Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anėtarėsuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    229

    Islami Komunizmi Dhe Nacionalizmi

    Islami Komunizmi dhe Koncepti i nacionalizmit, si njė rrjedhė qė ēdo herė e ka tėrhequr vėmendjen e shoqėrisė, do tė ishte mirė qė tė analizohet nga njė kėndvėshtrim shkencor.
    Si mund tė definohet ai dhe cilat parime i pėrmban? Deri nė ē'masė Islami i pranon parimet e kėtilla?
    A ekziston ndonjė mospajtueshmėri ndėrmjet Islamit dhe nacionalizmit? A ėshtė e mundur qė individi njėkohėsisht tė jetė besimtar musliman dhe nacionalist i rryer? Cili ka qenė kursi historik i lindjes dhe i pėrhapjes sė nacionalizmit nė vendet islame? Vetėm me anė tė kėrkimeve e hulumtimeve, dhe sa mė larg nga propaganda e zhurmshme, mund tė qartėsohet se a thua nacionalizmi ka zėnė vend aty ku ka zėnė Revolucioni Islamik; nė shoqėrinė qė ėshtė pėrcaktuar pėr mėkėmbjen e vlerave islame dhe tė rendit islam.

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anėtarėsuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    229

    Komunizmi dhe nacionalizmi

    Komunizmi dhe nacionalizmi janė dy shkolla tė Perėndimit bashkėkohor. Sot, Islami nuk konfrontohet me idhujtarinė, me krishterimin apo zoroastrianizmin; ai nė tė vėrtetė konfrontohet me komunizmin dhe nacionalizmin. Edhe pse numri i tė krishterėve sot arrin shumėn prej njė miliardė dhe pėrkundėr aktivitetit dhe efektivitetit tė religjionit e tė ideologjisė, krishterimi sot ėshtė bėrė njė 'cofėtinė' qė ka mbetur nėpėr kisha, nė tė cilat ithtarėt e tij shkojnė tė luten ēdo tė diele dhe njė apo dy herė nė vit mbajnė ndonjė ceremoni pėrkujtimore pėr atė institucion tė ndjerė. Krishterimi nuk ėshtė mė faktor determinues i jetės sė njerėzve tė Perėndimit si dhe s'ėshtė forcė lėvizėse e jetės sė tyre shoqėrore. Forcat ngasėse, tė cilat sot i drejtojnė jetat e tyre, janė komunizmi dhe nacionalizmi. Ky ėshtė shkaku pėr tė cilin ėshtė i rėndėsishėm njė studim themelor dhe njohje e mirė e nacionalizmit.
    Islami sot si ideologji kryesisht ėshtė i konfrontuar me nacionalizmin dhe komunizmin. Duke u pėrpjekur pėr shkatėrrimin e Islamit, imperializmi lindor dhe ai perėndimor i pėrkrahin kėto dy shkolla tė tė menduarit, ashtu qė, sikundėr qė ngjau me krishterimin nė Perėndim, edhe Islami tė bie nė harresė dhe tė bėhet njė religjion i padobishėm i cili do tė shėrbejė vetėm pėr pėrkushtime shtėpiake apo eventualisht edhe tė zhduket fare.
    Nacionalizmi ėshtė njė komplot i ri i kurdisur nga "imperializmi i kryqit" me qėllim tė goditjes sė Islamit. Synimi i tij ėshtė realizimi i tėrė asaj qė nuk mundi tė realizohet gjatė luftėrave tė kryqėzatave. Vėshtrimi i punėve tė orientalistėve shumė mund tė na ndihmojė pėr ta kuptuar kėtė objektivė tė Perėndimit dhe pėr ta zbuluar thellėsinė e kėsaj shpikjeje. Nacionalizmi ka pėr qėllim ta shkatėrrojė unitetin dhe solidaritetin e Ummetit Islam, i cili i rrezikon interesat e imperializmit dhe paraqet kėrcėnim potencial pėr kolonizimin e politikės ndėrkombėtare. Me pėrhapjen e shpejtuar tė nacionalizmit, imperializmi ka arritur ta pėrēajė botėn islame nė pjesė tė vogla e pastaj t'i gėlltitė njėrėn pas tjetrės. Kėshtu, dimensioni i rrezikshėm i nacionalizmit paraqet njė imperativ pėr botėn islame qė ta zbulojė shembėlltyrėn e saj tė vėrtetė.
    Revolucioni Islamik nė Iran ėshtė i mbėshtetur nė monoteizmin dhe Islamin. Prandaj, natyra e tij nuk ėshtė nacionaliste sepse ai ėshtė sajuar qė tė jetė islamik e jo nacionalist. Ekziston mundėsia qė nacionalistėt tė kenė qenė ithtarė tė revolucionit e kurrsesi nismėtarė tė tij. Nė tė vėrtetė, ata ēdoherė janė pėrpjekur ta frenojnė pėrparimin e tij tė shpejtė. Gjithashtu, e vėrtetė ėshtė se pėr nga qėllimet e tij Revolucioni Islamik nė Iran territorialisht ėshtė i pakufizuar, pra nuk ėshtė i kufizuar vetėm nė kuadėr tė Iranit; ai ka njė mision universal dhe ėshtė pararojė e njė agimi tė ri nė Lindje, prandaj duhet tė shpėrndahet kudo qė ka muslimanė.
    Sė kėndejmi, do tė ishte mirė qė tė bėhet njė shqyrtim i thuktė i besimit dhe internacionalizmit tė Bashkėsisė Islame, si dhe tė hulumtohen lidhjet mes Islamit dhe nacionalizmit.
    Ekspansioni i ideologjive tė tilla siē janė nacionalizmi, liberalizmi apo komunizmi, e mohon vetė thelbin e Revolucionit Islamik. Prandaj, muslimanėt kanė njė obligim revolucionar qė ēdoherė mbi supet e veta ta bartin barrėn e luftės ideologjike dhe politike kundėr ideologjive
    se tė cekura mė lartė. Sidoqoftė, kjo betejė duhet tė mbėshtetet nė syēeltėsinė dhe nė tėrėsi tė pėrkrahet nga bindja fetare dhe intelektuale, ndėrkaq arsyet tona pėr flakjen e nacionalizmit duhet shpjeguar si bashkatdhetarėve, ashtu edhe tė huajve.
    Nė rendin islam dhe nė shoqėrinė monoteiste nuk ka vend pėr nacionalizėm apo pėr marksizėm, ndėrsa nga pikėpamja sociale dhe politike, shkolla e vetme dominante dhe e pranueshme ėshtė Islami. "All-llahu vėrtetoi se nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij, e dėshmuan edhe melektė e dijetarėt dhe se ai ėshtė zbatues i drejtėsisė. Nuk ka zot, pėrveē Tij Fuqiplotit e tė Urtit." (3:18). Mirėpo, nga pikėpamja subjektive, ēdo personi i ėshtė lejuar liria e shprehjes dhe e mendimit, dhe secili ėshtė i liruar nga ēfarėdo detyrimi apo shtrėngimi.
    "Nė fe nuk ka dhunė..." (2:256)
    "Tė cilėt i dėgjojnė fjalėt dhe pasojnė atė mė tė mirėn prej tyre..." (39:18)
    Pėrveē kėsaj, pikat e dobėta e tė forta tė ideologjive ekzistuese duhet tė vėshtrohen e tė hulumtohen me sy kritik, dhe nė mėnyrė tė logjikshme dhe pa paragjykime; kėshtu qė pastaj nė lidhje me tėrė kėtė tė bėhet edhe sqarimi i pozitės sė Islamit.
    Shpresojmė se ky libėr do tė hedhė ca dritė mbi aspektet e ndryshme tė kėtij problemi dhe do tė tregohet i dobishėm pėr diskutimet mbi ideologjinė islame.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Marmara : 20-06-2012 mė 06:46 Arsyeja: shtes

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anėtarėsuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    229

    Besimi dhe Ideologjia

    Njeriu nuk mund tė jetojė pa besim dhe pa ideologji ndaj tė cilave do tė mund tė shfaqte dhembshuri dhe dashuri. Nė Mesjetė, nė Perėndim, besimi dhe ideologjia e kėtillė u gjet nė krishterimin dhe nė religjionin e kishės. Mirėpo, krishterimi ishte religjion jo i realtė, i papėrsosur dhe njėdimensional, dhe meqė kishte baza joshkencore dhe antiintelektuale, ai nuk mundi tė mbetet si ideologji dhe religjion i pėrhershėm dhe i pėrgjithshėm. Renesansa dhe ndryshimet e pastajme nė masė tė madhe e goditėn kishėn, andaj krishterimi nuk ishte mė nė gjendje qė tė mbetet si besim i gjallė nė Evropė dhe sė shpejti u bė njė besim i vdekur. Siē thamė edhe mė parė, krishterimit i mungonte gjallėria, e cila njerėzit i pėrmbush me zell, me tėrbim, me fanatizėm dhe me solidaritet. Pas paraqitjes sė renesansės, ai tėrėsisht u tėrhoq nga jeta politike, shoqėrore, intelektuale dhe emocionale e njerėzve, kėshtu qė ideologjia perėndimore mbeti nė njė vakuum tė madh. Nė mungesė tė ndonjė force nxitėse dhe inspiruese qė do t'i ringjallte, njerėzit e Perėndimit mbetėn nė errėsirė. Krishterimi qe i vdekur. Meqė njeriu nuk mund tė rrojė nė vakuum (tė besimit) dhe ka nevojė pėr dashuri dhe pėr tė ndjekur ideologjinė, atėherė Azari, krijuesi i idhujve tė ideve perėndimore, ia hapi rrugėn idhullit tė nacionalizmit dhe atė ia ofroi Perėndimit si njė religjion tė ri dhe njė zot tė ri, i cili u mirėprit nga entuziastėt e etshėm. Mė vonė, ky vakuum u pėrmbush edhe me marksizmin, dhe qė tė dyja shkollat iu dedikuan atyre qė ishin dėshpėruar nė krishterimin, kėshtu qė u kėnaqėn dėshirat e zjarrta religjioze tė njerėzve tė Perėndimit.
    Mirėpo nė Lindjen islamike, njė vakuum i kėtillė kurrė nuk u lajmėrua. Aty Islami tashmė ishte njė ideologji e gjallė, dinamike dhe e pėrgjithshme. Ai pėrmbante nė vete njė dinamizėm tė tillė, saqė prej shekullit tė parė tė paraqitjes sė tij i bashkoi tė gjitha vendet duke u shtrirė prej Afrikės Veriore e deri nė pjesėt mė tė largėta tė Azisė, dhe prej Spanjės e deri nė Mongoli; tė gjithė njerėzit e racave, gjuhėve dhe kulturave tė ndryshme, Islami i bashkoi nė njė Ummet tė vetėm. Madje, nė botėn islame edhe sot Islami posedon njė forcė shumė mė tė madhe tė pėrkushtimit, tė solidaritetit e tė zellit revolucionar, sesa qė mund ta ketė ndonjė ideologji tjetėr. Ai ėshtė nė gjendje t'i inspirojė ithtarėt e vet qė pėr hir tė shkollės sė tyre ta flijojnė jetėn dhe tėrė pasurinė, dhe pėr kėtė arsye bota islame nuk ka nevojė ta importojė nacionalizmin si shprehje e rehatisė perėndimore, qė ėshtė sajuar nė pajtim me rrethanat e posaēme tė asaj treve.
    Nacionalistėt dhe intelektualėt e botės islame tė shkolluar nė Perėndim i injorojnė faktet e vendit dhe tė kulturės sė tyre, dhe mė shumė i parapėlqejnė eksperimentet e suksesshme tė Perėndimit, pėr tė cilat pohojnė se mund tė pėrsėriten edhe nė Lindje. Mirėpo, ky ėshtė vetėm njė mendim iluzor. Imitimi i verbėr i kėtyre intelektualėve tė ashtuquajtur, i ka bėrė tė paaftė pėr ta dalluar realitetin se Perėndimi posedon kushte tė posaēme tė cilat nė masė tė madhe dallohen nga ato qė kanė tė bėjnė me botėn islame. Perėndimi ėshtė i ballafaquar me kishėn dhe krishterimin dekadent, kurse Islamin e pėrcjell dinamika dhe cilėsia e revolucionaritetit. Ėshtė e pamundur tė kuptohet realiteti se Islami dhe Krishterimi janė dy fenomene plotėsisht tė ndryshme. Pėrderisa krishterimi paraqet njė pėrmbledhje tė dogmave dhe tė riteve religjioze, nga ana tjetėr Islami ėshtė njė ideologji e gjithanshme qė pėrfshinė ēėshtje praktike dhe intelektuale, si pėr individin, ashtu edhe pėr shoqėrinė.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •