-
i/e regjistruar
Fetwa té perzgjedhura ...
Perla tė zgjedhura nga fetuat e shejhul islam Muhamed Ibn
Abdul-Uehab Et Temimi
troid.org
Shejhu bujar ishte pyetur nė lidhje me kuptimin e thėnies sė All-llahut subhanehu ue teala:
Kush ka pėr qėllim jetėn e kėsaj bote dhe tė mirat e saj, Ne do t'u plotėsojmė atyre
shpėrblimin e veprave tė tyre nė tė, dhe atyre nuk do t'u mungojė gjė. Tė kėtillėve nė botėn
tjetėr u pėrket vetėm xhehennemi. Ajo qė ata punuan dhe vepruan ka dėshtuar dhe ėshtė
asgjėsuar. (Hud 11:15-16)
Shejhu (All-llahu e mėshiroftė) ishte pėrgjigjur:
"Dijetarėt e selefit kanė pėrmendur lloje tė ndryshme tė veprave qė njerėzit i bėjnė, e pėr tė cilat
nuk kanė fare njohuri nė lidhje me vėrtetėsinė dhe realitetin e po kėtyre veprave. Shembull pėr kėtė janė veprat qė shumė njerėz sot i bėjnė siē janė dhėnia e lėmoshave, kujdesi i madh pėr familjen, sjellja e mirė ndaj njerėzve, etj. Gjithashtu kėtu hyjnė edhe veprat siē janė pėrmbajtja
nga shkaktimi i mizorive ndaj njerėzve, pėrmbajtja nga tė thėnėt e gjėrave tė kėqija pėr njerėzit. Tė gjitha kėto njė njeri mund t'i bėjė me sinqeritet pėr hir tė All-llahut, mirėpo duke mos pasur pėr qėllim shpėrblimet nė botėn e pastajme (ahiretin). Ky njeri tė gjitha shpresat do t'i mbėshtesė nė atė se All-llahu do ta mbrojė familjen e tij, ose qė ta shtojė pasurinė e tij, ose qė
emri i tij tė pėrmendet ndėr gjenerata pėr shume kohė, etj. Ky njeri nuk e ka brengė xhennetin ose shpėtimin prej zjarrit tė xhehennemit. Kėtij njeriu do t'i jepet shpėrblimi nė kėtė botė, ndėrsa nė botėn e pėrhershme (ahiret) atij nuk do t'i takojė asnjė hise, dhe kėta janė kategoritė e njerėzve qė Ibni Abasi (radiallahu anhu) i pėrmend gjatė komentimit (tefsirit) tė ajetit kuranor tė
lartpėrmendur.
Disa nga dijetarėt e kanė keqkuptuar kėtė ēėshtje (ēėshtjen e sinqeritetit) pėr shkak tė shprehjes qė ėshtė pėrmendur nė El Ikna1, nė kaptinėn e Nijetit (qėllimit), ku kjo ēėshtje ėshtė pėrmendur nė forma tė ndryshme sė bashku me shkallėt e ndryshme tė sinqeritetit. Prandaj, ata
menduan se kėtu ka tė bėjė me lavdėrimin e personit qė pėrmendet si i sinqertė nė veprat e tij, mirėpo nė realitet kjo nuk ėshtė e saktė. Shejhu e shpjegoj kėtė duke thėnė se kėtu autori i kėtij libri mė tepėr ka pasur pėr qėllim qė njeriu tė mos i bėjė veprat e tij sa pėr sy e faqe, pėrndryshe veprat e tij do tė asgjėsohen nė botėn tjetėr.
1. "El-Ikna" - libėr fikhu hanbelit - e ebi Bekėr Muhamed ibn Ibrahim ibn Mundhir en Nisaburii [v.318H].
Grupi i dytė i njerėzve ėshtė mė i madh nė numėr, dhe gjendja e tyre ėshtė akoma mė e
tmerrshme. Kėta janė njerėzit pėr tė cilėt Imam Abdul Uehabi (All-llahu e mėshiroftė) thotė se
Page 2
2 MBUROJA.net
ėshtė shpallur ajeti kuranor i lartpėrmendur. Kėta janė njerėzit tė cilėt i bėjnė veprat e tyre sa
pėr sy e faqe me qėllim qė tė duken para njerėzve, duke mos pasur pėr qėllim shpėrblimet nė botėn e pėrhershme (ahiretin). Kur Muauijes (radiallahu anhu) iu ėshtė pėrmendur hadithi i Ebu Hurejrės (radiallahu anhu) - qė pėrmend tri grupet e njerėzve tė cilėt do tė futen sė pari nė xhehennem e tė cilėt janė: ai qė ėshtė i ditur dhe qė dėshiron qė tė tjerėt t'i thonė sė ėshtė dijetar,
pastaj ai qė jep shumė pasuri me qėllim qė njerėzit e tjerė t'i thonė se ėshtė shumė dorėlirė, dhe ai i cili lufton qė tė tjerėt t'i thonė se ėshtė trim - Muaviju (radiallahu anhu) me tė dėgjuar kėtė hadith thotė: Meqė kėshtu qenka gjendja e kėtyre njerėzve, atėherė ēfarė do tė jetė gjendja e
njerėzve tė tjerė? Pastaj Muauiju (radiallahu anhu) filloi tė qante aq shumė, saqė tė gjithė menduan se tė qarėt do ta shkatėrronte atė. Pasi qė iu kthye vetėdija, u kėndell dhe e fshiu fytyrėn e tij, tha:Pasha Zotin, All-llahu dhe i Dėrguari i Tij e kanė thėnė tė vėrtetėn:Kushdo qė e dėshiron jetėn e kėsaj bote dhe tė mirat e saj, Ne do t'i japim atyre shpagim tė plotė pėr veprat
