Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 39
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Fatos Lubonja.. LISI..

    Mbi vdekjen apo vrasjen e njė lisi

    Panorama



    Opinione Shtunė, Qershor 23rd, 2012

    FATOS LUBONJA

    Tė dashur qytetarė tė Tiranės, veēanėrisht tė dashur artistė, piktorė dhe skulptorė tė Tiranės. Besoj se tė gjithė e keni parasysh njė pemė lisi gjigante, hijemadhe nė lulishten pėrballė Galerisė sė Arteve, tė cilėn shumė prej jush me siguri e kanė komentuar si gjėnė mė tė bukur tė atij vendi. Nėse ju kujtohet nė vitet ’90, nėn hijen e kurorės sė tij kanė pirė kafe shumė qytetarė tė Tiranės, veēanėrisht artistė, pasi aty pėrbri ka pasur njė kioskė. Kur u rregullua lulishtja, ai lis mbretėronte aty edhe mė i bukur me kurorėn e vet tė plotė e gjigante.
    Po ju jap njė lajm tė zi. Lisin e kanė prerė, e kanė rrafshuar. Ndoshta s’jua ka zėnė syri kėto ditė zhegu mungesėn e tij. Edhe unė e mora vesh vetėm njė ditė mė parė nga dikush qė kishte lexuar shkrimin tim mbi njė tjetėr masakėr mbi pemėt, atė tė Parkut tė Tiranės.
    Pasi ju solla kumtin, po ju tregoj pak pėr historikun e kėsaj peme. Ai lis ishte aty qė nė kohėn kur ėshtė ngritur xhamia e Et’hem Beut, pra qė nė shekullin XVIII. Thuhet se Et’hem Beu mbolli aty lisa dhe jo rrape, sepse rrapet kanė nevojė pėr mė shumė ujė dhe Tirana nuk ka edhe aq shumė, e ky ishte njė lloj peme qė s’ka shumė nevojė pėr ujė. Madje lloji i kėtij lisi njihet si lis i Valonės (Vlorės). Nė Jug e quajnė valonidh. Ky ishte i vetmi lis qė kishte mbetur prej kohės kur Et’hem Beu e mbolli me kėtė lloj lisi atė zonė. Kur ėshtė ngritur Galeria e Arteve, nė vitet ‘70 tė shekullit tė kaluar, tregojnė se inxhinierėt dhe arkitektėt zbatues tė projektit e kanė spostuar katėr metra ndėrtimin, nga ku ishte parashikuar, qė ky lis historik tė binte mu nė mesin e aksit tė saj. E them kėtė pėr tė treguar se ai ka arritur t’u imponohet me historinė dhe bukurinė e vet edhe pasardhėsve shpirtėrorė tė kėtyre barbarėve qė na qeverisin sot, qė e urrenin aq shumė botėn e vjetėr, ngase donin tė linin kudo vetėm gjurmėn e tyre.
    E prenė, e vranė, tė dashur miq, mė tė vjetrin banor tė Tiranės. Dhe asnjė zhurmė nuk u bė. Duket sikur tė jetė njė njeri qė e kanė vrarė natėn, hajdutshe, pasi e kanė grabitur dhe e kanė hedhur nė ndonjė kanal dhe familjarėt s’bėzajnė se kanė frikė nga vrasėsit.
    U interesova tė marr vesh shkaqet, pasi m’u duk akti mė absurd nė botė, ngase aty – thashė me vete – nuk besoj se ka ndėr mend kush tė ngrejė ndonjė pallat. Variantet qė dėgjova ishin disa. Mė i rėndi ishte ai sipas tė cilit para njė viti, te


    Lisi para Galerisė sė Arteve para se tė pritej

    Galeria paska bėrė festėn e 4 korrikut Ambasada Amerikane dhe se kėtė vit duket se duan ta bėjnė pėrsėri aty dhe njerėzit e sigurimit tė Ambasadės paskan shkuar tė bėjnė verifikimin e vendit. Aty atyre u paska tėrhequr vėmendjen se lisi dyqind-e-ca-vjeēar i Et’hem Beut ishte duke u tharė dhe u paska shkuar nė mendje se prej tij mund tė bjerė ndonjė degė, dhe kaq mjaftoi, tė dashur miq, qė servilėt e servilėve tė servilėve tė marrin vendim ta presin. Vajmedet i bie ndonjė degė e tharė mbi kokė ambasadorit, ku tė futemi ne pastaj, qė pėr mikun tonė, pėr aleatin strategjik, presim koka shqiptarėsh e jo mė njė pemė? Tė them tė drejtėn unė nuk e besova kėtė histori. S’ka mundėsi, thashė, se edhe ata tė sigurimit tė Ambasadės kafshė nuk janė – veē nė qofshin shqiptarė. Prandaj u thellova nė kėrkim tė shkakut. Njė variant tjetėr qė dėgjova, edhe mė djallėzor, ishte ai se barbarėt ia kishin vėnė syrin lisit sepse atje duan tė vendosin njė nga ato monumentet absurde tė konkursit pėr 100-vjetorin e pavarėsisė, dhe kanė shfrytėzuar amerikanėt pėr qėllimet e tyre. Mė thanė po ashtu se pema fisnike qe tharė vėrtet dhe se shkaku i tharjes ishte ngaqė atje shkonin natėn dhe pshurrin njerėzit. Prapė m’u duk e pabesueshme. Ky zakon i vjetėr i shqiptarėve qė pshurrin rrėzė pemėve nuk mė duket kaq vrastar. I telefonova njė mikut tim, pėr tė cilin mė thanė se kishte qenė atje me dy specialistė tė Ministrisė sė pyjeve, pėr ta parė lisin tė rrėzuar pėrtokė. Sipas tij, specialistėt kishin thėnė se qe bėrė gabim prerja aq shpejt, se Bashkia nuk ka ekspertė pyjesh, madje se kishin vėnė re nė degėt e tij sythe dhe se trungu brenda ishte i shėndoshė. Po ashtu kishin thėnė se edhe nėse ka vdekur, kjo ka ndodhur nga pakujdesia apo padija, pasi kėto pemė jetojnė shumė mė gjatė. Njė tjetėr qė pyeta, mė shumė me hamendje, mė tha se lisin kanė nxituar ta presin ata qė u ėshtė dashur druri i tij pėr ta pėrdorur pėr parket a pėr mobilie pėr shtėpinė e ndonjė bosi. Nuk mungoi edhe varianti i dikujt qė mė tha se ka gjasė qė atje tė planifikojė ndonjė mik i Bashės a i Berishės ndonjė parkim, dhe kjo pemė historike i prishte punė.


