Neonazisti grek përdhunoi të miturën shqiptare
Një minorene shqiptare është përdhunuar nga 45- vjeçar, i cili është anëtar i partisë neonaziste Agimi i Artë.
45 vjeçari, zyrtar i administratës në rajonin e Athinës verilindore, u arrestua para 4 ditësh për përdhunimin e një 15-vjeçareje shqiptare, e cila më pas kishte mbetur shtatzënë.
45-vjeçari, i martuar me tre fëmijë, i tha policisë se “ka pasur marrëdhënie seksuale me të miturën, por me pëlqim të dyanshëm”.
Lajmi është bërë publik nga mediat greke të cilat sqarojnë se e mitura jeton në një prej zonave të Athinës Verilindore prej 20 vjetësh bashkë familjen e saj.
Vajza e ka njohur 45- vjerçarin, me profesion nëpunës civil, përpara disa muajsh kur kompania shtetërore ku ai punonte, kryente disa punime në shkollën e zonës ku mësonte vajza.
Dhe fillimisht e ka joshur adoleshenten shqiptare duke i ofruar punë në një kompani të vogël me projekte inxhinierike. 15-vjeçarja e pranoi ftesën, por sipas raportit të policisë, më 15 shkurt, burri e joshi vajzën në një zonë të pabanuar dhe aty e përdhunoi. Ai i propozoi vajzës 100 euro, në këmbim të heshtjes dhe për të vazhduar raportin me të.
Per mediat, prindërit e vajzës kanë pohuar se janë vazhdimisht nën kërcënime nga të rinj neonazistë të cilët edhe në zgjedhjet e 17 qershorit kanë ruajtur përqindjet e votave të marra, duke qenë aktualisht forca e pestë në vend
Prindërit dorëzuan një ankesë në stacionin e policisë lokale dhe policia e arrestoi zyrtarin komunal, i cili u lirua disa orë më vonë me kusht dhe garanci prej 30 000 euro.
Të afërmit e vajzës kanë thënë për gazetën “To Vima” se kanë marrë kërcënime në emër të “Agimit të Artë”, nëse do të vazhdojnë me akuzat e tyre. Rasti ka tronditur komunitetin lokal në verilindje të Athinës.
Lajmi është bërë publik në shumë Website greke, të cilat theksojnë faktin se i akuzuari është një punonjës administrate, përfaqësues i Agimit të Artë dhe që me gjithë akuzën, është liruar në këmbim të parave. Duhet përmendur fakti që sipas disa sondazheve, në zgjedhjet e 6 majit në Athinë, një në dy policë, votuan për partinë Agimi i Artë. Edhe në zgjedhjet e 17 Qershorit, shume vota i mori nga radhët e policisë. Sot kjo forcë, e cila në programin e saj flet për një Greqi të pastër pa të huaj, renditet e pesta në Parlamentin grek, me 18 deputetë. /E.L/
shekulli
Krijoni Kontakt