e tyre dhe asgjė nuk do t'u pakėsohet (zvogėlohet) aty, ndėrsa nė botėn tjetėr kėta janė njerėzit tė cilėt nuk do tė kenė asgjė pos Zjarrit. Tė kota do tė jenė veprat e tyre qė i kanė bėrė nė kėtė dunja, dhe nuk do tė ketė aspak peshė ajo ēfarė ata kanė punuar. (Sahih et Tirmidhi/hadithi 1492)
Nė grupin e tretė bėjnė pjesė njerėzit tė cilėt bėjnė vepra me qėllim tė pėrfitimit tė tė mirave nga kjo dunja, si p.sh. ata tė cilėt e kryejnė Haxhin vetėm sa pėr t'u paguar me para e jo pėr hir tė All-llahut subhanehu ue teala, apo dikush qė bėn hixhreh (migron) pėr qėllime tė pėrfitimit tė ndonjė tė mire tė kėsaj bote, ose qė ta martojė ndonjė grua, apo ata qė bėjnė xhihad vetėm sa pėr
tė pėrfituar ndonjė pre tė luftės. Edhe kjo kategori e njerėzve pėrmendet nė tefsirin (komentimin) e ajetit tė sipėrpėrmendur, e po ashtu edhe hadithi i tė Dėrguarit (salallahu alejhi ue selem), tė cilin e shėnon nė Sahihun e tij, Imam Buhariu: I shkatėrruar ėshtė robi i dinarit, i shkatėrruar ėshtė robi i dėrhemit! (Transmeton Imam Buhariu/hadithi 5955). Nė tė njėjtėn
mėnyrė, njė njeri mund ta mėsojė Kuranin dhe t'ua mėsojė atė tė tjerėve me qėllim qė familja e tij tė pėrfitojė ndonjė pozitė apo udhėheqėsi nė kėtė botė, apo hyn shpesh nė mesxhid sepse punon pėr mesxhid, sikurse ėshtė rasti sot me disa njerėz qė i bėjnė kėto punė. Kjo kategori e njerėzve janė mė inteligjent sesa kategoria e dytė, sepse ata bėjnė vepra prej tė cilave fitojnė
leverdi personale, ndėrsa disa tė tjerė bėjnė vepra nė mėnyrė qė njerėzit e tjerė t'i ngritin dhe t'i lavdėrojnė ata, edhe pse nė realitet kėta njerėz nuk pėrfitojnė asgjė. Kėta njerėz tregojnė mė shumė menēuri, sesa dy grupet e pėrmendura mė lart, sepse kėta njerėz i bėjnė tė gjitha veprat
pėr hir tė All-llahut subhanehu ue teala dhe nuk bėjnė asnjė shirk, mirėpo kėta nuk e kanė dėshiruar mirėsinė e pėrhershme tė xhennetit, e as qė kanė shpresuar qė tė shpėtojnė prej dėnimeve tė zjarrit.
Grupi i katėrt janė njerėzit qė i bėjnė tė gjitha veprat pėr hir tė All-llahut subhanehu ue teala,
mirėpo kėta njerėz njėkohėsisht bėjnė edhe kufėr, qė i nxjerrė jashtė fesė sė All-llahut subhanehu ue teala (jashtė Islamit), kėta janė Ēifutėt dhe tė Krishterėt, sikurse edhe shumė njerėz tė kėtij ummeti tė cilėt e adhurojnė All-llahun subhanehu ue teala, japin lėmoshė, agjėrojnė, dhe tė gjitha veprat i bėjnė pėr hir tė Tij dhe tė shpėrblimit nė botėn e pastajme.
Sidoqoftė, kėta kryejnė vepra tė shirkut dhe kufrit, gjė qė i nxjerrė jashtė fesė Islame, apo shirku dhe kufri bėhen pengesė qė veprat e tyre tė pranohen. Kėta janė njerėzit tė cilėt i pėrmend Enes
Page 3
3 MBUROJA.net
Ibn Maliku nė tefsirin (komentimin) e ajetit nė fjalė. Kėshtu, disa nga selefi thoshin: Po ta dija
se All-llahu subhanehu ue teala do tė pranonte vetėm nje sexhde nga unė, do ta dėshiroja vdekjen, sepse All-llahu subhanehu ue teala thotė: ...All-llahu pranon vetėm prej tė
sinqertėve". (Maide 5:27)
Megjithatė, mbetet e hapur ēėshtja e atyre qė falen pesė herė nė dite, japin zekat, agjėrojnė, e
kryejnė Haxhin, qė tė gjitha kėto i bėjnė pėr hir tė All-llahut subhanehu ue teala, mirėpo mė pas kėto vepra ata i bėjnė pėr tė pėrfituar ndonjė tė mirė tė kėsaj bote, p.sh. e kryejnė Haxhin pėr tė fituar para, sikurse ndodhė sot me disa njerėz. Nė kėtė rast shikohet se cili nijet (qėllim)
dominon mbi tjetrin. Pėr kėtė ēėshtje, disa nga dijetarėt kanė thėnė se Kurani i Shenjtė shpeshherė i pėrmend njerėzit tė cilėt janė pa dyshim banorė tė xhennetit, si dhe ata njerėz tė cilėt pa dyshim do tė jenė banorė tė xhehenemit ndėrsa nuk pėrmend asnjėherė fatin e atyre njerėzve tė cilėt nė tė njėjtėn kohė kanė tipare tė tė dy grupeve, p.sh. tipare tė banorėve tė
xhennetit dhe atyre tė xhehenemit".
All-llahu e din mė sė miri.
Pėrktheu: V.Z.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt