Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin
    I kam ne Fier mei katun anejta
    Lucky you! Toka gjithmon eshte pasuri qe rritet ne vlere vazhdimisht pavarsisht se ku ndodhet. Si fillim ti duhet te dish cfare vlere ka prona plus ndoshta eshte me lire ta kalosh si dhurate. Psh ketu cdo prone deri ne $5 milion dollare kalon falas vetem paguan per procesion e dokumentave. Se besoj se do te kushtoj me shume se $1K thjesht procedura e dokumentave. Do sygjeroja te interesoheshe ne vende te ndryshme qe te besh krahasime per cmimin.
    I LOVE GOD

    j&g

  2. #12
    Shko pyt nai noter/avokat se ti tregojne me mire. Plus me duket se ka hyre ne fuqi nje ligj i ri para ca muajsh....

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    "Oborret ne perdorim", si mund te behet prone

    Rozeta Rapushi

    Te gjithe ata persona qe kane oborre ne perdorim do te mund t'i bejne tashme prone te tyren. Qeveria miratoi dje vendimin e posacem per "Percaktimin e procedures se kalimit ne pronesi te oborreve ne perdorim", qe i jep mundesine te gjithe atyre, te cilet kane ne dokumentin e pronesise edhe siperfaqe me termin "oborre ne perdorim" te mund te regjistrojne kete pasuri ne regjistrin publik te pasurive te paluajtshme. Keto oborre, aktualisht jane siperfaqe toke, e cila eshte shteterore, por ne funksion te atyre pronareve qe kane nje ndertim te ligjshem me shenim banimi. Sipas vendimit te miratuar ne mbledhjen e djeshme te qeverise, marrja ne pronesi e ketyre siperfaqeve, do te realizohet nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave (AKKP), e cila do te mundesoje kalimin e pronesise, bazuar ne kushtet e percaktuara ne vendimin e djeshem te qeverise. Me konkretisht, AKKP do te kryeje proceduren paraprake per tjetersimin ne pronesi te poseduesve te oborreve ne perdorim, nese personi qe do te kerkoje nje gje te tille ka ne posedim ndertimin ne kete oborr, ndertimi eshte i regjistruar dhe i patrajtuar nga legjislacioni perkates per kthimin dhe kompensimin e pronave. "Nuk jane objekt shqyrtimi nga AKKP-ja, sipas ketij vendimi, oborret ne perdorim, brenda te cilave ose ne lidhje funksionale me to gjendet vetem ndertim informal. Ato te trajtohen ne perputhje me aktet, ligjore e nenligjore, ne fuqi", - thuhet ne vendimin e qeverise. Per te marre pronesine, kerkuesi paraqet prane AKKP-se kerkesen, drejtperdrejt ose nepermjet postes rekomande. Kerkesa plotesohet sipas formularit tip, te miratuar nga drejtori i Pergjithshem i AKKP-se. Nga ana tjeter, krahas kerkeses, kerkuesi duhet te paraqese dokumentin per te drejten e pronesise se kerkuesit mbi ndertimin, qe gjendet brenda ose ne lidhje funksionale me oborrin ne perdorim, i leshuar nga ZRPP-ja, si dhe genplanin e oborrit ne perdorim, qe kerkohet te tjetersohet, i hartuar nga nje subjekt i licencuar per punime topografike. Po keshtu, duhet paraqitur edhe dokumenti me te dhenat per gjendjen juridike te oborrit ne perdorim, qe kerkohet te tjetersohet, i leshuar nga ZRPP-ja. Me ane te ketij dokumenti provohet se oborri ne perdorim eshte ne pronesi te shtetit, ndonese i paregjistruar dhe se nuk ben pjese ne inventarin e pronave te paluajtshme te qeverisjes vendore. Pjese e dokumentacionit do te jene edhe dokumentet qe provojne faktin se ndertimi, i cili gjendet brenda ose ne lidhje funksionale me oborrin ne perdorim, qe kerkohet te tjetersohet, eshte kryer perpara dates 10.8.1991. "Keto dokumente mund te jene nje leje ndertimi, e leshuar nga organi pergjegjes i kohes, nje akt zyrtar, i leshuar nga arkivi teknik i ndertimit, nje akt i nxjerre nga Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave, nje vendim gjyqesor per vertetimin e faktit juridik te ndertimit dhe te kohes se ndertimit, aktnjoftimi perkates ose dokumente zyrtare, te leshuara nga organet e pushtetit vendor brenda kompetencave te tyre", - thuhet ne vendimin e qeverise.

    Lista e dokumenteve dhe procedurat qe nevojiten per pronesine

    Per kalimin e pronesise se oborreve ne perdorim, kerkuesi paraqet prane AKKP-se kerkesen, drejtperdrejt ose nepermjet postes rekomande. Kerkesa plotesohet sipas formularit tip, te miratuar nga drejtori i Pergjithshem i AKKP-se. Formulari tip permban nje paralajmerim qe ngarkon me pergjegjesi, sipas ligjit, subjektin kerkues ne rast te deklarimit te te dhenave te rreme apo te depozitimit te dokumentacionit te falsifikuar.

    Krahas kerkeses, kerkuesi duhet te paraqese:

    a) dokumentin per te drejten e pronesise se kerkuesit mbi ndertimin, qe gjendet brenda ose ne lidhje funksionale me oborrin ne perdorim, i leshuar nga ZRPP-ja;

    b) genplanin e oborrit ne perdorim, qe kerkohet te tjetersohet, i hartuar nga nje subjekt i licencuar per punime topografike;

    c) dokumentin me te dhenat per gjendjen juridike te oborrit ne perdorim, qe kerkohet te tjetersohet, i leshuar nga ZRPP-ja. Me ane te ketij dokumenti provohet se oborri ne perdorim eshte ne pronesi te shtetit, ndonese i paregjistruar dhe se nuk ben pjese ne inventarin e pronave te paluajtshme te qeverisjes vendore;

    c) dokumentet qe provojne faktin se ndertimi, i cili gjendet brenda ose ne lidhje funksionale me oborrin ne perdorim, qe kerkohet te tjetersohet, eshte kryer perpara dates 10.8.1991. Keto dokumente mund te jene nje leje ndertimi, e leshuar nga organi pergjegjes i kohes, nje akt zyrtar, i leshuar nga arkivi teknik i ndertimit, nje akt i nxjerre nga Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave, nje vendim gjyqesor per vertetimin e faktit juridik te ndertimit dhe te kohes se ndertimit, aktnjoftimi perkates ose dokumente zyrtare, te leshuara nga organet e pushtetit vendor brenda kompetencave te tyre;

    d) dokumentin, qe provon pronesine e meparshme mbi oborrin ne perdorim, qe, per shkak te ligjeve te kohes, i ka kaluar ne perdorim, pa kundershperblim, nese kerkuesi aplikon per tjetersimin e tij pa kundershperblim.

    Drejtori i Pergjithshem i AKKP-se vendos kalimin e pronesise se oborrit ne perdorim brenda 10 (dhjete) diteve nga:

    a) data e mberritjes se mandatit, qe verteton pagimin e vleres, ne rastin e tjetersimit me kundershperblim;

    b) data e njoftimit te kerkuesit per te drejten e tjetersimit pa kundershperblim.

    Poseduesi i pasurise se paluajtshme pajiset me certifikaten e pronesise, pasi te kete paguar me pare (ne momentin e paraqitjes se kerkeses) tarifen e sherbimit, te percaktuar me udhezim te perbashket te ministrit te Drejtesise dhe ministrit te Financave.



    Komentet e juaja

    KJ

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •