të konkludojë, ndërkohë që Grevenmakeri u zgjua në minutat e fundit, por pa rrezikuar seriozisht portën e Ilion Likës. Një 2-0, që e sheh Tiranën më në avantazh në ndeshjen e kthimit një javë më pas. Ndërkohë nuk ka shkuar aspak mirë për Flamurtarin dhe për Teutën. Vlonjatët janë mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 në shtëpi nga Honvedi hungarez. Trajneri Shkëlqim Muça kishte zbritur në fushë 11-shen më të mirë të tij për të arritur kualifikimin, që do t’i dhuronte në turin e dytë ëndrrën ruse Anzhi të Eto’o&Hidink, por tashmë gjithçka duket se është vështirësuar për kuqezinjtë, të cilët në pjesën e parë nuk arritën të zhbllokonin rezultatin me rastet që patën në dispozicion. Pas vetëm një minutë lojë nga pjesa e dytë, miqtë hungarezë gjetën golin e avantazhit me Vernes. Flamurtari u përpoq shumë në kërkim të golit të barazimit, por Memellit me shokë u mungoi qartësia. Humbja 1-0 e ndërlikon objektivin e Flamurtarit, megjithatë do të duhet të presim edhe përfundimin e ndeshjes së kthimit. Në anën tjetër, Teuta është mundur 0-3 në Durrës nga Metalurg Rustavi, duke e bërë thuajse të pamundur kualifikimin në turin tjetër. Pas më shumë se 75 minutash luftarake, djemtë e detit janë treguar diletantë, duke pësuar tre gola në çerek ore Tatanashvilli (77’), Getsadze (84’) dhe Kvaratskhelia (90’+2’, penallti). Kjo humbje nuk lë shumë shpresa për ndeshjen e kthimit pas një jave, por duket se do të jetë më shumë thjesht një formalitet për të firmosur eliminimin e skuadrës së Hasan Likës.

  3. #13
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Une besoj se vetem Tirana do kaloje me tej nga ekipet tona ne Europa League. Megjithate shanse ka dhe Flamurtari nqs do arrije te sheshoje ne kohe te shkurter problemet qe kane plasur se fundmi nga lojtari Progni. Flamurtari ka nje ekip te mire dhe me lojtare te mire ne perberje dhe une mendoja qe te pakten ne fushen e vet do te arrinte nje rezultat me te mire se ajo humbje minimale, pasi dhe ekipi kundershtar nuk eshte se kishte ndonje nivel kushedi.

    Mu be qejfi shume per ekipin e Renoves per ate rezultat fantastik 4-0, dhe me erdhi keq per Shkendijen qe nuk kishte arritur me shume se nje barazim me Portadown, pasi kampionati Irlandez nuk eshte se ka ndonje nivel kushedi, madje mjaft ndeshje atje jane shume te dyshimta si te trukuara.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    po ate bosin durrsak e lexuat
    para pak ditesh tha kam ekip europian
    tani del futbolli shqiptar amator
    pffff
    suksese tiranes e korces se keto dyja iken per lesh
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Po Durrsi e shiti neshjen o cuna. Deri ne min te 75" kur neshja ishte 0-0 ,ka 2 gola ka qene konficenti 1.10 ,ka 3 gola 1.40. Ska shonse ne bote qe 15 min para se t'maroje neshja kur rezultati eshte i mberthyer ne 0-0 te kete te tilla konficente. Levizjet e konficenteve ne kte ndeshje kane qene nder me te cuditcmet ,imagjino min 10 e pjeses pare ,ska gol pj 1 ,e kishte 1.20??? Si ka mundesi

    Leje ca derdellit hasanbelliu ,vetem te lexosh dekleratat para ndeshjes dhe mbas ndeshjes seicili nga ne e krijon nje ide qe kjo ndeshje ska qene e vertete.

    Per Vloren skam ca them ,sepse e pashe neshjen dhe per mendimin tim ishte shume pafat. Kishte plot raste sidomos pjesen e pare por si eci. Honvedi 1 here gjujti ne porte dhe shenoi.

    Ndersa Tirona lujti mire ,sidomos goli dyte ishte kryeveper ,por me nje ekip qe vetem u mbrojt nuk te jep mundesine te luash futboll. Megjithate rastet ishin pa fund ,mund te kishte dale dhe 6-0. Por mbas 2 golave ne pjesen e pare sikur e meshirum ekipin e Gravenmacherin
    E sigurte ,te pakten me aq sa pashe une nga ekipi luksemburgas ,tirona fiton dhe atje.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  6. #16
    Nuk kane takat skuadrat shqiptare per surpriza. Tirana ishte me fat qe i ra shorti i mire, kurse te tjerat kishin kundershtare me te forte se vetja. Se prisja te humbnin ndeshjet e para, po per kualifikim nuk kisha shpresa. Dhe Skenderbeu veshtire se kalon.

  7. #17
    Flamurtari humb 2-0, lamtumirë Europës

    Flamurtari bën lojën, Honvedi shënon golat në mënyrë tepër gjakftohtë dhe me efikasitet maksimal për rastet e krijuara, duke u kualifikuar për më tej në Ligën e Europës. Pejic, Memelli, Soza e të tjerë për kuqezinjtë nuk jane ne diten e tyre me te mire perpara portes dhe nuk arrijne te gjejne rrjeten edhe pse rastet nuk kane munguar.

    Jane vendasit qe kane me shume gjuajtje ne statistika, por Flamurtari mund te themi se ka pasur rastet me te mira. Pejic ka qene dy here perpara portes, Lena godet shtyllen por ka dhe raste te tjera. Nuk munguan as rastet e hungarezeve por aat kane qene te sakte dhe kane shenuar dy gola duke bere nje paraqitje te matur dhe efikase.

    Kuqezinjtë e Mucës e nisin në sulm ndeshjen, teksa rrezikojnë me anë të Memellit që në minutën e katërt. Gjuajtja e pogradecarit të Flamurtarit kalon larg portës vendëse, megjithatë sjell drithërima për Honvedin. Hungarezët mundohen të kapin mesin e fushës, aty ku mendojnë se mund ta bllokojnë më me efektivitet kundërshtarin dhe t’i “cmontojnë” atij manovrën ofensive, me qëllimin e qartë që repartet e kuqezinjve të mos koordinohen si duhet. Bie në sy një mbullim tepër i rreptë dhe me ndërhyrje të gabuara radhazi ndaj Lenës, cka e detyron kryesorin të akordojë njëra pas tjetrës disa goditje dënimi për vlonjatët.

    Hungarezët, nisur edhe nga fitorja në ndeshjen e parë, 1-0 në Vlorë, duken më të vëmendshëm në detyrat mbrojtëse, teksa kanë si qëllim primar të mos pësojnë gol. I kushtëzuar ndoshta edhe nga moduli me të cilin e ka vendosur Muca skuadrën e tij, dukshëm ofensive, Honvedi mundohet që përmes topit të gjatë, që niset nga këmbët e portierit ose dy mbrojtësve të qendrës, ta kapë në befasi Flamurtarin dhe ta ndëshkojë me goditjet nga distanca.

    Sidoqoftë, rasti i parë ideal për zhbllokimin e rezultatit të sfidës vjen në minutën e 35-të, kur Lena, nga rreth 20 metra lëshon një silur drejt portës vendëse. Topi i goditur në ecje e sipër nga shqiptaro-maqedonasi fluturon në ajër, derisa ndalet në trekëndëshin e djathtë të portierit të Honvedit dhe prej andej rikthehet sërish në lojë. Hesht stadiumi, ka drithërima tek lojtarët vendës, që kësaj here u ka ardhur në ndihmë edhe fati. Kuqezinjtë e Mucës janë më superiorë se hungarezët, nuk rreshtin së nisuri aksione nga mbrojtja e tyre, arrijnë të shfaqen herë pas here në poizicione të volitshme konkludimi, por goli nuk del në dritë.

    Spikat te vlonjatët sidomos Telushi dhe Mici, që infiltrohen me zhdërvjelltësi pas krahëve të mbrojtjes kundërshtare dhe sjellin panik të madh aty. Nuk merren vesh si duhet, megjithatë, tre sulmuesit e Flamurtarit, të cilët vijojnë të jenë të shkëputur dhe detyrohen të angazhohen në veprime individuale. Por kjo gjë e minimizon forcën goditëse dhe soliditetin e sulmit vlonjat, duke u dhënë mundësi mbrojtësve vendës të mbahen, edhe pse me shumë sforco.

    Ne minutat e fundit te pjeses se pare dy skuadrat shkembejne raste te njepasnjeshme. Menjëherë pasi Telushi ka humbur një mundësi të shkëlqyer shënimi, janë hungarezët që dalin në kundërsulm. Fitojnë një goditje dënimi, e cila adresohet për në qendër të mbrojtjes vlonjate, aty ku numri 7 i vendësve, Vernes, ngrihet në ajër sipër të gjithëve dhe i ndëshkon vlonjatët, ashtu si në ndeshjen e pare në Vlorë.

    Skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes me fitoren 1-0 të Honvedit, i cili i pret 45 minutat e dyta më i qetë, sepse e sheh veten në epërsi të dyfishtë, duke llogaritur edhe golin e realizuar në Vlorë, me të njëjtin autor, Vernes.

    Pjesa e dytë është pak a shumë si e para, me Flamurtarin më kërkues, që e zhvendos lojën në gjysmëfushën hungareze. Ata krijojne shpejt dy raste ideale për gol, fillimisht me Pejicin, në minutën e 51-të, që i vetëm me portierin e Honvedit gjuan keq, ndërsa katër minuta më vonë i vjen radha Memellit, edhe ai të gabojë. Pogradecari i Flamurtarit merr një pasim të artë nga e majta prej Lenës dhe i vetëm me portierin vendës godet me kokë, por shumë keq.

    Historia përsëritet si në fundin e 45 minutave të para. Nëse vlonjatët humbasin raste ideale për të barazuar, janë hungarezët e Honvedit që ndëshkojnë me kundërsulmin e tyre vrasës. Kështu ndodh edhe në minutën e 57-të, kur Tchami-Ngangoue befason portierin Koliqi, duke e detyruar këtë të fundit ta nxjerrë topin nga rrjeta e tij për herë të dytë. Tashmë bëhet skajshmërisht i vështirë misioni “kualifikim” për kuqezinjtë e Mucës.

    Hungarezët e shohin veten në epërsinë e tre golave në total, cka duket një “kafshatë” e pakapërdishme për Flamurtarin. Aq më tepër që sulmuesit e tij janë në një natë të errët, teksa shpërdorojnë pa fund mundësi shënimi. Nëse Pejic, tri-katër herë, Memelli, Soza e ndonjë tjetër dicka më pak, do të ishin treguar më të kujdesshëm dhe efikasë në konkludim, ndoshta rrjedha e ndeshjes do të kishte qenë krejt ndryshe.

    Megjithate thuhet se ne futboll fati eshte me me te mirin dhe Honved ka fituar te dyja ndeshjet. Flamurtari ben nje paraqitje te mire, por del kokeulur me dy disfata nga Europa. Kundershtari nuk ka qene i pakalueshem, dhe kjo e ben me te veshtire kete eleminim. Nuk do te kete shperblime dhe as ndeshje ndaj Eto dhe Anzhit, por vetem stervitje dhe pergatitije per sezonin e ri te Superliges. http://futbollishqiptar.net/


  8. #18
    Teuta pëson humbjen më të thellë në Europë

    Teuta eshte turperuar sot ne Gjeorgji ndersa ka pesuar humbjen me te thelle ne historine e vet ne ndeshjet europiane. Metalurgi Rustavi ka mundur durrsaket me rezultatin 6-1 qe duke i shtuar dhe fitoren e thelle 3-0 te ndeshjes se pare, shkon ne 9-1. Edhe ky nje rekord per Teutes ne Europe.

    Gjeorgjianët e kanë nisur lojën me vrull, duke tentuar ta zhbllokojnë sa më parë rezultatin, për t’u shuar çdo lloj iluzioni e shprese durrsakëve. Ata dominojne mbajtjen e topit dhe ia kanë arritur të shënojnë që në minutën e 14-të, teksa Tekturmanidze e ka dërguar topin në rrjetën e Rizvanit me nje gjuajtje te bukur nga nje pozicion i priret.

    Nuk ndryshon “marsh” loja e gjeorgjianëve të Metalurg Rustavit, ashtu sikurse nuk arrin të dalë dot nga gjysmëfusha e vet Teuta, ndaj nuk vonon shumë, por në minutën e 19-të është sërish i njëjti autor, G. Tekturmanidze, që dyfishon shifrat me nje gjuajtje spektakolare ne hyrje te zones dhe topi shkon ne trekendeshin e portes.

    Më kot shfryn në stolin durrsak trajneri Hasan Lika, që cuditërisht ka në krah edhe Sulejman Starovën, apo mundohet t’i orientojë sadopak të tijtë, sepse ata janë dorëzuar pa kushte. Diferenca ne fushe eshte e madhe dhe shfaqet edhe në zotërimin, qarkullimin dhe pasimin e saktë të topit, komponentë determinantë këto të lojës së futbollit, të cilët flasin dukshëm për Metalurg Rusatvin. Bie në sy loja e shtruar e tyre, sidomos në nisje të manovrës sulmuese, përmes topash që pasohen dendur e në zona të ngushta nga mbrojtësit dhe mesfushorët, për t’u dhënë drejtim në finale, me pas të gjatë drejt sulmuesve.

    Infiltrimet nga të dy krahët janë tepër shqetësues për “djemtë e detit”, teksa Da Silva dhe Jakupi detyrohen t’i përvishen mirë punës, të kryejnë edhe ndërhyrje të gabuara, si e vetmja mundësi për t’i frenuar sadopak kundërshtarët dhe mbajtur sa më larg zonës së vogël të Rizvanit. Aty ku Sheta dhe Osmani, të mposhtur tashmë dy herë, duket se nuk kanë koordinimin e nevojshëm.

    Minuta e 37-të do të trefishojë shifrat për vendësit, që tashmë “fotokopjojnë” fitoren e ndeshjes së parë në Durrës. Kësaj here është sulmuesi tjetër i Metalurg Rustavit, D.Tatanashvili, që përshëndet rrjetën e portës së Rizvanit, me këtë të fundit jo vetëm të dorëzuar, por të kthyer si tërë shokët e skuadrës së tij në spektatorë të asaj që bëjnë si të duan gjeorgjianët. Hasan Lika, si për të dashur të “bjerë në sy”, direkt pas pësimit të golit të tretë bën zëvendësimin e parë. Nxjerr nga loja atë që duhej të ishte “truri” i lojës së durrsakëve, por në fakt shëtiti fanellën nëpër fushë për 38 minuta, Emiljano Veliajn, duke aktivizuar Altin Hoxhën. Mesfusha tashmë është tërësisht në duart e gjeorgjianëve, që përmes vertikalizimesh të pafund të topit, e shndërrojnë këtë repart të lojës si “kuadratin” në stërvitje. Pjesa e parë mbyllet me fitoren 3-0 të vendësve, duke e bërë pjesën e dytë një formalitet.

    45 minutat e dyta nisin me zëvendësime në të dyja skuadrat. Për durrsakët, trajneri Lika aktivizon Pajazitin në vend të Nikës, ndërsa kolegu i tij gjeorgjian rifreskon skuadrën, duke parë që fitorja dhe kualiikimi është future në “kasafortë” tashmë. Edhe ky fraksion i ndeshjes ka të njëjtën fytyrë me të parën. Gjerogjianët që vetëm sulmojnë e ndërtojnë aksione, ndërsa durrsakët të detyruar ta presin kundërshtarin në gjysmëfushën e vet, me shpresën se tashmë janë ngopur së shënuari. Por, nëse ka një ulje disi të tempit të lojës së gjeorgjianëve, kjo nuk do të thotë se ato raste të krijuara nuk duan t’i konkludojnë në rrjetën e Rizvanit. Kështu ndodh edhe në minutën e 59-të, kur Getsadze rrumbulakos “pokerin” e Metalurgut në këtë ndeshje ndaj Teutës.