    Pas prerjes

    Nuk marr pėrsipėr tė gjej shkakun. Di tė them se fakti qė shpjegimet qė jepen pėr prerjen e kėtij lisi janė tė kėsaj natyre flasin shumė pėr klimėn e raporteve qė kemi me institucionet tona publike. Di tė them po ashtu se Bashkia, qė e ka pasur nė administrim, ka pėr detyrė tė sqarojė qytetarėt e vet dhe se njė gjė tė tillė nuk e ka bėrė. Edhe Instituti i Monumenteve edhe Galeria e Arteve, si institucioni qė e kishte kurorėn e kėtij lisi nė oborrin e vet, duhet t’u thoshte njė fjalė qytetarėve, e veēanėrisht artistėve. Ndoshta kėta tė fundit mund tė kishin edhe ndonjė ide se ē’duhej bėrė me kėtė pemė historike nėse ishte tharė vėrtet. Po ashtu them se edhe Ambasada Amerikane, pėr tė cilėn qarkullon akuza se u bė ajo sebepi i prerjes shpejt e shpjet tė lisit, duhet tė sqarojė nėse e ka kėrkuar ajo njė prerje tė tillė apo jo. Aq mė tepėr qė vetėm njė ditė mė parė, ambasadori Arvizu organizoi njė aktivitet tė lavdėrueshėm pėr tė sensibilizuar aktivitetin qytetar me titull “Act now” (Vepro tani) dhe fakti qė njė bashkėqytetar dyqindepesėdhjetėvjeēare i kryeqytetit pritet kėsisoj, pa asnjė njoftim, flet shumė pėr atė se sa pėrfillet qytetari nė kėtė vend. E po qe e vėrtetė se kanė nxitur ata prerjen nė kėtė mėnyrė, uroj qė ambasadori “tė veprojė tani” duke mos e bėrė festėn e kėtij viti atje. Sepse mendoj se, pėr tė hequr ēdo dyshim se lisi ishte i pashpresė, Bashkia mund tė kishte pritur qė njerėzit ta shihnin tė tharė pėrfundimisht gjatė verės apo edhe qė ekspertė, si ata pėr tė cilėt fola, tė ishin thirrur pėr tė dhėnė mendimin e tyre.
    Sidoqoftė, ishte i tharė lisi apo e kanė prerė pa u tharė, njė gjė ėshtė e sigurt sipas meje: se vdekja apo vrasja e kėsaj peme nuk ėshtė njė punė e rastėsishme natyrore, por ka lidhje me agoninė shpirtėrore tė shoqėrisė shqiptare. Dihet se njė lis nuk jeton dyqind vjet, por shumė mė tepėr, po tė kesh kujdes mbi tė. Para njė viti kam parė nė Greqi njė lis 800-vjeēar. Pėr tė mbajtur njė degė tė tij qė varej kishin ngritur dy kolona betoni. Dhe ky ishte nė njė fshat tė gadishullit Pilion, jo nė qendėr tė Athinės. Njė mikja ime zvicerane ka hedhur nė gjyq Bashkinė e Zyrihut nė mbrojtje tė disa pemėve tė vjetra qė janė rreth njėqind metra larg shtėpisė sė saj, dhe ka shpenzuar deri tani disa mijėra euro nga kuleta personale pėr gjyqin. Tė dyja palėt kanė sjellė ekspertėt e tyre pėr tė parė gjendjen shėndetėsore tė pemėve. Ajo ka fituar shkallėn e parė, Bashkia tė dytėn dhe ēėshtja vazhdon ndėrkohė qė ajo ka mbėshtetjen e mediave.
    Lisi ynė dyqindepesėdhjetėvjeēar i Et’hem Beut ishte njėherėsh edhe shumė i ri pėr tė vdekur, edhe shumė i vjetėr dhe i vyer. Ai, siē thashė, ishte ndoshta i vetmi dėshmitar i mbetur i jetės sė kryeqytetit thuajse qė nga krijimi i vet. Njė pemė e tillė duhet tė ishte ruajtur si sytė e ballit, si ato gjėrat e shenjta qė bashkojnė tė shkuarėn me tė ardhmen, individin me shoqėrinė. Pse ėshtė bėrė aq pak pėr ta ruajtur? Si ėshtė e mundur qė s’pati asnjė reagim kur u pre, asnjė ndjeshmėri pėr t’u shpjeguar qytetarėve se prerja ishte njė gjė e paevitueshme; asnjė zi pėr vdekjen e tij nėse ajo ishte natyrale? Pėrgjigjja ka lidhje me mjerimin shpirtėror tė barbarėve qė e kanė kryer prerjen. Vdekja apo vrasja e atij lisi dhe heshtja qė e rrethoi kėtė akt ėshtė njė kumt i zi qė u shtohet kumteve tė pėrditshme tė zeza tė arrogancės qė prodhon realiteti ynė i udhėhequr nga babėzia e individėve qė nuk shohin dot pėrtej barkut dhe pushtetit tė tyre. Zhdukja e kurorės sė gjelbėr tė atij lisi dhe e hijes sė saj ėshtė metaforė e vdekjes apo vrasjes te ne tė qenies sonė shoqėrore, qė po humbet pėrditė sensin e pėrkatėsisė, sensin e sė shkuarės dhe sensin e sė ardhmes, hijen e paqes shpirtėrore dhe ngjyrėn e shpresės.

  2. #2
    I nderuar Fatos Lubonja

    Qendrimi juaj dhe i shume intelektualeve si ju ne Shqiperi, i jep shprese keti vendi per te lulezuar. Me vjen keq qe njerez me kulture dhe pasuri te madhe shpirterore sic jeni ju nuk bejne pjese ne udheheqjen e keti populli te ven ne paralize te lokalizuar ne tru. Shpresoj qe rinia te di te zgjedhe ne votimet e ardhshme dhe...... dhe...... Shpresoj qe edhe intelektualet me plot vlera si ju, te mos i mbajne per veten e tyre keto vlera aq te vyera per ne , por te hidhen ne krye te keti populli per ta shpetuar nga ndytesia politike e 60 vjeteve me radhe.

    Ju pershendes dhe ju uroj gjith te mirat
    Revolution 1848

  3. #3
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin
    I nderuar Fatos Lubonja

    Qendrimi juaj dhe i shume intelektualeve si ju ne Shqiperi, i jep shprese keti vendi per te lulezuar
    . Me vjen keq qe njerez me kulture dhe pasuri te madhe shpirterore sic jeni ju nuk bejne pjese ne udheheqjen e keti populli te ven ne paralize te lokalizuar ne tru. Shpresoj qe rinia te di te zgjedhe ne votimet e ardhshme dhe...... dhe...... Shpresoj qe edhe intelektualet me plot vlera si ju, te mos i mbajne per veten e tyre keto vlera aq te vyera per ne , por te hidhen ne krye te keti populli per ta shpetuar nga ndytesia politike e 60 vjeteve me radhe.

    Ju pershendes dhe ju uroj gjith te mirat

    mos ishte ky intelektual tek i cili kishim shprese edhe ne vitin 1997..ky bashke me do intelektuala te tjere paten krijuar nje komitet te shpetimit kombetar me duket..keshtu quhej ne mos gaboj..kishin parasysh ate shprehjen '' u be deti kos e o burra te kapin luget ''...ne fund dolen nje por.dhe ne uje..nuk jua vari kush e bashke me intellektualat perfundoj duke lapaqen ekraneve televizive..keshtu eshte fatosi i enverit..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    SA keq me vinka sinqerisht.....vertet ishte dicka e rrall ai lis i bukur. para disa vitesh kisha len takim me nji mikun tim dhe po pija nji birr ulur ne ato karrike kaucuku nen hijen e lisit te bukur shekullor..
    ku je?me thot se nuk po te gjej..un per sport i them po pij nji birr te ftoht nen hijen
    e nji lisi te bukur ne mes te TIRANES..cer lisa e rrapa po thua se plasa vapes .paska lis te madh ne mes te tiranes.. un u gajasa dhe i them kerkoje se do ta gjesh duke mbylur telefonin.dhe per 5 minuta miku im erdhi dhe nga habia i vinte rrotull pemes.mos ja perqark pi car do pish dhe paguaj paret.
    miku im ma kujtonte shpesh lisin kur takonim.

  5. #5
    yep Maska e Izadora
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Ka ndonje version zyrtar nga bashkia arsya e prerjes se lisit ?


    Shyqyr qe kemi fidanet ne buze te rruges qe mezi mbajn veten ne kemb .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar mė parė nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    mos ishte ky intelektual tek i cili kishim shprese edhe ne vitin 1997..ky bashke me do intelektuala te tjere paten krijuar nje komitet te shpetimit kombetar me duket..keshtu quhej ne mos gaboj..kishin parasysh ate shprehjen '' u be deti kos e o burra te kapin luget ''...ne fund dolen nje por.dhe ne uje..nuk jua vari kush e bashke me intellektualat perfundoj duke lapaqen ekraneve televizive..keshtu eshte fatosi i enverit..
    o malsor po dhe natyren doni ta politizon mer burr.po cer dreq njerzish jeni?

    ne lojrat olimpike 2004 kur greku pagoi 10 der 15 mij euro per pem te medha duke i sjell nga italia . ti edhe nji qe pate e thave e preve ku ta di un .mir me pote ishte noj qytet tjeter po edhe ne tiran .po shkatrrohet kopshti botanik se do tjetri te bej pasuri me pallate.
    ishalla do imarin me vete ne varr fitimet e tyre??? duke shkatrruar cdo gje..

  7. #7
    Akt antiqytetar! Me te vertete ka qene nje lis historik dhe nje simbol i Tiranes!

    Dikush duhet te jape pergjigje para opinionit publik! Nuk mund te drejtohet pa patur transparence me publikun!

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 24-06-2012 mė 14:11

  8. #8
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar mė parė nga cincinati5 Lexo Postimin
    o malsor po dhe natyren doni ta politizon mer burr.po cer dreq njerzish jeni?
    ne fakt nuk po e politizoj zoteri qe nderron cdo dite nikun..thjeshte konstatova ate shpresen qe kishte eurostari per kete lubonjen e intelektuallat e tipit lubonja..thjeshte i kujtova kontributin e tij ne vitin 1997 me komitetet e ndertimit apo shkembimit apo shkaterrimit kombetar ( nuk e mbaj mend mire si e kishte ajo organizata e krijuar nga ky dhe nje far intellektualli kombetar me emnin daut a dull a si..)..

    si mendon ti qe nderron emra cdo muaj per prerjen e lisit..kujton ti se ja luli i bashajve u ngrit heret ne mengjes me humor te prishur dhe ja zuri pamjen lisi e urdheroi zabitet e tij '' vrap me e pre kete simbil fshataresk ''..une nuk e besoj kete alibi..duhet te kete qene nje shkak i forte prerja e tij..as une dhe asnje njeri nuk deshiron prerjen e nje peme por nese ka nje arsye te forte skemi cbejme edhe do e presim..

    nga sa mora vesh une ja kan kerkuar drurin e lisit per kontrabande ( e din ti historine e drurit te arres ) diku andej jashte dhe lulua don ti beje nja dy pare pa u lodhe hiq..tak frap ja vuni sharren dhe e rrezoi..nuk e di a e ka nise akoma drurin per andej a jo..keshtu thoshte koreospondenti i zerit te tironcave maksut hajdari...bile ai thoshte se aty luli do ngulte nje hu ku nastradini do lidhte gomarin e tij sa here do vinte ne tirone dhe do mbetej ne histori si huni i lulit..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    Po cpaten me te.vertet tani qe shoh foton kujtohem se me eshte dukur ca si e hapur pamja tek galeria keto dite,por hic mendja.e bukur shume ajo peme.

  10. #10
    Citim Postuar mė parė nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    mos ishte ky intelektual tek i cili kishim shprese edhe ne vitin 1997..ky bashke me do intelektuala te tjere paten krijuar nje komitet te shpetimit kombetar me duket..keshtu quhej ne mos gaboj..kishin parasysh ate shprehjen '' u be deti kos e o burra te kapin luget ''...ne fund dolen nje por.dhe ne uje..nuk jua vari kush e bashke me intellektualat perfundoj duke lapaqen ekraneve televizive..keshtu eshte fatosi i enverit..
    As e kam degjuar ndonjehere kete akuze qe po i ben z Lubonja dhe do me vinte keq sikur te mos e faktoje kete qe sapo ke shkruar. Une i kam zet shpifjet dhe thashethemet qe njallosin figura te pastra pa pasur baza mbi fakte te pakontestueshme. Te pakten neve si popull na takon ti themi gjerat sic jane. Nuk jemi ne parlament apo ne fushata ku nuk ngel njeri pa e njollosur me te qena dhe paqena. Shpresoj te me kesh kuptuar qarte.

    Pershendetje Malsor
    Revolution 1848

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •