-
Historia e depërtimit të nacionalizmit në botën islame
Nacionalizmi si një shkollë e importuar, e eksportuar nga kolonializmi
Nacionalizmi është një shkollë e importuar e cila ka qenë e eksportuar nga ana e forcave eksploatuese vetëm e vetëm që ta trazojnë unitetin e botës islame. Disa orientalistë dhe mendimtarë të Perëndimit, të cilët çdo herë janë përpjekur që politikën e Perëndimit dhe kolonializmin kulturor ta bartin edhe në Azi dhe në Afrikë, në masë të madhe e siguruan trollin për ngritjen e tij, ndërsa rolin e prijatarëve të kësaj shkolle të të menduarit, e luanin grupacionet e vogla të cilat vareshin nga Perëndimi.
Unitetin e botës islame, pushtetet koloniste perëndimore e quanin "Panislamizëm", dhe çdo herë e shihnin si një rrezik potencial ndaj interesave politike dhe ekonomike të tyre. Të inspiruara nga idetë e Sejjid Xhemaluddinit dhe të sulltan Abdylhamidit, në fund të shekullit 19-të filluan bisedimet lidhur me unitetin e muslimanëve të botës; ndërkaq uniteti dhe solidariteti i turqve dhe i arabëve brenda Perandorisë Osmane, do të duhej ta parandalojë depërtimin e vlerave dhe të idealeve të Perëndimit në zonën kritike dhe strategjike të Lindjes së Mesme.
Fuqitë kolonizuese e parandien rrezikun dhe filluan të bëjnë një politikë që për fat të keq u tregua mjaft e suksesshme. Kjo ishte mbjellja e idesë së nacionalizmit dhe zgjimi i ndjenjave kombëtare në mesin e turqve dhe arabëve me qëllim që të parandalohet "Panislamizmi" dhe të përçahet Perandoria Osmane, ashtu që ndikimi i osmanlinjve të zëvendësohej me kolonizimin perëndimor.
Nuk është i parëndësishëm fakti se nacionalizmi së pari u ngjall në rajonet të cilat ishin pjesë e Perandorisë Osmane, jo në tokat muslimane që ishin nën dominimin e Francës e të Britanisë. Në Indi, e cila ishte koloni britaneze, intelektualët e llojit të Sejjid Ahmed Hanit nuk e shihnin të arsyeshme që të mbështeten në nacionalizmin dhe në ndjenjat nacionale të ksenofobisë, sepse ishin të preokupuar me përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe kulturore të muslimanëve. Madje ata morën qëndrim të kundërt ndaj nacionalizmit dhe Partisë Kongresiste të hindusve. Nga ana tjetër, në Sudan dhe në Algjeri, me ndihmën e personaliteteve siç ishin Mehdi Sudanez dhe algjeriani Abdulkadër, Islami arriti që t'i kundërvihet kolonizimit dhe atje nuk u paraqit asnjë shenjë e nacionalizmit. Edhe në Indonezi dhe në Malezi si dhe në vendet tjera islame të Lindjes së Largët, të cilat gjithashtu ishin nën dominimin francez dhe britanez, intelektualët properëndimorë besonin se nuk ka nevojë për ngjalljen e nacionalizmit.
Nga ana tjetër, intelektualët të cilët ishin të varur nga kolonializmi, besimin e nacionalizmit e ngritën nëpër viset e Perandorisë Osmane, respektivisht në Turqi, Egjipt dhe në vendet arabe, dhe tërë këtë e bënë me qëllim që ta shporrin sundimin osman dhe ta shtrojnë rrugën për ndikimin dhe ekspansionin e tyre.
Ky fakt historik, tregon qartë se ata që kanë simpati ndaj nacionalizmit, nuk tregojnë pavarësi nga ksenofobia, por janë motivuar nga diç krejtësisht tjetër. Në të vërtetë, ata qenë fundërrina të kolonialistëve perëndimorë dhe përdoreshin për përçarjen e unitetit islamik, si dhe për dobësimin apo shkatërrimin e Perandorisë Osmane. Tani mund të shohim se për ç'arsye, në Iranin e asaj kohe, intelektualët properëndimorë nuk qenë në gjendje që aq fortë ta përkrahin idenë e nacionalizmit ashtu siç ndodhi në Turqi, Egjipt, Siri dhe Liban; dhe kjo ndodhi meqë Irani nuk ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Përveç kësaj, Irani asokohe kishte lidhje të dobëta me botën islame, dhe kjo ndodhte për shkak të dallimeve në mes Shiizmit dhe Sunizmit, prandaj fuqitë e mëdha kolonialiste nuk mendonin se Irani do të mund t'i bashkangjitej unionit të madh të muslimanëve të botës. Për këtë arsye ato ishin të sigurta dhe të gjitha përpjekjet e tyre qenë të orientuara kah ajo që në Iran të lëshojnë rrënjë kultura dhe sistemi perëndimor e me këtë të parandalohet marrja e pushtetit nga ana e qeverisë fetare kështu që Irani të fillojë të mbështetet në kushtetutën, në demokracinë perëndimore dhe në mendimet liberale të Perëndimit. Në veprat
Taleboffit dhe të Mirza Han Kermanit mund të vërejmë shumë më pak nacionalizëm dhe unitet kombëtar sesa në ato të kolegëve të tyre turq dhe arabë. Çështjet kyç që trajtohen në diskutim janë "kushtetuta", liberalizmi perëndimor dhe nevoja e veprimit jashtë mësimeve dhe parimeve fetare, si dhe kopjimi i kulturës evropiane.8
Për ç'arsye muslimanët e Stambollit, të Kajros dhe të Bejrutit ishin të preokupuar me idenë e nacionalizmit? Përse ky mall për nacionalizmin, që u lajmërua në fund të shekullit të 19-të, rritej krahas zgjerimit të ekspansionizmit kolonial? Përse turqit dhe arabët, të cilët ishin caqe të nacionalizmit, u konfrontuan mes veti? Përse nuk bëhej fjalë për kolonializmin britanik apo për atë francez? Për ç'arsye, ndjenjat nacionaliste u përhapën vetëm në suaza të Perandorisë Osmane, e nuk u përhapën në vendet e sunduara nga kolonializmi perëndimor? Cili ishte shkaku që kolonializmi, duke e ndjekur shpërbërjen e Perandorisë Osmane, erdhi si pasojë e ndjenjave nacionaliste dhe arriti sukses të madh në gllabërimin e Lindjes së Mesme? Përgjigjet në këto pyetje mund të gjenden në dimensionin e gjerë të ndërhyrjes së kolonializmit perëndimor, që u bë për krijimin dhe përhapjen e nacionalizmit në botën islame.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt