Greqi-Athine
Grabitësit dy shqiptar 24 dhe 35 vjec tmerruan një lagje të tërë në mes të ditës dhe plagosën një polic.
Katër orë zgjati operacioni për arrestimin te dy shqiptareve që mbanin si mburojë vjehrrin e trajnerit!
Ngjarja tragjike filloi rreth orës 13.00 të mesditës së sotme.Dy grabitës u futën në shtëpinë e trajnerit të skuadrës greke PAOK për të grabitur.Në ato moment në shtëpi gjendej babai i tij,vjehrri dhe dy fëmijët e trajnerit.
Shtepia ndodhet në lagjen Kifisi ,afër banesës së kryeministrit grek Andoni Samara dhe ngjitur me shtëpinë e ish-ministrit të Financave Jorgo Papakonstandinu.
Dy grabitësit ,të armatosur me thika e pistoleta,kyçën në një dhomë pjestarët e familjes dhe filluan të kërkojnë paratë dhe sendet me vlerë.
Teksa po kërkonin nëpër shtëpi dy grabitësit,drejt banesës po vinte bashkëshortja e trajnerit,e cila pa se në vilën e saj diçka nuk po shkonte mirë.Kapërceu avllinë e saj dhe u hodh në shtëpinë e ish-ministrit të Finacave Jorgos Papakonstandinu dhe i kërkoi policit privat që të njoftonte policinë.
Brenda disa minutave tek shtëpia e trajnerit mbërritën dy motorçikleta të policisë dhe një makinë policie.Dy grabitësit shqiptar ,mbanin si mburojë vjehrrin e trajnerit dhe qëllonin kundër policëve.
Policia mundi të plagosi grabitësin shqiptar.Njëkohësisht e gjithë zona u rrethua nga policia,ndërsa një helikopter fluronte vazhdimisht dhe jepte të dhëna për grabitësit.
Dy autorët e ngjarjes qëlluan ndaj policëve me pasojë të plagoset në këmbë një polic,i cili tashmë gjendet në spitalin Ushtarak.
Policia lajmëroi banorët e zonës të futen nëpër shtëpi dhe të mbyllin dritaret dhe grrilat.Operacioni vazhdonte,plumbat fishkëllenin sikur të ishte luftë.
Policia mundi të arrestojë njërin prej grabitësve,ndërsa tjetri mundi të largohej.Shqiptari po kërcente nga avllia në avlli për të shpëtuar.Rreth orës 17.00 u ndalua në oborrin e një vile ,ndërsa e kishin lënë fuqitë për shkak të plagëve që kishte marrë në dorë e në këmbë.
![]()
Krijoni Kontakt