    Megjithatë, ka ende minuta të tjera, në të cilat vendësit, sikurse duket situata, mund ta thellojnë edhe më epërsinë dhe t’i turpërojnë “djemtë e detit”. Sidoqoftë, në minutat në vijim ka vend e mirësi nga vendësit që të dalë në dritë edhe goli i vetëm i Teutës, përfshirë këtu edhe sfidën e parë në Durrës. Ështëi riu Deliallisi, që merr një pasim në mur nga Mancaku dhe i harruar disi nga mbrojtësit kundërshtarë, s’e ka të vështirë të mposhtë portierin e Metalurg Rustavit. Kronometri i kryesorit në këtë moment shënon minutën e 65-të.

    Vetëm katër minuta më pas është Tatanashvili, për gjeorgjianët, ai që kompleton dopetën e tij dhe materializon “shuplakën” në fytyrën e Teutës. Nuk ka më identitet skuadra durrsake, që ka pësuar deri më tash plot 8 gola në të dyja sfidat, një rekord tejet negativ. Ajo është shkërmoqur në çdo drejtim, si atë sportiv e kompetitiv, edhe në atë të imzhit.

    Goli i 6-të i këtij 90-minutëshi ka për autor Mikaberidze, i cili thellon edhe më epërsinë e vendësve në minutën e 73-të, por s’ka çta nxijë më shumë situatën e durrsakëve, që mezi presin të bjerë vërshëlima e fundit e gjyqtarit dhe të arkivojnë një nga përfaqësimet më të dobëta e turpëruese të tyre në Kupat e Europës. Një përfaqësim ky i radhës që tregon qartë situatën në të cilën ndodhet futbolli shqiptar në balafaqimin e tij me Europën, qoftë ky edhe një vend si Gjeorgjia, në shumë plane.

    Mbyllet keshtu aventura europiane e Teutes me nje njolle te zeze ne historine e ketij klubi qe kishte provuar me pare humbje 5-1 dhe 6-2 dhe tani shton edhe kete me te thellen ne Gjeorgji. Teuta nuk ishte favorite ne kete perballje dhe gjeorgjianet priteshin te kalonin, por shifrat me te cilat kane arritur ta bejne kete gje ishin shokuese.

  9. #19
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    E paskan bo boze fare durrsaket !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  10. #20
    Renova kualifikohet, fiton përsëri 4-0

    Në stadiumin ''Stadio Olimpico di Serravalle'' në San Marino ekipet Libertas dhe Renocva zhvilluan ndehsjen kthyese në kuadër të xhiros s ë parë të ndeshjeve parakualifikues e në ligën e Europa. Fitues në ndeshjen kthyese përsëri ishte skuadra e Xhepçishtit Renova duke fituar me rezultatin identik si në përballjen e parë në Kumanovë kur rezultati mbeti 4 me 0.

    Golashënues në ndeshjen kthyese ishin Fisnik Nuhiu në minutën e 16, Jançevski në minutën 61 dhe 64 nga penaltia si dhe Ismail në minutën e 88.

    Duhet të theksojm se sipas raporteve nga kjo ndeshje skuadra e Renovës ka dominuar gjatë 90 minutave duke krijuar një numër të madhe të rasteve. Në xhiron e dytë Renova do të përballet me ekipin nga Bjellorusia Gomel, ekip e cila gjithashtu shënoi fitore në ndeshjen kthyese 4-0, kundër ekipit Vikingur, ndërsa golashënues kanë qenë Demidoviç 2 ndërsa Kashevski dhe Timoshenko nga 1 gol.

Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •