Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    . Maska e alDI
    Anëtarësuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663

    Fondamentalistët e krishterë planifikojnë t’u mësojnë fëmijëve në shkolla gjenocid

    Artikulli eshte mare nga gazeta prestigjoze Britanike, The Guardian, keshtu qe nuk ka vend ketu per akuza "njeanshmerije".


    Katherine Stewart

    Evangjelizmi në shkolla i Good News Club ka kohë që po shkel ndarjen e kishës nga shteti. Tani ata po justifikojnë vrasjen e pabesimtarëve.

    Bibla ka mijëra pasazhe që mund të shërbejnë si frymëzim apo mësim-marrje. Jo të gjitha këto pasazhe janë të përshtatshme në të gjitha situatat.

    Historia e Saulit dhe e Amalekitëve është një shembull për këtë rast. Nuk është një histori e bukur, dhe shpesh përdoret nga njerëz që nuk kanë në mendje të bëjnë gjëra të bukura. Në librin 1 Samuel (15:3), Zoti i tha Saulit:

    “Tani shko, sulmo Amalekitët, dhe shkatërro gjithçka që u përket atyre. Mos i kurse ata; vriti burrat dhe gratë, fëmijët dhe foshnjat, dhentë e dhitë, gamilet dhe gomerët.”

    Saul me përpikmëri i shfarosi gratë, fëmijët, foshnjat dhe të gjithë burrat – por ai ia kurseu jetën mbretit. Ai gjithashtu kurseu disa nga viçat dhe qingjat më të shëndetshëm. Zoti ishte tepër i zemëruar me të për shkak të mos-mbarimit të punës.

    Historia e Amalekitëve është përdorur për të justifikuar gjenocidin përgjatë gjithë kohërave. Sipas profesorit të Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë Filip Jenkins, një kontribues i publikimit American Conservative, Puritanët e përdorën këtë pasazh kur ata donin të shfarosnin fiset indiane të Amerikës. Katolikët e përdorën kundra Protestantëve, Protestantët kundra Katolikëve. “Në Ruanda në 1994, predikuesit Hutu kujtuan memorjen e mbretit Saul për të justifikuar shfarosjen totale të fqinjëve të tyre Tutsi”, shkruan Jenkins në librin e tij të 2011, Të Ulësh Shpatën: Pse Ne Nuk Mund t’i Injorojmë Versetet e Dhunshme të Biblës (publikuar nga HarperCollins).

    Këtë vjeshtë, më shumë se 100,000 fëmijë amerikanë të shkollave publike, në moshat nga 4 në 12 vjeç, kanë në orar të marrin instruksione rreth Saulit dhe Amalekitëve në rehatinë e shkollave të tyre publike. Ky mësim, i cili kryhet gjatë javës së dytë të kursit javor për studimin e Biblës, do jepet nga Good News Club, një program pas-shkollor i sponsorizuar nga një grup i quajtur Child Evangelism Fellowship (CEF – Shoqëria e Ungjillizimit të Fëmijëve). Qëllimi i CEF është të konvertojë fëmijë të vegjël në një formë fondamentaliste të Krishtërimit dhe të rekrutojë shokët e tyre në këtë klub.

    Tani ka mbi 3200 klube në shkollat publike fillore, shtatëfish që nga vendimi i Gjykatës Supreme në 2001, Good News Club vs Milford Central School, i cili praktikisht i detyron shkollat publike që të përfshijnë klube të tilla në programet e tyre pas-shkollore.

    CEF ka që më 1973 që e mëson historinë e Amalekitëve. Në materialet e mëhershme, CEF ishte eufemiste rreth gjakderdhjes, duke thënë thjesht “Amalekitët u shkatërruan totalisht”. Në versionin më të fundit të kurrikulumit ama, grupi është goxha i gatshëm për ta përcjellë mesazhin e tij tek studentët e shkollave fillore. Gjëja e parë që kurrikulumi qartëson është se nëse Zoti jep urdhër që të vritet një grup njerëzish, ti duhet t’i vrasësh ata deri tek i fundit:

    “Ti duhet të shkosh e ti shkatërrosh krejtësisht Amalekitët – njerëzit, kafshët, çdo gjë e gjallë. Asgjë nuk duhet lënë gjallë.”

    “Kjo ishte goxha e qartë apo jo?” manuali u thotë mësuesve t’u thonë fëmijëve.

    Akoma më e rëndësishme, Good News Club do që fëmijët ta dinë se Amalekitët u shënjestruan për shkatërrim për shkak të fesë së tyre, apo mugesës së saj. Manuali i instruksionit lexon:

    “Amalekitët kishin dëgjuar rreth Zotit të vërtetë e të gjallë të Izraelit shumë vite më parë, por ata refuzuan të besojnë tek ai. Amalekitët refuzuan të besojnë në Zot dhe Zoti pati premtuar dënim,”

    Manuali i instruksionit vazhdon të promovojë bindje për çdo gjë. Faktikisht, gati çdo mësim i Good News Club ka të bëjë më të kujtuarit e fëmijëve se ata duhet të binden më çdo kusht. Nëse Zoti të thotë ty të vrasësh pabesimtarët, ai me të vërtetë do që ti t’i vrasësh ata të tërë. Pa bërë pyetje, pa përjashtime.

    Duke pyetur nëse Sauli do e “kalonte testin” e bindjes, teksti tregon dështimin e Saulit për të asgjësuar çdo Amalekit, duke bërë më pas pyetjen retorike:

    “Nëse ty të kërkohet të bësh diçka, sa përqind të kësaj pune do duhej të bëje ti para se të thoje “E kreva!”?”

    “Vetëm sikur Sauli të kishte qenë i gatshëm të kërkonte nga Zoti forcën për tu bindur!” përfundon mësimi.

    Një pyetje përsëritjeje në libër kërkon ta çojë deri në fund mësimin:

    “Si iu bind Zotit vetëm pjesërisht mbreti Saul kur ai sulmoi Amalekitët? (Ai nuk i shkatërroi ata tërësisht siç kishte urdhëruar Zoti, ai mbajti gjallë mbretin dhe disa nga kafshët.)”

    CEF dhe grupet që e mbështesin në suksesin e tyre këta dhjetë vjet janë të vendosur “të prishin të gjitha barrierat për tek të gjithë 65,000 shkollat publike në Amerikë dhe ta çojnë ungjillin në këtë fushë të hapur misjoni tani! Jo më vonë, tani!” me fjalët e një prej ligjëruesve kryesorë në kongresin kombëtar të CEF në 2010. CEF do të operojë në shkolla publike e jo në kisha sepse ata e dinë që fëmijët e rinj e lidhin shkollën publike me autoritetin dhe nuk janë të aftë të bëjnë dallimin midis aktiviteteve që ndodhin në shkollë dhe atyre që sponsorizohen nga shkolla.

    Në opinionin ligjor të mazhorancës që i hapi derën Good News Club, anëtari i gjykatës supreme Clarence Thomas arsyetoi se aktivitetet e CEF nuk ishin fetare, sidoqoftë. Ai tha që ato, për nga ana ligjore, mund të karakterizoheshin si “mësim-dhënia e moralit dhe e zhvillimit të karakterit nga një pikëpamje e caktuar.”

    Gjykatësit Souter dhe Stevens, të cilët votuan kundër, thanë që ky pretendim ishte qesharak: CEF qartësisht kërkon të mësojë doktrina fetare dhe të zhvillojë shërbime fetare. Pretendimi i Thomas është veçanërisht ironik kur shikon faktin se CEF e bën shumë të qartë qëllimin e saj për të mësuar se asnjë sasi sjelljeje morale apo etike nuk mund ta shpëtojë një pabesimtar nga ferri.

    Goof News Club nuk duhet të ishte në shkollat fillore publike amerikane. Ashtu siç e shpjegoj në librin tim, The Good News Club: The Christian Right’s Stealth Assault on America’s Children, klubi ekziston kryesisht për tu dhënë fëmijëve të vegjël ndjesinë e rreme se shkolla e tyre publike mbështet një besim të caktuar. Prezenca e klubit ka krijuar një koklavitje paradoksale të kishës e shtetit dhe ka përçarë komunitete, degraduar edukimin publik, dhe minuar lirinë fetare.

    Theksi i ri i CEF mbi gjenocidin ndaj pabesimtarëve e bën një situatë të keqe edhe më katastrofë. Retorika ekstremiste ka qenë në rritje në disa qarqje të së djathtës ekstreme, përfshi edhe grupe fetare. Kur duhet të fillojmë ta marrim seriozisht diskursin e gjenocidit? Si do ndiheshim ndaj një grupi jofetar i cili do i mësonte fëmijët që nëse marrin ndonjëherë instruksione për të kryer gjenocid, ata duhet ta përmbushin urdhërin deri në fund?

    Dhe më së fundmi, kur vjen dita që një grup fetar të kualifikohet si “grup urrejtjeje”?



    Marrë nga The Guardian

    Përktheu A.T.
    e-zani.com
    .

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1
    shume keq nese ndodh keshtu tek evangjelistet...keto herezi do te jene sa kohe qe nuk qendron i lidhur me "Gurin e qoshes"...Kishen e vertete.
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    shume keq nese ndodh keshtu tek evangjelistet...keto herezi do te jene sa kohe qe nuk qendron i lidhur me "Gurin e qoshes"...Kishen e vertete.
    Sa e çuditshme kjo që thotë ky ilia spiro, po ku ndodhet kjo giri i qoshes?

    A mos vallë e keni në atë kishën që është me shenjë të antikrishtit ( dexhalit )???
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 20-06-2012 më 04:27
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    shume keq nese ndodh keshtu tek evangjelistet...keto herezi do te jene sa kohe qe nuk qendron i lidhur me "Gurin e qoshes"...Kishen e vertete.
    guri i qoshes , na qenka kisha , dhe cila kishe ? ajo ortodokse dhe katolike ?

    kjo qe thua eshte sa per te qeshur aq edhe per te qare ,

    preferoj te zhytem ne llumin e mekatit dhe te mar pagen e mekatit sesa te konsideroj te ashtuquajtura fe ortodokse dhe katolike si themel besimi dhe e verteta apsolute dhe te pranoj drejtuesit e ketyre kishave si perfaqesues te Zotit per njerezimin .

    eshte njelloj si i verbri qe drejton te verbrit .

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e NUB
    Anëtarësuar
    28-11-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    17
    Interesant qe ne forumin Mysliman, po citohet nje artikull i shkruar nga nje cifute, per historine e cifuteve (testamenti i vjeter), dhe po i atributohet te Krishtereve.
    Kjo eshte marrezi dhe ndoshta e pa ven. megjithate, te bashkangjitur, kam nje artikull ku ne Kanada, shkollat myslimane, po mesonin te rigjt te pergaditeshin per Jihad ndaj cifuteve, dhe i thirrte cifutete Nazistat kunder islamit: http://news.nationalpost.com/2012/05...akin-to-nazis/
    Gjera te tjera vec krijojne percarje.

  6. #6
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    "sa te ke qe jane evangelistic" ahahah cfare tema nuk hapen ne ket forum. sa per dieni te cdokujt ketu evangelistic jane kristianet me paqesore edhe tolerant. Please na lodhet me tema boshe pa kuptim.
    I LOVE GOD

    j&g

  7. #7
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    E perse Nene Tereza nuk vrau askend pasi e 'paska mesu Bibla se qenka mire te vriten popujt'. Shume po beni manipulime, sepse ne Bibel askund nuk thuhet se eshte mire te vriten njerezit, por po ua marr nje shembull.

    Sipas jush a eshte e justifikueshme qe nje shqiptar ka vrare nje serb i cili ishte ne gjendje t'ia masakronte femijen e t'ia dhunonte gruan? A lejohet me mbyt a jo ate cetnik?! Lejohet me luftu nese eshte ne pyetje jeta e femijeve dhe nderi i vajzave.

    Asnje krishter askund ne bote si ka thene UCK-se nese ju vijne cetniket e ju dhunojne ju duhet t'i doni ata se 'Jezusi na meson t'i duam armiqte', e kur t'ua vrajne krejt familjen lutu per ta. Jo shoku lufta ne vetmbrojtje lejohet, por jo ne emer te krishterimit. Mos i perzini gjerat, besimi eshte ceshtje individuale, besimi ne Perendine fillon e mbetet ne dialog e debat, e e nuk fillon e mbaron ne fushebeteje.

    Shumica e shqiptareve te Kosoves nese ia qet kete pyetje thojne se cetniket nese vriten eshte e justifikueshme ajo veper pasi ata jane njerez qe vrasjen e kane si buken, e le me qe keta fise qe permenden ne Bibel ishin shume e shume me te humbur, saqe kryenin seks me nena me djalin e saj, e babai me vajzen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 14-06-2012 më 19:13

  8. #8
    . Maska e alDI
    Anëtarësuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    E perse Nene Tereza nuk vrau askend pasi e 'paska mesu Bibla se qenka mire te vriten popujt'. Shume po beni manipulime, sepse ne Bibel askund nuk thuhet se eshte mire te vriten njerezit, por po ua marr nje shembull.
    O Shoku, a e shef ti nga eshte mare ai shkrim apo si eshte puna jote?!!
    Ku e shef manipulimin e muslimaneve ti?!!


    Edhe ti shqiponja e vetmuar hapi syte mire dhe shife nga eshte mare artikulli pastaj jep komente.
    The guardian eshte nje nder 3 gazetat me prestigjoze ne UK, nuk eshte ky artikull amatoresh.
    .

  9. #9
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    E perse Nene Tereza nuk vrau askend pasi e 'paska mesu Bibla se qenka mire te vriten popujt'. Shume po beni manipulime, sepse ne Bibel askund nuk thuhet se eshte mire te vriten njerezit, por po ua marr nje shembull.

    Sipas jush a eshte e justifikueshme qe nje shqiptar ka vrare nje serb i cili ishte ne gjendje t'ia masakronte femijen e t'ia dhunonte gruan? A lejohet me mbyt a jo ate cetnik?! Lejohet me luftu nese eshte ne pyetje jeta e femijeve dhe nderi i vajzave.

    Asnje krishter askund ne bote si ka thene UCK-se nese ju vijne cetniket e ju dhunojne ju duhet t'i doni ata se 'Jezusi na meson t'i duam armiqte', e kur t'ua vrajne krejt familjen lutu per ta. Jo shoku lufta ne vetmbrojtje lejohet, por jo ne emer te krishterimit. Mos i perzini gjerat, besimi eshte ceshtje individuale, besimi ne Perendine fillon e mbetet ne dialog e debat, e e nuk fillon e mbaron ne fushebeteje.

    Shumica e shqiptareve te Kosoves nese ia qet kete pyetje thojne se cetniket nese vriten eshte e justifikueshme ajo veper pasi ata jane njerez qe vrasjen e kane si buken, e le me qe keta fise qe permenden ne Bibel ishin shume e shume me te humbur, saqe kryenin seks me nena me djalin e saj, e babai me vajzen.
    Mesia4ever, ti mos na e përzij Nënë Terezën, mbasi nga vetë emri i saj Tereza shihet qartë se ajo nuk e quan edhe veten e saj si shqiptare, se po të ishte shtu ajo do ta mbante emrin e saj dhe jo ta ndron sikurse ja ka pas qejfi asaj.

    Sa për atë që thue se Nënë Tereza e ka mësuar Biblën, e ke gabim se ajo as atë nuk e ka mësuar dhe bile ka qenë e kritikuar nga vetë Priftët se, ajo Nënë Tereza që ju ka thënë se ka pasë dyshim në Zotin.

    Hajde pra shko mësoje edhe ti mirrë atë që pretendon se e din dhe mos na ec këtu gjoja se të na tregon diçka të mençur. Ajo ka qenë nji dyfytyrshe që ka luajt rolin e asaj që ju ka shkuar për shtati manipuluesve që ta gradojnë atë në atë që ju e përkrahni. Çmimi Nobël nuk të bën ti të jesh prej të shpëtuarve! Ai Çmim ta rrit mendjemadhësinë që ti të duket vetja se kush je, por nuk të garanton shpëtimin!

    Sa për atë që ke cekur më sipër, mos të vjen për çudi se edhe sot po i bëjnë të njëjtat gjëra, sepse i ke me shumicë ato që bëjnë marëdhënje nëna me djalin dhe baba me vajzën, se edhe kjo është një shkak që sulmohet Islami, mbasi Islami kundërshton ndjenjat dhe dëshirat e tyre.

    Edhe ti je nga ata që e kundërshton Islamin ( jo në këtë që e kam cekur më sipër ), për në ndonjë çështje, mbasi nuk të shkon ti përshtati. dhe sipas mendimit tim këtu është ajo që ju e urreni Islamin, sepse ju doni që dëshirat e juaja të jenë ashtu siç dëshironi ju. Por, për fat të keq nuk mund të jetë ashtu, sepse këtë na e ka argumentuar Krijuesi se si duhet me qenë gjërat dhe ne nuk jemi të aftë që të jemi më të ditur se Ai.

    Pra, të pëlqen ose jo, ne jemi të detiruar që të veprojmë ashtu siç jemi të obliguar dhe jo sipas dëshirave tona. Për këtë që ne nuk i bëjmë detyrat tona dhe shkojmë sipas dëshirave tona, ndodhin ata që ndodhin, dhe ata që ndëgjojmë përditë.

    Me injorancë nuk mundesh me përparu.

    Unë për vehten time jamë i paditur, kurse Ai që është mbi ne All-llahu Subhanehu Te'ala është i ditur dhe vetëm Atij i mbështetem që të më dhurojë dituri të hajrit dhe të mo më bëjë nga ata që bëjnë atë që Ai nuk e pëlqen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ramazan_it : 15-06-2012 më 04:37
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  10. #10
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga alDI Lexo Postimin
    O Shoku, a e shef ti nga eshte mare ai shkrim apo si eshte puna jote?!!
    Ku e shef manipulimin e muslimaneve ti?!!


    Edhe ti shqiponja e vetmuar hapi syte mire dhe shife nga eshte mare artikulli pastaj jep komente.
    The guardian eshte nje nder 3 gazetat me prestigjoze ne UK, nuk eshte ky artikull amatoresh.
    Ka njerez qe e kritikojne Biblen si ne Lindje myslimanet, po ashtu perendimoret ne Perendim, por vetem pse jeton nje njeri ne perendim dhe eshte perendimor nuk d.m.th. se ka te drejte. Mos i permend kryqzatat se skeni fakte qe Jezusi e Bibla i kane motivuar ata qe te vrasin njerez, por ata kane besu qe nese e clirojne Jeruzalemin nga myslimanet dhe cifutet atehere do te shkojne ne parajse.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •