Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 11 prej 11
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga POKO Lexo Postimin
    Në Zvicër mbi 160 mijë kosovarë ende me pasaporta serbe



    Sipas një raportimi të portalit Telegrafi, gati pesë vjet pas pavarësisë së Kosovës, në Zvicër jetojnë mbi 160 mijë shtetas të Kosovës, të cilët ende kanë pasaportën e Serbisë.

    ...

    Propagande.

    Perndryshe, shumica e shqipetareve kosovar qe jetojne dhe punojne ne perendim, pervec atyre te moshave te reja (te cilet gjithashtu kane kryesisht pasaporta te huaja-
    jo-shqipetere ose jo-kosovare!) kane pasaporta te Jugosllavise resp. Serbise dhe ish-Republikave tjera te ish-Jugosllavise. Shumica e ketyre pasaportave ose jane me afat te skaduar ose u skadon afati. Ato jane perdorur zakonisht per te udhetuar neper Europe, sepse pasaportat e hershme dhe te tanishme te Kosoves nuk ua kane mundesuar te udhetojne pa veshtiresi te ndryshme plotesuese.
    Pavaresisht kesaj, shumica dermuse e atyre pasaportave jane te fundit te viteve te 90-ta dhe ne fillim te pasluftes. Serbia qellimisht ne ate kohe ka leshuar pasaporta me afat per 10 vite. Keto pasaporta kane qene te vlefshme deri tani ose jane ende, varesisht nga viti i leshimit te tyre. Dhe, personi i cili dokumentet zyrtare i ka te rregulluar me pasaporta te tilla me siguri qe ne shume raste nuk ka pase nevoje dhe as vullnet per ti hyre procedures se ndryshimit, e cila ne shume raste kerkon angazhim, kohe, dokumente, para etj... Prandaj, ka edhe shume te tille qe posedojne edhe pasaporten e Kosoves, por zyrtarisht ende jane te regjistruar me pasaporten e vjeter te Serbise.
    Ne zvicerr dhe shume shtete tjera perendimore zyrtaret administrativ shpesh nuk kane bere dallimin mes shqiptareve te Kosoves dhe p.sh. atyre te Serbise. Per ta shumica kane qene ose shqipetare te Kosoves ose qytetar te Serbise, varesisht nga nevojat administrative.
    Sido qe te jete, shumica e pasaportave te Serbise tanime jane te pavlefshme per qytetaret e Kosoves. Prandaj, statistika edhe ashtu paushalle eshte absolutisht e pavlere, dhe si e tille nuk eshte kurrfar treguesi. Ajo statistike, nese s ka ekzistuar ndonjehere ashtu sic supozohet dhe ne ndonje kohe te kaluar, ne shumicen absolute te rasteve mund dhe duhet te shpjegohet dhe arsyetohet me nevoja dhe detyrimet konkrete te poseduesve te atyre pasaportave, por edhe veshtiresite qe kane pase mu nga ato zyrtare te Zvcrres dhe shteteve te tjera, te cilet tani na paraqiten si burim i statistikave qe ne fakt nuk ekzistojne fare. Sepse nuk ka pase dhe nuk ka te tilla.

    Tek e fundit nuk jane te gjithe qytetaret e Kosoves ne Zvicerr dhe perdendim shqipetare te Kosoves. Ka edhe te tille qe p.sh. jane rom dhe zyrtarisht, per arsye te ndryshme, jane paraqitur si shqipetare te Kosoves. Kjo ka ndodhur sidomos ne kohen e luftes dhe ne vitet e 90-ta. ...

    Dhe secili apo shumica dermuese e kosovareve dhe njerzve ne pergjithesi, te cilet ne kohe te ckatuar kane nevoja te caktuara, me siguri absolute do te merrnin edhe pasporta te huaja krahas atyre te Kosoves dhe te Shqiperise, nese do tua lehtesonin dukshem aktivitetet e tyre. Pasaporta eshe nje dokument, i cili ne "ranglisten" e simboleve kombetare dhe patriotike nuk ze vendet e para. Edhe pse per Kosoven, per arsye te njohura politike ka nje domethenje tjeter. Per shumicen e shteteve dhe kombeve te etabluara pasaporta nuk ka ndonje vlere te madhe kombetare. Madje edhe idolet dhe yjet e ketyre shteteve ne shume raste kane nenshtetesi tjeter apo disa nenshtetesi. Kjo nuk nuk eshte as mosrespekt ndaj venndlindjes dhe kombit, as dashuri ndaj shtetev dhe kombeve tjera, por thjeshte akt racional per ti lehtesuar punet vetes, per te perfituar etj...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 24-06-2012 më 03:53

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •