Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1

    Mëshira që rrezikon presidencën Nishani

    Presidenti i votuar i Shqipërisë, Bujar Nishani, po e shmang begraundin e tij politik dhe profilin e ulët publik që ka pasur përmes debateve të dobishme për shëndetin e tij, historinë e pasurive të gruas dhe angazhimit të tij për të qenë një president jashtë palëve, siç në mënyrë qesharake ka vendosur ta gjejë veten në të ardhmen.

    Problemi, i cili po mban më shumë të mbërthyer opinionin publik në Shqipëri, është sëmundja e tij dhe ai po përpiqet po aq sa media ta mbajë të fokusuar aty debatin rreth figurës së tij. Për shumë shqiptarë, të cilët sëmundjen e shikojnë si fatkeqësi dhe të sëmurin si njeri që duhet mëshiruar, kjo është një temë e rrezikshme, pasi gjithë problemet që ka profili i tij si zyrtar i emëruar rrezikohen nga mëshira që ngjallet për njeriun e sëmurë.

    Në garën elektorale të vitit 1994, kur Miteran nuk garonte më, rreziku më i madh për Shirakun ishte mëshira që njerëzit po ndjenin për sëmundjen e ish presidentit dhe rrezikun që këtë mëshirë ta konvertonin në politikë dhe vota për pasardhësin e tij socialist. Në të njëjtën situatë, sëmundja problematike e presidentit të votuar Nishani po trajtohet si një problem për të cilin jo vetëm duhet mëshiruar Nishani, por gjithë e shkuara e tij aspak politike në krye të politikës së PD-së.

    Në fakt ne ende nuk kemi kartelën klinike të Bujar Nishanit dhe ky është një turp që mbahet fshehur, por ne kemi në dorë kartelën e politikanit Bujar Nishani, e cila është e mbushur me rekorde të zeza. Bujar Nishani si Ministër i Brendshëm është njeriu që theu progresin që u shënua në dy vitet e para të ardhjes në pushtet të PD-së, në luftën kundër disa bandave të lidhura me politikën dhe krimit të rrugës. Me ardhjen e Bujar Nishanit Ministër i Brendshëm filloi faza e lulëzimit të bandave të reja, të lidhura me pushtetin e ri, dhe kriminalizimit të policisë. Statistikat tregojnë se krimi nën drejtimin e tij u rrit ndjeshëm, vrasjet kaluan kufij historikë dhe korrupsioni në polici arriti majat e veta. A është përgjegjës për këtë Bujar Nishani? Jo drejtpërdrejt, por më keq se kaq. Ai u çua Ministër i Brendshëm për të mos pasur Ministër të Brendshëm dhe ky është problem i madh i tij, që na bën të dyshojmë pse u zgjodh dhe president. Mbaj mend se kur u prezantua, Agron Kuliçi e kishte bezdi t’i shkonte dhe në ceremoni dhe askush nuk e merrte dhe nuk e mori seriozisht. Natyrisht as kriminelët, që ky nisej t’i arrestonte, dhe ata i arrestonin policët. Të njëjtin rekord të zi shënoi dhe në Ministri të Drejtësisë. Ai i hapi rrugë pa fund konflikteve mes institucioneve dhe konsolidoi praktikat korruptive të gjithë institucioneve që vareshin prej tij, veçmas hipotekave, dhe kthimit të gjykatave në reparte ushtarake të PD-së përmes rolit të kancelarit. Nëse ka një fjali që portretizon vlerat e tij politike, është aftësia e tij për t’i hapur rrugë çdo të keqe, në çdo pozicion që është dhe duke parë me meskinitet ato punë e veta, shumicën e të cilave ia rregullon rrethi familjar. Të vetmet mbledhje autoritare të Nishanit vartësit e tij kujtojnë kur i thërriste në dhjetë të natës në zyrë për të kthyer pronat e gruas së tij, të cilat për fat të mirë i ka marrë. Për asgjë tjetër ky njeri nuk është bërë pengesë në ato ministri që ka drejtuar, as për kriminelët, as për hajdutët, as korrupsionin dhe as për vrasjet që këtë vit kur ai është Ministër i Brendshëm kanë arritur rekord historik.

    Ky begraund i errët e tij si zyrtar në pushtet në majat e politikës, po fshihet dhe po mbulohet nga një anë me faktin që është i sëmurë, por do shërohet pas 1 viti e gjysmë (çudi sa të saktë e paskan datën e skadencës së sëmundjes) dhe me faktin që nuk ka bë dëm se nuk ia ka prishur qejfin njeriu. Në fakt këto janë dy arsye perse një njeri duhet të stopohet në karrierën e tij dhe jo pse duhet të lartësohet.

    Presidenti Barroso në letrën e tij drejtuar Nishanit duket se shpreson që ky të ndalë revanshin e Berishës ndaj gjyqësorit dhe të krijojë një klimë pajtimi politik. Ky është një mision i pamundur. Për gjithë çfarë ka bërë andej nga vjen, e për aq sa ka në dorë, ky njeri nuk bën asgjë, por i hap rrugë çdo të keqe me të cilën përballet. As mos tu shkojë mendja se ky i ndal rrugën Sali Berishës për të zëvendësuar Ina Ramën me një “Argitë” Konti, që nuk varros çdo dosje që ka tronditur shoqërinë shqiptare për lidhje të politikës me krimin dhe që nuk bën dot asnjë hap për pajtimin politik në Shqipëri, pasi as di, as do, as mund.

    Është pikërisht e shkuara e tij e palavdishme në krye të institucioneve të rëndësishme të shtetit shqiptar që po shmanget, duke u përqendruar tek fakti që ai është sëmurë dhe do të shërohet pas një viti e gjysmë. Ai është më shumë se i sëmurë. Ai ka një dosje të mbushur me paaftësi si politikan dhe drejtues shteti, me nepotizëm dhe klientelizëm familjar e deri me detaje të paqarta të pasurimit të tij, ashtu heshturazi duke buzëqeshur nën mustaqe. Mëshira për sëmundjen, e cila po paraqitet si një arsye për të anashkaluar sëmundjet e tjera politike të tij, nuk duhet të na gënjejë. Për të sëmurët ka spitale, për të paaftët ka vende të tjera pune, kurse për manekinët ka vend vetëm në teatro. Edhe pse ai nuk e beson as vetë, por duhet t’u kujtoj se është votuar me 73 vota për të qenë në krye të shtetit, edhe si sëmurë, edhe si i paaftë, edhe pa një histori shtetari të suksesshëm. Dhe s’ka faj kur nga komandat toge bëhesh brenda ditës gjeneral.

    Nga Mero Baze./ tema /
    Revolution 1848

  2. #2
    Me ne fund edhe Mero e tha nje te vertet pa anuar.

    President fantazem si edhe ata te tjeret qe marin pjese ne parlament
    Revolution 1848

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ka nje semundje Nishani..
    qe nuk e ka merua..

    semundja e Nishanit eshte se Eshte djal i mrekullueshem..

    kurse merua i mjere nuk ka per tu sheruar kurre nga semundja e tij.. e kjo semundje quhet..i neveritshem si shpifes e intrigant..

  4. #4
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    duket se i qenka sheruar kurrizi meros..sa here qe i sherohet fillon perbaltjen e dikujt..tani i eshte qepur bujarit..sa i flliqte qe eshte..nje e dy e semundjen..shume shpejt ka me e ngrene nje te rrahur tjeter..merua eshte mesuar me genjyer si nastradini dhe me u rrahur me keq se gomari i nastradinit..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  5. #5
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Mero vuan nga psikoza e zilise. Ky eshte maksimumi i tij, nje shpifes-zhgarravites ne nje cope leter qe nuk e ble askush.

    Mero qelbsina do te deshironte qe Jar Nishoni mos te fliste per semundjen, keshtu do te ishte i lire te shpifte dhe zhgarraviste si t'i donte kokrra qejfit.

    Ndersa tani po perpiqet t'a paraqese si nje person qe po kerkon meshire. ASPAK E VERTETE. Nishani tashme eshte nje person publik dhe po ben nje veprim te zgjuar teksa po sqaron opinionin publik rreth situates se shendetit te tij.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Mero vuan nga psikoza e zilise. Ky eshte maksimumi i tij, nje shpifes-zhgarravites ne nje cope leter qe nuk e ble askush.

    Mero qelbsina do te deshironte qe Jar Nishoni mos te fliste per semundjen, keshtu do te ishte i lire te shpifte dhe zhgarraviste si t'i donte kokrra qejfit.

    Ndersa tani po perpiqet t'a paraqese si nje person qe po kerkon meshire. ASPAK E VERTETE. Nishani tashme eshte nje person publik dhe po ben nje veprim te zgjuar teksa po sqaron opinionin publik rreth situates se shendetit te tij.
    Qysh kur ka vuajtur ky merja nga psikoza e zilise/lirise?? qysh kur eshte bere qelbsine??? qysh kur eshte bere ai i lire te shpife e te zhgarravise si ti doje kokrra e qejfit???

  7. #7
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Qysh kur ka vuajtur ky merja nga psikoza e zilise/lirise?? qysh kur eshte bere qelbsine??? qysh kur eshte bere ai i lire te shpife e te zhgarravise si ti doje kokrra e qejfit???


    Merua ka lindur me psikozen e zilise o shoku Zombi i Agjit-Propit.

    Nuk e ka penguar kush Mero qelbesiren te zhgarravise e shpife asnjehere. As kur ishte shpifes i fshehte (vartes i ndonjerit te sojit tend) e as tani qe eshte nje pseudo-gazetare.

    Po ju mbarojne idete o shoku Zombi i Agjit-Propit ???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  8. #8
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Merua ka lindur me psikozen e zilise o shoku Zombi i Agjit-Propit.

    Nuk e ka penguar kush Mero qelbesiren te zhgarravise e shpife asnjehere. As kur ishte shpifes i fshehte (vartes i ndonjerit te sojit tend) e as tani qe eshte nje pseudo-gazetare.

    Po ju mbarojne idete o shoku Zombi i Agjit-Propit ???
    tyja te paska lene kujtesa, nuk besoj (e nuk uroj) ta kesh nga sindromi alzheim ...

    s'di a po t'kujtohet se merja ka ndenjur bajagi kohe ne hijen e salijevit, dhe asnjeri prej juvej (e kesha llafin per zombite) nuk e merte guzimin tia çirrte masken ...

    e mos me imito, se do te padis per plagjiature ...

    sa per zombi agjit-propi, mos u mundo te kerkosh gjetke, ke fahri balline sa nje halldup prej komitetit central te partajs prej nga keni dalur juvej, me ne krie salijevin ...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •