Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Rektori Kule dhe Ortaku i tij po degradojnë Universitetin Publik të TIranës

    Skandalet e Rektorit Kule nuk do të binin në sy shumë sikur të ishin vetëm ato që ka
    paraqitur KLSH për shkeljet etij ekonomiko-financiare por po të shohësh shkeljet e tjera të cilat kanë dëmtuar në mënyrë të rëndë cilësinë e mësimdhënies si dhe orientimin e gabuar që I ka dhënë kryesisht Fakultetit Profesional të Infermjerorisë –është për të vënë duart në kokë, kur vlerëson se cfarë është bërë. Këto po I sqaroj më poshtë.
    T`i lemë për një moment konstatimin e KLSH për shkeljet e rënda ligjore në dëm të Buxhetit të Shtetit.
    Të marrim shkeljet ligjore dhe shtrembërimet e qëllimshme në njërin nga Fakultetet Profesionale si ai I Infermjerisë (ku drejton si Dekan- ortaku i tij, i cili meqënëse është shumë i `aftë profesionalisht` është emëruar në kundërshtim me ligjin edhe Shef Shërbimi I Kardiologjisë), të cilat kanë marrë përmasa katastrofike përsa I përket gradimeve akademike dhe profesionale në atë Fakultet; si dhe orientimin e shtrembëruar në krijimin e neneve të mbrapshta për Fakultëtin e Mjekësisë dhe të QSUT (39 nene që dëmtojnë cilësinë e mësimdhënies së studentëve të mjekësisë), të miratuara në Ligjin e MASH në të cilinështë njëhsuar Përgjegjësi I Departamentit me atë të Shërbimit
    Skandalet e Rektorit të Universitetit Publik te Tiranës nuk kanë të sosur. Megjithse e kisha parashikuar që më 2007-8 në kohën kur u bënë zgjedhjet e atëhershme sipas ligjit në të cilën Autoritetet Drejtuese zgjidhen vetëm njëherë, ky Rektor gjithsesi i fitoi ato me votat e Fakultetit te Infermjerise dhe te Mjekesisë. Deri këtu nuk do të kishte ndonjë aspekt negativ, megjithse fjalë qarkullonin.
    Megjithë sulmet mediatike ndaj tij të ditëve të fundit në të cilat dualën në pah qartë si në dritën e diellit shkeljet ligjore ekonomiko-finaciare të rënda, asgjë nuk po ndodh dhe asgjë nuk do të ndodhë nëse ligji nuk zbatohet ashtu si u zbatua me Pedagogun e vjetër të Universitetit tjetër public Aleksandër Xhuvani të Elbasanit I cili për korrupsion e vogël të tij u pezullua dhe është në arrest shtëpie?!
    Kjo më kujton vjershën e Fan Nolit: Marshi I Kryqëzimit
    .. Dy kusarë të vegjël i zumë në lak.
    Kryqësoji këta, se na vothnë fort pak,
    Kryqësoje këtë, se s'na vodhi aspak:
    Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.
    Bukur nëse shikohet në këtë aspekt ligji në Shqipëri.
    Problemet qëndrojnë dhe në aspekte të tjera të Cilësisë së Mësimdhënies dhe destinacionin e vetë Fakultetit (p.sh. ai I Infermjerisë) të cilat z. Rektor me shumë marifet i ka vënë shkelmin. ndoshta për arësye klienteliste.
    Skandali I parë i parë ishte dhe mbetet pranimi I pedagogëve të brëndëshëm në Fakultetet Prestigjioze të Universitetit tëTiranës. Një nga këto konkurime me shkelje ligji ka qënë ai I vitit 2008 pak mbasi z. Kule u bë Rektor.
    Pra, Skandali i parë ndodhi menjehrë pas zgjedhjes së tij ishte konkursi për futjen e pedagogëve të rinj në Universitetin e Tiranës.
    Ky Konkurs megjithë këshillën e Kryeministrit të atëhershëm Berisha për përfshirjen e domosdoshme si Pedagogë të brëndësëhm të Pedagogëve me tituj shkencor të kategorisë Profesor dhe Doktor Shkencash por që punonin në Administratën shtetërore, Rektori Kule e injoroi paturpësisht duke mos I pranuar kërkesat e tyre të cilat jo vetëm se ishin bazuar në ligj por dhe për shkak të përkrahjes së vetë Kryeministrit për këtë kontigjent akademikësh që për arësye të ndrushme punonin në administratë.
    Shkelja e rëndë e ligjit nga ana e Rektorit u konfirmua nga ankesa të shumta të cilat ai I hodhi në koshin e plehrave. Mua vecanerisht me akuzoi si I korruptuar dhe gjithë të zezat sepse I dërgova një letër Kryeministirit Berisha dhe vetë atij ku denonconja shkeljet ligjore skandaloze të paktën për profesionin tim për arësye të katëgorisë Profesor që kam. Vetë Kryeministër Berisha akuzoi në kohën kur ishte ne Opozitë ish-Ministrin e `Zi` socialist mu në parlament për shkakrkimin tim dhe t ëish Rektores së Politeknikut të asaj kohe shkarkim që ishte në kundërshtim me ligjin dhe në një farë mënyre që u vërtetua më vonë ishte shkarkim klientelist.
    Bëma tjetër skandaloze e Rektorit Kule, ishte zënka me Prof. Bardhul Cekun i cili ishte dhe një nga konkurentët si Rektor. Rektori Kule I sapo zgjedhur e ofendoi dhe e largoi nga Fakulteti, dhe vetëm dje më 2012 pas 5 vitesh, më në fud drejtësia vëndosi në favor të Profesorit të Nderuar dhe plot energji Bardhyl Ceku për ta rikthyer në punë.
    Del pyetja, kur ky Rektor autokrat, sillet me arrgoncë, shkel ligjin si pa të keq, sillet pa përgjegjësi ndaj profesorëve, dhe sillet si kur ta kishte Universitetin të trashëguar nga që nga Berati nga ku dhe ka ardhur, atëhere cfarë ngel për pedagogët e tjerë?
    Skandali I tretë I rradhës që nuk e ka kapur KLSH, është se, ky Rektor arrogant transferon me një shkresë administrative të dalë nga këshilli administrativ ( TV neës 24 i dt.13/07/2012) 18 pedagogë, pa pyetur dekanin e Fakultetit përkatës, dhe në kundërshtim me kontratën e nënëshkruar me shefin përkatës të departamentit, atëhere për cfarë bëhet fjalë? sigurisht shkelje e kompetencave.
    Atëhere del pyetja: si mund të përparojë ky universitet me atribute tërësisht publike- dhe si mund të klasifikohet dhe të akreditohet sipas ligjit? me shkelje ligjore?
    Skandali i katërt që ka të bëjë përsëri me dëmtimin e proceseve mësimorë dhe cilësinë e mësimdhënies por që sigurisht nuk është kapur nga KLSH. Këto janë shkeljet dhe lejimet që ka bërë Rektori me dhënien e të drejtës së Doktoraturës për Fakultetin e Infermjerisë. Ky është një skandal I paparë ndonjëherë në Arsimin e Lartë.
    Nuk mund të jepet Doktoraturë në këtë Fakultet sepse Degët e këtij Fakulteti janë Profesionale, pra nxjerrin teknicienë dhe si të tillë kanë të drejtën të marrin vetëm Master Profesional. Nuk ka asnjë Infermjer në botë të shoqatave Infermjerore përkatëse që të kenë titull Dr.Shk. apo PHD. Po ti plasë sytë Dekani I Infermjerisë infermjerët pedagogë të Shkollave të Larta Profesionale apo dhe të Fakulteteve ato anë tituj Profesionale dhe e pa mundur të këne tituj shkencorë sepse Fakulteti nxjerr teknicienë mjekësorë dhe jo mjekë.Kjo ka shkaktuar pështjellim tek infermjerët e diplomuar aq sa kur janë future në punë këta as nuk merren mirë më Kujdesin Infermjeror dhe sigurisht as dinë të bëjnë punën e mjekut. Pra ka një të carë të thellë mbi informacionin se për cfarë do të dalin këta studentë, si dhe mungesën e rëndë të praktikave profesionale që ka shkaktuar deficite të rënda të të diplomuarve që kanë hyrë në punë. Dhe kjo punë po zgjat me vite dhe askush nuk flet.
    Dikush mund të thoshte se doktoratura u jepet pedagogëve. Përsëri është gabim i rëndë është. Doktoraturat e Pedagogëve Mjekë të Fakultetit të Infermjerisë duhet të bëhen vetëm në Fakultet të Mjekësisë. Infermjerët dhe teknicienët e tjerë të lartë nuk mund të marrin titull Doktor Shkencash sepse profili i tyre është teknicien e për pasojë ata mund të marrin Master Profesional por aty nuk mund të bëhet shkencë, por praktikë profesionale e profilizuar për tu bërë Kryeinfermjre ose Pedagoge e Fakultetit përkatës.
    Ky Fakultet Profesional, pra në mënyrë skandaloze ka dhënë doktoratura mjekësore rreth (200 të tilla)- mjekëve shumica e të cilëve jo vetëm nuk plotësojnë kriteret për Doktorë Shkencash por dhe nëse I kanë marrë –I kanë marrë në fakultetin e gabuar!
    Duke lëjuar këto gafa, Rektori indirekt ka ndikuar gjithsesi në Ligjin për arsimin e Lartë për të mos bërë nene të vecanta për Shkollat e Larta Profesionale të cilat me të vërtetë mund të kenë emrin Fakultete por në dallim nga Fakultetet me prirje univeristare e teorike kanë një vecori bazë: Fakultetet apo Shkollat e Larta Profesionale e kanë raportin Teori Praktike 40%-me 60% ose 50%-50%; kurse Fakultetet me prirje teorike e kanë raportine 10-20%- praktika profesionale me 80-90% teori si p.sh, Fakulteti I Mjekësisë.
    Skandali I pestë, është së Rektori nuk ka asnjë strategji të saktë jo vetëm për Fakultetin e Infermjerisë të cilit I ka dhënë të drejtën e Doktoraturës nga xhepi I vet, por ky Rektor së bashku me Dekanin që në fakt është një profesionist tip UFO, nuk e kanë haberin fare se Shkollat Profesionale të Larta e kanë ECTS ndryshe nga Fakultetet e tjera dhe sit ë tilla duheshin orientuar ndryshe dhe jot ë fshihen pas Bolonjës e cila gjithashtu ka kritere që ata as I kanë lexuar. Së dyti mungesa në Strategjinë për specializimet post universitare në Mjeëksi apo më qartë se si do të specializohen mjekët e përgjithshëm, mënyra e marrjes së tyre dhe investimet serioze se si duhen bërë specializimet kanë bërë që shumë specializantë të fusin duart direkt në trupin e njeriut sepse praktikisht nuk ka as kadavra, as kafshë ku të mund të operonin në dy vitet e para këta specializantë. Pra problem është shumë më I rëndë se sa duket. Pra gafat më të rënda në mësim dhënie dhe procesin akademik Rektori Kule I ka bërë në Sektorin shëndetësor.
    Nuk ka qënë e rastit idea ime që duhet bërë një Universitet I ri Mjekësosr, pikërisht për të shmangur gafat dhe bërjen e neneve të gabuara në Ligjin përArsimin e Lartë. Ka qënë pikërisht Rektori Kule I cili ka marrë mënte e të pa-aftit Dekanit Bare dhe të disa Profesorëve të mykur të mjekësisë të cilët ndoshta për arësye klienteliste I kanë miratuar gomarrllëqet në Ligjin e Arsimit të Lartë duke anash kaluar Shkollën Profesionale Mjekësore e ashtuquajtura Fakulteti I Infermjerisë, e për pasojë në provimet e Urdhërit të Infermjerit shumë nga këta infermjerë të diplomuar kanë mbetër, shumë infermjerë, nuk kanë bërë praktika të vërteta profesionale (sepse aty japinmësim mjekë pa përvojë ose mjekë të klientelës ). Orientimet e gabuara se si Arsimimi I lartë shëndetësor mjek dhe ai professional të kujdesit infermjeror po japin tashmë rezultatet negative që do ti pësojnë në rradhë të parë pacientët por turpi do të jetë jo vetëm I Fakultetit I cili nën drejtimin e një Dekani të papërgjegjshëm është kthyer në fakt në një shtojcë të Bankës së Shtetit se sa një Bankë në të cilin dalin profesionistë e teknicienë infermjere, laborantë mjekësore, mami, logopedistë (të cilat për fat I kam hapur vetë si degë), etj, por e keqja po shtrihet edhe në Fakultetin e Mjekësisë sepse po ky Dekan po mer dy funksione publike, duke e diutr fare mirë që nëpërmjet mikut të tij Rektor do ta bëjë Kardiologjinë njëlloj si e bëri Enveri Shqipërinë.
    Po kush është shkurtimisht Rektori Kule? Luftën e tij për të zënë vënd në Tiranë ai e ka filluar duke u future në rradhët e PSD nën hyqmin e marksistit Gjinushi I cili me thënë të drejtën e ndihmoi të militojë besnikërisht deri në një farë kohe. Me metodat e tij militante shumë shpejt hypi në majat e Fakultetit të Ekonomisë dhe duke ndenjur nën hijen e Ministrave socialist si p.sh., Ministri i `Zi` Memushi, mori shpejt edhe titullin Profesor dhe u hodh në sulm duke marrë në 2007 titullin e nderuar Rektor. Pelivanllëqet e tij ai bëri një kthesë 180gradë dhe cuditërisht u bë kandidat për deputet I PD. Shqyyr zotit që nuk u bë deputet.
    Thëniet e Cashkut për të kaluar godinën një Univeristeti Privat janë thënie të marra sepse nëse Universiteti Privat që kërkon ta marrë këtë godinën nuk I ka paratë e duhura atëhere ky Unviersitet s`ka përse të bëjë presion në media për të përfituar gjëra që nuk I takojnë.
    Së fundmi, disa mendime për Prof.Kule nga populli e studentëët (http://ëëë.balkanëeb.com/kryesore/1/...rat-96162.html)
    Dërguar nga Studenti, Tirane më 15-07-2012 në 12:27

    Eshte e kote te besh debat sepse ne Shqiperi universiteti privat shet diploma me leke,kur ky karafil shteteror ketu rektor zoteria e tij bene afera korruptive.
    Dhori Kule duhet te jete mik i Berishesh qe eshte akoma ne pune. Pas kaq skandalesh, as ne Zimbabëe nuk te lene pa pushuar nga puna.Dërguar nga safet, puke më 15-07-2012 në 14:14Bemat e Kules qenkan pa mbarim, kam degjuar se ka marre pjese edhe ne nje grusht shteti ne Haiti poashtu ka emeruar dhe presidentin e Timorit Lindor, po ja ka hedhur gjithmone dhe asnje nuk ka arritur t'a dergoje perpara trupit gjykues, por tani me duket se i ka ditet e numeruara...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    merrte 10 rroga kulja si antar bordi.
    zanat i ri ky i bordeve. dhe ermelinda e meksit te ed rucit i merrte nja 14 rroga si antare e nja 14 bordesh.
    jepi bordiii..
    jepi tenderi..
    rruajeni mir kte pis milet..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Brar miku ,ki Dhorua ce ka kete mbiemer .....si italian...se te jesh Rektor duhet te kesh bithe....
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    hahaha. ne fakt o mal akulli sa her e lexoj emrin e tij me shkon ne mendje b[ja. pra na duall bith e qut ki dhorua. po ka gjet bith vici e tallen.
    lol

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    eeeeee mor shok..,...uji i zi ka dale me kohe,por çe do.................

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    merrte 10 rroga kulja si antar bordi.
    zanat i ri ky i bordeve. dhe ermelinda e meksit te ed rucit i merrte nja 14 rroga si antare e nja 14 bordesh.
    jepi bordiii..
    jepi tenderi..
    rruajeni mir kte pis milet..
    po pse i le ai dashnori jot ta rruajne miletin pra
    apo i ka fajet ed rucua prap
    JO SEKS PARA MARTESE

  7. #7
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    jane bere bajate keto akuzat dhe skandalet.Po kane me te vertete dokumente kompromentuese le ti cojne ne Prokurori.Mua me duket se "shtypi" eshte duke bere shantazh te paster.Nuk eshte kjo "liria e medias".
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar më parë nga ajzberg Lexo Postimin
    Brar miku ,ki Dhorua ce ka kete mbiemer .....si italian...se te jesh Rektor duhet te kesh bithe....
    nuk eshte italian eshte vllah. ata e kane mar pushtetin ne tirane ne 1945-en dhe nuk e leshojne me pa u zgjuar te gjithe shqiptaret.

  9. #9
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    po mir ky nje benc ka mar :d te tjeret kan mar shqiperin hhahah
    Partizoni

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •