Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    Opera "Skėnderbeu", rrefehet protagonisti Xhoni Athanas

    Opera "Skėnderbeu" pas 40 vitesh nė skenėn shqiptare

    Marrin pjesė 200 artistė

    Pas 40 vitesh vjen nė skenėn shqiptare opera me 2 akte “Skenderbeu” me libret tė Llazar Siliqit dhe muzikė tė Prenk Jakovės. Drejtori i Teatrit tė Operas dhe Baletit, Zhani Ciko, i cili ėshtė edhe mjeshtėr koncertues nė kėtė produksion tha se kjo vepėr do tė qėndrojė besnike e kohės.
    Ndėrkohė qė roli i Skėnderbeut i ėshtė besuar tenorit tė famshėm amerikan Roy Stevens i cili shpreht mjaft i lumtur qė do jetėsojė heroin tonė kombėtar.
    Regjisori italian, Carlo Saletti u shpreh se do mundohemi tė sjellim periudhėn kur trajtohen ngjarjet vitin 1443- 1444.
    Roli i Mamicės do tė interpretohet nga Manjola Konjari, Donika nga Irini Nikolla. Nė kėtė megaproduksion do tė interpretojnė plot 200 artistė.
    Premiera do tė mbahet me 18 qershor ne skenėn e Teatrit tė Operas dhe Baletit.

    Bota Sot
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Opera "Skenderbeu", rrefehet protagonisti Xhoni Athanas

    Meqenese jemi ne prag te 100-vjetorit te Pavaresise, m'u duk shume me interes ideja e botimit te nje interviste me babane tim, Xhoni Athanas, ose Skenderbeu im, sic e quaj une, per te mbledhur kujtimet e tij gjate venies ne skene te Operes Skenderbeu ne vitin 1968. Ne vitin 2006, kur Xhoni ishte ne moshen 81-vjecare, se bashku morem pjese me arien "Lirine s'ua solla une" ne Koncertin qe u dha ne Boston me rastin e hapjes se Shkolles se pare ne Gjuhen Shqipe, ku une pata rastin ta shoqeroj ne piano. Zeri i tij akoma tingellonte si 40 vjet me pare. Une personalisht pata shume emocione ne ate mbremje, sepse m'u kujtua ai Skenderbe, i vitit 1968, ne ate kohe kur une isha vetem 7 vjec. Jo vetem aq, por tingujt e bukur te aries, kompozuar me aq pasion dhe mjeshteri nga Prenke Jakova, me mallengjyen dhe me kthyen mbrapa ne ate kohe kur vihej ne skene dhe kompozohej Opera, dhe me beri ta rivleresoj ate nga e para. Une jam rritur me kete Opera dhe mbaj mend qe ne kuzhinen tone te vogel, gjate dimrit te vitit 1968, bisedohej mjaft per te, per kompozitorin, per ariet, per kostumet, per shpaten, perkrenaren etj., etj. Ne ate moshe te vogel, kur e kisha te veshtire te dalloja skenen nga realiteti, une e admiroja babane tim e njekohesisht ndihesha krenare dhe ne imagjinaten time, disi me e mbrojtur nen krahet e tij, sepse shpesh here e personifikoja me Skenderbeun. Momenti kur arrita moshen per te marre pjese ne korin e femijeve ka qene nje nga momentet me te lumtura te femijerise sime. Duke m'u zgjuar keto kujtime, qe nga viti 2006 jam marre shume me Operen "Skenderbeu". Jam munduar te vendos ne "Youtube" incizime te bashkuara me fotografi, ato qe kemi ne dispozicion, per te dokumentuar kete Opera, qe per mendimin tim, eshte opera me e bukur shqiptare. E kam bere kete gje per dy arsye, e para, sepse me vjen shume keq qe nuk ka (ne dijenine tone), nje filmim te Operes nga fillimi deri ne fund, dhe nje realizim aq i bukur nuk eshte ne arkivat e Teatrit te Operes dhe, e dyta, me vjen keq qe nuk mori vleresimin e merituar ne ate kohe, e rrjedhimisht, u la pak ne harrese. Prandaj, per ta sjelle me te gjalle Operen Skenderbeu te vitit 1968 perpara lexuesit dhe gjenerates se sotme, pak nga pak cdo dite, jam munduar te ulem e te flas me babane per te permbledhur dhe botuar mendimet dhe kujtimet e tij gjate venies ne skene te kesaj opere madhore te kompozitorit Prenk Jakova, me libret te Llazar Siliqit dhe regji te Pirro Manit. Jo vetem aq, por te kujtojme edhe nje here ate pune aq te madhe qe eshte bere nga te gjithe pjesemarresit, qe ne kushtet e atehershme, me te vertete realizuan nje veper shume dinjitoze. Dua te permend per lexuesin se duke mbledhur kujtimet e Xhonit per kete opera, sa me shume degjoja per te, aq me shume me dukej sikur zbuloja nje thesar artistik shqiptar.

    Venia ne skene e operes 44 vjet me pare la mbresa te pashlyeshme tek ne, brezi qe e pame dhe e ndoqem ne ate kohe, por publiku artdashes i ketyre koherave nuk njihet me operen. Si do ta prezantonit me pak fjale para lexuesit te sotem Operen Skenderbeu?

    Opera Skenderbeu eshte nje nga arritjet me te bukura te artit shqiptar, si ne bukurine e kompozimit nga i madhi Prenk Jakova, ashtu edhe ne realizimin e saj skenik e artistik nga te gjithe pjesemarresit e saj. Eshte nje opera me fuqi skenike te jashtezakonshme. Ne melodine e Prenkes ndjen heroizmin, perkushtimin, trimerine, besnikerine dhe vendosmerine e popullit shqiptar te asaj kohe. Shpata e Skenderbeut jo vetem fiton betejen, por fuqia e saj magjike ndihet ne melodine qe pershkon operen tej per tej. Ariet e Skenderbeut jane tej mase te bukura, te mbushura me ndjenjat qe permenda me lart, dhe fitorja e tij ne fund te operes shpaloset shume bukur me nje kulminacion orkestral dhe koral te fuqishem. Personalisht, jam ndjere shume i emocionuar ne ate kohe kur mesova qe do te me besohej roli i Skenderbeut, dhe ai emocion me ka ndjekur gjate gjithe jetes sime, sepse realizimi i nje roli te tille, mbetet perhere brenda teje. Edhe sot ne moshen mbi 80-vjecare, kur kendoj ariet e Skenderbeut emocionohem si ne premieren e 44 viteve me pare. Kjo vjen nga merita e kompozitorit te madh, me melodine e bukur te saj, por edhe lidhja ime tashme e pathyeshme me ate rol, interpretimi i te cilit me shton krenarine per kombin tim.

    Opera u vu ne skene ne janar te vitit 1968, sa kohe u desh per pergatitjen e saj?

    Opera u pergatit shume shpejt, sepse edhe kompozitorit Prenk Jakova i ishte dhene nje afat i caktuar ose njefare "urdhri" qe ta kishte shfaqjen dhe partituren gati ne nje date fikse, qe ishte data 17 janar i vitit 1968. Provat tona kane filluar ne fillim te nentorit 1967, me pjesen e partitures qe ishte e perfunduar. Them keshtu, sepse kur ne filluam provat, Prenka nuk e kishte operen te perfunduar komplet. Gjate kohes qe ne benim prova dhe kishim filluar tablote e para, njekohesisht ai vazhdonte te kompozonte me tej, aktet pasardhese te operes, duke na pajisur me material te ri prej tij ne menyre te vazhdueshme. D.m.th., provat dhe kompozimi i operes jane bere pothuajse paralelisht, per shkak te kohes se shkurter qe ishte vene ne dispozicion.

    Pra, pergatitja e Operes duhet te kete qene nje periudhe mjaft intensive besoj, si per ty ne vecanti ashtu edhe per kompozitorin.

    Ishte me te vertete periudhe shume intensive. Sic e thashe me lart, trupa qe do te angazhonte realizimin e operes punonin njekohesisht dhe intensivisht se bashku me kompozitorin. Sigurisht qe une dhashe maksimumin tim, si nga ana profesionale ashtu dhe emocionalisht, duke qene gjithmone ne formen e duhur gjate provave te gjata. Mendoj qe do te kete qene nje periudhe shume me teper intensive per kompozitorin Jakova, i cili vazhdonte kompozimin e tablove te fundit kur ne kishim filluar tashme provat per operen.

    C'mund te vihet ne dukje per operen Skenderbeu per sa i perket skenarit dhe trupave pjesemarrese? Sic mbaj mend edhe une, pjesemarrja ka qene madhore, e realizuar me dinjitet nga Teatri i Operes dhe Baletit.

    Opera Skenderbeu, bazuar ne Libretin e Llazar Siliqit, perqendrohet ne nje beteje te Skenderbeut, ate te Torviollit. U mendua qe Skenderbeu te portretizohet gjate kohes qe ai ishte i ri dhe energjik, ne momentet qe ai luftoi per Shqiperine, dhe mos te ishte e gjithe historia e jetes se tij, qe per mendimin tim ishte gjetje shume e bukur, pasi evidenton meritat e heroit. Ne film eshte me i mundshem realizimi historik i jetes se nje heroi, nga fillimi deri ne fund, ndersa ne opera eshte pak me e veshtire. Si rezultat i kesaj, ne kete moment historik te Skenderbeut, personazhet qe nderthuren ne jeten dhe ngjarjet e asaj kohe jane te shumte, dhe u desh qe regjisori perkates te pergatiste nje pjese te madhe pjesemarresish. Ne betejen qe paraqitet ne opera, jane dy ushtrite, ajo shqiptare dhe turke, e personazhe te tjere te pranishem, prandaj ishte nevoja e nje pjesemarrjeje masive. Prandaj u angazhua e gjithe trupa e Teatrit te Operes dhe Baletit, te gjithe solistet, kori i Teatrit, Kori i Ansamblit Popullor dhe i Ushtrise, Kori i femijeve te Liceut Artistik, Kori i Kombinatit te tekstileve, trupa e Baletit e gjitha, Trupa e korit te Ansamblit te kengeve dhe valleve, per te plotesuar kete veper madhore dhe vecanerisht te dilte e gjithe madheshtia e betejes se Torviollit. Po ashtu edhe orkestra u fuqizua me instrumentiste te tjere. Pra, perafersisht, sic e thashe edhe me lart, 280 artiste ishin te pranishem ne skene kur Skenderbeu kurorezonte betejen dhe kendonte arien "Lirine s'ua solla une".

    Atehere mund te thuhet qe ky moment ka qene shume prekes dhe i fuqishem, si ne pjesemarrje ashtu edhe ne interpretim, por edhe vete aria "Lirine s'ua solla une" do te kete qene nje nga ariet me te bukura te operes, te cilen kompozitori i madh e kishte menduar teresisht.

    Me te vertete, ishte kulminacioni i aktit te II, kur Skenderbeu per here te pare takohet me masen e popullit te Krujes. Aria "Lirine s'ua solla une" qe ne fillim me pelqeu jashte mase dhe gjithmone prisja me ankth te vinte momenti qe do te kendoja kete arie, sepse ne ate moment mbushesha me emocione te papershkruara artistike dhe patriotike, ku Skenderbeu falenderon popullin e Krujes per fitoren dhe arritjet e tij. Aria fillon "Lirine s'ua solla une, ate ketu e gjeta, armet s'ua fala une, ju ishit armatosur...", me nje melodi perpunuar aq bukur prej Prenkes, ku jane nderthurur motive te forta shqiptare.

    A kishe kontakt me Prenken perpara se te nisej kompozimi i kesaj opera? Si e njeh ate?

    Pa dyshim qe Prenken e kam njohur perpara vepres se Skenderbeut, madje edhe perpara operes Mrika, e cila u kompozua ne 1958. Mbaj mend qe jam prezantuar me Prenken ne vitin 1950, sepse ka qene koha kur kam shkuar per here te pare ne Shkoder, me ansamblin e ushtrise. Fillimisht, isha mik me vellane e tij Ceskun, kontrabasist, ne nje orkester qe e udhehiqte Prenka. Familja e Jakoveve ishte shume e nderuar ne Shkoder dhe Prenka, ne vite, kishte pergatitur nje seri studentesh, qe me vone u bene ai brez i kompozitoreve te njohur si T. Daija, C. Zadeja, T. Harapi etj. Me kompozitorin u njoha me mire ne Tirane ne vitin 1959 kur u vu ne skene opera Mrika, ne te cilin luaja dy role.

    A t'u komunikua qe do te luash rolin qe ne fillim?

    Po, Prenk Jakova e pohoi qe ne fillim qe rolin e Skenderbeut e kishte shkruar posacerisht per zerin tim. U be nje mbledhje e keshillit artistik te Teatrit, ku ishte hedhur mendimi per t'u bere nje veper madhore vokale, me rastin e 500-vjetorit te vdekjes se Skenderbeut. Ne mbledhje ishin dhene opinione te ndryshme lidhur me natyren qe do te kishte zeri i personazhit kryesor, Bas, Bariton apo Tenor. Pasi ishin bere keto diskutime, Prenk Jakova kishte marre fjalen ne mbledhje duke thene: "Une e kam filluar partituren, dhe e kam vendosur qe do ta kompozoj posacerisht per zerin e tenorit dramatik Xhoni Athanas". Dukej qe kompozitori e kishte te kristalizuar qe Skenderbeu do te interpretohej prej meje, dhe kompozimi ishte bere ne vecanti per zerin tim. Kompozitori, gjithashtu, kishte te kristalizuara ne mendje dhe interpretimet e personazheve te tjere dhe kengetareve qe do te interpretonin rolet e tjera.

    Cilat ishin mbresat e para kur more partituren dhe fillove ta shfletosh ate?

    Gjate shfletimit te partitures, mbeta shume i prekur dhe i impresionuar, pra ishte me te vertete nje veper madhore, dukej qe kishte edhe influence Verdiane ne konceptimin e vepres. Lajtmotivet ishin plotesisht shqiptare, te nderlidhura shume bukur me karakteret. Ariet lirike te karaktereve te tjere ishin teper te bukura dhe me lirizem. Me ariet e personazheve te ndryshem, Prenka te fuste plotesisht ne boten e shqiptarit te atyre viteve, dhe mbizoteronte nje ndjenje e kohes, kaq e bukur ishte pershtatja e lajtmotiveve me kohen e atehershme. Ariet dhe e gjithe linja e Skenderbeut ishte tjeter gje, ishte shume e vecante. Skenderbeu, kjo figure heroike, do te kendonte me forcen, pasionin dhe patriotizmin qe e ka karakterizuar Heroin, por edhe me lirizmin dhe dashurine per Shqiperine. Te gjitha keto ndjenja jane perfaqesuar me se miri ne te gjithe linjen e kenduar nga Skenderbeu, por vecanerisht ne dy Ariet e medha, ne te cilat Skenderbeu flet me ton dhe patos, "Lirine s'ua solla une" dhe "I madhi cast po vjen".

    Cfare pergjegjesie ndjeve kur tashme perpara teje ishte roli i Skenderbeut dhe ti pergatiteshe te vishje petkun e tij?

    Ishte moment i nje pergjegjesie te jashtezakonshme. Une kam nje natyre emocionale, lirike, dhe jo ashtu sic e kam zerin, dramatik, dhe me duhej pune per t'ju pershtatur figures se Skenderbeut. Cdo shqiptar, ne kohera, i madh e i vogel, e kane perfytyruar Heroin nje udheheqes trim, madheshtor, historia kish folur per betejat e Skenderbeut gjate gjithe koherave. Une, duke imagjinuar kete figure numer 1 te popullit shqiptar, kisha ne radhe te pare shume kenaqesi, do te kisha fatin ta interpretoja, por nga ana tjeter isha me shume ankth se deri ne cfare grade do te arrija t'i afrohesha figures se Skenderbeut. Perpara se te realizohesh opera Skenderbeu, u be edhe filmi Skenderbeu ne ato vite. Une perfitova shume nga ai film, pasi u mundova te marr materiale ose ide ne interpretim qe mund te realizoheshin brenda kufijve te skenes. Studiova te gjithe vepren e Barletit mbi Skenderbeun, ku pershkruhet edhe beteja e Terviollit, i cili me ndihmoi shume ne ate kohe dhe mora shume prej tij. Me duhej ta vishja petkun e Skenderbeut sa me realisht. Dolen ne ate kohe shume libra per Skenderbeun, broshura te vogla, autore te vjeter dhe te rinj. Kam lexuar shume prej tyre gjithashtu. Gjithmone, per ta veshur sa me denjesisht petkun e Heroit. Per t'u ndjere edhe me afer figures dhe jetes se tij, kam vizituar kalate e Krujes, Lezhes dhe Shkodres, per te qene aty ku ka shkelur Skenderbeu dhe, ne nje fare menyre, duke ecur me hapat e mi ne guret ku shkeli Skenderbeu, te plotesoja ate lidhjen shpirterore me kete figure kaq legjendare, sikur kerkoja te me flisnin guret per ate qe ndjeja qe duhej te plotesohej ne figuren e tij.

    Sa kohe vazhdonin provat per shfaqjen? Kishte raste qe punonit me ore te vona meqenese edhe koha ishte e shkurter?

    Po, provat beheshin deri naten, deri ne oren 9-10 te darkes ndonje here. Pastaj provohesh edhe skena ne oret me te vona.

    Po per Prenk Jakoven dhe operen? Mund te tregosh disa nga kujtimet e tua me te?

    Kompozitori Jakova padyshim ishte nje artist me nje zemer te madhe dhe shume emocional. Cdo note qe ai vinte ne pentagram kishte nje kuptim. Pasi kompozonte nje ose dy fraza, i riprodhonte, i kendonte vete per te pare se si do te tingelloje kjo fraze, ashtu me zerin e tij jo shume te impostuar, por qe i jepte shume emocion frazes. Per te ilustruar kete qe te thashe dhe per ta bere me te besueshme, duhet te dish qe ne operen Skenderbeu, te gjitha personazhet, gjithsecili kishte lajtmotivin e tij, te vecante, pershtatur karakterit te personazhit. Dhe ky fakt flet shume per kompozitorin, i cili e trajtoi cdo personazh me vete, dhe operen si te tere. E pergjithshmja ishte forma e kompozimit, vula e Prenk Jakoves, por secili prej personazheve ndryshonte nga njeri-tjetri ne lajtmotivin ose linjen e tij. Per personazhin e Skenderbeut, kompozitori ishte i interesuar dhe kerkonte te dinte se si do te tingellonte aria e Skenderbeut, a do te kishte potence kur ai do te ngrinte shpaten kunder armikut, a do te ishte forca e melodise bashkangjitur me momentin e ngritjes se shpates. Dhe sidomos, ne fjalimin perpara krutaneve, me nje force "quasi" recitative "Lirine s'ua solla une..." ka force ne melodine e tij. Me kane thene qe kompozitori shkonte diku ne natyre per t'u frymezuar per lajtmotivet e Operes. Kur punonte arien e Donikes, mundohej per ta kompozuar ne studio, por nuk i tingellonte aria e saj. Pasi e kishte pervetesuar motivin kryesor, ai kishte dale te gjithe diten ne natyre, prane Vaut te Dejes duke kenduar lajtmotivin e saj per te ndjere se si fluturonte ne ajer aria romantike e Donikes. Ishte kthyer ne mbremje ne shtepi, aq sa familja ishte bere merak, duke ditur qe ne ate periudhe Prenka ishte ne ngarkese emocionale te vazhdueshme per perfundimin e nje opere kaq voluminoze ne kohe aq te shkurter.

    Kam degjuar gjithmone diskutime lidhur me shpaten dhe kam qene gjithmone kurioze te di per historine e saj ne skene.

    Disa here kishte mendime qe shpata duhet te jete 1m 10cm, si origjinalja, dhe ashtu u be. Kishte mendime qe mund te behesh shpate prej bronzi, alumini apo imitacion butaforik. Gjate provave qe benim, provuam variantet e ndryshme, dhe u vendos qe te behesh metalike, me luster, sepse materialet e tjera nuk i afroheshin origjinalit. Doreza ishte 30cm. Pesha qe mbaja gjate shfaqjes ishte shume e rende. Petku, Perkrenarja, Makijazhi, Shpata, Kepucet ortopedike 10cm te larta, ishin njefare pengese. Kur futesha ne dyert per te hyre ne skene, me duhet te ulja koken, sepse gjatesia ime arrinte deri ne 2m e gjysme. Gjithe kjo ngarkese ishte e madhe, por une e perballoja shfaqjen deri ne fund me fizikun tim te forte.

    Kur ka qene nje nga momentet qe e ke ndjere veten ne rol me shume se heret e tjera? Sa here e keni interpretuar operen Skenderbeu.

    Premiera e shfaqjes eshte dhene ne date 17 janar 1968. Ne premiere, salla ishte mbushur me historiane, albanologe, nga e gjithe bota, ishin te ftuar Arbereshe te Italise, dhe shume personalitete te tjera. Ishte e pranishme edhe e tere byroja politike, pa perjashtim. Dua te nenvizoj se gjate provave gjenerale nje dite me pare ne 16 janar, ka pasur nje sukses te jashtezakonshem me 17 minuta duartrokitje ne fund te shfaqjes. Ne premiere shume prej te pranishme shikonin drejt lozhes per te pare reagimin e byrose. Duartrokitjet ne premiere ishin me diplomatike. Ne mbarim, shume nga te pranishmit, artdashes, historiane, arbereshe u ngjiten ne skene per te na pergezuar me entuziazem. Pritej qe ndonje anetar i byrose te pergezonte kompozitorin dhe artistet ne skene, por kjo nuk ndodhi. Deri ne fund te janarit, jane dhene 8 shfaqje rresht. Ky ishte nje sukses i jashtezakonshem, sepse salla ishte e mbushur plot me spektatore ne te gjitha shfaqjet. Sigurisht, shfaqja ka momente "crescento", dhe rrjedhshmeria e shfaqjes, sidomos kur arrin kulminacionin e saj, ka qene gjithmone emocionuese per mua, dhe me ka dhene kenaqesine maksimale si artist dhe interpretues. Sa me shume e interpretoja kete rol, aq me afer ndihesha ndaj figures se Skenderbeut, aq sa e kisha bere tashme, pas shume shfaqjeve, pjese te jetes sime. Por shfaqja qe me ka lene mbresa te paharruara eshte ajo e dhene ne Kruje ne vitin1969. Une, si gjithmone pata mundesine te prezantohesha me skenen me pare se te tjeret, sepse pergatitja ime fillonte dy ore perpara shfaqjes. U ndala disa minuta ne skenen e pergatitur tashme, ne nje moment kur po perendonte dielli. Disa peme Qiparisash kishin rrethuar skenen shume bukur dhe rrezet e diellit qe depertonin midis pemeve, i jepnin skenes nje ngjyre te kuqerremte, qe te krijonte idene e nje flamuri te madh shqiptar qe vulvitesh i madh mbi Kruje. Keto minuta qe kalova ketu perpara skenes, i perballur edhe me kete bukuri natyrore dhe me emocionin qe me krijoi vete qenia ne Kruje per te interpretuar Skenderbeun, aty ku ai vete kish jetuar vite me pare, ishte nje moment i paarritshem dhe dritherues, qe ka mbetur i paharrueshem ne memorien time. Isha i mbushur me emocione perpara kesaj skene natyrore te mrekullueshme te Krujes. Prandaj mund te them se kjo ka qene shfaqja ku e kam ndjere veten me shume ne rol. Ne momentin qe orkestra dha sinjalin e hyrjes, te gjithe artistet qe po pergatiteshin ne dhomat e vogla te stadiumit, filluan te afroheshim si grup, me Skenderbeun perpara, tek skena qe pershkrova me lart. Orkestra vazhdonte muziken, ne marshonim drejt skenes, publiku duartrokiste furishem. Ne stadium mund te kishte te pranishem rreth 2500-3000 vete, se bashku me publikun qe kishte dale ne dritare ne shtepite perreth stadiumit mund te numeroheshin gati 4500 spektatore. Ne kete moment, kur ne i ishim drejtuar skenes, shohim nje grup njerezish qe i bashkengjiten grupit te artisteve. Krutanet thane, "Skenderbeu ka ardhur me 500 veta, dhe duhen me shume ne grupin tuaj", pra u bashkengjiten me ne, duke therritur edhe ata Kruja-Kruja eshte e jona, sic e kendonte kori. Pastaj ne shkuam ne skene dhe ata u rikthyen ne vendet e tyre. Ky ishte emocion i jashtezakonshem, qe per nje moment m'u duk vetja ne rol me shume se cdo here tjeter.

    Ishte shfaqja e Krujes suksesi me i madh qe patet me operen?

    Po, e vertete, dhe per ta ilustruar, perpara se te behesh shfaqja ne Kruje, beme nje koncert me arie nga Skenderbeu per te pare se si do te priteshe prej krutaneve. Une vendosa te kendoj arien "Lirine s'ua solla une". Kur e kendova ne skene mbaj mend qe kam pasur shume sukses, me shume se ne shfaqjen qe u be me vone ne stadium. Pas aries "Lirine s'ua solla une", publiku u ngrit ne kembe me brohoritje, dhe une ndjeva qe opera, shfaqja e tere qe do te jepej ne stadium, do te ishte nje sukses i madh ne Kruje, madje edhe tani me ngjethet mishi kur e kujtoj. Me vjen shume keq qe shfaqja e Krujes, ne natyre, nuk eshte filmuar. Ky eshte nje nga pengjet e medha qe me kane ngelur, me vjen keq jo vetem per vete, por per te gjithe trupen dhe mundimin e te gjithe artisteve per te realizuar nje shfaqje te tille ne Kruje, qe nuk ka mbetur nje kujtim i filmuar nga ajo dite per arshivat e Teatrit te Operes.

    Intervistoi: Mirela Athanas - Koha Jone



    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Opera "Skėnderbeu" pas 40 vitesh nė skenėn shqiptare

    Marrin pjesė 200 artistė

    Pas 40 vitesh vjen nė skenėn shqiptare opera me 2 akte “Skenderbeu” me libret tė Llazar Siliqit dhe muzikė tė Prenk Jakovės. Drejtori i Teatrit tė Operas dhe Baletit, Zhani Ciko, i cili ėshtė edhe mjeshtėr koncertues nė kėtė produksion tha se kjo vepėr do tė qėndrojė besnike e kohės.
    Ndėrkohė qė roli i Skėnderbeut i ėshtė besuar tenorit tė famshėm amerikan Roy Stevens i cili shpreht mjaft i lumtur qė do jetėsojė heroin tonė kombėtar.
    Regjisori italian, Carlo Saletti u shpreh se do mundohemi tė sjellim periudhėn kur trajtohen ngjarjet vitin 1443- 1444.
    Roli i Mamicės do tė interpretohet nga Manjola Konjari, Donika nga Irini Nikolla. Nė kėtė megaproduksion do tė interpretojnė plot 200 artistė.
    Premiera do tė mbahet me 18 qershor ne skenėn e Teatrit tė Operas dhe Baletit.

    Bota Sot
    as sikur te behej ne korrik
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,958
    Postimet nė Bllog
    18

    Pėr: Opera "Skėnderbeu"

    Prodhim i RTSH, viti 2021. Skenari dhe regjia: Anxhelo Xhaēka. Karriera e tenorit Xhoni Athanas, vjen nėpėrmjet njė dokumentari qė shoqėrohet me kėngėt e interpretuara prej tij. Artisti i dhjetėra roleve, qindra shfaqjeve, koncerteve e turneve jashtė shtetit, ėshtė tenori qė interpretoi kryerolin e historisė, Skėnderbeun, nė Operan e Prenk Jakovės.


Tema tė Ngjashme

  1. Don Xhoni fenomen global ne mediat sociale me "Make e pose"
    Nga Neteorm nė forumin Muzika botėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-02-2021, 13:44
  2. Athanas Tashko
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-10-2013, 20:08
  3. Andon (Anthony) Athanas
    Nga Veshtrusja nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 11-07-2013, 15:32
  4. Ndėrron jetė protagonisti i serialit “Spartacus”
    Nga fegi nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-09-2011, 00:22
  5. Xhoni Gjata, 17
    Nga Johni GJ nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 09:55

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •