Shkodër, ryshfeti çon në pranga pedagogun e juridikut
16 Qershor, 2012 | Postuar në: Aktualitet,Kronika | Shkruar nga: TemA Online
Share3
Ryshfeti çon në pranga një pedagog të Fakultetit Juridik në qytetin e Shkodrës. Fran Qafa, pedagog në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në qytetin e Shkodrës është arrestuar në flagrancë duke marrë para nga një student, në këmbim të favorizimit në provim.
Sipas njoftimit të policisë, pedagogu ishte nën hetim prej disa kohësh, pas denoncimeve të shumta të bëra nga studentët e këtij universiteti.
Pedagogu Fran Qafa akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv nga personat që ushtrojnë funksione publike.
Kohët e fundit marrja e provimeve të studentëve në këmbim të parave është bërë një fenomen i dukshëm në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Nga burime jozyrtare mësohet se Fakulteti i Drejtësisë ka shkallën më të lartë të korrupsionit, ndërsa më të ulëtin Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.
Një sondazh i publikuar po sot, tregoi se 3 nga 4 studentë shkodranë paguajnë ryshfet.
Krijoni Kontakt