Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Femrat në Tiranë: Sa shumë i duam, sa frikë kemi nga varëset e floririt

    Tiranë, NOA.al/Ariola Ymeraj - Duhet të ishte një ndër aksesorët më të pëlqyer për femrat, kryesisht për gratë por tashmë është kthyer në tmerr mbajtja e saj. Bëhet fjalë për varëset e floririt të cilët po aq sa femrat i dëshirojnë edhe hajdutët.

    Gjatë stinës së verës varëset e floririt janë të ekspozuara në qafën e femrave duke lehtësuar kështu punën e hajdutëve. Këta të fundit nuk druhen se do të kryejnë vjedhje në mes të ditës dhe në mes të rrugës, mjaftojnë që të shohin varësen e floririt dhe fusin duart në qafën e femrës për ta këputur atë.

    Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve ‘NOA” se vetëm gjatë muajit Maj dhe afro tre javëve të para të muajit Qershor janë regjistruar të paktën 50 grabitje të varëseve të floririt në rrugë ose një për çdo ditë.

    Djem të rinj nga Tirana apo edhe nga rrethet “gjuajnë” femrat të cilët mbajnë varëse floriri dhe më pas i grabisin.

    “Varëset e floririt janë një rrugë e shpejtë që hajdutët të përfitojnë shuma parash. Ata e shesin varësen pak minuta pas vjedhjes, në dyqanet të cilët blejnë flori të përdorur me një kosto më të ulët se tregu real. Ky itinerar e bën të vështirë identifikimin dhe kapjen e tyre duke i hapur rrugë autorëve të kryejnë vjedhje me dhunë në seri” thanë për NOA-n, burimet policore të kryeqytetit. Ata shtuan se tashmë vjedhjet e varëseve të floririt janë kthyer në një fenomen shqetësues në Tiranë.

    Sipas policisë pavarësisht se janë arrestuar disa persona për këto ngjarje, vazhdojnë të regjistrohen denoncime.

    “Nuk do të mbaj më kurrë varëse floriri. U tmerrova kur një djalë rreth të njëzetave me vendosi duart në fyt, nuk po e kuptoja çfarë po ndodhte. Në fillim mendova se do të më mbyste, por brenda pak sekondash ai u largua me shpejtësi bashkë me varësen e floririt që mbaja në qafë”, - tregoi për NOA-n, 44-vjeçarja B. Stafa e cila ra pre e hajdutëve vetëm pak ditë më parë..

    Më tej vazhdon rrëfimin: ‘Mendova se do të më ndalonte zemra, britmat e mia për ndihmë ishin të kota. I kërkova ndihmë një djali që ndodhej vetëm pak metra larg meje por ai jo vetëm që nuk u afrua të më ndihmonte për më kërkoi të mos thërrisja për ndihmë, pashë që ai u largua bashkë me hajdutin”.

    Stafa u shpreh se denoncoi ngjarjen në polici por nuk ka shpresa për të rimarrë varësen e floririt e për më tepër, ndjehet e terrorizuar dhe kur del në rrugë, shikon sa andej-këndej në çdo çast, duke iu druajtur përsëritjes së një grabitjeje.

    “Nga eksperienca ime do t’i këshilloja femrat që të mos mbajnë varëse floriri nëse lëvizin në këmbë. Është e rrezikshme”, u shpreh 44-vjeçarja duke folur me noa.al.

    E.Y., 45 vjeçe, jeton tek rruga “Mihal Grameno” në Tiranë. Ajo tregon: “Ishte ora 12 e drekës. Bleva disa zarzavate te tregu afër shkolës së Baletit dhe u mata të ikja në shtëpi. Teksa ecja, me njërën dorë çantën dhe tjetrën qeset me gjërat që bleva, një motor erdhi me shpejtësi. Në motor ishin dy çuna. Njëri prej tyre vërtikthi kapi çantën dhe mas këputi nga krahu. Kurse tjetri doli nga motori ku rrinte pas dhe më shqeu varësen e floririt, dhuratë nga im shoq”.

    Dëshmia e 45-vjeçares, vazhdon: “Doja të bëja denoncim në polici. por vetëm dy ditë para, një shoqes sime, po këtu, tek rruga që shkon për “Ali Dem”, i vodhën varësen dhe kur shkoi në polici s’i dhanë asnjë shpresë’.

    Gruaja 35 vjeçare ka dhe një tjetër shqetësim: “Mirë unë që ja ia hodha pa u vrarë po të tjera kanë vdekur siç kam dëgjuar. Kam frikë se mos e pëson dhe ime bijë që kur del vë ndonjë nga bizhutë që ka vlerë...”, - përfundon plot shqetësim rrëfimin e saj gruaja 45 vjeçare. a.y/e.t/noa.al
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Para ca kohesh keta lloj banditesh e vran volejbollistin durrsak Juxhinin.
    E therren me thika ate djal te mrekullueshem per ti rrembyer varsen ne qafe.
    Ka mbi 20 e ca vjet qe po ushtrohet kjo lloj cubnie.
    Mbaj mend se fillimet i ka ne kohen e ndryshimeve politike te viteve 90-ta.
    Flitej athere se banda te organizuara plackisnin masakronin studentesat e konvikteve te universitetit qe zbrisnin te ngratat nga qyteti i tyre per ne qender te tiranes.
    Fakti qe ky zanat vazhdon do te thote se kjo armat kanibalesh nuk eshte cfarosur por perkundrazi jan shtuar.
    E po vetem me nje fushat te mir organizuar mund te eleminohen keta.
    E meritojne plumbin e litarin mirpo ska ligj per denimin me vdekje.
    Heqja e kti ligji e ka pergjysmuar pamvaresin e shtetit.
    na rrofte se festojm 100 vjetorin e shtetit.. kur vajza shqiptare perjeton cdo dite cdo minut terrorin e pirajave te rruges.

    te cfarosesh kte lloj egersire eshte festa me e mire qe i behet 100 vjetorit..mirpo gomeret tan ne shtet kujtojne se 100 vjetori festohet me monumente idiote si ai i vlores qe e beri pepeshja ahere.. apo tjera gomarrlleqe qe don te bej saliu apo tjer.. qe per qytetarin e thjesht skan kurr nji far m.ut rendesie.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •