Pas tërmetit në Fier, banorët sulmojnë depozitat e natës
Disa lëkundje që erdhen si pasojë e dy tërmeteve të lehta qe goditen rajonin e Fierit në orët e para të mëngjesit të sotëm, kanë shaktuar një regaim të dhunshëm të banorëve të fshatin Zharrës në Fier.
Ata kanë dalë në mënyrë kolektive dhe kanë sulmuar depozitat e naftës bruto të kompanisë kanadeze Bankers Petroleum, duke derdhur tonelata të tëra nafte në tokë.
Banorët kanë menduar se lekundjet e tokës janë shkaktuar si pasojë e shpimeve që bën kompania në kërkim të vendburimeve të reja të naftës dhe kanë sulmuar kompaninë. Forca të shumta policore shkuan në vendin e ngjarjes dhe u deshën dëisa orë që të rivendoset rendi në këtë zonë. Rreth orës 11 të paradites policia nisini një operacion arrestimesh për shkatërrim të pasurisë dhe pronës private. Në mbeshtetje të banorëve ishte edhe deputeti i opozitës Armando Subashi i cili tha se banorët nujk kanë pse e durijnë zgjedhën e kësaj qeverie.
Prej vitesh banorët janë në konflikt me kompaninë, pasi fajësojnë atë për lëkundjet e herëpashershme të tokës, të cilat u kanë dëmtuar shtëpitë. Shtëpitë e tyre, më së shumti janë të reja dhe të ndërtuara brenda zonave të naftës gjatë 20 viteve të fundit. Por për lëkundjen së mengjesit të sotëm, sipas drejtorit të Bankersit, ato janë shkaktuar nga termeti dhe për këtë ati thotë se është konfirmuar edhe nga specialistët e sizmiologjisë.
Ndërkohë në fshat, vec dëmtimit që i është shkaktuar kompanisë, nga derdhja e naftës është shkaktuar edhe një dëm i madh mjedisor me pasoja të rëndë dhe afatgjata.
Krijoni Kontakt